Fshati Kocillare i Velesit: I harruar dhe i perbuzur nga pushteti
- Kocillara, para Luftes se Dyte Boterore ka pasur mbi 260 shtepi, per te mbetur sot dicka mbi 20. Viti i ri mesimor me gjashte nxenes shqiptare. - Ne hyrje te Kocillares, ne anen e majte te rruges, gjenden germadhat e shtepise se familjes se ish kryeministrit te Kosoves, Bujar Bukoshi
.
Dhjete kilometra ne jug te qytetit te Velesit, ne komunen e Grackes, prane bregut te majte te lumit Vardar, gjendet fshati Kocillare. Vendbanim i harruar dhe i perbuzur nga te gjithe, por jo edhe nga natyra. Ai eshte i vendosur ne token me pjellore te ketij regjioni. Kocillara eshte fshati me kushte me te mira natyrore, nga te gjitha fshatrat shqiptare te rajonit te Velesit.
Kocillara, me te drejte mund te quhet edhe fshat i germadhave, ngase para Luftes se Dyte Boterore ka pasur mbi 260 shtepi, per te mbetur sot dicka mbi 20. Kjo ka ndodhur si rezultat i migrimit masovik, te banoreve te saj per ne Turqi, diku ne vitet e pesedhjeta te shekullit te kaluar.
Ne pjesen hyrese te Kocillares, ne anen e majte te rruges, gjenden germadhat, e shtepise se familjes se ish kryeministrit te Kosoves, Bujar Bukoshi. Germadha, tani te mbuluara me barishta te ndryshme.
Ne kete fshat Bujar Bukoshi, e ka kaluar nje pjese te famijerise se tij, bashke me familjen e vet, qe kishte ardhur ketu, me qellim qe te shperngulet per ne Turqi. Por, per fat te mire, kjo familje dhe shume te tjera u kthyen ne Kosove ose vazhduan te jetojne ne kete fshat.
Ne vitin 1981, cdo gje nisi nga e prapa
Me te hyre ne fshatin Kocillare, ne menyre me te ngrohte shqiptare, mireseardhje na deshiruan z. Tafe Bytyqi, Muharrem Gashi dhe mesuesi i fshatit Mehmet Rushiti.
Me insistimin tone, hyme ne objektin e inprovizuar shkollor, nje pjese e te cilit ishte para rrenimit. Ne nje ambient te erret, te klases se nxenesve te ketij fshati, biseda mori kahjen e vet. Ne fytyrat e bashkefolesve te mi, lehte lexoheshin vuajtjet e ketyre fshatareve te vyeshem, qe kishin perjetuar ne 20 vitet e fundit, per te ekzistuar ne kete vend. Kuptohet se me vrull te papershkrueshem u shfaq edhe ndjenja e gezimit, qe ishim ne mesin e tyre, per te mundur, si u shprehen ato, qe per te here te pare dikuj tia tregojne perjetimet, nepet te cilat kishin kaluar.
I pari ne bisede u inkuadrua z. Tafe Bytyqi, i cili nder te tjera tha:
Familja ime eshte e ardhur ketu, nga rrethina e Suharekes se Kosoves ne vitin 1958, kur une isha ne moshen 12 vjecare, duke ikur nga shtypjet serbe.
Deri ne vitin 1981, jetohej disi ne kete vend, por pas demonstratave te para liridashese ne Kosove, cdo gje nisi nga e prapa. Pushtetaret e atehershem komunal tentuan te na debojne nga shtepite tona, ngase paskeshim qene me prejardhje nga Kosova. Se pari filluan me shembjen e objekteve per strehimin e kafsheve por nuk u kenaqen me kaq. Me kujtohet nje rast, vazhdoi rrefimin ai, kur nje, gjoja pegjegjes per ceshtje te urbanizmit ne Veles, me emrin Bernard, mi kerkoi celesat e shtepise sime dhe me urdheroi qe te leshoj shtepine. E une, iu pergjigja se nuk kam shtepi aq moderne qe te kishte celesa. Edhe afatin prej tri ditesh, per tu larguar nga shtepia e shkela, nga se skisha ku te shkoj. E ankesa me pergjegje pozitive nga Gjyqi i Apelit ne Shkup, me mundesoi te mbetem ketu, ku e kalova gjithe jeten time.
Ne vazhdim te bisedes z. Tafa na tha se beson se me e keqja kaloi dhe vijne dite me te mira, ngase ne fshat ka shume te rinje, qe jane shpresa e ketij fshati. Gjithashtu na tha se eshte prind i shtate femijeve, dy jane ne gurbet, ndersa te tjeret i ndihmojne ne kryerjen e puneve bujqesore.
Z. Tafe Bytyqi i permendi edhe problemet e vitit 2001, kur disa here eshte gjuajtur drejt shtepive te tyre, me arme zjarri, qe kaloi pa viktima ne njerez.
Shtepia e re, djerse e djalit ne gurbet
Biseden me vemendje e percillte edhe banori i tjeter i ketij fshati, z. Muharrem Gashi, i cili ne vazhdim tha:
Jam i ardhur ketu me familjen time, ne moshen 5 vjecare, nga ana e Lipjanit. Babai ka ardhur ketu, per te shpetuar nga shtypjet e Rankoviqit, e mandej per te shkuar ne Turqi.
Une, si femije qe isha, nuk i di shkaqet pse nuk shkuam ne Turqi.
Shume familje kosovare u kthyen prape, pasi kaluan ketu nga 5-6 vjet, ndersa ne mbetem ketu.
Jam prind i shtate femijeve, dy djem e pese vajza. Njerin djale e kam ketu, ndersa tjetrin ne gurbet, ne Itali. Shtepine e re qe e ndertoj, eshte fryt i djerses se djalit ne gurbet, sepse puna qe e bejme ketu, momentalisht fare nuk paguhet. Une punoj ende ne fabriken per plehra artificiale HIV, por rroge nuk ka, nga se e njejta eshte ne falimentim.
Gjithmone ka munguar ndihma nga komuna
Ne vazhdim te bisedes z. Tafa dhe z. Muharremi, duke e shpaluar te verteten, thane se as komuna e Velesit, e tani as ajo e Grackes, fare nuk u kane ndihmuar. Keshtu rrymen elektrike e kane sjellur vete, duke paguar nga 2000 marka gjermane per familje, e telefonin nga 1500 marka gjermane. Edhe xhamine e fshatit thane se e ndertuan me mjete vetiake, madje duke dhene edhe rrushfet te larte, per sigurimin e lejes se ndertimit, ne kohen e sundimit te partise VMRO-DPMNE-se.
Z. Tafa dhe Muharremi i permenden edhe problemet tjera qe i ka ky fshat, per nje jete me te mire, si: mungesen e objektit shkollor, ujesjellesit, rruges, shkollimit te plote fillor ne gjuhen shqipe,... U permend edhe niveli i ulet arsimor i banoreve te ketij fshati, nga se asnje nuk ka shkollim te mesem.
Femijet presin drite, e ne objektin shkollor as rrezet e diellit nuk depertojne
Permendja e objektit shkollor, e nxitit edhe mesuesin e ri ne kete fshat, Mehmet Rushiti, qe te merr fjalen, dhe nder te tjera tha: Kushte per mesim ne kete shkolle nuk ka. Pa lokal te nevojshem, pa mjete konkretizimi, e me femije qe presin drite prej meje. I frikesohemi prishjes se motit, edhe une edhe nxenesit. Klasa e inprovizuar pikon ne cdo ane. Ne te njejten, rrezet e diellit nuk depertojne fare. Gjithkund ndertohen shkolla te reja, ndersa fshati i vetem shqiptar ne komunen e Grackes, ende eshte pa ndertese shkollore.
Ne vazhdim te bisedes, mesuesi Mehmeti permendi se ne kete vit mesimor ka nente nxenes, nga te cilit tre te perkatesise etnike turke, te ardhur nga fshati i aferm Beqirli.
Biseden e lire, me tre bashkebiseduesit e mi, e vazhduan ne oborrin e shtepise se z. Tafes, qe i perngjante nje lulishteje te vertete. Kuptohet, nuk e lame pa e vizituar edhe pemishten e madhe te ketij punetori te palodhshem, mu ne buze te Vardarit.
Uji i turbullt i Vardarit, nga i cili deboheshin rrezet e diellit para perendimit, te bindte se i ka marre me vehte edhe hallet e veshtira, qe i kane perjetuar banoret e Kocillares.
U larguam nga fshati Kocillare, duke mos e harruar porosine e ketyre njerezve bujare, qe mos ti harrojme.
Nga:
Qemal Musa
Krijoni Kontakt