Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Shqipëria dhe Maqedonia ftojnë Gazprom të investojë në Ballkan

    Vlora apo Aleksandropolis? Beteja fillon përsëri

    Pas mëse dhjetë vjet “hallakatjesh”, projekti AMBO, që u duk se më në fund e gjeti fundin e tunelit, po has në atë pengesë madhore që shumëkush e priste, pasi ishte lajmëruar prej kohësh


    Pa u tharë ende boja e nënshkrimit të marrëveshjes së nivelit të lartë për ndërtimin e naftësjellësit AMBO, Moska njoftoi zyrtarisht se gjatë gjysmës së dytë të janarit në kryeqytetin rus do të zhvillohet një takim trepalësh kushtuar ndërtimit të linjës rivale, me terminal tjetër. Rusia dhe Greqia kanë rënë tashmë dakord që përfaqësuesit e tyre të takohen për të biseduar lidhur me datën e nënshkrimit të memorandumit për fillimin e ndërtimit të linjës së furnizimit me naftë nga Burgasi për në Aleksandropolis të Greqisë. Propozimi është bërë nga ministri rus i Industrisë dhe Energjetikës, Viktor Kristjenko dhe është pranuar nga pala greke, ndërkohë që pritet konfirmimi edhe i palës bullgare. Burimet zyrtare theksuan, me këtë rast, se pritet që në takim të diskutohet në nivel të lartë projekti i memorandumit, i përpiluar në nëntor të vitit të kaluar nga ekspertët e të tri palëve të angazhuara, i cili, sipas ministrit grek të Zhvillimit Ekonomik, Jorgos Salagudhis, duhet të nënshkruhet së shpejti.
    Kështu, pas mëse dhjetë vjet “hallakatjesh”, projekti AMBO, që u duk se më në fund e gjeti fundin e tunelit, po has në atë pengesë madhore që shumëkush e priste, pasi ishte lajmëruar prej kohësh. Naftësjellësi, që parashikohet të sjellë kryesisht naftën e vendeve përtej Kaukazit, por edhe të Ukrainës, në rrugën më të shkurtër gjeografike tokësore drejt Europës Perëndimore, Burgas-Vlorë, kishte ngjallur prej kohësh zilinë e palës greke, e cila ka dhënë një kontribut të dukshëm në vonesat e fillimit të ndërtimit. Por, duke e parë se një gjë e tillë nuk mund të vazhdonte pafundësisht, në një kohë kur furnizimet me naftë po bëhen me të vërtetë jetike për Perëndimin, atëhere Athina ka nxituar të verë në jetë një linjë – me rëndësi tepër strategjike e politike – që do të rivalizonte me sukses AMBO-n. Në deklaratat e tij bërë para shtypit grek, Salagudhis ditët e fundit ka kritikuar hapur linjën AMBO me argumentet e mëposhtme:
    ·Linja është tepër e gjatë – 900km, ndërkohë që varianti i propozuar nga Moska e Athina është jo më shumë se 300 km
    · Projekti AMBO është jashtëzakonisht i kushtueshëm
    · Kohëzgjatja e zbatimit të tij do të jetë shumë e gjatë
    · Nuk garanton furnizim serioz, pasi Rusia nuk është e interesuar për të.
    Këtu mungon ajo çka pala greke e ka përdorur vazhdimisht si një kundërargument gjatë gjithë kohës, teza se kalimi i furnizimeve jetike të naftës nëpër Shqipëri e Maqedoni nuk duhet të jetë një zgjidhje optimale, duke qenë se këto janë vende të mbarsura me probleme e rreziqe sociale. Me sa duket, tashmë që projekti AMBO u nënshkrua, teza të tilla nuk hidhen më publikisht.
    Nga këto njoftime e deklarata nuk mund të mos lindin disa konkluzione: Së pari, fakti që pikënisja e të dy projekteve është gjithnjë porti bullgar i Burgasit tregon se Rusia, që po del në skenë si një nga eksportueset kryesore të naftës në botë, nuk do të pranojë të shkarkojë tankerët e saj në “grykën” e AMBO-s, por vetëm në linjën alternative. Këtu ajo ka një mirëkuptim të plotë, më sa duket jo vetëm në aspektin ekonomik, me Greqinë.
    Së dyti, projekti Burgas-Aleksandropolis, që do të mund të ndërtohej më shpejt, do të zinte vend në treg para përfundimit të AMBO-s, e mund do t’i detyrojë investitorët ta mendojnë edhe një herë leverdisshmërinë e hedhjes së parave të tyre, megjithëse projekti i fundit është nënshkruar tashmë.
    Së treti, projektet madhore ndërkombëtare, në të cilat përfshihet, me vështirësi të panumërta, vendi ynë, herët a vonë, bien viktima të rishikimeve të mëpasme, madje hiqen fare nga rendi i ditës për arsye të çuditshme. Kështu ishte edhe rasti i dy korridoreve të famshme – 8 dhe 10 – të cilat Bashkimi Europian, që prej vitesh i kishte planifikuar të kalonin nëpër territorin shqiptar, si vijat më të leverdisshme të komunikacionit kontinental, dhe që devijuan atëhere kur pritej të fillonte ndërtimi, duke e shmangur Shqipërinë sikur të ishte një terren i minuar!


    Shumë më i rrezikshëm se Serbia!
    A është kjo një lojë e suksesshme e konkurrentëve tanë ekonomikë në planin rajonal? Apo ka të bëjë me aleanca strategjiko-politike, të cilat, sidomos, Athina i ka shpallur prej kohësh dhe kahu i të cilave nuk është Tirana? Që janë acaruar edhe një herë pas prononcimeve zyrtare shqiptare pro problemit të emrit të fqinjit tonë lindor.
    Pavarësisht se të gjitha këto mund të qendrojnë, një faktor shumë i rëndësishëm në largimin e projekteve nga terreni ynë është edhe mefshtësia me të cilën i përballojnë problemet ndërkombëtare ata që drejtojnë shtetin shqiptar. Në rast se edhe projekti AMBO mbetet në mes të rrugës, apo kthehet në një “rrëkezë” nafte, që nuk do të sillte kurrë fitimet e deklaruara prej 50 milionë dollarësh amerikanë në vit, përballë konkurrencës nga një korridor tjetër alternativ, ky do të ishte një dështim i radhës edhe për politikën shqiptare…

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Rusët e “Gazprom-it” gati të hyjnë në Shqipëri!

    Mes Rusisë dhe Shqipërisë nuk ka asnjë mosmarrëveshje politike dhe ndaj jemi të hapur për bashkëpunim ekonomik dhe në veçanti për projektin e Gazpromit. Deklarata është bërë nga Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë takimit në Moskë me Ministrin e Jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj. Gjatë takimit dy homologët janë ndalur edhe në çështjen e Kosovës.

    Mustafaj ka theksuar se nuk ka kufizime për sovranitetin e Kosovës. “Statusi i Kosovës, tha Mustafaj duhet të mbyllet brenda presidencës së Ahtisarit dhe ajo duhet të shpallet e pavarur dhe demokratike”. Në kuadrin e vizitës së punës në Moskë Mustafaj, u takua me homologun e tij rus z.Sergei Lavrov, me të cilin bisedoi në lidhje me problemet e marrëdhënieve dypalëshe, situatën në rajon si dhe për çështje të tjera ndërkombëtare me interes të ndërsjelltë. Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e kënaqshëm të dialogut politik dhe u shprehën për vijimin dhe thellimin e tij në të ardhmen.

    Si një moment i veçantë i marrëdhënieve dypalëshe u konsiderua përafimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit dhe u shpreh gatishmëria që ai të nënshkruhet sa më shpejt. U konstatua me kënaqësi se ekziston një bazë e mirë juridike, por duhet bërë më shumë për zbatimin e saj, nëpërmjet programeve konkrete. Palët shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në fushat ekzistuese dhe shtrirjen e tyre në fusha të reja si: në energjitikë, turizëm, ndërtim, dogana, në sferën bankare, etj. Gjithashtu u theksua se ka ardhur koha që marrëdhëniet dypalëshe të kalojnë në një faze të re të zhvillimit të tyre, nga shkëmbimet ekonomiko-tregëtare në investime. U propozua dhe u ra dakort që në muajin shtator të mblidhet Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar, si dhe të organizohen forumet e biznesit.

    Në lidhje me situatën në rajon, Ministri Lavrov, vuri në dukje se për Rusinë Shqipëria konsiderohet si faktor stabiliteti në Ballkan dhe vlerësohet lart roli i saj konstruktiv. Midis çështjeve rajonale të shqyrtuara, Kosova zuri një vend të rëndësishëm. Sipas ministrit rus, vënia e afateve për përcaktimin e statusit të ardhshëm të saj nuk do të ishte produktive. Zgjidhja e kësaj çështjeje, theksoi ai, duhet të vijë si rezultat i bisedimeve midis palëve dhe jo të imponohet. Gjithashtu, ai u ndal në domosdoshmërinë e zbatimit të standarteve, sidomos të atyre që lidhen me decentralizimin.

    Nga ana e tij, ministri i Jashtëm shqiptar, Besnik Mustafaj, bëri të njohur pikëpamjen e qeverisë shqiptare sipas së cilës zgjatja pa fund e bisedimeve mund ta komprometonte procesin e bisedimeve dhe se do të ishte mirë që ato të përfundonin brenda mandatit të Ahtisarit. Ai përsëriti qëndrimin tonë të njohur në mbështetje të pavarësisë dhe theksoi se Kosova duhet të jetë sovrane në të gjithë territorin e vet dhe të ketë vendin e saj në OKB. Gjithashtu, u trajtuan edhe probleme të situatës në Maqedoni, Serbi e Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Në vijim të vizitës së tij në Moskë, ministri i Jashtëm B. Mustafaj zhvilloi takime të veçanta me presidentin e Dhomës së Tregtisë të Federatës Ruse, z. E. Primakov, si dhe me kryetarin e Komisionit për Palën Ruse të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri, z. G. Elkin, me të cilët u bisedua për probleme konkrete të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Shqipëria dhe Maqedonia ftojnë Gazprom të investojë në Ballkan

    Shqipëria kërkon të lidhet me një gazjellës rus

    Tiranë, 14 prill - Gjatë vizitës së tij në Moskë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj dje është takuar me Presidentin e GAZPROM it, Aleksej Miler.
    Ministri Mustafaj në lidhje me situatën energjitike në vend vuri në dukje disbalancën midis kërkesës dhe ofertes, duke theksuar nevojën e diversifikimit të burimeve energjitike për Shqipërinë Lidhja e Shqipërisë me rrjetin e tubacioneve gazsjellës rajonalë përbën një nga prioritetet e qeverisë dhe GAZPROM i shihet nga pala shqiptare si një investues potencial real, thuhet në një njoftim të MPJ të Shqipërisë.
    Nga ana e tij përfaqësuesi i GAZPROM-it Miler ka shprehur interesin dhe gatishmerinë e kompanisë së tij për të dërguar në Shqipëri një ekip ekspertësh, të cilët do të bëjnë një studim per variantet e mundshme të ndërtimit të transportuesve të gazit rus në Shqipëri, jo vetem për konsumin e brendshem shqiptar, por edhe si vend tranzit drejt Italisë.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Në Fier impianti më i madh gazit në Ballkan

    Do të ndërtohet nga konsorciumi amerikano-zviceran dhe do kushtojë 1.9 miliard euro
    Do të jetë impianti më i madh i gazit në Rajon nga ku do të varet energjia e shumë vendeve të Evropës Perëndimore, duke e kthyer Shqipërinë në një vend kyç të prodhimit të energjisë, por dhe mjaft atraktiv për investimet e huaja.

    Projekti i shumë diskutuar nën zë për ndërtimin e një TEC të fuqishëm nga amerikano – zviceran në Fier, më në fund është bërë publik nga vetë Ambasada Amerikane. Ambasadorja Ries. ka organizuar një pritje për të bërë publike marrëveshjen e fillimit të punimeve për projektin më të shtrenjtë privat deri më sot. Ndërsa negociatat për marrjen e OK nga qeveria dhe nënshkrimin faktik i marrëveshjes, janë bërë kohë më parë, pritja ka shërbyer për të përplasur gotat e shampanjës dhe për të bërë prezent në shtyp, vlerën e madhe të një projekti gjigand, që e vendos Shqipërinë në qëndër të tregut të energjisë në Rajon. Bëhet fjalë për një impiant të fuqishëm të përpunimit të gazit dhe për një TEC të prodhimit të energjisë, që do të bëjë të mundur prodhimin e 10 miliard metrash kub GNl, dhe do të shërbejë për furnizimin e Italisë dhe vendevë të tjerë ta Evropës.

    Qeveria shqiptare, duke i dhënë OK këtij projekti, do të përfitojë sigurimin e gazit dhe energjisë së nevojshme me çmime më të lira, se sa Rajoni. Kjo do të thotë se, KESH nuk do të jetë nevoja të kërkojë energji me çmime të favorshme në vendet e Rajonit, por mund ta blejë në impiantin gjigand të Fierit. Jo vetëm kaq, por që nga ky moment, Shqipëria bëhet një vend faktor në tregun e energjisë, pasi energjia dhe gazi, që do të prodhohet në Fier, do të ketë destinacion, pikërisht Rajonin dhe vendet e Evropës. “Në 18 muajt e ardhshëm, ky impiant që do të furnziohet me gazin, që do të vijë nga Evropa Perëndimore, do të bëjë të mundur furnzimin me energji për gjatë gjithë vitit të tregut Evropian”, ka deklaruar gjatë fjalës së vet përshëndetëse ambasadorja amerikane, Marsie Ries. Investimi gjigand e dallon kështu Shqipërinë nga vendet e tjera dhe rrit edhe më shumë intersin e investimeve të huaja në vend. “Ne jemi mjaft të kënaqur për financimin e këtij investimi amerikan dhe zviceran, që nga ana tjetër, do të ketë një ndikim mjaft pozitiv dhe në ekonominë e vendit dhe në bilancin e pagesave, “ ka deklaruar ambasadorja Ries. Impianti do të ndërtohet në Fier dhe sipas specialistëve koha më e gjatë e përfundimit të tij do të jetë 2009.

    Ky është një investim i fuqishëm privat prej 1.9 miliardë eurosh, një pjesë e së cilës është mbështetur nga Ex – Im Bank dhe rreth 600 milion dollarë janë dhënë nga pala amerikane. Investimi është tërësisht privat dhe nuk ka patur nevojën e ndonjë kredie apo financimi shtetërore për t’u hedhur në zbatim. Sipas përfaqësuesve të ASG Poëer, që është një konsorcium amerikano –zvicerane dhe ka marrë përsipër investimin, gazi do të vijë me anë të një pontili dhe do të shkarkohet në impant nga ku do të përpunohet për të prodhuar gaz, por edhe energji për tregun evropian. Procesi i zbatimit të projektit, do të kërkojë prezencën në punë të 3500 punonjësv,e ndërkohë që pas ndërtimit në procesin e shfytëzimit, do të jenë të përhershëm në punë 350 punojës. Më pas gazi i prodhuar me anë të një tubacioni, do të dërgohet në Itali, ku dhe do të shitet pjesa më e madhe e gazit të prodhuar.

    Rreth 8 miliard metra kub gaz do të transportohet nëpërmjet një tubacioni nëndetar, dhe pjesa tjetër e elektro - energjisë do të transportohet përmes një linje të rinovuar të tensionit të lartë, brenda vendit, si dhe një linje të re kabllore nënujore në Itali me kapacitet transmetimi prej 1000 MË.

    “Ky është investimi më i madh në këtë fushë, për gjithë rajonin dhe ne deklarojmë mbështejen tonë të fuqishme “, ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha.

    Projekti përbën një stacion të ri gazifikimi të gazit të lëngshëm natyror, me një kapacitet vjetor prej 10 miliard metrash kub, dhe një TEC me cikël të kombinuar të ndërtuar me tre faza, nga 400 MË secila. Teknologjia, që do të intalohet në Shqipëri i plotëson të gjitha satandaret BE në fushën e energjisë, gjë që do të krijojë mundësinë për lidhjen e vendit me tregun Evropian. Për më tepër, si rezultat i kapaciteteve të reja hidro – energjitike, që do të zhvillohen në Shqipëri, Evropa, mund të ketë akses përmes kësaj lidhje për të marrë energji nga burimet energjitike të rinovushme dhe me kosto të lirë.

    Investimi 1.9 miliard euro

    Prodhimi i gazit

    10 miliard metra3 në vit

    Investimi amerikan

    600 milion Euro

    3500 punonjës ne zbatim

    350 në shfrytëzim

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ky eshte lajmi me i bukur qe ka dale ne mediat shqiptare ne 15 vitet e fundit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 22-04-2006 më 05:03

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    GASPROM, Shqiperia dhe Maqedonia leter Presidentit

    E Diele, 23 Prill 2006
    Maqedonia dhe Shqiperia I kerkojne kompanise ruse te gazit Gasprom te ndertoje nje linje gazsjellesi qe te kaloje ne keto dy shtete. Ministri Genc Ruli dhe ai maqedonas, leter te perbashket Presidentit te kompanise GASPROM RUSSIA Aleksej Borisovic Miller

    Fatjon Ferko

    Maqedonia dhe Shqiperia I kerkojne kompanise ruse te gazit Gasprom te ndertoje nje linje gazsjellesi qe te kaloje ne keto dy shtete. Gjate nje takimi qe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Genc Ruli zhvilloi Ministrin Maqedonas te Ekonomise Fatmir Besimi, dy ministrat i kane derguar nje leter te perbashket Presidentit te kompanise GASPROM RUSSIA Aleksej Borisovic Miller. Me ane te kesaj letre ata kane shprehur interesin e per ndertimin nga kjo kompani te nje linje gazsjellesi qe do te kaloje ne territorin e te dyja vendeve.

    Kohe me pare qeveria shqiptare eshte shprehur e gatshme per ndertimin e gazjesjellesit rus GASPROM, qe do te mundesonte shtrirjen e rrjetit te gazit natyror ne vend. Aktualisht Shqiperia eshte i vetmi vend ne Ballkan dhe Europe, i cili nuk ka lidhje me rrjetin e gazit natyror. Gazi I ardhur nga vendet e Lindjes, pra I transmetuar nga kompania ruse GASPROM eshte furnizuesi kryesor i rrjetit te gazit Europian dhe Ballkanik, qeveria shqiptare ka nisur perpjekjet per inicimin e kontakteve per te siguruar shtrirjen e rrjetit te gazit natyror ne Shqiperi, per ta futur perdorimin e kesaj lende te pare, ne perdorim masiv ekonomik, konsum familjar dhe sidomos per prodhimin e energjise elektrike. Nga ana tjeter qeveria do te perkrahe edhe projektet alternative te sigurimit te burimeve energjitike, sikunder jane projektet e furnizimit me sasi te medha te gazit te lengshem, apo projekte pan-ballkanike te gazit natyror.

    Nderkohe qe te dy ministriat theksuan edhe njehere interesin e perbashket te vendeve per ndertimin e naftesjellesit AMBO. Ne takimin me ministrin maqedonas Fatmir Besimi, ministri shqiptar i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Genc Ruli theksoi se "projekti AMBO vazhdon te mbetet prioritet u qeverise shqiptare dhe bashkepunimi me qeverine maqedonase duhet te konkretizohet ne vazhdimin e procedurave per realizimin e ketij projekti me rendesi jo vetem per vendet tone por per te gjithe rajonin".

    Korrieri

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    AMBO: Specialistët takohen sot në Sofie

    Artikulli origjinal gjendet ne:
    http://www.balkanalysis.com/2006/07/25/sofia-readies-for-pivotal-ambo-oil-pipeline-meeting/

    Perkthimin e artikullit e kam marre nga:
    http://www.peshkupauje.com/?p=1781



    AMBO: Specialistët takohen sot në Sofie

    Prej disa javësh ka pasur një mungesë lajmesh në shtypin Shqiptar mbi naftësjellësin AMBO. Kjo mund të shpjegohet si me “nxehtësinë” e klimës politike të këtyre javëve ashtu si edhe mbase me faktin që tashmë të interesuarit po punojnë prapa dyerve të mbyllura. Sido që të jetë duket se heshtja s’do të vazhdojë gjatë, sipas faqes Balkananalysis.com , specialistë nga tri vendet e interesuara do të takohen sot në Sofie, Bullgari, për të përfunduar një marrveshje e cila më pas do ti dërgohet Këshillave të Ministrave të tri vendeve për miratim. Ajo që vlen të theksohet është se pas miratimit, kjo marrveshje merr fuqi ligjore e sipas artikullit projektet që arrijnë deri në këtë shkallë kanë një mundësi prej 90-95% për tu ndërtuar.

    Artikulli i përkthyer nga Balkananalysis.com
    Sofia bëhet gati për një takim kyç të naftësjellësit AMBO

    Një takim që mund të përcaktojë të ardhmen e kalimit të naftës në Ballkan pritet të mbahet nesër midis specialistëve nga tri vende në Sofie.

    Takimi, ku do të jenë të pranishëm përfaqsues nga Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria si dhe drejtori i plotfuqishëm i AMBO-s, Ted Ferguson, u shty nga një muaj më parë për shkak të një problemi, hedhja në gjyq e Maqedonisë në Gjyqin e Parisit mbi privatizimin e rafinerisë së naftës OKTA, rafineri me pronarë Grekë. Gjyqi u mbajt në të njëtën datë si edhe takimi i parashikuar një muaj më parë, 26 Qershor, dhe rezultoi në një vendim që urdhëron Maqedoninë ti paguajë OKTA-s 60 milionë Euro.

    Pritet që në takimin e Sofies të përfundohet një marrveshje për nismën e cila më pas do ti dërgohet çdo Këshilli të Ministrave për miratim. Kjo marrveshje është e ashtuquajtura “Marrveshje Ndërqeveritare” dhe do ta shndërronte marrveshjen e mirkuptimit të firmosur më parë nga të tri vendet në një dokument me fuqi ligjore. Marrveshja Ndërqeveritare është një hap i domosdoshm përpara se të vazhdohet me këtë projekt.

    Një artikull i shkurtër i botuar më datë 22 nga gazeta Vecer në Shkup u kritikua nga zëvendës presidenti i AMBOs për marrdhëniet me shtypin, Gligor Tashkovich si i pasaktë. Në një përgjigje publike z. Tashkovich u përpoq të ndreqte këto pasaktësi duke mohuar pjesmarrjen e ish Ministrit të Ekonomisë (Maqedoni) Fatmir Besimi sepse “takimi në Sofie do të jetë në nivel specialistësh të Komisionit Ndërshtetëror e prandaj Ministri Besimi ka pak mundësi që të jetë i pranishëm e për më tepër ne s’e presim diçka të këtillë”.

    Gjithashtu Tashkovich vuri në dukje se ndryshe nga ç’thuhej në artikull, “nuk do të paraqitet një document i ri mbi udhën e ndjekur nga naftësjellësi”. Megjithatë, në përgjigje të një kërkese nga Qeveria Maqedonase, AMBO përgatiti një dokument protokollar të dyanshëm mbi pikat e kalimit të kufijve Shqiptaro-Maqedonas si dhe Bullgaro-Maqedonas.

    Mbi të gjitha, zëvendës presidenti i AMBO hodhi poshtë njoftimin e gazetës se qeveritë Bullgare dhe Shqiptare kishin kërkuar parapagim.

    Naftësjellësi AMBO që do të sjelli nafta nga rajoni i Detit Kaspik drejt Perëndimit duke lidhur Detin e Zi me Adriatikun u përurua në vitin 1994 por falë paqëndrueshmërisë politike, luftërave si dhe interesave të përqëndruara në tjetër vend (në naftësjellësin Baku-Tiblisi-Ceyhan) të ndërmarrjeve të naftës u la pas dore. Një naftësjellës konkurrues nga porti Bullgar i Burgas drejt portit Grek Alezandropoulis është mbështetur nga Grekët të cilët kanë kundërshtuar fuqishëm AMBO-n. Megjithatë mbështetësit e AMBO-s janë tashmë të sigurtë që projekti do të ecë përpara. Thuhet që ndërmarrje të mëdha kanë ofruar mbështetjen e tyre por ndërmarrja thotë që të paktën për disa muaj të tjerë s’mund të tregojë emrat e këtyre mbështetësve. Mendohet që AMBO ka marrë oferta për financime fillestare dhe që po përgatiten dokumentat ligjorë.

    Një hap i rëndësishëm por tashmë i harruar i historisë së AMBOs ishte 28 Dhjetori 2004 kur Kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë (Vlado Buckovski, Fatos Nano dhe Simeon Saxe-Coburg-Gotha) u takuan në Sofie dhe nënshkruan një deklaratë politike që shprehte mbështetjen e tyre për këtë ndërmarrje. Njëkohësisht Ministri Maqedonas i Ekonomisë Fatmir Besimi, Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Bullgarisë Valentin Cerovski dhe Ministri i Industrisë së Shqipërisë Viktor Doda nënshkruan një marrveshje mirëkuptimi me Ted Ferguson si përfaqsues i AMBO.

    Falë këtyre nënshkrimeve AMBO hyri në atë pjesë të projektit kur krijohen skicat e para të inxhinerisë (Front-End Engineering and Design). Projektet e naftësjellësve që arrijnë deri në këtë pjesë kanë zakonisht një mundësi prej 90-95% për tu ndërtuar.

    Pyetja tashmë duket se nuk është më nëse AMBO do të ndërtohet por kur do të ndërtohet? Një shqetësim i vazhdueshëm mbetet qëndrueshmëria politike e Maqedonisë.

    Balkananalysis.com
    25 Korrik 2006
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Enigmat e turit të senatorit të SHBA në Gjeorgji, Kazakistan, Usbekistan, Azerbajxhan dhe Shqipëri

    Gazpromi sjell Lugarin në Shqipëri

    Deklarata: Interesat madhore të vendit të vlerësohen nga politika

    Anila Basha

    Çështjet e sigurisë, ato të energjisë dhe lufta kundër terrorizmit, sollën dje në Shqipëri senatorin amerikan, Richard Lugar, kryetar i Komitetit të Jashtëm të Senatit Amerikan, i cili zhvilloi dje vetëm tre takime në Tiranë, me presidentin Alfred Moisiu, kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

    Që prej disa ditësh, Lugar zhvilloi këto ditë një tur duke u ndalur në Gjeorgji, në Kazakhistan, Uzbekistan, Azerbajxhan, Shqipëri dhe Turqi.
    “Zoti Lugar vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit. Njëherazi, ai vuri në dukje dhe rëndësinë që ka vlerësimi i interesave madhore të vendit nga ana e politikës shqiptare”, thuhet në njoftimin për shtyp dhënë nga zyra e shtypit e presidentit të republikës.

    Linja e gazit
    Por sipas informacioneve, në takimet që ka zhvilluar në vendet e tjera, Lugar ka folur më së shumti për çështje të energjisë. Sipas agjencisë së lajmeve ruse REGNUM, “Lugar ka ndërmarrë një tur në Kazakistan, Uzbekistan, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Shqipëri, në fakt, rruga e transportit të gazit dhe naftës nga Azia Qendrore nëpërmjet Gjeorgjisë drejt Evropës”.
    Kongresi amerikan është duke punuar për një legjislacion të ri për energjinë që do të asistojë në thellimin e bashkëpunimit mes Washingtonit dhe sektorit kaspik energjetik, i konfirmuar ky fakt nga kryeministri i Gjeorgjisë, Zurab Nogaideli. Sipas kryeministrit gjeorgjian, ai do të ndihmojë rajonin për siguri në sektorin energjetik. Lugar në ato takime theksoi se sigurimi i energjisë është një nga çështjet prioritare të SHBA. Në Azerbajxhan Lugar kishte diskutuar në mënyrë të detajuar për perspektivën e eksportit të gazit nëpërmjet rrjetit të Kaukazit jugor dhe pse në fazën e parë Gjeorgjia do të varet nga Rusia.

    Gazpromi
    Në kohën që Lugar ka ndërmarrë këtë vizitë, burime qeveritare thanë se një prej arsyeve të qëndrimit në Shqipëri, ka të bëjë me ftesën që qeveria shqiptare i ka bërë Gazpromit për të sjellë linjat e gazit në vendin tonë. SHBA është e interesuar më tepër për linjën e gazit që kalon nga Gjeorgjia në Evropë dhe që përfshihet Shqipëria, dhe ardhja e një delegacioni të tillë në vendin tonë, përfshin të njëjtat diskutime. Por në fakt, as në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave, dhe as atë të presidentit, nuk është përmendur në asnjë rresht çështja e energjisë dhe gazit, edhe pse kjo temë dhe qëllimi i vizitës së Lugarit në rajon, është bërë i ditur në të gjitha njoftimet e tjera në vendet që Lugar ka vizituar.

    Publike
    Ajo që është bërë publike nga takimet e tyre, ka të bëjë me mbështetjen e SHBA për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe në reformat për integrim në BE e NATO. Madje, në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave shkohet edhe më tej kur theksohet se Berisha e ka informuar Lugarin për iniciativat që ka marrë kryeministri pas shpalljes së platformës së Bushit për kleptokracinë. Vetë Berisha ka marrë mbështetjen e Senatorit sipas njoftimit. Ndërkohë që të njëjtat çështje janë diskutuar edhe me presidentin. Vetëm fare pak me presidentin është folur edhe për situatën politike, apo për çështje të sigurisë e terrorizmit.


    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Naftesjellesi, nje ndalese kritike

    E Marte, 29 Gusht 2006

    Presidenti rus Putin do te takoje me 4 shtator ne Athine homologun bullgar Parvanov dhe Kryeministrin grek Karamanlis per problemet e ndertimit te naftesjellesit Burgas - Aleksandropulos. Roli i Moskes dhe nderhyrja amerikane per projektin rival qe prek Shqiperine dhe perfundon ne Vlore

    Nga Costas Iordanidis

    Ndalesa e parashikuar ne Athine nga Presidenti rus Vladimir Putin me 4 Shtator dhe bisedimet trepaleshe qe ai duhet te mbaje me homologun e tij bullgar, Georgi Parvanov dhe Kryeministrin grek Kostas Karamanlis mendohet se do te shenojne kapercimin e problemeve te ndryshme qe kane penguar prej vitesh ndertimin e naftesjellesit Burgas - Aleksandropulos.

    Nenshkrimi ne prill 2005 i nje memorandumi nga qeverite greke, bullgare dhe ruse per ndertimin e naftesjellesit - i frymezuar nga Nikos Grigoriadis i “Latsis Group” dhe i mbeshtetuar nga qeverite pasardhese greke prej me shume se 13 vjetesh – dha pershtypjen se kjo ceshtje ishte zgjidhur. Por pikepyetjet u shfaqen lidhur me ate sesi do te ndahej kontrolli i projektit permes tre partnereve. Megjithese ka siguruar 51% te projektit, Rusia ka kerkuar mbeshtetje tjeter financiare. Dhe eshte shume e mundshme qe Putin do te perfitoje nga bisedimet e planifikuara ne Athine per t’u paraqitur nje propozim dy paleve te tjera te perfshira ne kete ceshtje.

    Zaret u hodhen kur Moska vendosi se projekti alternativ per nje naftesjelles qe do te lidhte qytetin Samsun ne Detin e Zi me portin turk te Ceihanit nuk ishte ekonomikisht i mundshem. Kjo u pasua nga nje vizite e koheve te fundit ne Turqi e perfaqesuesve te firmes ruse te energjetikes TKN-BP. Por nuk ishte vetem kostoja e naftesjellesit turk qe shkonte kunder interesave te Moskes. Kriza me Ukrainen – ne gazsjellesit e te ciles transportohet 80% e gazit natyror rus qe “Gazprom” ka rene dakord per ta derguar ne Evrope – ka nxjerre ne pah dizavantazhet e vartesise ekskluzive te eksporteve te vendit.

    Nafta ruse eshte duke u transportuar nga porti i Detit te Zi, Novorosijk, permes ngushtices teper te ngarkuar te Bosforit. Krijimi i nje naftesjellesi Samsun-Ceyhan do t’i jepte Turqise monopolin mbi te drejtat e eksportimit te naftes nga Kaspiku dhe Rusia drejt jugut, c’ka binte ndesh me interesat logjike kombetare dhe tregtare te Rusise.

    Megjithate, ne te gjithe kete debat, nuk do te ishte e drejte te mos merrnim ne konsiderate perpjekjet e bera nga Greqia. Bisedimet kete qershor midis Ministrit te Zhvillimit Dimitris Sioufas dhe zyrtarit rus te ngarkuar me naftesjellesin Burgas-Aleksandropulos, Anatoly Yanovsky, ishin teper domethenese. Keto bisedime ishin ndjekur nga nje samit i Bashkimit Evropian ne Luksemburg, gjate te cilit Komisioneri Evropian i Energjise, Andris Piebalgs shprehu interesimin e Komisionit ne ngritjen e nje fondi per naftesjellesin Burgas-Aleksandropulos.

    Pozicioni i Uashingtonit persa i perket transportimit te naftes se Kaspikut permes Rusise, Bullgarise dhe Greqise ishte vendosmerisht negativ nga fillimi, megjithe faktin qe “Latsis Group” perfshiu firmen amerikane “Chevron” ne programin e naftesjellesit. Interesi i firmes amerikane ishte ne ndertimin e nje naftesjellesi “turk” (Baku-Ceihan).

    Ne nje faze, Departamenti i Shtetit – permes ambasades amerikane ne Sofje – mori vendimin e dyshimte per te ngritur nje fond, per te financuar studimin e fizibilitetit per ndertimin e nje tjeter naftesjellesi per te transportuar naften permes Rusise, Detit te Zi dhe me pas permes nje naftesjellesi qe fillonte ne Bullgari, kalonte permes ish-Republikes jugosllave te Maqedonise (FYROM) dhe Shqiperise duke perfunduar ne Adriatik.

    Prej atehere, ka patur shume ndryshime esenciale. Rusia e Putinit eshte bere nje prej lojtareve me te medhenj te energjise dhe eshte duke konsoliduar pozicionin e saj ne Europe megjithe kundershtimet amerikane. Nderkohe, Bullgaria eshte ne fazen perfundimtare te bisedimeve per anetaresim me BE, e cila eshte duke marre ne konsiderate krijimin e nje fondi per naftesjellesin Burgas-Aleksandropulos.

    Keshtu kundershtimet amerikane mbi kete ceshtje kane qene zvogeluar. Aktualisht, Amerika eshte duke i bere presion Ankarase – dhe Greqise, edhe pse me pak – per te parandaluar transportimin e gazit natyror rus permes nje gazsjellesi qe do te kaloje permes Greqise dhe do te perfundoje ne Itali. Por kjo eshte nje tjeter ceshtje qe mbase do te diskutohet gjate bisedimeve te Karamanlisit me Putinin.

    Persa i perket Turqise, duket se ajo do te vendose per nje gazsjelles ne Thraken lindore me te njejtin potencial si ai greko-bullgar. Sigurisht projekti i mevonshem nuk ka te njejten rendesi te madhe ekonomike sesa anijet cisterna te gelltitura nga shteti grek per te bere te mundur transportimin e 35 milion ton nafte ne vit nuk jane aq impresionuese.

    Por nga nje pikepamje gjeostrategjike, naftesjellesi Burgas-Aleksandropulos eshte vecanerisht interesante dhe ne kete menyre takimi i ardhshem midis Karamanlisit, Putinit dhe Parvanovit eshte i nje rendesie vendimtare.

    “Kathimerini”
    Korrieri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Mediat greke: “AMBO nuk mund të ndërtohet, për sa kohë Kosova është e paqëndrueshme”

    Naftësjellësi, grekët “parakalojnë” AMBO-n

    Ndërtimi i Burgas-Aleksandropulos mund të nisë që në fund të këtij viti



    TIRANË- Ballkani Perëndimor është përfshirë në hartën e ndërtimit të një sërë gaz- dhe naftësjellësish nga Lindja drejt Perëndimit. Një luftë e ashpër propagandistike ka nisur në vendet fqinje për sa i përket konkurrencës mbi ndërtimin e naftësjellësve që do të lidhin Lindjen me Perëndimin. Presidenti rus, Vladimir Putin, u takua dje në Athinë me kryeministrin grek, Kosta Karamanlis dhe presidentin bullgar, Georgi Parvanov, ku diskutuan për ndërtimin e një naftësjellësi që do të lidhë detin Egje me atë të Zi. Kryeministri Karamanlis u shpreh pas takimit se tri vendet ranë dakord për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos, projekt i cili është shtyrë prej vitesh.

    Agjencia greke “Reporter”, citon se marrëveshja mes tri vendeve do të nënshkruhet brenda fundit të këtij viti. Naftësjellësi Burga-Aleksandropulos parashikohet të ketë një gjatësi prej 312 kilometrash me një kosto prej 700 milionë dollarësh. Kapaciteti vjetor i transportit do të arrijë nga 35 deri në 50 milionë tonë naftë. Ky projekt është konkurrenti i naftësjellësit AMBO me pikë fillestare po në Burgas të Bullgarisë dhe pikë fundore diku në gjirin e Vlorës. Duke parë konkurrencën e këtij projekti, mediat greke e kanë konsideruar si të pamundur ndërtimin e naftësjellësit që kalon nga Shqipëria. “Megjithëse ballkanasit paraqiten disi më të arsyeshëm në krahasim me pjesë të tjera problematike të botës, ku operojnë kompanitë e naftës, naftësjellësi AMBO parashikohet të kalojë në territorin më të paqëndrueshëm të Evropës, thotë “Reporter”, duke cituar analistët.

    Agjencia greke “Reporter” shprehet se projekti i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pamundur të ndërtohet për sa kohë situata në Kosovë është e paqëndrueshme, ndërsa për Maqedoninë ajo shprehet se është në rrezikun e shqiptarëve të Kosovës, të cilët kërkojnë ndarjen e territoreve dhe Shqipëria është e varfër.
    “Projekti “AMBO” parashikohet të jetë 900 kilometra i gjatë, me një kosto prej 1,13 miliardë dollarësh, nga të cilët janë siguruar 900 milionë dhe me një kapacitet vjetor prej rreth 40 milionë ton naftë. Ndërtimi i këtij naftësjellësi, do të zbehte shumë të tjerë, për shkak të pozicionit mjaft strategjik të bregdetit shqiptar të Jonit. Pasi rruga detare nga deti Egje, deri në vendet e Evropës Perëndimore do të ketë një kohë shumë më të gjatë dhe do të shoqërohet me kosto të larta transporti. Qeveria shqiptare, ajo bullgare dhe maqedonase akoma nuk kanë nënshkruar memorandumin e përbashkët të mirëkuptimit mes tyre, ku bien dakord për kalimin e këtij naftësjellësi në territoret e tyre.




    05/09/2006
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    kerkimet per naften
    marreveshja

    Rusia, Bullgaria e Greqia firmosin për Burgas Aleksandropulos. Vlora humbet


    Naftësjellësit, Shqipëria jashtë hartës së Ballkanit

    Projekti AMBO mund të kthehet në një përrallë të bukur.

    Dje, tri shtete “konkurrente” kanë rënë dakord për ndërtimin e një tjetër naftësjellësi, atij Burgas Aleksandropulos. Kjo do të thotë që Shqipëria të mos jetë më në interesin e Rusisë për transportin e naftës.

    Athinë
    Dje presidenti rus, Putin, kryeministri grek, Karamanlis dhe presidenti Bullgari, Parvanov, ranë dakord dje për marrëveshjen e ndërtimit të naftësjellësit transballkanik Burgas-Aleksandropulos. Takimi u bë dje në kryeqytetin helen. Udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje paraprake në mbështetje të projektit për ndërtimin e një tubacioni për të sjellë naftë ruse nga Bullgaria në Greqi. Dokumenti i nënshkruar mund të çojë në një marrëveshje përfundimtare brenda këtij viti lidhur me këtë projekt të vonuar.
    Putin, Karamanlis dhe Parvanov nënshkruan në Athinë deklaratën për mbështetje politike për projektin. Ndërtimi i këtij tubacioni është zvarritur që nga viti 1994. Tubacioni me gjatësi 280 kilometra do të transportojë deri në 1 milion fuçi nafte ruse në ditë nga porti Burgas në Bullgari për në portin grek në Aleksandropolis. Kjo naftë transportohet aktualisht me anije përmes ngushticës së mbingarkuar të Bosforit në Turqi.

    Shqipëria
    E para që humbet nga marrëveshja e djeshme është Shqipëria. Ndërtimi i naftësjellësit me pikëfinale portin grek e bën të “padobishëm” zgjatjen e tij deri në Vlorë. Kjo do të thotë që nafta e Kaspikut të furnizojë tregun nga porti grek dhe jo nga Vlora. Megjithatë përplasja është mes dy superfuqive dhe jo shumë personale shqiptare. Në lojë janë Gazprom dhe sipërmarrësit rusë të përfaqësuar fuqishëm nga Putin dhe sipërmarrësit amerikanë, të mbështetur fuqishëm nga qeveria e Bush. Amerikanët dhe rusët kërkonin të shmangnin transportimin me anije të naftës drejt Evropës Perëndimore dhe tregjeve të tjera të Mesdheut. Nga deri Kaspik, anijet duhet të përshkonin distanca të mëdha. Amerikanët preferuan ndërtimin e një naftësjellësi nga Burgasi në Maqedoni deri në Vlorë. Pikë kjo shumë pranë Mesdheut dhe lidhjeve menjëhershme me Italinë e Evropën Perëndimore. Por një projekt grek, konkurrent prej 14 vitesh, duket se u përkrah shumë nga rusët. Ata kërkonin të shmangnin vetëm ngushticën e Bosforit dhe të përkrahnin ekonominë greke e bullgare. Pas rreth 14 vitesh debate dhe kostosh, duket se ndikimi rus ishte më i fortë se ai amerikan. Ndërtimi i naftësjellësit me fund portin grek, pritet të sjellë reagimin e përfaqësuesve të AMBO-s. Pas pak ditësh një takim do të zhvillohet në Tiranë, ku pritet të vijë edhe Ferguson për të qartësuar vazhdimin ose jo të projektit më gjatë të diskutuar në Shqipëri. Sidoqoftë, zgjatimi i naftësjellësit deri në Vlorë është sërish një opsion i hapur, por jo shumë i leverdishëm.


    naftesjellesit

    Burgas - Vlorë

    Gjatësia 913 km

    Rruga Rusi - Bullgari - Maqedoni - Shqipëri

    Kostoja 1,2 miliardë USD

    Fitimi 50 milionë USD në vit

    Burgas - Aleksandropulos

    Gjatësia 300 km

    Rruga Rusi - Bullgari - Greqi

    Transporti

    15 milionë tonë naftë në vitin e parë


    Takimi
    AMBO, në shtator diskutohet në Tiranë


    Projektit AMBO do t’i vendoset një afat për realizimin e tij. Në mesin e muajit shtator në Tiranë do të mblidhen përfaqësues të Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë për të diskutuar për përfundimin e konventës 3-palëshe. Një nga shqetësimet kryesore që do të diskutohet në këtë takim është përcaktimi i një afati për realizimin e AMBO-s. “Një çështje tjetër që ia kemi ngritur AMBO-s, sepse e shohim si shqetësim, është fakti që AMBO nuk ka asnjë lloj kufizimi kohor. Pra u bë 10 vjet që ky projekt diskutohet dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Edhe ne do të përpiqemi që në konventën 3-palëshe, ose në një marrëveshje të vendoset një kufizim, që në rast se brenda një afati kohor të caktuar AMBO nuk arrin të realizohet, të rishikohet miratimi ose licenca i skadon. Kjo është një dobësi që ne e kemi vënë re në marrëdhëniet me AMBO-n”, ka theksuar Bojaxhi. Pak kohë më parë, në Bullgari u zhvilluan diskutime paraprake, të cilat do të vijojnë edhe në Tiranë, në lidhje me këtë konventë 3-palëshe. Vendi parashikohet të fitojë 50 milionë dollarë në vit, nga tranzitimi i naftës që do të kalojë nëpërmjet Shqipërisë. Projekti AMBO është ende në fazat e diskutimit për realizimin e tij, ndërkohë që Bullgaria i ka diskutimet e hapura edhe me Greqinë, për naftësjellësin Burgas-Aleksandropulos.


    Naftësjellësi
    Çfarë është AMBO


    AMBO është projektuar nga një kompani amerikane. Kompania AMBO, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është iniciatore e projektit të naftësjellësit me gjatësi 576 milje, i cili do të transportojë naftën brut të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit, nga Deti i Zi, në Portin e Burgazit dhe prej andej, në Portin e Vlorës, në Adriatik. Tubacioni i propozuar, me diametër 35 centimetra, fillon nga Porti bullgar i Burgazit dhe mbaron në Portin shqiptar të Vlorës. Ai do të ketë një prurje 750.000 fuçi në ditë. Gjatësia e tubacionit do të jetë rreth 913 km, me pesë pompa për pompimin e naftës brut drejt Vlorës. Pajisjet kryesore inxhinierike dhe materialet do të merren nga kompanitë e mirënjohura dhe që kanë një eksperiencë të provuar në prodhimin e tubacioneve të këtij dimensioni. Pajisjet tokësore të naftësjellësit do të lidhen me sistemin SCADA, çka përfshin edhe lidhjet zanore. Ky sistem do të mbajë nën kontroll kompjuterik gjithë naftësjellësin me terminalet. Sistemi detar do të lidhet me radiot e marinës. Tubacioni do të jetë i shtrirë jo më pak se 50 metra pranë qendrave të banuara. Në të gjithë territorin e Shqipërisë do të shtrihet një tubacion 160 km i gjatë, nga 896 km që është gjithsej nga Burgasi i Bullgarisë në Vlorë dhe ndërmjet këtij tubacioni do të transportohen 40 milionë tonë naftë në vit. Tubacioni do të shtrihet në det për rreth 7 km dhe me thellësi mbi 50 metra dhe në vendin e ngarkesës do të jetë një vend i posaçëm, ku do të ankorohen anijet e mëdha për t’u ngarkuar. Anijet do të jenë me kapacitet 300 mijë tonë naftë, me një gjatësi 330 metra, 56 metra të larta, nga të cilat 24 metra nën ujë. Në afërsi të molit do të instalohen 8 depozita naftëmbajtëse me kapacitet 95320 kub naftë. Terminali do të jetë me sipërfaqe 1.5 km i gjatë dhe 1.5 km i gjerë.

    Do të përdoren nga investitorët
    Albpetrolit i hiqen tre blloqe kërkimi


    Kompanisë “Albpetrol” do t’i hiqen nga administrimi 3 blloqe për kërkim nafte, të cilat do të përdoren për marrëveshje me kompani të huaja. Sipas burimeve zyrtare, tre blloqet e kërkimit për naftë, e Dumresë, Panajasë dhe Velçës, do të hiqen nga administrimi i kompanisë “Albpetrol” dhe do të kalojnë në vartësi të Agjencisë Kombëtare të Hidrokarbureve, që realizon edhe marrëveshjet hidrokarbure me kompani të huaja. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ky kalim bëhet për të përmirësuar menaxhimin dhe administrimin e proçedurave dhe praktikave për futjen e investimeve strategjike në sektorin e kërkim-prodhimit të hidrokarbureve. Së shpejti, pritet miratimi nga qeveria të kalimit të tre blloqeve të kërkimit për naftë në vartësi të AKH-së. Kompania e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës, “Albpetrol” brenda vitit 2007, do të futet në proces privatizimi.

    Firmoset marrëveshja me anglezët. Do kërkojnë naftë në detin Jon
    Izraelitët interesohen për naftën. Ruli nis sot takimet

    Ndërsa realizimi i projektit AMBO duket i largët, për Shqipërinë ka dalë një mundësi e re për të investuar në naftë dhe gaz.

    Kompani të njohura izraelite në fushën e hidrokarbureve kanë shprehur interes për vendin tonë. Madje me kërkesën e tyre, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael. Paz Oil Company Ltd dhe Pazgaz Ltd janë dy nga kompanitë që kanë shprehur interes për t’u takuar me ministrin Ruli dhe për të diskutuar për projekte në fushën e naftës dhe gazit. Izraeli ka ndër kompanitë më të mëdha të naftës, të cilat kanë shtrirje në shumë vende të botës. Kërkesa për vizitën e ministrit Ruli është bërë nga Instituti izraelit i Eksporteve, me kërkesë të kompanive të njohura izraelite. “Shumë biznese izraelite, veçanërisht në fushën e energjisë, të naftës dhe të gazit janë interesuar që të shtrijnë investimet e tyre në Shqipëri”, është shprehur përfaqësuesi i këtij instituti, David Arzi. Ministri Ruli, gjatë vizitës së tij në Izrael do të prezantojë projektet e qeverisë në fushën e infrastrukturës, si dhe në fushat prioritare për investime. Sipas menaxherit të Institutit ndërkombëtar të Eksporteve, Itzhak Rozen, Shqipëria ofron mundësi të shumta për kompanitë izraelite, veçanërisht në naftë, në gaz, energji, telekomunikacion, agrikulturë, agroindustri dhe në fushën e transporteve. Aktualisht, rreth 31 kompani izraelite zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, ndërkohë që eksportet e Izraelit drejt vendit tonë janë rreth 9 për qind.

    Anglezët
    Por dje Ruli firmos një tjetër marrëveshje për naftën. Kompania britanike “Medoil” do të bëjë kërkime në detin Jon për naftë. Kërkimet do të kryhen në bllokun detar “Joni 5”, i cili fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë. Ruli ka nënshkruar dje marrëveshjen me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Medoil plc., Joseph M McKniff.

    Marrëveshja
    Marrëveshja do të realizohet në 3 faza për një periudhë 7-vjeçare dhe do të kushtojë 26.5 milionë dollarë. Kohëzgjatja e kontratës mes kompanisë Medoil do të jetë 20 vjet me të drejtë zgjatjeje.
    Ruli tha gjatë nënshkrimit se marrëveshja përbën një premisë pozitive për zbulimin e rezervave hidrokarbure në det dhe një shtysë edhe për kompanitë e tjera, që kanë paraqitur apo paraqesin interes për t’u angazhuar në operacione kërkimi në Shqipëri. Gjatë fazës së parë, e cila do të zgjasë 2 vjet do të kryhen 400 kilometra punime seismike 3D (3 Dimensionale). Kostoja për fazën e parë shkon rreth 2.5 milionë dollarë. Faza e dytë do të zgjasë 3 vjet dhe do të kryhet shpimi i një pusi kërkimi, kostoja e së cilës shkon rreth 16 milionë USD. Ndërsa faza e tretë do të zgjasë 2 vjet. Gjatë kësaj faze do të kryhet shpimi i një pusi tjetër kërkimi dhe kostoja e kësaj faze arrin në 8 milionë dollarë. Për bllokun detar “Joni 5”, kjo është marrëveshja e dytë hidrokarbure që nënshkruhet, pasi e para është nënshkruar në vitin 1992 me kompaninë australiane Hamilton Oil. Hamilton Oil dhe më vonë BHP në bashkëpunim edhe me kompaninë Premier Oil, pasi shpenzuan rreth 12,5 milionë USD, duke përfshirë edhe shpimin e një pusi, si dhe duke përmbushur të gjitha detyrimet e parashikuara në kontratë në fund të vitit 1995 deklaruan largimin nga zona e kontratës.




    Cila është kompania “Medoil”

    “Medoil” përfaqëson një kompani serioze dhe që zotëron ekspertizën e nevojshme, si dhe mundësitë financiare për t’u angazhuar në operacione kërkimi. Ajo operon në Tunizi dhe Maltë, ku kryhen operacionet hidrokarbure të kërkimit, në nga një bllok respektivisht dhe parashikon zgjerimin e aktivitetit të saj edhe në vende të tjera, ku Shqipëria dhe Spanja janë në fokusin e interesave aktuale të saj. Pas shumë takimeve që u realizuan në harkun kohor të rreth 2 vjetëve, “Medoil” paraqiti pranë AKH aplikimin dhe propozimin për të negociuar draftin e një marrëveshjeje me ndarje prodhimi, për bllokun detar “Joni 5”.

    Panorama

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •