Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ALESIA!!!!!!!!
    o Zot sa gjë të bukur që ke shkruar!!!Sa e qelqtë poezia yte!!!
    Unë të puth fort, fort, fort!
    Alesia!
    mos e mbyll oxhakun natën e vitit të ri
    se do futem tinëz, t'u sjell dashuri!....

    Agimi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    XHULIA IME dhe XHULIA E JONË!

    TË BETOHEM E KAM SHKRUAR direkt në faqen e FORUMIT, pa u menduar, dhe ndaj ka dalë e lezetshme..... Do përpiqem të shkruaj dhe gjëra të tjera të këtij zhanri!
    Të puç fort xhaxhi yt Gimi!!!!

  3. #13
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Hej Agim, une kam frike se do digjesh andej nga do futesh....-nga oxhaku do jete nxehte, se do ndizet heret shume heret.....me mire kalo nga dera dhe hajde qysh ne 12.00 qe te jesh njeriu i pare qe do shkelesh shtepine time se urimet dhe uratat s'do te te mungojne.....
    Edhe une te puth fort dhe

    Nje djep lekundet
    nder eshtra te pergjumura.
    Une thur foshnje
    mbi rruge te murta,
    nder horizonte
    derdhen pulebardha te panumerta
    e dehen ndjenjat
    mbi iluzionet qiellore.


    Ps. Intervista jote te TV2000 para ca kohesh ishte yll fare, sa me shume te degjonim aq me shume na mbushej mendja dhe mendonim CFARE BEME QE NA IKU GJITHE KY ARSEL I PASHTERSHEM POETIK!!!!!!
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Rehabilitim i shpirtit dhe zemres

    Ne keto kohe te pakohe durata e juaj i nderuari Poet na vjene nje si rehabilitim i shpirtit dhe zemres...falemnderit...dhe me respektin me te madhe ju beje edhe nje pyetje ajo fotografia nen emrin e juaj a eshte edhe nje Agimit tjeter poete dhe Heroit te Kombit.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Zoti Agim vjershen tende e pashe vetem sot dhe te them te drejten me shlodhi shpirtin dhe me kenaqi pa mase.
    Te uroj gezuar Vitin e Ri, shendet ne familje e kudo dhe per dhurata te tilla une porten e forumit ( Flas per veten time) nuk do ta mbull, por eja pa trokitur.
    instruktori

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Kush jam unë?......

    Unë milingonë kam qefë të isha
    Sa forcë të madhe që ajo ka!!!
    Se mban mbi supe të atilla pesha
    Shtat herë nga vehtja më të mëdha!...

    Do kisha qefë të isha buall
    Të hiqja pas, qerret me drithë.
    Të çel ugaret ku mbillen grunjërat
    Të kishte bukë! Bukë për të gjithë!!!

    Do kisha qefë të isha zog
    Të kisha krahë për fluturim!
    Por jo ama të isha korb
    Që kërrmat ha në pikëllim...

    Dhe peshk me hala do të pranoja
    Në ujë të kripur, a në liqen.
    Por midis shokëve kurr s'do doja
    Të isha unë një peshkaqen!

    Ndaj jam më i lumturi në botë
    Bile dhe shkruaj poezi.
    Se mbaj mbi supe fjalën e ngrohtë
    Fjalën e thjeshtë si ju: - Njeri!

    Ju përqafoj të gjithëve, dhe mos u bëni merak se me "stilin e ketrit e ketrushes" do vërrshoj forumin që të kemi sëbashku kënaqësi dhe gëzim - SEPSE E MERITOJMË!
    Agimi

  7. #17
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    I nderuar Z.Agim!
    Me endje e perpiva dhe kete poezi te fundit.
    Faleminderit per fjalet e thena aq thjeshte dhe bukur.

    Pershendetje!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  8. #18
    Fantastike!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Lexoni edhe Përrallën e Parë të dimrit 2003 të ketrushit tonë!
    Se pastaj nuk vazhdoj me ciklin "KETRI, KETRUSHI dhe..."
    pO JU "KËRCENOJ" pak se më duket keni uri për vjershëza të këtij lloji!
    Ju përqafoj Agimi

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    heu sa ta bukra

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fëmijë punojnë e lypin në Shqipëri
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •