Shkruan Dr Laurant Bica
Niko Stillo nuk ėshtė mė njė emėr i panjohur pėr shqiptarėt. Pas dy veprave tė tij, "Historia e shenjtė e Arvanitėve" dhe "Fjalori i Marko Boēarit", ai pason nė llojin e famės, Aristidh Kolėn, aq mė tepėr qė mund tė konsiderohet dhe si pasardhės i tij. Kur themi "lloji i famės", kemi parasysh se ajo ėshtė e pėrhapur mė tepėr ndėr ata shpirtra tė zjarrtė atdhetarė deri dhe me pak doza tė tepruara nacionalizmi, qė Shqipėrinė dhe historinė e saj e vendosin nė qendėr tė botės, ku si yshtės tė kėtij deliri shėrbejnė vepra tė cilat sfidojnė mitin e lashtė grek tė parė jo si fenomen nė vetvete, por si spekulim mbi tė kaluarėn e stėrlashtė shqiptare."...Fenomeni Niko Stillo me shtie nė mendime dhe mė thotė qė studimin e historisė sonė tė mos ia lėmė spontanitetit e tė huajve, por shteti shqiptar nė mėnyrė tė organizuar duhet tė pėrgatisė me dhjetėra helenistė, romanistė, sllavistė, osmanistė etj., qė tė dalė nė pah historia jonė e lavdishme". Kėshtu shkruan dr. Laurant Bica, autori i njė libri kushtuar figurės sė Niko Stillos dhe, ajo qė ia vlen tė ndalemi ėshtė cilėsori "e lavdishme", njė lloj definicioni qė e komprometon aspektin e akullt tė tė bėrit shkencė (ashtu siē ai me tė drejtė dėshiron, kur flet pėr helenistė, romanistė e osmanistė), pėr tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn, e cila si e tillė e bart vlerėn sublime vetėm duke qenė e "vėrteta", pa qenė nevoja tė shoqėrohet me thirrjen emfatike "e lavdishme", ndėrkohė qė nė shkencat filologjike e specifikisht historike, nuk ekzistojnė standarde qė e pėrcaktojnė si tė lavdishme ose jo, historinė e njė kombi, ku pėrfshihen elementė bazė identiteti si: gjuha, kodet zakonore, mėnyra e jetesės etj. Por paēka kėsaj, Laurant Bica, nuk ėshtė nxituar aspak qė i ka kushtuar njė libėr Niko Stillos, duke e quajtur qė nė titull "Njeriu Akademi". Dhe kjo pėr disa arsye, ku kryesoja ėshtė promovimi dhe tė shpėtuarit nga anonimati i njė emri, dy veprat e fundit tė sė cilit, kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme pėr shkencat albanologjike, nė njė kohė kur nga mungesa e njė tregu tė disiplinuar vlerash, autorė tė tillė rrezikojnė tė mbesin nė hije derisa tė bėhen tė njohur nga ndonjė rastėsi. Nga ana tjetėr, ėshtė e nevojshme qė Niko Stillo tė bėhet mė i afėrt pėr shqiptarėt me karakteristikat, tiparet, vlerat e personalitetit tė tij dhe fatin jetėsor, prej nga ka buruar gjithė ai afsh atdhedashuria, qė e ka ēuar tė realizohet nė vetvete si njė shkencėtar i mirėfilltė pėr tema tė tilla delikate si ajo e prejardhjes shqiptare etnikisht e gjuhėsisht. Jetėshkrimi i Niko Stillos nė brendėsi tė librit tė Bicės, ėshtė vėrtet befasues. I lindur nė Prevezė, konkretisht nė fshatin Ftinė, i quajtur ndryshe si djali i Ftinės tė Ēamofshatrave mbi Prevezė, ai ėshtė endur nėpėr disa vende evropiane duke iu futur studimeve ekonomike derisa pėrfundon nė Gjermani si mjeshtėr i interierėve tė brendshėm tė restoranteve, qė afėrmendsh nuk ka pikė lidhje me zellin e tij pėr shkenca filologjike. Adapt nė zanatin e tij, Niko Stillo "devijon", drejt njė kauze tjetėr duke ndenjur afėr Spiro Muselimit, siē pėrshkruhet, njė intelektual i trevės sė Epirit, arkiv i gjallė pėr suljotėt e mbarė trevėn e Thesprotisė, tė cilit i ka ndenjur pas, e ka dashur dhe respektuar pėr sa kohė qe gjallė...e nė rrugėt e mėrgimit i kushtohet pėrfundimisht studimit tė historisė, gjuhės sė popullit tė vet, Ēamėrisė, Shqipėrisė dhe lashtėsisė sė tyre". Sė kėndejmi, jetėshkrimi i Niko Stillos na bėn me dije se ai vetėm si autodidakt, arriti tė bėhej njė studiues i mirėfilltė, duke kulmuar me veprat "Historia e shenjtė e Arvanitėve" dhe "Fjalori i Marko Boēarit". Nė jetėshkrimin pėr tė shkruhet se "ai ecėn nė gjurmėt e Aristidh Kolės, tė cilin e ka pasur mik tė dashur e shok tė ngushtė jo vetėm nė fushėn e letrave, por dhe tė veprimit. Kėtė punė rilindėsi qė bėn Niko nuk mungojnė ta konstatojnė e pohojnė indirekt dhe pėrfaqėsues tė pushtetit (nė Greqi). Kėshilltari i kulturės nė Komunėn e Prevezės, D. Moraitis nuk mungon ti thotė prerė nė formė urdhri filologes Aliqi Nasi, pedagoge nė gjimnazin e Prevezės, pėr referencat nė njė libėr tė saj Ngjashmėria e shqipes me gjuhėn letrare greke tek librat e Aristidh Kolės e Niko Stillos: ca Kolera dhe Stillera ti heqėsh nga mendja".
Niko Stillo, i cili jeton nė Gjermani renditet ndėr ata ēamė ortodoksė, me koshiencė tė fortė kombėtare dhe qė shndėrrojnė atė nė aksion konkret: duke tentuar tė sfidojnė mendimin grek nė pikėpamje historike e gjuhėsore. Dhe nė kėtė kauzė, truall mė tė volitshėm se Ēamėria nuk ka. Nga veprat e Niko Stillos jepet e kuptuar se Ēamėria dhe specifikisht nėndialekti ēam, janė laboratorė tė volitshėm pėr tė shkuar te rrėnjėt, tė cilat e ēojnė shqipen dhe prejardhjen shqiptare nė "mitrėn" e historisė nė raport me mitin grek, a mė saktė mitologjinė greke, e cila mban ēelėsat e historisė. "Aty nė rreshtat e librit frymon shqiponja, shqipja "Ipja" siē quhet nė Ēamėri, legjendat, mitologjia shqiptare, folklori ēam, epirot, vallet, kėngėt, veshjet e gjithēka, frymon gjithė historia jonė deri sot. Niko ka meritėn qė kėtė histori tė shqiptarėve e ēamėve e shtyn deri nė fillimet e historisė sė njerėzimit. Bile ėshtė kjo histori me tė cilėn merr fill sipas Nikos historia e njerėzimit", shkruan kėshtu Dr. Laurant Bica nė librin e tij kushtuar Niko Stillos.
Krijoni Kontakt