Pershendetje kam nje detyr kursi qe eshte shume e rendesishme nese kush mund te me ndihmoj.
Mendoni per nje produkt qe ekziston ne fantazine tuaj.Konsiderojeni veten sipermarres.Kerkoni te siguroni burimet financiare dhe te filloni biznesin.Per kete ju duhet nje plan biznesi...
Model plan biznesi
1.Permbajtja
• Pershkruani shkurtimisht biznesin dhe qellimin e tij.
• Si do te arrihet qellimi?
• Permblidhni pikat e forta te biznesit dhe pse ai duhet te mbeshtetet?
• Krahasoni biznesin me konkurentet.
• Cilat do jene arritjet kryesore te biznesit?
• Tregoni sasine e parave qe nevojiten dhe burimet e sigurimit te tyre.
2.Biznesi
• Pershkruani qellimin dhe objektivat e biznesit.
• Shpjegoni formen ligjore te biznesit dhe pse e keni zgjedhur kete forme.
• Shpjegoni kush eshte pronari\pronaret.
• Realizoni analizen SWOT (cilat jane anet e dobeta dhe te forta te biznesit tuaj dhe si mund te ndikoje ambjenti i jashtem negativisht dhe pozitivisht).
• Si eshte ne krahasim me konkurentet.
3.Produkti\sherbimi
• Pershkruani cfare po shitni.
• Shpjegoni pse konsumatori do bleje produktin\sherbimin.
4.Tregu
• Tregoni kush do jete tregu i synuar.
• Vleresoni kerkesen e tregut ne afatshkurte dhe afatgjate.
5.Plani marketing
Paraqet objektivat e marketingut (perfitueshmeria,rritja e shitjeve,diversifikimi,permiresimi ne pjesen e tregut).
5.1.Produkti
• Jepni karakteristikat e produktit dhe cfare e dallon nga poduktet e ngjashme\alternative.
• A do te hidhni ne treg nje sasi produkti per te testuar tregun apo jo?
5.2.Vendi
• Pershkruani vendndodhjen e biznesit.
• Shpjegoni pse e keni zgjedhur ate vend.
• A eshte lehtesisht i arritshem dhe a jep imazhin e duhur per biznesin tuaj?
• Si do transportohet produkti tek pikat e shitjes?
5.3.Cmimi
• Tregoni si vendoset per cmimin,psh keni perdorur nje strategji diferencimi (cilesi dhe sherbim) apo strategji lidershipi mbi koston (cmimi).
5.4.Promocioni
• Si do te hyni ne treg dhe ti tregoni konsumatoreve qe ekzistoni?
• Shpjegoni si do e promovoni ate qe kerkoni te shisni (psh reklama,posta direkte,reklamim dere me dere,broshurat e fletushkat etj.)
6.Menaxhimi dhe organizimi
• Shpjegoni per njerezit qe jane te perfshire ne biznes.
• tregoni aftesite qe kerkohen psh aftesi teknike (eksperience ne shitje),vlera personale (entuziazem,aftesi per te punuar nen presion),edukim,trainim.
• Si do te menaxhohen dobesite e biznesit?Si mund te mesohet nga te tjeret?
• Jepni nje strukture organizative te biznesit tuaj.
7.Financa
• Objektivi i kesaj pjese te plan biznesit eshte per te treguar qe biznesi do te arrije dy kerkesa kyce financiare:
- do gjeneroje fitim
- do gjeneroje cash te mjaftueshem per te paguar furnitoret,stafin
etj.
Pergatitni nje buxhet dhe pasqyre te ardhurash ( fitim\humbje ).
Krijoni Kontakt