Jo, nuk e pelqej filmin TAKEN
Po, e pelqej filmin TAKEN
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga llapmuhaxheri : 18-01-2010 mė 09:51
Djali, ti nuk dashke te kuptosh. Po si nuk i paskam pare une se kush luan more djale. Po cdo aktor qe merret ne nje film, duhet te pershtatet me rolin. Ke do nga aktoret? Arben Bajraktaraj - Marko? Rubens Hyka - Leka? Valentin Kalaja - Vinz? Xhalil Nasiri, Tomi Spahija etj... Luc Besson nuk do i thoj ketyre, sesi ta shkruajm kete film, cfare zhaneri. O djale ai eshte ekspert dhe nuk ka nevoje per ndihmen e x apo y aktori. Pyet ndonjerin qe e njeh kinematografin me mire sesa une. Une jam AMATOR, kaq di dhe kaq them, nuk mund te ngul kembe me shume per dicka qe nuk e di...
Une nuk ja kam futur kot per asnje moment, po kam dashur te te them ty. Qe krimi ekziston, aty ka dhe doza te verteta qe bejn Shqipetaret. Para nje muaji apo me shume, ne Amerik i eshte kushtuar rreth dy jave nje dokumentar 1 ore e 45 minuta dy Shqipetareve me te kerkuar nga FBI ne Amerik. Pra qe dhe ne USA ka Shqipetare dhe dominojn ne krimin e organizuar. Nuk te ben njeri kot dokumentar i cili vlen me miliona dollare te trasmetohet ne nje televizion, pra bazohen diku dhe e bejne. Ka apo nuk ka ekzagjerime ajo i takon regjizorit, i cili e shikon si te arsyeshme te shtoj me shume gjera te pabesueshme sesa te besueshme. Qe ketu lind ideja qe ai ben nje film te cilin e ka fantazuar dhe ka shtuar disa te verteta. Une e di shume mire qe ka bota mafie me shekuj dhe dekada, qe kane dominuar ne arenen nderkombetare. Po ajo qe pash tek ai film, me shume kishte moral se cfare mund te bej prindi per femijen e tij, duke marre parasysh rrezikun qe i kanoset, vetem e vetem per te nxjerre te bijen e tij nga ajo pjese e erret qe e kishte pushtuar. Qe nga fillimi deri ketu, kete kam dashur te te them, moralin e filmit dhe jo se ke ka prekur gjat gjithe filmit Luc Besson, emrin e Shqipetareve apo te Ruseve.
Une e shikoj me keqardhje ku perdoret emri i Shqipetareve per keq, pasi ajo e keqe do te na perndjeki dhe ne te tjereve ne te ardhmen, nuk eshte asgje e mire qe mund te na bej krenar per krime apo mafioz te njohure. Ju nuk me njihni aspak dhe nuk e dini cfare natyre kam, prandaj nuk mund te me thuash pse nervozohesh, pasi une as kam ofenduar dhe as kam thene nje fjale qe mund te te preki drejtperdrejt ty. Ketu thjesht diskutojm, mund te kuptohemi dhe s'mund te kuptohemi, dicka qe mund te regullohet shume kollaj duke mos shkruar. Edhe muhabeti nuk degradohet me ofendime apo me mos perputhje mendimesh.
P.s Fundja eshte nje film qe Luc Besson e ka pare si nje film i cili mund te korri sukses, ja ka dhene ne dore Pierre Morel dhe ai e ka bere realitet.
Une nuk ja kam futur kot per asnje moment, po kam dashur te te them ty. Qe krimi ekziston, aty ka dhe doza te verteta qe bejn Shqipetaret.
Nuk them qe nuk ka krim po eshte e tmerrshme qe po merrimi si shembull per te keq i nderuar.Per ate qe sme pelqen kur shikoj ose degjoj per shqiptaret si kriminel sa qe kam hapur edhe teme nese te intereson.
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=120636
Askush nuk te merr kot per baze apo te vendos nje epitet. Siduket ato Shqipetare qe jetojn pertej kufirit kane bere shume marrezira, sa tani nje e dy shkruajn keq. Eshte per te ardhur vertet keq, qe ne si popull po na bejn sikur te jemi 50.000.000 dhe jo 7.000.000 milion ne total. Nuk mundet nje popull kaq i vogel te dominoj ne krimin e organizuar, ose me mire nje popull qe nuk ka shume qe ka dal nga erresira e komunizmit apo e persekutimit te vendeve fqinje. Ne nuk mund te bejm dot asgje, thjesht te bashkebisedojm me njeri tjetrin duke i quajtur se shumica shkruhet e ekzagjeruar dhe na bejn te keqinje me zore. Mua me vjen keq per ato bashkepatriotet e mij qe jetojn jasht dhe vuajn pasojat e disa krimineleve qe kane zgjedhur te merren me krime dhe jo me nje jete normale, qe mund ta kete zili kushdo. Shume veta mendojn rrugen me te shkurter per te realizuar endrrat e tyre, dhe mendojn se rruga e krimit do t'ia sjelli shume shpejt, por perfundimi eshte burgimi ose vdekja, askush nuk ka dal i palagur nga krimi, te gjithe nje dite e kane gjetur ate qe i kane bere te tjereve.
filmi me pelqen...cfare nuk me pelqen esht qe na kan qit si popull te keq ne ate film..nga nji ane ashtu ka dhe ne realitet se per ta shpifur nuk e besoj se fatkeqsisht kemi ndigjuar shume gjera ne itali greqi etj etj ..kam pare dhe filma te tjer ku esht folur per shqipatr edhe nuk na kan lavdru asnjiher...me vjen keq per ket gje qe nuk lavdrohemi po vetem na paraqisin si nji popull i keq se ashtu i bi Albaner Albanez Shqiptar ket gje e lidhin vetem me gjera te kqia...
Ky filmi ta shpif.....e lash pergjysem, s'ma bente zemra te shihja poshtersira.
Krijoni Kontakt