Pershendetje! Ka pak kohe qe hyra ne forumin tuaj, duke pare se ka shume cka interesante dhe qe me ngjallnin interes per te lexuar me se shumti, e per te shkruar nga pak. Megjithate, ka shume shemti qe vertete jo vetem qe paraqesin pasqyre te zymte e te kalbur forumit, po madje gjithe atyre qe shkruajne shqip ketu, e qe nuk jane njelloj sikur ata qe shajne e fyejne.
Si mund te lejohet ne forum te shahet nje Profet dite e nate, me fjalet me renda, me te felliqura?
Si mund te lejohet t'i neperkembet nderi dhe ndergjegja kombetare njerezve, vetem pse i perkasin besimit islam dhe quhen ashtu si eshte me keq, nga magjyp e gabel, deri ne arab?
A nuk mendoni se kjo tolerance e juaj qe te shahet Allahu, Profeti Muhammed a.s., Islami, myslimanet, myslimanet shqiptare, myslimanet e Maqedonise,. akuzimi i ketyre te fundit si joshqiptar, mund te coje ne acarimin e mireqenies brendashqiptare? Pse i lejoni njerezve t'u shahet ato qe i kane me te shenjtat ne jete: identiteti, feja, kombi, familja, nderi, ndergjegjja, morali?!
A nuk eshte turp per nje forum kaq te madh te beje gabime kaq te madhe? Mos me thuani se "Postimet jane ne pronesi te postuesve" nga keto fjale u mesova ne cdo forum... Nese ju e mbani veten per profesional apo sic kishte thene Albo "i mbledhim gjithe shqiptaret ketu", atehere si e keni menduar punen e mirembajtes dhe vijueshmerise se rregullt dhe te ligjshme te ketij forumi? Pa moderim? Pa vezhgim? Pa kontroll? Nese ju ka ikur nje postim, si u be t'u iken ato qindra (sa pashe une, se mbase jane mijera) ku shahet Profeti Muhamed, Kur'ani, Islami dhe myslimanet shqiptare.
Andaj, forumet fetare, o t'i mbyllni, o t'i moderoni!
Sidoqofte, duke pare se vertete kjo marresi ka arritur kulmin, une largohem nga forumi. Gjithesesi se do lexoj ketu, pasi ka material qe i pelqej, qe nga gjuha e historia, e deri te politika, megjithate nuk do te harxhoj me kohe duke shkruar ketu.
Mendoja se ketu do diskutoja me intelektuale, e jo me bazhobuzuke qe skane as atdhe, as fe, as moral, as njerezi.
Michaux- i larguar!
Krijoni Kontakt