Tirana Observer, E Diel , 09 Nėntor 2008

Nėpunėsat servilė

Shkruar nga Sokrat Habilaj

Do tė ishte e nevojshme qė qysh nė fillim tė bėnim njė marrėveshje fjale. Kėshtu ndėrsa mund tė merret me rezervė pėrgjithėsimi pėr servilizmin e tė gjithė numrit tė punonjėsve tė administratės, tė marrė veē e veē, nuk mund tė ketė asnjė mėdyshje se fenomeni i servilizmit ka infektuar ēdo qelizė tė administratės. Ky ėshtė njė problem i cili ka tė bėjė jo vetėm me integritetin moral dhe dinjitetin e tė gjithė atyre qė punojnė nė kėtė administratė, po para sė gjithash ai ėshtė edhe njė ngėrē qė nė mėnyrė tė padukshme pengon zhvillimin e debatit dhe minimizon iniciativėn.

Duke qenė se ne vijmė nga njė shoqėri egėrsisht totalitare, nga koha e rreshtave dhe e komandės sė njėshit, i cili kishte nė bazėn e vet jo thjesht servilizmin, por pėrdhosjen e dinjitetit, do tė ishte krejt normale qė pas shembjes sė atij sistemi tė ēliroheshin energji lirie si kudo edhe nė shpirtin e atyre qė kanė punuar dhe vazhdojnė tė punojnė nė gjirin e administratės shtetėrore. Po a ndodh realisht kėshtu? Nėse i hedh njė vėshtrim tė shkurtėr imazhit tė saj tė krijuar gjatė kėtyre viteve, do tė konstatosh se ajo jo vetėm qė nuk ka shpėtuar nga disa dukuri tė para nėntėdhjetės, po pėrkundrazi vėrehet se shpirti i saj ėshtė i mbėshtjellė nga hija e bindjes me kokėn ulur, duke mos e kuptuar si duhet lirinė.

Kjo liri nuk duhet tė jetė thjesht njė liri “qė duket”, po ajo duhet tė fryjė nė ēdo qelizė, pra edhe brenda shpirtit tė gjithkujt. Nėse do tė ndodhte kėshtu jo vetėm qė nuk do tė kishim asgjė tė keqe, por pėrkundrazi kufijtė e saj do tė zgjeroheshin mė tepėr. Nė fund tė fundit ne do tė kishim njė administratė kurajoze. Nuk ndodhi kėshtu as nė fillimet e demokracisė dhe nuk po ndodh as pas njė kohe jo mė tė shkurtėr, duke krijuar pėrshtypjen se ne vėrtet jemi duke ecur nė rrugėn e lirisė, po me sa duket njė pjesė tė vetes sonė vazhdojmė ta lemė peng tė kohės qė iku. Njė nga pengjet mė tė mėdha, mė groteske dhe ndoshta mė i vėshtirė pėr t’u hequr qafe ėshtė servilizmi i atyre qė kanė zgjedhur t’i shėrbejnė shtetit tė vet nga brenda godinės sė tij, fenomen ky i cili jo vetė qė vazhdon, por pėrkundrazi duket se tani ėshtė bėrė pjesė e moralit tė kėtij grupimi shoqėror.

Ajo qė duhet thėnė ėshtė fakti se nė mbijetesėn e kėtij fenomeni, mėkate kanė tė dy palėt, qoftė edhe ata, nėpunėsit e ēdo rangu, po ashtu edhe maja e piramidės. Tė dy palėt kanė zgjedhur tė jetojnė ēuditėrisht nė kėtė lloj jetese qė vetėm liri nuk ėshtė, ku njėra palė rri me gojėn kyēur pėr sa kohė do tė vazhdojė tė hedh firmėn nė fund tė muajit tek listė pagesa, po dhe pala tjetėr nuk mund tė mendoj qė tė ketė edhe njė lloj tjetėr punonjėsi, pasi ai duhet tė jetė thjesht i pa gojė.

Fenomeni i servilizmit ėshtė njė fenomeni i komplikuar qė mund tė ketė shumė arsye, po mendojmė se njė nga gjėrat qė i jep pėrmasat e njė virusi nė gjirin e administratės, ėshtė luksi i ndėrrimit tė saj tė shpejt, i cli i fillimisht mund tė ishte i argumentuar, por tani nuk ka asnjė arsye qė ajo tė vazhdojė tė jetė kaq e pa vlerė sa dinjiteti i saj tė mos barazohet as me rojen tek porta, tė cilit i duhet qė ēdo katėr vite tė pres e tė pėrcjell fytyra tė reja.

Dy partitė akuzojnė njėra-tjetrėn pėr kėtė dukuri, madje fillimisht kėto akuza ishin mė tė forta, ndėrsa tani duket se kanė rėnė nė njė ujdi tė heshtur, duke i lėnė tė kuptohet njėra tjetrės se vėrtet mund tė vazhdosh tė largosh nga puna, po edhe unė kėtė gjė do bėjė pas katėr viteve. Nė intervistėn e disa viteve mė parė tė njė nėpunėsi, i cili punonte nė administratėn e kryeministrit konservator tė qeverisė britanike, kur e pyetėn se sa i sigurt ndihej tani qė “ kryeministri i tij” po ikte, ai pa u shqetėsuar nxori mbi tavolinė dy dosje, duke thėnė se ky ėshtė programi i qeverisė qė po ikėn dhe ky ėshtė i asaj qė po vjen. Gjatė kėsaj kohe i kam studiuar tė dyja. Tani me sa duket ka ardhur koha qė ky i pari tė futet nė sirtar dhe mbi tavolinė do tė rrijė programi i dytė dhe unė do tė vazhdojė punėn pa asnjė problem.

Pas kėsaj mendoni njė nėpunės tė ēfarėdo zyre tė administratės shqiptare nė njė moment tė tillė, ku nė vend tė atyre dy programeve do tė ketė njė foto tė prijėsit tė tij tė parapėlqyer dhe nė mėnyrė ngazėlluese, apo trishtuese, rri nė pritje pėr tė vrapuar pas tij nėse ai ikėn, apo pėr tė qėndruar nėse prijėsi i tij fiton.

Kjo ndodh se puna e tij nuk lidhet me programe politike, po thjesht me imazhin personal tė liderėve dhe duket se fati i tij ėshtė parashtruar nga imazhi i fotos qė mban nė dorė, apo thėnė ndryshe qė i ngeci nė dorė, duke e pranuar nė heshtje ikjen e tij si pjesė edhe tė mėkatit tė servilizmit tė treguar deri tani, por qė nuk mund tė shpėtoj dot prej tij. Duke qenė se ne kemi hyrė nė ekonominė e tregut, njė nga shkaqet i cili i jep servilizmit tė nėpunėsve tė thjesht dhe jo vetėm atyre, njė mallkim tė pandashėm pėr tė qenė servilė, ėshtė edhe fakti tek keqkuptimi i lindur tek ata qė drejtojnė dhe ata qė drejtohen, tek shefat dhe vartėsit nė lidhje me raportin e vendit tė tyre tė punės.

Shoqėria qė po ndėrtojmė ėshtė vėrtet kapitaliste, ekonomia ėshtė vėrtet ekonomi e pastėr e tregut, po duke pranuar kėtė fakt duhet tė kemi parasysh edhe tregues tė tjerė. Si shefi dhe krye shefi, si vartėsi dhe eprori, si servili dhe ai qė mundohet pa shpresė tė ruaj dinjitetin, si ai qė jargavitet sa herė ndėrrohen shefat dhe ai qė kryen me korrektes detyrėn e ngarkuar, asnjė nga tė gjithė kėta qė kanė zgjedhur tė punojnė nė administratėn publike, nuk ka investuar aksionet e tij private nė atė vend pune ku punon, apo drejton. Mė saktė asnjė nuk ka aksione mė shumė se tjetri, ndėrsa gara pėr servilizėm vazhdon. Dinjiteti i njeriut ėshtė njė dhe i pandarė kudo qė ai tė punojė nė sferėn publike apo dhe private.

Edhe nė kompanitė private atje ku aksionet janė njėqind pėr qind tė dikujt, kėrkohet tė punohet me dinjitet, kėrkohet tė ecet mbi ca rregulla tė vendosura qė nė fillim tė punės, duke mos e shkelur nė asnjė rast dinjitetin e atyre qė punojnė atje. Kur kjo kėrkohet nė sektorin privat, moralisht nė sektorin publik duhet tė konsiderohet njė problem i zgjidhur. Veē sa mė lart njė nga arsyet e lulėzimit tė servilizmit tek administrata publike ėshtė dhe fakti se kjo administratė ka pak kėrkesa, ose mė saktė ka mė pak kėrkesa se sektori privat pėr tė rritur aftėsitė e saj.

Kjo gjė do tė ndodh pėr sa kohė atje do tė vrapojnė njerėz me pėrgatitje tė dyshimtė, tė cilėt e kanė fituar atė vend pune pėr arsye tė tjera qė nuk lidhet shumė me CV-in e tyre profesionale. Nė kėto kushte kur konkurrenca tė paktėn teorike ndaj nivelit nė tėrėsi tė shkollimit tė brezave mė tė rinj ėshtė e madhe, ajo pjesė e administratės e shkolluar “profesionalisht” nėpėr mitingje ka vetėm njė mjet pėr tė mbijetuar, servilizmin. Duket se vendoset nė heshtje njė marrėveshje si e shefave dhe e vartėsve servilė pėr tė krijuar kėto raporte, duke mos parapėlqyer tė vendosin raporte tė tjera me njerėz qė kanė njė tjetėr bazė shkollimi. Nė kėtė kuptim servilizmi duket se zyrtarizohet.

Kjo ndodh sepse jo rrallė edhe ata qė drejtojnė kėta vartės servilė, janė mediokėr dhe ju pėlqen tė ecin mes ujėrave tė ndenjura. Duke mos pasur ambicie pėr ngritjen e tyre profesionale, ata zgjedhin njė rreth qė tė joshin kėtė mediokritet, ta llastojnė atė deri nė kufijtė e jargavitjes. Kėtė gjė mund ta bėjė mė mirė se askush tjetėr vetėm njė grup vartėsish servilė. A nuk e keni vėnė se ajo mė e pa goja, ajo mė e heshtura, ajo qė nuk di “tė prish fjalė”, ajo qė qesh dhe qė trishtohet vetėm kur qesh dhe trishtohen shefat ėshtė radha e gjatė nėpunėsve pėr tė cilėt do tė ishim kurioz tė dėgjonim qoftė edhe njė fjalė. Ka qė thonė se ajo ėshtė rob i anės teknike dhe vepron si tekniciene, por edhe zėri i pavarur teknik duket se mungon. Qeveria kohėt e fundit ka ndėrmarrė njė nismė ligjore pėr ta mbrojtur fjalėn e nėpunėsve tė rangjeve tė ulėta, apo dhe jo tė ulėta, qė duan tė flasin, qoftė edhe nė mėnyrė anonime.

Qė nė fillim po themi se kjo nismė do tė ketė sukses. Ajo ėshtė njė nismė qė u vjen pėr shtat servilėve. Ata kėtė gjė e kanė bėrė me servilizmin e tyre vullnetarisht dhe tė pambrojtur nga gojėt e kėqija, tani e tutje do ta bėjnė duke qenė tė mbrojtur dhe askush nuk do t’i pėrflas mė pėr anonimatet e tyre, sepse nė fund tė fundit tani e tutje ata do tė jenė duke zbatuar njė ligj dhe dihet se ata janė korrekt pėr zbatimin e tyre. Ajo qė deri tani ishte bėrė ku me buzėqeshje tė shtira, ku me pėrulje tė pėshtira tani e tutje do tė jetė moralisht e justifikuar, nė njė kohė ku ndoshta nuk ka asnjė nevojė pėr nisma tė tilla sepse bazė pėr kontrollin e gjithkujt ėshtė vetėm zbatimi i dispozitave ligjore dhe nėn ligjore. Kjo nismė, ndoshta e bėrė edhe me qėllimin e mirė, duket si katalizator pėr nxitjen e mėtejshme tė servilizmit tė cilin edhe ashtu siē e kemi dhe e njohim ėshtė mė shumė se shqetėsues.

Pėrvoja ka treguar se shoqėria ecėn para jo me njerėz tė nėnshtruar, jo me servilė po me njerėz qė kundėrshtojnė dhe qė ruajnė si gjė tė shtrenjtė dinjitetin e tyre. Ne kemi njė administratė ku natyrisht jo e gjitha mund tė jetė servile, por qė nė shumė raste ata qė janė tė tillė, privohen nga liria. Pėr tė shpėtuar nga kjo dukuri kėta njerėz tė burgosur nė liri, do tė duhet qė ose ta rivendosin nė vend kėtė dinjitet atje ku vazhdojnė e punojnė, ose do tė duhet qė shpesh tė largoheshin pėr pak nga kjo administratė. Pas kėsaj do ta ndjenin veten mė mirė kur tė mendonin se ata nuk do tė ishin mė nėn vėzhgimin e buzėqeshjeve dhe inatit tė lloj-lloj shefave dhe zėvendės shefave, tė lloj-lloj shoferėve qė transportojnė tė ndenjurat e shefave tė tyre nėpėr mbledhje dhe bankete, tė lloj-lloj lajkatarėve qė rrinė pranė shefave tė mėdhenj. Nėse do tė veprojnė kėshtu, do ta shikojnė se ata nuk ishin aq tė pavlerė sa pėr ta mund tė vendosin ato buzėqeshje krejt tė pavlera. Do tė duhet tė ndodh edhe kėshtu qė ata ta ndjejnė veten tė lirė, sepse ia vlen qė shpirti i njeriut tė jetojė ca ēaste nė liri, qoftė edhe me xhepa bosh.