Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Gjithe kjo cke thene nuk eshte argument por perralle me perbindsha dhe dragonj.
    Ti devijove temen dhe une kerkova te pergjigjem, por me mire te te shpjegoj se si e mendoj une.
    Une nuk kam aspak deshire te luaj ping pong me ty.
    Tema qe po trajtojme eshte tjeter dhe jo e lagu apo se lagu…, pasi ne fund te fundit neve do te mbesim me po ato mendime qe edhe e kemi nisur kete debat.
    Une shtrova si teme ndryshimet qe ka te ngjare te kryej presidenti i ri me stafin e tij, ne shume drejtime, nder te tjera edhe ate te eksperimenteve gjenetike.
    Nuk eshte gje e re, qe ne 2001 Advanced Cell Technology ne Amerike, ben lajmerimin sencasional te nje klonimi te nje embrioni human, ku dy vjet me vone po kjo ndermarrje americane, deklaron qe ka arritur deri ne 16 qeliza. Sot kerkimet kane arritur nje kufi maksimal te nje zhvillimi te nje embrioni ne eprovete, duke arritur deri ne 60-80 qeliza bashke, pra ajo qe quhet blastocisti, me pas qe ky embrion te jetoje duhet ta futesh ne grembin e nje gruaje.
    Ne 2004 ne Seul National University ne bashkepunim me Universitetin e Michigan, kane bere arritjen me te avancuar ne lidhje me nje krijim ne eprovete te nje embrioni human. Natyrisht qe ata e deklarojne kete krijim ne laburator si nje kerkim per aresye terapeutike, ku kjo arritje te ndalohet deri ne stadin e blastocistit, si nje etape e domosdoshme per formimin e qelizave staminale.
    Deri ne kete pike une nuk kam se si te jem kundra, pasi shkenca kerkon te ndihmoje njeriun.
    Por ne te vertete ku i ka kufijte dhe si eshte ne realitet, kush e di! Mund edhe te vazhdohet me tej ky eksperiment ku nga nje embrion fillestar me 64 qeliza ose edhe me shume, te arrihet edhe vet klonimi i njeriut, kush mund te garantoj te kunderten, pra qe shkencetaret te ndalin kete ecje-arritje, deri ne nje qelize polifunzionale, gje qe eshte e dobishme, por klonimi i personave eshte kunder vete natyres njerezore.
    Pastaj ky embrion, nuk ka mundesi te kete edhe nje dinjitet, pasi po te lihet edhe te rritet ky padyshim behet nje njeri, por jo prej bashkimit te spermes me nje veze femerore…, e pra ē’fare eshte…?
    Natyrisht ti mund te shohesh perveē draguas edhe kuēedres ne fjalet e mia, gjithashtu edhe borebardhen me shtate xhuxhet, por qe mendimi im personal eshte qe, nuk ka kontroll dhe as qe mund te kete ne lidhje me eksperimentet me embrione humane, pra keto kuēedrat me shtate koke mund edhe te behen realitet dhe jo vetem perralle…
    Jam i vetedishem per arritjet e shkences qe jane me te vertete te jashtezakoneshme, por ata qe mundesuan klonimin e minjve ne laburatore, po ashtu edhe “ Dolin” me motren e vet dele, po keshtu mund edhe te krijojne njeriun, kushtet jane jo vetem ne teori.
    Fakti qe keto eksperimente ( me qeliza humane ) , behen vetem ne Korene e Jugut dhe jo ne ShBA, ose ne Europe, ku ka rregulla, por larg syve kurioze, kush mund te thote dhe as qe deklarohet hapur ne Kine ose Rusi ose ne Indi, he pra kush mund te thote qe nuk jane nisur keto eksperimente ose jane ne nje faze perfundimtare?
    Atehere ē’eshte Etika? Keto eksperimente jane kunder njerezimit!
    Fakti qe ne te gjitha mbledhjet ne OKB, ku shkencetaret vete ne mbledhje nuk kane arritur kurre nje shumce votash, per te lejuar keto eksperimente, ose qe te jene legale edhe vet ne SHBA dhe Europe, tregon qarte natyren e ketyre eksperimenteve ose vete rrezikun.
    Etika per mua eshte ne rrezik, pasi keta shkencetare ( jo te gjithe kuptohet ) duan te krijojne modelin e njeriut te ri, eshte thjesht e pamoralshme…
    Eshte dy here bashke nje krim, e para sepse duan te riprodhojne embrione humane, e dyta sepse per te shkeputur nje staminal ( ne rastin e terapise ), duhet pa tjeter te vrasin kete embrion!
    Kjo eshte edhe pergjigja ime, eshte personale, ti tani mund te thuash ate qe ke per te thene dhe mbetemi po te te njejtit mendim si ne fillim.
    Ka shume shkencetare qe pohojne qe eksperimentet me embrione staminale, jane te kota, pasi jane zbuluar edhe menyra te tjera per te arritur ne staminalet qe te riprodhohen per aresye kurimi, psh. Ne testikoli ( nuk e di ne shqip, ne gjuhe shkencore ), ose ne zonen ombelikale ( kerthizen ) , ku keto qeliza kane te njejtat karakteristika dhe jane polifuksinale, pra duke i permbushur tera kushtet…
    Atehere pse duhet te vazhdojne me kaq insistim keto eksperimentet me embrione, kujt i sherben ne te vertete? Kush dhe pse ka interes te zhvillohen keto embrione njeriu? Deri ku do te shkojne?.......

  2. #22
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Sic e kam thene me lart per mua cfaredo te krijojne, dhe nese krijojne njerez ( pra klonojne njerez) perseri nuk ka problem. Faktikisht do te isha i interesuar te dija nese klonohet dhe niveli i inteligjences. Fundi i fundit bota ka shume nevoje per njerez me iq e Einstein etj.
    Une i shoh gjerat mbase teper pragmatisht.

    Pse ka te drejte X me iq 75 dhe y me iq 86 te krijojne jete, ndersa klonimi i nje njeriu me iq 156 duhet te jete i ndaluar?
    Nqs me ane te klonimit arrihet nje standart me i mire riprodhimi sesa me ane te seksit atehere une nuk kam pse te jem kunder. Per mendimin tim do te ishte gjithashtu gje e mire me ane te manipulimit gjenetik zhdukja e semundjeve qe transportohen ne kete menyre nga gjenerata ne gjenerate. Do te isha i lumtur nqs ne saje te ketij zhvillimi do te zhdukej mundesia e lindjes se nje femie te semure.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    Sic e kam thene me lart per mua cfaredo te krijojne, dhe nese krijojne njerez ( pra klonojne njerez) perseri nuk ka problem. .
    Mos harroni se perbindeshi nuk e kishte emrin Frankenshtajn....
    Frankenshtajni ishte krijuesi i perbindeshit, nje detaj qe rendom kalohet pa u vene re.
    Mesues pune me dru.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •