ZEMRAT E TË RINJVE
Sipas shëmbullit dhe mësimit të don Boskos,
do të ishte një gjë shumë e mirë
që unë, prinderit dhe edukatorët
të bënim gjithçka për të fituar zemrat e të rinjve
dhe për t'ia dhënë pastaj si dhuratë Zotit!.
ZEMRAT E TË RINJVE
Sipas shëmbullit dhe mësimit të don Boskos,
do të ishte një gjë shumë e mirë
që unë, prinderit dhe edukatorët
të bënim gjithçka për të fituar zemrat e të rinjve
dhe për t'ia dhënë pastaj si dhuratë Zotit!.
SHKENCA E VËRTETË!
Hidhni nga zemra juaj mëkatin dhe lidhjet me mëkatin,
dhe atëherë do të keni "SHKENCË",forcë dhe urti të mjaftueshme
për të shpëtuar jetën tuaj, duke e fituar parajsën.
GËZIMI MË I MADH.
Jini gjithmonë të gëzuar
dhe koha do t'ju kalojë së shpejti.
Jetoni në gëzim më të madh,
mjafton që nuk bëni mëkate.
ZOTIT I PELQEJNË GJËRAT QË BËJMË ME DASHURI!
Zotit nuk i pëlqejnë gjërat e bëra me forcë.
Atij i pëlqejnën gjërat e bëra me dashuri,
me gëzim, në harmoni me vullnetin e tij,
me vetëdijen që kështu kryhen detyrat e veta.
DUA TË JENI TË GËZUESHME DHE TË LUMTUR!
Jini të gëzueshme, të lumtur,
por gëzimi dhe lumturia juaj le të jenë të vërteta,
si ato që burojnë nga një ndërgjegje e pastër nga mëkati.
SERVITE DOMINO IN LAETITIA!
Nëse doni që jeta juaj të jetë e lumtur dhe e qetë,
duhet të kujdeseni që gjithmonë të jeni në hirin e Zotit.
Shërbeni Zotit në gëzim
edhe në mes të vështirësive dhe ngacmimeve djallëzore.
RRITNI NUMRIN E MIQVE!
Mësoni të përmbaheni:
kjo është mënyra për të pasur
shumë miq dhe asnjë armik.
Gjithmonë përpiquni të zvogëloni numrin e armiqve
dhe të rritni atë të miqve.
RRITNI NUMRIN E MIQVE!
Mësoni të përmbaheni:
kjo është mënyra për të pasur
shumë miq dhe asnjë armik.
Gjithmonë përpiquni të zvogëloni numrin e armiqve
dhe të rritni atë të miqve.
DUHANI ARMIQTË TUAJ...
Ne duhet të përpiqemi të rrisim numrin e miqve tanë
dhe të ulim numrin e armiqve tanë,
sepse na urdhërohet që t'i duam edhe armiqtë
dhe që t' u bëjmë vepra të mira të gjithëve.
TË SËMUREËT, FËMIJËT, TË MOSHUARIT DHE TË VARFËRIT.
Kujdesuni posaçërisht për të sëmurët,
për fëmijët, të moshuarit dhe të varfërit
dhe do të fitoni dashamirësinë e Zotit dhe të njerëzve.
Për t’iu përkushtuar atyre,
nuk do të keni vështirësi,
nuk do të keni konkurrentë.
Ata janë njerëz që askush nuk i preferon,
dhe askush nuk do të ngatërrohet me ta!
DASHURIA NDAJ TJETRIT!
Lum ai që e do tjetrin "kur është larg tij, sikur të ishte pranë tij"
PUNA E BESIMIT
Puna e vështirë e besimit tonë
konsiston në këtë:
ta mbajmë qiellin të lidhur me tokën.
Zakonisht mendojmë:
ta lartësojmë tokën deri në qiell.
Nuk është më e vërtetë
që kur Biri i Zotit u bë njeri.
ZEMRA-ARSYEJA!
Zemra jonë ka arsye
që arsyeja nuk i ka.
Shihet mirë vetëm me zemër.
Qytetar i ndershëm - Krishterë i mirë.
Gjëja më e madhe
që mund të bëhet për këtë botë tonën
është të ndihmojmë dikë
që të largohet nga rruga
e vesit dhe të krimit
dhe të bëhet një qytetar i ndershëm
dhe një krishterë i mirë.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 20-02-2021 më 13:26
TË GJITHË
Jo të gjithë mund të agjërojnë,
të ndërmarrin udhëtime të gjata për lavdinë e Zotit.
Jo të gjithë mund të bëjnë lëmoshë të pasur;
por të gjithë mund ta duan Zotin dhe të afërmin:
mjafton që të dëshirojnë këtë.
VEPRA PENDESTARE
Jemi në kohën e Kreshmëve
dhe gjithashtu jemi të ftuar të bëjmë vepra pendestare.
Sa për këto vepra trupore,
mjafton që njerëzit e sëmurë të durojnë me qetësi,
për hir të Zotit, shqetësimet dhe vuajtjet e tyre
dhe të pajtohen me këshillat e mjekut dhe të afërmve,
në një frymë bindjeje.
PËRMBUSHJA E DETYRAVE.
Duajini detyrat tuaja
nëse dëshironi t'i përmbushni ato mirë.
Më jepni një djalë të ri
që i përmbush me besnikëri detyrat e tij:
ai do të jetë i shenjtë.
DASHURIA VELLAZËRORE
Dashuria vëllazërore është e vërtetë
nëse e mira e njërit është e mira e të gjithëve,
dhe e keqja e njërit është e keqja e të gjithëve.
PËR TË BËRË MIRË...
Për të bërë mirë,
njeriu duhet të ketë një farë guximi,
të jetë gjithmonë i gatshëm
të vuajë çdo keqtrajtim,
të mos poshtërojë kurrë askënd,
të jetë gjithmonë i dashur ndaj të gjithëve.
SPRESA!
Shpresa është si gjaku:
nuk shihet, por duhet të jetë,
gjaku është jeta.
Kështu është spresa:
është diçka që qarkullon brenda,
që duhet të qarkullojë,
që bën që të ndiesh gjallë.
Krijoni Kontakt