GJITHÇKA ME GËZIM...
Zoti e do
që ajo që bëhet për ta nderuar atë
të bëhet me gëzim.
GJITHÇKA ME GËZIM...
Zoti e do
që ajo që bëhet për ta nderuar atë
të bëhet me gëzim.
GJYKIM NË DITËN E FUNDIT.
Le ta mbajmë gjithnjë veten tonë në praninë e Zotit,
sepse është ai që drejton çdo veprim tonë
dhe le të rregullojmë veten tonë në mënyrë
që ai të mos duhet të na qortojë
ditën kur vjen të gjykojë njerëzit.
MENDONI...PLANIFIKONI.
Nëse doni të bëni diçka mirë,
së pari duhet të mendoni dhe planifikoni gjithçka,
duke përdorur dhuntitë e inteligjencës dhe hirit
që Zoti ju ka dhënë.
"Kush ngutet, përmutet".
KOHA E HUMBUR!
Koha e humbur është ajo në të cilën
kemi bërë diçka për të dëmtuar shpirtin tonë,
ose, nëse ishte e mundur,
nuk kemi bërë asgjë për të ndihmuar të tjerët.
TË JESH I MIRË....
Të jesh i mirë nuk është njësoj
si të mos bësh asnjë faj ose gabim.
Të jesh i mirë konsiston në këtë:
të kesh vullnet për të përmirësuar veten
NË SHTRATIN E VDEKJES...
Unë kurrë nuk kam parë dhe dëgjuar dikë
që ankohej në shtratin e vdekjes
se kishte bërë shumë vepra të mira
gjatë jetës së tij.
TALLIA!
Kini kujdes që të mos talleni
ose të flitni keq për çdo gjë
që lidhet me kultin dhe shërbimin
ose adhurimin e Zotit.
KËSHILLAT DHE QORTIMET E URTISË.
Pasi e kanë urryer disiplinën
dhe nuk e zgjodhën frikën e Zotit,
as s’e pranuan këshillin tim
dhe i përbuzën të gjitha qortimet e mia,
do ta hanë frytin e sjelljes së vet
do të ngopen me rrjedhojat e këshillave të veta.
TË JESH IIMIRË...
Të jesh i mirë nuk do të thotë të mos bësh asnjë gabim.
Të qenët mirë konsiston në këtë:
të kesh vullnet për të përmirësuar veten.
GUXIMI!
Guximi, gjithmonë guximi:
mos u lodhni kurrë duke bërë vepra të mira
dhe Zoti do të jetë me ju.
EDUKIMI I ZEMRËS...
Edukimi është një gjë e zemrës.
Zemra është burimi i ndjenjave:
"Kini në ju po ato ndjenja
që ishin në Krishtin Jezus".
UDHA E TË DREJTËVE...
Udha e të drejtëve është si drita e mëngjesit,
nis e rritet deri në dritën e plotë të ditës.
Udha e të ligjëve është e errët,
nuk dinë se ku do të hasin në pengesa.
DASHURIA E PËRJETËSHME
Është e nevojshme të jesh në gjendje të jetosh
DUKE DASHUR Zotin, fëmijët, në martesë,
në vendin e punës, kudo dhe gjithmonë.
Disa thonë: "Për sa kohë që zgjat dashuria,
për sa kohë që unë kam forcë...".
Jo, përgjithmonë. Ose përgjithmonë, ose asgjë.
Dashuro, pa vendosur asnjë kusht, dhe do të jesh i lumtur.
DREJTËSIA DHE SHJENTËRIA KONSISTOJNË NË ZBATIMIN E URDHËRAVE TË ZTIT!
6 Këto urdhërime që po t’i jap sot unë, mbaji gjithmonë në zemrën tënde!
Ua përsërit fëmijëve të tu!
Fol për to kur të jesh në shtëpi e kur të jesh duke udhëtuar;
kur të biesh në shtrojë e kur të ngrihësh nga shtroja.
Dt 6:6-7
GJITHÇKA KEMI ËSHTË JETA....
VARGJE MBI MARTESËN.
Jezusi THA:
“A nuk keni lexuar: Krijuesi, kur i krijoi në fillim i krijoi mashkull e femër
e tha: ‘Për këtë arsye njeriu do ta lërë babain e nënën e vet
e do të jetojë me gruan e vet e të dy do të jenë vetëm një trup?’
Kështu ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm.
Prandaj: çka Hyji bashkoi, njeriu të mos e ndajë!”
URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT!
Besojnë në Zotin të gjithë ata,
myslimanë, ortodoksë dhe katolikë pa dallim,
që në thellësinë e shpirtit ndjejnë që kanë nevojë për Perëndinë,
sepse vetëm Ai mund të na shpëtojë.
Le të bëjmë të gjithë gjithçka që të shtohet feja, shpresa dhe dashuria,
duke ia kushtuar Perëndisë jetën tonë në lutje,
duke bërë vepra të mira e duke jetuar në paqe me të gjithë.
CARLO VERDONE E PAPA FRANCESCO
"Në momentin kur të gjithë udhëheqësit e botës ngrenë tonet e tyre
dhe bërtasin për të eksituar instiktet më të këqija të njerëzve,
Papa Francesco qetësisht stimulon reflektimin mbi çështjet thelbësore të epokës sonë,
një epokë e vështirë që ka humbur dimensionin shpirtëror dhe etik"
(Carlo Verdone).
HYJI KRIJOI BURRIN DHE GRUAN...
Edhe në milleniumin e tretë është e vërtetë që
Hyji krijoi njeriun në përngjasimin e vet,
e krijoi në përngjasimin e Hyjit;
i krijoi mashkull e femër.
(Za 1:27-28)
SINODI.
Në kohën e sinodit,
një Shkrim i shenjtë i vetëm
zbulon një Perëndi të vetëm, Atë të të gjithëve,
një Zot që na shëlbon të gjithë,
një Shpirt që animon Kishën, trupin mistik të Krishtit ...
dhe pastaj tot capita tot sententiae ....
Çdo i krishterë ka mendimet e tij:
Shkrimi i Shenjtë, Ati ynë, Jezusi, Shpirti i Shenjtë,
kisha, trupi i vetëm të Krishtit,
nuk mund të krijojnë një bashkësi
ku të gjithë kanë një ndjenjë, një dashuri,
dhe një punë të përbashkët,
NJË ZEMËR DHE NJË SHPIRT TË VETËM.
SINODI 2.
Sinodi po fillon:
Tre fjalë hapin rrugën e reflektimit dhe të vendimeve:
Bashkësi, Pjesëmarrje dhe Mision.
Në diskutimet që zhvillohen, në qendër është gjithmonë kisha,
me një instinkt të caktuar vetë-referues ...
ne duhet të jemi të shenjtë, të lutemi ... dhe kështu të dëshmojmë.
Unë mendoj se ne duhet të pyesim veten se çfarë është Kosova sot:
kisha, spitalet, shkollat, drejtësia, politika, ekonomia, të rinjtë, korrupsioni, emigracioni etj ...
dhe pastaj të pyesim veten se cila kishë duhet të jemi,
në mënyrë që të bëjmë një ndryshim sipas parimeve të ungjillit.
Kisha është shërbëtore e botës
dhe e di që i shërben botës,
jo nëse përvetëson parimet e botës,
por nëse me hirin e Zotit fiton aftësitë
për të ndryshuar parimet dhe mënyrën e jetës së botës.
Buona notte!
Krijoni Kontakt