BIJËSIA...
“Kur erdhi koha e caktuar,
Hyji dërgoi Birin e vet,
të lindur prej gruaje,
Të nënshtruar Ligjit,
që t’i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit,
që ne ta fitonim bijësinë në shpirt”.
(Gal 4,4-5).
Torrkerry
BIJËSIA...
“Kur erdhi koha e caktuar,
Hyji dërgoi Birin e vet,
të lindur prej gruaje,
Të nënshtruar Ligjit,
që t’i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit,
që ne ta fitonim bijësinë në shpirt”.
(Gal 4,4-5).
Torrkerry
MIRËSIA...
Engjëlli u tha:
“Mos kini frikë!
Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë:
gëzim të madh për mbarë popullin!
Sot në qytet të Davidit
ju lindi shëlbuesi - Krishti Zot!”.
(Lk 2,10-11).
Torrkerry
HYJNIZIMI
“NDËRRIM I MREKULLUESHËM!
Krijuesi mori shpirt e trup
dhe lindi nga Virgjëra;
i bërë njeri pa vepër të njeriut,
na e dhuron hyjninë e vet”.
Nga liturgjia e orëve
Torrkerry
KRIJIMI...
E Zotit është toka dhe gjithçka ajo ka,
rruzulli mbarë e të gjithë banorët e tij.
Ai vet e themeloi mbi dete,
dhe e bëri të qëndrueshme mbi lumenj.
(Ps 24, 1).
Torrkerry.
PASURIA...
“Ju e njihni bujarinë e Zotit tonë Jezu Krishtit,
i cili, duke qenë i pasur,
u bë për ju i varfër,
që ju të bëheni të pasur
me anë të varfërisë së tij”.
(2 Kor. 8,9).
Torrkerry
FALËNDERIMI...
“Me gëzim ta falënderojmë Atin,
i cili ju bëri të aftë të keni pjesë
në trashëgimin e shenjtërve në dritë.
Ai na nxori nga pushteti i errësirës
dhe na kaloi në mbretërinë e Birit të vet të dashur”.
(Kol 1,12-13).
Torrkerry
FJALA...
“Ndërkohë mbretëronte një paqe e qetë në gjithçka,
dhe nata me rrjedhën e vet të shpejtë
kishte arritur në gjysmën e udhës,
Fjala jote e gjithpushtetshme, nga qielli,
nga froni mretëror, porsi luftëtari i ashpër
u sul midis tokës së caktuar për shkatërrim,
duke sjellë, si shpatë të mprehtë, urdhrin tënd të pandërrueshëm”.
(Ur 18,14-15).
Torrkerry
FJALA...
“Mbasi Hyji herë pas here dhe në mënyrë të ndryshme,
në të kaluarën,
u ka folur etërve me anë të profetëve,
së fundi, në këto ditë,
na foli edhe neve me anë të Birit,
të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha sëndeve,
nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë”.
(Hb 1, 1-2)
Torrkerry
HIRI...
Vërtet, prej plotwësisë së tij
të gjithë ne morëm,
madje, hir mbi hir!
(Gjn 1,16).
Torrkerry
NJOHJA....
Shën Pjetri tha:
“Vërtet, fuqija hyjnore na dhuroi gjithçka
na nevojtet për jetë dhe për përshpirtëri
me anë të njohjes së Atij
që na grishi në sajë të lavdisë dhe të forcës së vet”.
(2Pt1,3).
Torrkerry
Krijoni Kontakt