FJALË E URTË.
Kujtoje mirë e shpesh fjalën e urtë:
S' ngihet syri me të parë,
as s' mbushet veshi metë dëgjuar.
FJALË E URTË.
Kujtoje mirë e shpesh fjalën e urtë:
S' ngihet syri me të parë,
as s' mbushet veshi metë dëgjuar.
GJËRAT QË JANË ATJE LART!
Përpiqu ta largosh zemrën
nga dashuria e gjërave të dukshme këtu post,
dhe dejtoje të gjërat që janë atje lart
e që ne nuk shohim.
HUMBJA E HIRIT TË HYJIT.
Secili që i ndjek epshet e veta,
njollos ndërgjëgjen e vet
dhe e humb hirin e Hyjit
VLERA I FSHATARIT DHE I NJË TË DITUR.
Një fsatar i varfër që i shërben Hyjit
ka më shumë vlerë se një i ditur,
që i mbushur me mendjemadësi
ka harruar Hyjin e vet dhe besimin
e merret me studimet e lëvizjeve të qiellit.
MIRATIMI I NJERËZVE?
Ai që e njeh mirëfilli veten,
e di sa pak vlen në vetvete
dhe nuk kërkon miratimin e njerëzve.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 30-03-2023 më 12:23
COLLOQUIA PRAVA.
Corrumpunt bonos mores colloquia prava.
Ikni nga burimet e mëkatit, pra nga fjalimet e ndyta
që janë renim i moralit dhe i sjelljes së mirë.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 27-04-2023 më 09:25
METAT E TUA!
Mos u mundoni të shfajësoni veten
për të metat tuaja.
Përkundrazi, përpiquni t'I ELIMINONI!
TË METAT E MIA...
Duroni me qetësi dhe pa zemërim të metat e të tjerëve,
nëse doni që të tjert t'i durojnë të metat e tua!.
DJALOSHI SKAMNOR DHE I URTË.
Më i mirë është djaloshi skamnor e i urtë
se mbreti i moçëm e i marrë
që s’lejon më të këshillohet.
MOS U KRENO!
Të kanë vënë prijes të tryezës?
Mos u kreno,
sillu ndër ta si ndokush prej tyre!
SIRACIDI.
Krijoni Kontakt