ZOTI, HYJI YT...
Zoti, Hyji yt, është ai që formon malet dhe krijon erën,
që i bën të njohur njeriut cili është mendimi i tij,
që e kthen agimin në terr dhe ecën mbi vendet e larta të tokës: Zoti!.
ZOTI, HYJI YT...
Zoti, Hyji yt, është ai që formon malet dhe krijon erën,
që i bën të njohur njeriut cili është mendimi i tij,
që e kthen agimin në terr dhe ecën mbi vendet e larta të tokës: Zoti!.
AI ËSHTË ZOTI YT.
Ai ka bërë Plejadat dhe Orionin,
e kthen hijen e vdekjes në agim
dhe e bën ditën të errët si nata;
thërret ujërat e detit
dhe i derdh mbi faqen e dheut:
AI është Zoti yt.
Emri i tij është Zoti.
Éshtë ai që ndërton në qiejt dhomat e tij të sipërme
dhe ka vënë mbi tokë themelet e kupës së tij qiellore;
ai thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut;
emri i tij është Zoti.
DUANI JEZU KRISHTIN
Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë,
tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme,
që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet,
edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim,
nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,
të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni,
duke besuar në të, megithëse tani nuk e shihni,
dhe ngazëllohuni nga një hare e patregueshme dhe e lavdishme,
duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.
Mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë!
Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj,
por ajo që është e mirë për ndërtimin,
sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë.
Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë,
me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.
Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.
Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin,
duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
Kini të njejtë mendim!
Pra, në qoftë se ka ndonjë ngushëllim në Krishtin,
ndonjë ngushëllim dashurie,
ndonjë pjesëmarrje të Frymës,
ndonjë mallëngjim e dhembshuri,
atëherë e bëni të plotë gëzimin tim,
duke pasur të njejtin mendim,
të njëjtën dashuri,
një unanimitet
dhe një mendje të vetme.
Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi,
por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.
Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.
PASI JENI TË SHEJNTËR
Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë,
shenjtorë dhe të dashur,
me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë,
me zemërbutësinë dhe me durimin,
duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin,
nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri;
dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
Kthehuni dhe secili prej jush
le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit.
Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi mbarëpopulli i Izraelit
se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat,
Hyji e bëri Zotëri e Mesi.”
Kur i dëgjuan këto fjalë, u tronditën në zemër
dhe i thanë Pjetrit e apostujve të tjerë:
“Çfarë duhet të bëjmë ne, o vëllezër?”
Pjetri u dha përgjigje: “Kthehuni
dhe secili prej jush le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit
që t’ju falen mëkatet
e atëherë do ta merrni dhuratë - Shpirtin Shenjt.
Mjafton qe nje fe te kete urdher direkt, shembell direkt apo ithtare te medhenj askete, dhe ajo eshte fe e shume me te lartit Zot. Heqja dore nga femra, si barke e keqe djajsh dhe nga materia e natyres si shpelle plot me djaj te ben medoemos te jesh ne rruge te drejte, te mundimit dhe Kryqit te vertete qe e meritojne tashme besimtaret.
Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.
Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.
Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,
i thanë Jezusit: ``Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.
Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç`thua?``.
Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.
Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!``.
Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.
Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.
Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ``O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?``.
Dhe ajo u përgjigj: ``Askush, Zot``. Atëherë Jezusi i tha: ``As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më``.
Çiarli, burri që e ka shpëtuar këtë grua, ishte i pastër dhe i shejntë, dhe ia ka rikthyer asaj dinjitetin njërzor!
Të tjerët ishin të papastër e donin ta vrasin!
Krijoni Kontakt