Close
Faqja 61 prej 79 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 610 prej 788
  1. #601
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Do të vazhdojë të mbajë fryte.


    Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!

    Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit,

    që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit.

    Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa

    dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra;

    në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim

    dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.

  2. #602
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    URTIA


    Lum ai njeri që ka gjetur diturinë

    dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

    Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit

    dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.


    Ajo është më e çmuar se perlat

    dhe mbarë gjërat më të këndshme

    nuk mund të barazohen me të.

  3. #603
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    DËNIM... I MËSHIRSHËM.


    Ja, lum njeriu që Perëndia dënon;

    prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;


    sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon,

    plagos, por duart e tij shërojnë.

  4. #604
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Kërkoni të mirën


    Kërkoni të mirën e jo të keqen:

    e atëherë do të jetoni

    dhe Zoti Hyj do të jetë me ju.

  5. #605
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    DASHURIA E ZOTIT NDAJ NESH.


    Shikoni ç`dashuri të madhe na dha Ati,

    që të quhemi bij të Perëndisë.

    Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë.


    Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë,

    por ende nuk është shfaqur ç`do të jemi;

    por dimë se, kur të shfaqet ai,

    do të jemi të ngjashëm me të,

    sepse do ta shohim se si është ai.

  6. #606
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    TOBIA I MËSHIRSHMI.

    Mos i bëj askuit çka s' dëshiron të të bëhet ty.
    Ndaje bukën tënde me të uriturit
    dhe veshjen tënde me të zhveshurit.
    Kërkoji këshillat e të drejtëve
    e mos i përbuz këshillat e dobishme.
    Në çdo kohë bekoje Zotin
    dhe kërko prej tij t'i drejtojë udhët e tua
    e të gjitha shtigjet e tua
    që të shkojnë për së mbari
    synimet e tua.

  7. #607
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Jini të shenjtë!


    Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë, Zoti, Hyji juaj!
    Mos vidhni! Mos rreni!
    Askush mos ta gënjejë të afërmin e vet!
    Mos u përbe rrejshëm me emrin tim
    e kështu ta përdhosësh emrin e Hyjit tënd.
    Mos iu shpif të afërmit tënd
    dhe mos e rrëmbe.
    Fitimin e mëditësit mos e mbaj ti deri në mëngjes.
    Mos e shaj të shurdhin
    e mos i qit para pengesës të verbërit,
    por druaje Hyjin tënd. Unë jam Zoti.
    Mos bëni padrejtësi në gjyqe.
    Mos i mbaj krahun të varfrit as mos e përkrah të fortin:
    gjykoje me drejtësi të afërmin tënd.
    Mos shpërpall shpifje në popullin tënd
    dhe mos bashkëpuno në gjakderdhjen e të afërmit tënd. Unë jam Zoti.
    Mos e urre në zemrën tënde vëllanë tënd.
    E ke detyrë ta qortosh bashkëvendasin,
    të mos kesh pjesë në mëkatin e tij.
    Mos u hakmerr as mos ushqe hidhërim ndaj bijve të popullit tënd.
    Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.

  8. #608
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    "Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë".


    Prandaj, ngjeshni ijët e mendjes suaj,

    rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin

    që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit.



    Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme

    kur ishit në padijen tuaj,



    por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri,

    të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,


    sepse është shkruar: "Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë"

  9. #609
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Bëhuni bërës të fjalës


    Dhe bëhuni bërës të fjalës

    dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten

    Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur,

    i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të,

    duke mos qenë një dëgjues harraq,

    por një bërës i veprës,

    ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.

  10. #610
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PREFERENCAT E ZOTIT!


    Kështu thotë Zoti:

    "Qielli është froni im

    dhe toka është mbështetësja e këmbëve të mia.

    Ku është, pra, shtëpia që mund të më ndërtoni

    dhe ku është vendi i çlodhjes sime?



    Tërë këto gjëra i ka bërë dora ime

    dhe të gjitha kanë ardhur në ekzistencë,

    thotë Zoti.

    Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim?

    Mbi atë që është i përulur,

    ka frymë të penduar

    dhe dridhet nga fjala ime.

Faqja 61 prej 79 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Mesazh rinisë muslimane në botë‏ !
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •