NDIHMA...
Sytë e mi i çoj drejt maleve:
prej nga do të më vijë mua ndihma?
Ndima ime vjen prej Zotit,
i cili krijoi qiellin e tokën”.
(Ps 121,1).
Torrkerry.
NDIHMA...
Sytë e mi i çoj drejt maleve:
prej nga do të më vijë mua ndihma?
Ndima ime vjen prej Zotit,
i cili krijoi qiellin e tokën”.
(Ps 121,1).
Torrkerry.
GËZIMI...
Sa u gëzova kur më thanë:
“Eja , të shkojmë në shtëpinë e Zotit!”.
Ja tashmë këmbët tona shkelën
në dyert e tua, o Jeruzalem!
(Ps 122, 1-2)
Torrkerry.
PËRTËRITJE...
O Hyj, deh, na përtërij,
kthjelle fytyrën tënde
e na shëlbo!
(Ps 80,4)
Torrkerry
ARDHJA...
Profeti Zakaria tha:
“Atëherë do të vijë Zoti, Hyji im,
e me të të gjithë shenjtërit”.
(Zak. 14,5).
Torrkerry
SHPIRTI....
Isaia shkruan:
“Një pinjoll do të dalë nga trungu i Ieseut,
një pip i zgjedhur do të piptojë nga rrënja i tij.
Në të do të pushojë shpirti i Zotit,
shpirti i urtisë dhe i dijes,
shpirti i këshillave dhe i forcës,
shpirti i kuptimit dhe i frikës së Zotit”.
(Is. 11, 1-2).
Torrkerry
PRITJA....
Shën Pali shkruan:
“Atë ditë do të ma japë Zoti,
Gjykatësi i drejtë,
kurorën e drejtësisë,
dhe jo vetëm mua,
por të gjithë atyre
që do ta presin
me dashuri
Ardhjen e Tij”.
(2 Tm 4,8).
Torrkerry
E MIRA
Isaia tha:
“Kështu thotë Zoti,
Shpërblyesi yt,
Shenjti i Izraelit:
Unë jam Zoti, Hyji yt,
që të mësoj për të mirrën tënde,
të drejtoj të shkosh udhës që ecën”.
(Is 48, 17).
Torrkerry
SHPËRBLIMI...
Klith të madhe, mos druaj,
thuaju qyteteve të Judës:
“ Ja, Hyji juaj po vjen me fuqi,
zotëron krahu i tij:
ja me të është shpagimi i tij,
e para tij shpërblimi i tij!
Si bariu e kullot grigjën e vet,
në dorë i merr qengjat,
ngrykë i mbart: i këqur me kujdes pëllejat”.
(Is. 40, 10-11).
Torrkerry
KËRKIMI...
Isaia shruan: :
“Kërkojeni Zotin deri sa mund të gjendhet,
thirreni në ndihmë deri sa është afër!”
(Is. 55,6).
Torrkerry
ARDHJA...
Shën Pali shkruan:
“[Hyji] na mëson t’i biem mohit pabesimit
dhe dëshirave të shekullit
për të jetuar në këtë botë
urtisht, drejtësisht, dhe përshpirtërisht,
duke pritur shpresën e lume
dhe Ardhjen e lavdisë të të madhit Huj
dhe Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit”.
(Tt 2, 12-13).
Torrkerry.
Krijoni Kontakt