PASURIA E VERTETË:
NJË NDËRGJEGJË E DREJTË.
Në një natë të errët,
nhë një shpellë të errët,
në një gurrë të errët
një milingonën e zezë
Zoti e sheh.
PASURIA E VERTETË:
NJË NDËRGJEGJË E DREJTË.
Në një natë të errët,
nhë një shpellë të errët,
në një gurrë të errët
një milingonën e zezë
Zoti e sheh.
PASURIA
Qoftë bekuar Hyji.
Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
i cili na bekoi
me çdo bekim shpirtëror
në qiell
në Krishtin.
e vërteta
Ai që gëzohet për vendimin e mirë
nuk do të ketë frikë vendimin e dënimit.
Kjo është drejtësia, kjo është e vërteta.
Apo ndoshta, pse ti je i padrejtë,
gjykatësi nuk do të jetë i drejtë?
Apo ndoshta pseti je gënjeshtar,
e vërteta nuk do ta thotë atë që është e vërtetë?
Por nëse dëshiron tatakosh gjykatësin e mëshirshëm
ji ti i mëshirshëm para se ai të arrijë.
Fal nëse ndokush të ka fyer,
hiqe atë që ke tepër.
e drejta e njeriut
Doja të jetoj,
më keni vrarë.
Vëllëzerit e mi dëshirojnë paqem dhe gëzim,
por jetojnë të tmërruar në trishtim!
Shpartalloji, o Zot, ata që e duan luftën!
Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 15-11-2015 më 03:58
HYJI I MËSHIRSHËM,
BESIMTARË TË MËSHIRSHËM!
Këto janë dhuratat më të pëlqyera për Hyjin:
mëshira, përvujtëria, rrëfimi, paqja, dashuria.
Janë këto gjërat që duhet t’i bartim me vete
dhe atëherë do të presim me siguri ardhjen e gjykatësit
i cili “Do ta gjykojë botën me drejtësi,
do t’i gjykojë popujt me të vërtetën e tij”.
FUTE SHPATËNN TËNDE NË MILL,
SEPSE TË GJITHË ATA QË RROKIN SHPATËN
PREJ SHPATËS DO TË VDESIN
(Jezusi)
mëshira.
lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirën.
Jini të mëshirshëm pra, si edhe Ati juaj
është i mëshirshëm!
PASURIA
Por, vaj për ju, o pasanikë,
sepse e keni ngushëllimin tuaj!
Vaj për ju që tani jeni të ngopur,
sepse do të pësoni uri!
Vaj për ju që tani qeshni,
sepse do të vajtoni e do të qani!
Vaj për ju, kur të gjithë njerëzit do t’ju lëvdojnë,
sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!”
TË PASURIT?
Mbretëria u përket të varfërve dhe të vegjëlve,
domethënë atyre që kanë pritur me një zemër të përvujtë.
Jezusi është dërguar për «t’u kumtuar të vobektëve Ungjillin» (Lk 4, 18) .
I shpall ata të lumë, sepse «e tyre është Mbretëria e qiejve» (Mt 5, 3);
«të vegjëlve» Ati është denjuar t’u zbulojë
atë që mbetet e fshehtë për të diturit dhe të urtit .
Jezusi bën jetë të përbashkët me të varfrit,
që nga grazhdi deri në kryq;
njeh urinë , etjen , dhe skamjen .
Për më tepër arrin të njëjtësohet (të identifikohet)
me çdo lloj të varfërish
dhe e bën dashurinë vepruese ndaj tyre
si kusht për të hyrë në Mbretërinë e tij .
PASURIA
“Ishte një njeri i pasur që vishej me cohë të kuqe e me pëlhurë të çmueshme dhe gostitej shkëlqyeshëm si një ditë përditë.
Kurse para derës së tij rrinte një skamnor, plot çibana, që quhej Lazër
e dëshironte të ngihej me dromcat që binin nga tryeza e pasanikut. Madje edhe qentë vinin e ia lëpinin varrët.
Vdiq skamnori e engjëjt e çuan në prehër të Abrahamit. Vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
Në ferr, ndër mundime të mëdha, çoi sytë e pa prej së largu Abrahamin dhe Lazrin në prehrin e tij
e bërtiti: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua e dërgoje Lazrin ta lagë majën e gishtit të vet në ujë
e të ma flladisë gjuhën se po mundohem për së tepërmi në këtë flakë.’
Abrahami iu përgjigj: ‘Mos harro, o bir, se ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate,
ndërsa Lazri të këqijat; tashti, ky këtu gëzon e ti vuan.
Por, për më tepër, ndërmjet nesh e jush është një humnerë e madhe,
kështu që, edhe ata që do të donin të kalojnë prej këndej te ju, nuk munden,
po ashtu edhe prej andej të kalojë këndej, s’mundet askush!’
Pasaniku vazhdoi: ‘Atëherë, po të lutem, o atë, çoje Lazrin në shtëpinë e tim eti,
se i kam pesë vëllezër e le t’i qortojë seriozisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh.’
Abrahami iu përgjigj: ‘Kanë Moisiun e profetët, le t’i dëgjojnë ata!’
Pasaniku i tha: ‘Jo, o atë Abraham, por nëse shkon ndokush prej të vdekurish tek ata, veç atëherë do të kthehen!’
Iu përgjigj: ‘Nëse, vërtet, nuk e dëgjojnë Moisiun e profetët,
nuk do t’u mbushet mendja edhe nëse ndokush ngjallet prej të vdekurish. ’“
Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 21-11-2015 më 05:53
Krijoni Kontakt