KUJDESI...
Jezusi tha:
"As një fije floku s'do t'ju bjerrë prejkresë".
(Lk 21,18).
Torrkerry
KUJDESI...
Jezusi tha:
"As një fije floku s'do t'ju bjerrë prejkresë".
(Lk 21,18).
Torrkerry
MBROJTJE...
Jezusi na ka mësuar që të lutemi kështu:
“Atyi ynë, që je në qiell...
e mos lejo të biem në tundim,
por na shpëto nga i Ligu”.
Mat 6,9.13).
Torrkerry
NGUSHËLLIMI...
Le të më ngushëllojë mëshira jote,
sipas premtimit që i dhe shërbëtorit tënd.
(Ps 119,76).
Torrkerry
DREJTËSIA...
Shën Pjetri ka shkruar:
“Zoti di t’i lirojë besimtarët nga provat,
por edhe t’i ruajë të mbrapshtët
për t’i ndëshkuar Ditën e Gjyqit”.
(2Pt 2,9).
Torrkerry
LAVDI...e Zotit është njeriu i gjallë.
Shën Pali shkruan:
“E kur të duket Krishti,
Jeta juaj,
atëherë edhe ju bashkë me Të
do të shfaqeni plot lavdi”.
(Kol 3,4).
Torrkerry.
MËSHIRA...SHëLBIMI...
Na e trego, o Zot, mëshirën tënde,
dhe na e jep shëlbimin tënd.
NGA LITURGJIA.
Torrkerry
MBROJTJA...
Një premtim për popullin e Zotit:
“Zoti do të ruajë nga çdo e keqe,
Zoti do ta ruajë jetën tënde.
Zoti do të ruajë vajtjet e ardhjet e tua
që tani e përgjithmoinë e jetë”.
(Ps 121, 7-8).
Torrkerry
MIRËSIA...
Sepse Zoti ka për dhënë çdo të mirë
edhe toka jote do ta japë frytin e vet
(Ps 84,13)
Torrkerry
DASHAMIRËSIA...
Ti,o Zot, e bekoin të drejtin,
Si shqyt e mbron dashamirësia jote.
(Ps. 5,13)
Torrkerry
DISIPLINË...
Salomini tha:
“Ecën udhës së jetës kush e mban disiplinën, kurse ai që i harron qortimet endet jashtë udhes”.
(Fu 10’17).
crici_01
Ndryshuar për herë të fundit nga crici_01 : 01-12-2008 më 11:16
NDERSHMËRI...
Zoti tha: “Mos vidhni! Mos rreni! Askush mos ta gënjejë të afërmin e vet!”
(Lv 19,11)
Torrkerry
PËRKUJDESJE
“Që, sytë e Zotit janë mbi ata që e druajnë,
mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij:
Për t’i shpëtuar nga vdekja
e për t’i ushqyer në kohën e urisë”.
(Ps 33,18-19)
Torrkerry
NDIHMA...
“Shpirti ynë shpreson në Zotin,
ai është ndihma dhe mburoja jonë.
Zemra jonë në të e ka shpresën,
shpresojnë në ëmrin e tij të shenjtë”.
(Ps 33, 20-21).
Torrkerry
MIRËSIA...
Mirësia jotë qoftë mbi ne, o Zot,
Sikurse ne shpresojmë në ty”.
(Ps 33, 22)
Torrkerry
KTHIMI...
"Atë ditë njeriu do të drejtohet kah Krijuesi i vet
e sytë e tij do ta shikojnë Shenjtin e Izraelit".
(Iz 17,7).
Torrkerry
BUJARIA...
Mirësia jote, o Zot, deri në qiell,
bujaria jote deri në majë të reve!
Drejtësia jote si malet më të lartat,
gjyqet e tua porsi Humnera e madhe:
njerëz e kafshë ti, o Zot, i shpëton”.
(Ps 36, 6-7).
Torrkerry
PAQE...
"Zoti i jep fuqi popullit të vet,
Zoti e bekon popullin e vet me paqe".
(Ps 29,11).
Torrkerry
NDIHMË...
“Do ta thërras në ndihmë Hyjin e Tejetlartë,
Hyjin që më bën mirë”.
(Ps 57, 3).
Torrkerry
Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 04-12-2008 më 05:42
SHËLBIMI...
“Vesoni, o qiej, prej së larti, vesoni,
edhe retë le të rigojnë drejtësinë;
le të hapet toka e le ta lindë Shëlbuesin,
bashkë me të le të lulëzojë drejtësia!”.
(Iz 45,8).
Torrkerry
PAQE...
Atë ditë do të jetë një vreshtë i ëmbël:
këndoni atij!
Unë, Zoti, atë e ruaj,
çdo kohë vetë e ujis,
roje e rri natë e ditë,
që askush të mos e dëmtojë.
Kundër tij nuk jam zemëruar.
A qet ferrë e hallugë?
Në luftë do të sulem kundër tyre,
në flakë të zjarrit do t’i djeg!
O, më mirë le të bjerë në ndore,
le të bëjë me mua paqe,
me mua paqe le te bëjë.
ISAIA 27,2-5/
Torrkerry.
Krijoni Kontakt