HIRI...
“Sepse me hir,
në saje të fesë,
jeni shëlbuar!
Dhe kjo s’vjen prej jush,
por është dhuratë e Hyjit!
(Ef 2,8).
Torrkerry
HIRI...
“Sepse me hir,
në saje të fesë,
jeni shëlbuar!
Dhe kjo s’vjen prej jush,
por është dhuratë e Hyjit!
(Ef 2,8).
Torrkerry
DASHURIA...
Shën Gjoni shkruan:
“Vërtet, Hyji aq fort e dëshi botën
sa që e dha një të vetmin Birin e vet
kështu që, secili që beson në të,
të mos birret,
por ta ketë jetën e pasosur”.
(Gjn 3,16).
Torrkerry
SHPRESA...
Psalmisti këndon:
“Ti i urren shërbërtoret e idujve të rrejshëm,
ndërsa unë shpresën e kam në Zotin”.
Ps 31,7.
Torrkerry
RIPËRTËRITIA...
Isaia shruan:
“Sepse, ja,, unë po krijoj qiell të ri e tokë të re;
të kaluarat s’do të kujtohen, më ndër mend nuk do të bien”.
Is 65, 17.
Torrkerry
SHPRESA...
Isaia skruan:
“Më dëgjoni ju që ndiqni drejtësinë,
ju që kërkoni Zotin,
shikojeni qetën nga qetë prerë
dhe gropën e humnerës nga qetë nxjerrë!
(Is 51,1)
Torrkerry
UJË...
Isaia shruan: “O ju të gjithë që jeni të etshëm,
ejani tek ujët,
le të vijnë gjithashtu edhe ata që s’kanë para!
Bleni drithë e hani;
ejani e bleni pa para e pa pagesë verë e qumsht!
(Is 55,1)
Torrkerry
JEZUSI...
JEZUSI THA:
“Unë jam Ringjallja dhe Jeta:
kush beson në mua,, nuk do të vdesë kurrë”.
(Gjn 11,25)
Torrkerry.
MIRËSIA...
Shën Pali shkruan:
“Hyji është ai që, simbas mirësisë së vet,
ndikon në ju e të doni e të veproni”.
(Fil 2,13).
Torrkerry.
ZOTI...
Psalmisti këndon:
“Le të galdojë zemra e atyre që e kërkojnë Zotin.
Kërkojeni Zotin dhe fuqinë e tij,
kërkojeni gjithmonë fytyrën e tij!”.
(Ps 105,3-4).
Torrkerry
URATË...
Salomoni tha:
“Priri sytë e tu mbi uratën e shërbëtorut tënd e të popullit tënd
e dëgjo gjithçka që do të kërkojë prej teje”.
(1Mb 8,52).
Torrkerry
Krijoni Kontakt