SHPËTIMI...
Psalmisti këndon:
“Shpëtimi i të drejtëve vjen prej Zotit,
ai është strehimi i tyre në ditë të ngushtë.
Vetëm Zoti u ndihmon, ai i ruan,
do t’i shpëtojë nga bakëqijtë
sepse shpresuan në të”.
(Ps 37, 39-40).
Torrkerry
SHPËTIMI...
Psalmisti këndon:
“Shpëtimi i të drejtëve vjen prej Zotit,
ai është strehimi i tyre në ditë të ngushtë.
Vetëm Zoti u ndihmon, ai i ruan,
do t’i shpëtojë nga bakëqijtë
sepse shpresuan në të”.
(Ps 37, 39-40).
Torrkerry
FJALA....
Shën Jakobi shkruan:
“Prandaj, flakni tej çdo ndyrësi dhe çdo të keqe tjetër
e me plot butësi pranoni fjalën e mbjellë në ju,
e cila është e aftë t’i shpëtojë shpirtrat tuaj”.
(Jak 1,21).
Torrkerry
FEJA...
Shën Pali shkruan:
“Feja është një mënyrë pasjeje
të sendeve që shpresohen,
mjet të njihen sendet që nuk shihen”.
(Heb 11,1).
Torrkerry
HYJ-NJERI...
Shën Marku shkruan:
“Vallë, kush është ky
që po i nënshtrohen era dhe deti?”.
(Mk 4, 41).
Torrkerry
KRISHTI JEZUS
“Krtishti Jezus,
edhe pse me natyrë Hyj,
barazinë e vet me Të
Nuk e çmoi si një visar
që s’mundet pa të,
por ja mohoi vetvetes,
e mori natyrën e shërbëtorit
dhe u bë i ngjashëm me njerëz,
dhe, për kah pamja e jashtme,
dukej vetëm njeri”.
(Fil 2,6-7).
Torrkerry
RINGJALLJA...
Pas ringjalljes së djalit të vejushës së Nainit:
“Të gjithë i kapi frikë të madhe
dhe lëvdonin Hyjin duke thënë:
‘Profet i madh u duk ndër ne!
Hyji e pa popullin e vet!’.”
(Lk 1,16).
Torrkerry
JEZU KRISHT HYJ
"Atëherë i thanë të gjithë: 'Ti, pra qenke Biri i Hyjit?'.
Ai u përgjigj:
'Ju thoni të vërtetën! Unë jam!'. "
(Lk 22,70)
Torrkerry
JEZU KRISHTI...
Shën Pali shkruan:
“Jezu Krishti e asgjësoi vdekjen
dhe bëri të shndrisë jeta
dhe pavdekësja me anë të Ungjillit”.
(2 Tim 1,10).
Torrkerry
JEZUSI...
Shën Pali shkruan:
“Edhe ne,
të rrethuar me një re kaq të madhe dëshmitarët,
ta flakim tej çdo barrë
dhe mëkatin që na pengon,
dhe të vrapojmë me qëndresë
në luftim që na u caktua,
me shikim të drejtuar
mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin...”.
(Heb 12,1-2).
Torrkerry
SHPËRBLIMI....
Shën Pali shkruan:
“Hyji nuk na ka caktuar për të qenë ndëshkuar
me drejtësinë akmarrëse të tijën,
por që ta fitojmë shpërblimin
nëpër Zotin tonë Jezu Krishti,
i cili vdiq për ne
që – ende të gjallë ose të vdekur –
të jetojmë bashkë me Të”
(1 Ts 5,9).
Torrkerry
Krijoni Kontakt