Close
Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 298
  1. #281
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Mirese ju gjeta...

    Si po ma kaloni? C'thote sofra?

    Meqe saura donte shurup thane une du thana safi... ka ngel noi cik apo i keni ba te gjitha raki

    Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat, kudo qofshit.
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  2. #282
    Ca do te pish milaniste se sot qeras une se jam ne shtepi.?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  3. #283
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    O sa popull i mire dhe i bute qe jeni mo Flori ,dhe xhane i thua ?
    mua me çdo me gostitesh ,ndonje gliko me manafera dhe nje çik shurup thane dua une ,i qani zaijrete dhe nikoqire e te paster jeni e ne fund nje kenge te Mentor Xhemalit ,degjohemi prap sofra ...
    Ty të lumtë goja, se mjalt nxirke nga goja, mos ke ndonjë damar nga Përmeti zotrote!
    Mirë se na urdhërove një herë se na nderove.
    Për të ngrënë e për të pirë unë s'po zgjatem shumë por po të sjell një pjesë nga Fan S Noli:
    "Do të hash e të bësh qejf,
    Sofrën shtruar si për mbret,
    Pastërtar e për yzmet,
    Të tillë gjen veç në Përmet..."
    Eh çma kujtove atë rehaninë e thanës se gjyshja ime e qan, edhe rehani manaferre bën por unë për vete preferoj atë të thanës. Gliko kemi nga të gjitha sojet, do gliko arre, a do gliko kumbulle, a do gliko shalqini?

    Edhe në fund të përshëndes me "O dhëndërr ku vete kështu" nga Mentor Xhemali!

    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #284
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Pershendetje sofra

    Uroj te jeni mire dhe po hedh nja dy teke raki per shendetin tuaj

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #285
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    E de e, avash me ato teket, se po se toke një çikëz gotën, sikur nuk zë ai shëndeti.
    Ja të paça!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #286
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Mir se ju gjeta Permetar.



    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  7. #287
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    O mire se ju gjeta..
    Ne kete Sofer te madhe...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  8. #288
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    1
    pershendetje flori dhe zoti te dhente shendet dhe gjithe te mirat qe na bene te cmallemi me qytetin ton me qytetin e trendafilave dhe te kultures faleminderit per fotot qe ke vene aty se e shikojme dhe na duket sikur jemi ne permetin e trendafilave

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e bucelthi
    Anëtarësuar
    30-07-2009
    Postime
    2
    mireseugjeta sofra permetare

  10. #290
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Ca gjëra ndodhin për herë të parë në Përmet

    Emri:  1676987172_246133234364092largejpg.jpg

Shikime: 717

Madhësia:  54.2 KB

    Frrok Çupi

    Në të vetmen hapësirë ku mund të them se njeriu e ka në dorë orën e kohës; e ka në dorë dhe e kthen pas, e mban në vend, e dëshmon si një ditë e një shekull, i bën çfarë të dojë… Mendoj se Përmeti ka sfiduar filozofë të mëdhenj të botës që thonë me të drejtë se ‘koha nuk kthehet pas’.

    A mund të vini ta provoni?! Kur po ndërtohen rrugët e Përmetit drejt Leskovikut e Kolonjës dëgjoheshin fëshfërima fjalësh sikur ‘po na ikën duarsh’ edhe kjo strehë. Kudo ku janë ndërtuar rrugë e ura, kudo ka ndodhur të mos jetë më ajo që ishte. Kam provuar vite të shkuara në Drimadhes, ku parkonte vetëm makina ime dhe e nja dhjetë të tjera, e notonin 30 vetë gjithsej. Kur njerëzit vërshuan në komoditet, atëherë humbi ‘Drimadhes’.

    Çfarë e mban Përmetin larg kësaj ligjësie?

    Në Përmet çfarë ndodh, ndodh për herë të parë. E pyeta kryetaren e Bashkisë, zonjën Alma Hoxha: ‘Moj mike, a nuk ke frikë?… A nuk ke frikë se papritur, teksa ti je në post e sa hap sytë Përmeti të ka dalë duarsh; të mos jetë më ky që është?”.

    Kjo mund të ndodhë mijëra herë, por më duket se jo Përmetit.

    Është i fundit ky që ka mbetur prej gjithë historisë sonë kombëtare, ku koha ka marrë formatin e një serveri gjigand kompjuterik, server që të mban në kohë, të sjell kohën që ishte, të projekton edhe për nesër.

    Këtu shumë gjëra, që i thërrasim kombëtare, këtu kanë ndodhur për herë të parë.

    Ti mund të vish për herë të parë në Përmet, por s’e besoj se ka mbetur njeri për një ‘herë të parë’. Ke harruar se ka disa orare ku në rrugët e qytetit nuk gjen as këmbësorë as makina. Asnjë, për bè! Është e shtune; dal në dritaren e hotelit tradicional ‘Përmeti’ ku më shfaqet gjithë qyteti për andej nga Gryka e Sopotit. Asnjë njeri në rrugë. Të shtunave dhe të dielave qyteti i ngjan një perle të botës së Perëndimit: Gjenevës, a Bonit, a Oslos… Për herë të parë në Përmet, që nga shekulli i kaluar, shikoj se dy orë në ditë mund të mos blesh dot as cigare: Që nga ora 3 deri në 5 pasdite gjithçka mbyllet. Njerëzit mblidhen në familje, marrin fëmijët nga kudo janë, i japin ‘avdes’ jetës dhe pastaj prapë në lëvizje. Në Parmet ka një dekadë që nuk shënohet asnjë vepër penale në gjykatë.

    Këtu të gjitha rrugët kalojnë përmes njerëzve të murosur, sidomos natën. Natën bie një dritë e mahnitshme poshtë që nga mali me borë dhe zbardh portrete mermeri në parqe. Përmeti është i pari mes qyteteve të Mesdheut që numrin e ‘të lavdishmëve në statuja’ e ka më të lartin në raport me të gjallët e qytetit. Kam frikë se po të takojmë një artist të admiruar duhet të ruhemi e mos e pyesim nga është se na del ‘nga Përmeti’. Si me themelet e një shkolle në Durrës: Sa nisën të gërmojnë, aty u zbulua një pasuri e madhe arkeologjike; para dy ditësh. Sapo disa artistë kishin hapur një faqe në fb për ditëlindjen e Antoneta Papapavlit, aktore, shfaqet Përmeti si vendlindje.

    Të tjerët janë botërisht të njohur.

    Ka shumë njerëz, ndoshta shumica, që për herë të parë po mësojnë tani se edhe Tefta Tashko Koço ishte me rrënjë Përmeti. Tefta Tashko është vajza e patriotit te shquar nga Frasheri, Thanas Tashko.

    Hera e parë në historinë e një skulptori të përmasave botërore, Odise Paskali, këtu në Përmet është hapur pavijoni i muzeut të tij. E bija vjen herë pas here, vjen në shtëpinë e saj prej babai. Por hera e parë që një artist si ai ka guxuar t’i shikojë ‘gjigandët’ e vet edhe në trajtë minore përveçse të stërmadhe. Aty ke një Skënderbe të madh, dhe një bocet të vogël pranë; një Enver Hoxhë të madh dhe një sa gjysma e dorës; aty ke të Uriturin- të madh, dhe bocetin e të Uriturit; Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Idriz Seferin, Vëllezërit Frashëri, Partizanin Fitimtar, Holokaustin… të gjithë- edhe të mëdhenj edhe minorë pranë njëri tjetrit. Artisti i dominon vetë përbindëshin brenda njeriut.

    Pranë njëri tjetrit i ka mbajtur Përmeti edhe ‘armiqtë’; në Përmet nuk janë ‘grindur’ kurrë. Këtu janë së bashku Aili Bej Këlcyra dhe monumenti i Kongresit të Përmetit, gjë që nuk ka bërë vaki të jenë edhe zogistë edhe komunistë; edhe bejlerë edhe shpronësues; edhe komunistë edhe ballistë, edhe pd-istë edhe ps- istë, edhe besimtarë edhe të pa fe.. Kongresi ua shtetëzoi ‘Ali Bejve’ sarajet, floririn, pasurinë të tërë, por në Përmet rrinë përballë kalaja e Ali Këlcyrës si atraksion turistik, ashtu edhe vetë Kongresi. I pari qytet i Shqipërisë ku nuk ka një zhgarravinë mbi monumentin e Kongresit- ky është Përmeti. Historia në këtë qytet i përket secilit.

    Edhe Mit’hat Frashëri është mbajtur pranë të të atit, si një njeri i gjallë përjetë. Më vjen siku babë e bir kaluan dekada nën rrënojat e tërmetit- siç po ndodh në Turqi, por mbijetuan gji në gji, nën rrënoja. Në shkollat e vendit tonë janë dhënë mijëra orë mësimi mbi lavdinë e Abdyl Frashërit, por asnjëherë nuk thanë se Abdyli ishte babai i Mit’hat Frashëri- një kolos tjetër i mendimit dhe vlerës sonë.

    Njëri ishte mbajtur, Mit’hati ishte ‘fshirë’. Përmeti nuk fshin asnjë vlerë. Bëhet pyetja ku ndodhet ky bark kaq i gjerë që i mban të gjitha vlerat e kësaj krahine. Madje është një qytet kaq i vogël, kaq i pastër, kaq bukur arreduar e shtruar… Gjatë gjithë kohës prodhon verë, por verë që sa ka humbur ai që nuk e provon. Prodhon gliko e raki, zahire të pashoqe dhe bujari…

    Por prapë Përmeti mbetet ky qytet i vogël që ka magjinë e kohës: Sa herë ndodh një gjë, këtu ndodh për herë të parë. Për herë të parë do ta shijosh Përmetin edhe sikur para një jave të kesh kaluar.

    Shqiptarja

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (03-07-2023)

Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Forca e jetës në këmbët e vogëlushes 10 vjeçare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 18:09
  3. Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:26
  4. Kembet - pesediteshit
    Nga qyfyri në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2002, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •