Konini, 3-golëshi i fitores së Përmetit
Përmeti - Këlcyra 4‑1
Përmeti: Fishta, Kita, Hajredini, Brahimaj, Kruti (Kristo 49′), Kuro (Qamo 85′), Bregu, Komino, Karalliu, Konini, Qose (Menaga 27′). Trajner: A.Lapaj.
Këlcyra: Lezo, Qyra, Kule, Kanani, Dervishi, Lame, Bejko, Dorti, Elezi, Kamberi (Premto 72′), Manaj (Sadikaj 54′).
Trajner: I.Dervishi.
Shënues: Konini 7, 17, 47, Menaga 51′ / Elezi 49′
Gjyqtarë: S.Disha, E.Kucaj, E.Tafili (Memaliaj)
Kartonë të verdhë: Kuro, Kruti, Kamberi, Kanani
Përmeti ka fituar thellë në derbin me Këlcyrën, ndërkohë që protagonist kryesor i ndeshjes ka qenë Konini, i cili ka shënuar 3 gola. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur, një derbi i vërtetë. Iniciativën e kishte në fillim ekipi i Këlcyrës, por ishte vetëm një shkëndijë, sepse Përmeti ka kaluar në avantazh në minutën e 7-të. Konini, pas 10 minutash, ka shënuar edhe golin e dytë personal, duke shfaqur një formë të shkëlqyer. Miqtë nga Këlcyra u munduan të zhvillonin në lojë të bukur dhe midis tyre u dalluan kapiteni Bejko dhe Elezi, por sulmet e tyre u thyen nga mbrojtësi Hajredini dhe portieri Fishta. Me fillimin e pjesës së dytë, Konini shënoi edhe golin e 3-të, ndërsa 2 minuta më pas Elezi ka shkurtuar diferencën. Rezultatin e ka vulosur Menaga në minutën e 5-të dhe në fund ajo që ka gëzuar, ka qenë tifozëria përmetare.
Roland Suli
Oleeeeeeeee Oleeeeeeeeeeeeeeee Oleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
Do fitojmë Ligën e Kampioneve këtë vit!
Krijoni Kontakt