Close
Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 298 prej 298
  1. #291
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Mbrëmë në Përmetin tim dhe Nonda Bulka që qesh e qan si bilbili!

    Pas një takimi të rastësishem, të ngrohte e jo të shkurtër, në një kafene të thjeshtë përkrah ish- kinema ‘Partizani’, me partizanen shekullore Mynever Shuteriqi, u përgatita për të udhëtuar drejt Permetit tim. Ashtu i emocionuar nga ajo bisedë aspak e rëndomtë me një grua të rrallë, të mençur e fisnike, që këmbënguli ta ndanim bashkë një ëmbëlsirë të vogël mbi tavolinë, po meditoja natyrshëm.

    Emri:  1627814615_permet1.jpg

Shikime: 819

Madhësia:  51.1 KB

    Kristo Mërtiri

    Pas një takimi të rastësishem, të ngrohte e jo të shkurtër, në një kafene të thjeshtë përkrah ish- kinema ‘Partizani’, me partizanen shekullore Mynever Shuteriqi, u përgatita për të udhëtuar drejt Permetit tim. Ashtu i emocionuar nga ajo bisedë aspak e rëndomtë me një grua të rrallë, të mençur e fisnike, që këmbënguli ta ndanim bashkë një ëmbëlsirë të vogël mbi tavolinë, po meditoja natyrshëm. Është ndoshta e fundit dëshmimtare e gjallë dhe punonjëse veterane e shtypit, që nga koha e ndritur e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vajzë me rrënjë gjirokastrite. Një ditë të afërt, me siguri do të shkruaj më gjatë… Kisha të drejtë të përfytyroja edhe ato vajza të nënave si yje, tek rendnin me pushkët në krah dhe torbat me fishekë e fletorka ku mësonin shkrim e këndim gjatë pushimit te betejave. Rendnin drejt atij kuvendi historik të paharruar, drejt Kongresit të Përmetit. Si delegate të zgjedhura nga populli, por edhe si partizane të kulluara që ëndërronin dhe luftonin për lirinë e mëmëdheut. Demokrate të vërteta, në shpirt e në mendime, në fjalë e në veprime. Kujtova udhetimin tim të parë, pasi lashë Tiranën e do të filloja korespodent profesionist, me rezidencë në qytetin e luleve të pathara në çdo stinë. Historikisht, 2 përmbytje dhe 3 zhuritje, me urë zjarri në duart e pushtuesve, mbahen mend nga shkretimi dhe përvëlimi i gonxheve të pa çelura. Dhe ‘’ashtu si tërë Arbri , i përngjet atij zogut të Lindjes, që digjet dhe ringjallet prej hirit te vet !’’.U bë më i bukur, më i mirë. Por mbrëmë Vjosa e bekuar, sikur e la mënjanë gumëzhitjen dhe mërmërimën gurgulluese të pranverës. Rreth 80 maje kështu ! Ua la vendin kabave e sazeve të gëzuara…

    Ajo mbrëmja dhe nata e pare si gazetar, nuk më shqitet nga mendja. Sidomos data 23 Maj ! Shëmbellente me përgatitjet e një dasme të madhe. Dhe jo vetëm nga këngët e meloditë që zgjeronin kraharorin e njeriut. Era e sokakëve të sapo lyer me gëlqere, ndiehej në çdo hap. Familjet ndërronin qilimat e rrugicat e shtruara në dimër. Bëheshin gati disa lloje glikosh për të pritur miqtë e mysafiret. Qyteti dyfishohej si papritur . Selvite e famshme rreth banesës së fundit të Dëshmorëve të Atdheut, grumbullonin më tepër se kurrë bilbila e zogj shtegtarë që nuk pushonin së kënduari. Vonë, te lëndina përballë, shikoje mjaft njerez të ulur këmbëkryq sipas fiseve, fshatrave, shoqërive e miqësive. Të veshur me rroba të reja, të pastra si bora mbi Nëmërçkë. Shtroheshin pranë ‘ sofrave’ të mëdha në natyrë, me mish, bulmet, raki e verë. Sikur hidheshin pas kraheve hallet e marazet ! Dhe shpërthenin këngët popullore. Ja thoshte Deshnica e ia priste Malëshova, Dangëllia, Cerja, Rrëza e Shqeria. Një festival i çuditshëm masiv, pa dirigjente e konferencierë, pa skena zyrtare.

    “Shokët” , vepra monumentale e drithëruese e përmetarit të madh, Odhise Paskali, priste e percillte vizitorë të thjeshtë dhe “këmbët” i mbulonte me lule të fresketa.Një natë e pa gjumë që gëzonte edhe gurët e drurët. Dhe i thoshte si pa kuptuar “ Mirëserdhe !”, dates 24. U kthye në traditë të veçantë, që pluralizmi e pakësoi dhe e zbehu shumë. Rrallë mund të ketë munguar i pa përsëritshmi këngëtar, Mentor Xhemali, ish-mitralieri partizan te beteja e njohur e Grykës se Mezhgoranit. Linte pak orë kryeqytetin, Teatrin e Operës e Baletit dhe zbriste në vendlindje më i përtërirë e pa fodullëk. Por lidheshin edhe dashuri e miqësi të reja.

    ‘Përmeti im ! A të kujtohet? Dikur 2 bilbila, kanë kënduar këtyre anëve: njëri majë kodrave të Dangëllisë, tjetri prapa Dhëmbelit, në fushat e Çajupit!. Ja mernin këngës me të qarë. BilbilFrashëri e bilbil Zagorie. Kënduan edhe për të ardhmen, që nuk e panë dot me sy. Ndërsa për braktisjen biblike të sotme të fshatit shqiptar, me siguri do të vajtonin hidhur e plot revoltë. Kohëra të tjera me rropamë kapitaliste po rrokullisen shpejt edhe në psikologjinë kolektive në fshat e qytet. ‘ Modernja’ me petkun e majmunërisë, herë-herë sikur i vë brylin traditës së mirë dhe nxjerr gjuhën e tallet nga istikamet ‘europiane’. Megjithëse Sazet e Përmetit vazhdojnë të ngrenë në këmbë e të duartrokasin, edhe vetë Parlamentin Evropian ! Pa harruar zërin e mrekullueshem si burimet rrëzë Dhëmbelit të Tefta Tashko Koços, që shpesh ngre edhe të vdekurin nga varri. Pa harruar akademikë të sotëm në gjuhësi, skulpturë e pikturë, muzikë e teatër, etj. Të gjithë me themele të forta Përmeti ! 24 Maji i ftonte e ofronte secilin pa ftesa në zarfe, pa vula zyrtare e salltanete fanfare. Të vërtetën e atij Kuvendi historik me shumicën e delegateve patriotë e figura popullore të zgjedhura nga populli i krahinave të ndryshme, jo partiakë të thekur. Parti mbi çdo parti kishin Shqipërinë hallemadhe ! Rrezet e atij Kongresi të paharruar e me erë baroti (jo me brilantine nga zyrat nazifashiste) , ‘ia çorën përgjithmonë perden natës shekullore, grisën errësiren e Dimrit dhe paralajmëruan Pranverën e madhe. Rreze që ngrohen dhe ndezën zemrën e një populli të tërë’ …

    Kur po mbaroja vitin e parë të studimeve të larta në gazetari, më ka mbetur në mendje një letër e botuar në gazetën ‘Drita’, dy javë para 24 majit, e titulluar ‘ Heroizmi u perket trimave’. E shkruar në vigjilje të Çlirimit, në mes të partizanëve në Shkallë të Tiranës. Origjinalin e kishte ruajtur Shefqet Musaraj nga Lumi i Vlorës. Nuk qe shkruar nga një dorë dosido, por nga pena e një përmetari penëmprehte, nga pena e shkrimtarit dhe publicistit te shquar, Nonda Bulka. E kujtova edhe mbrëmë, kur po kaloja pranë shkollës me emrin e tij. ‘ Të paktën, dy librat e tij me redaktore Rozeta Uçin, duhet t’i mbajnë si libra xhepi studentët e sotëm të Degës së Gazetarisë’, më thotë me të drejtë shpesh në Tiranë një kolegu im i vjetër. Shkollë më vete, që thyen erën e ftohtë dhe të akullt në përshkrimet e ditës. Nonda Bulka që gjithë jetën qau e qeshi si bilibli, përmetar 24 karat, profesori ynë i dashur Muzafer Xhaxhiu e gdhendëte me dy fjali: ‘ Idealisti i pastër që nuk diti kurre ç’eshte paraja, nuk vuri kurrë një grosh në xhepin e tij… Erdhi në këtë botë me ironine e mprehtë në majën e gjuhës dhe iku duke marrë me vete gazin e jetës’. Ishte pranë revistës së famshme ‘Hosteni’, qysh në orët e para të lindjes së saj. Në kohën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur propaganda ligërshane e shërbëtorëve faqezinj të pushtuesit, villte vrer e zehër mbi të rejat e të rinjtë partizanë dhe shpifte pacipërisht, 38 vjeçari nga Leusa, e mbyllte letren thjesht e mjaft fshikullues ndaj rrufjanëve të korruptuar. Pa bërtitur e vetëm me një episod të shkurter që flet gjatë:

    ‘Xha Goxhoja nga Brataj i Vlorës, vullnetar i orës së parë, është 68 vjeç. Ka mësuar Abetaren pune e madhe dhe, aq sa ua kapërceu çunave dhe mori lëvdata. Hyri në Brigadën e Pestë Partizane për të zëvendësuar djalin e tij që ra heroikisht në Brigadën e Parë.

    Në këtë minutë që po të shkruaj erdhi lajmi se xha Goxhoja ra edhe ai Dëshmor për Atdhe !..’.

    Mbrëmë në Përmetin tim bisedova gjatë me Nondën dhe gjithe përmetarët e mi…


    Shqiptarja

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (25-05-2023)

  3. #292
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Video interesante per Permetin.


  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    Albo (23-09-2023)

  5. #293
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Qyteti ka patur me shume gjelberim ne qender. Tani duket se gjithcka eshte kthyer ne beton dhe asfalt. Sistemuar paster e bukur por gjelberimi mungon.

    Profesori Aleks Todhe beri nje gabim te vogel ne pershkrimin e Gurit te Qytetit. Nuk mendohet qe aty te jete lutur Shen Pjetri, por Shen Pavli. Ne librat e Dhiates se Re lexojme edhe thenien e tij: "Predikova Ungjillin nga Jeruzalimi ne Iliri..."

    Rreth gurit te qytetit ka patur shkembinj te tjere me te vegjel. Keta shkembenj u hodhen ne ere me dinamit ne kohen e komunizmit per te ndertuar rrugen, lulishten e pallatet. Gjithe tabani nentokesor i qytetit eshte shkembor. Kjo duket edhe shkembinjte anes dy brigjeve te Vjoses.

    Emri Përmet i qytetit mund të jetë në nder të princit Prempti në kohën e mesjetës, por unë mendoj se emri i qytetit është në nder të Shën Parashqevisë. Ajo është një nga shenjtoret më të hershme të Krishtërimit në Romë. Parashqevi është greqisht dhe në shqip është e prempte. Qyteti ka edhe Kishën e vetë në nder të kësaj shenjtore, Kishën e Shën e Premptes. Unë mendoj se kjo shenjtore është mbrojtëse e qytetit dhe në nder të saj ka marrë emrin edhe qyteti.



    Përmetarët kanë patur një traditë të zhvilluar për verën. Në të dyja anët e Vjosës kur vjen nga Leskoviku, lugina ka qenë e gjitha vreshtari. Përmetarët kultivonin rrushin dhe prodhonin raki dhe verë. Kjo traditë u prish dhe humbi me ardhjen e komunizmit, që kolektivizoi tokën dhe i prishi vreshtat. Fatkeqësia e madhe është që njerëzit humbën këtë traditë, nuk e trashëguan dot.

    Qendra administrative e zones nuk ka qene Gjirokastra, ka qene Janina. Përmeti ka më afër Janinën se Tiranën. Gjithë tregtarët përmetarë blinin e sillnin mall nga Janina. Përmeti ka qenë edhe një qendër e madhe tregtare për gjithë zonën. Qyteti ka patur mbi 200 dyqane të vogla në qendër. Ata furnizonin jo vetëm qytetin e vogël të Përmetit, por gjithë fshtatrat përreth. 3/4 e gjithë popullsisë së zonës së Përmetit jetonin në fshatrat e zonës. Zgjidhnin të jetonin të lirë majë malesh, larg ndikimit të administratave pushtuese. Në qytet jetonin vetëm tregtarët dhe njerëzit e administratës osmane dhe familjet e pasura.

    Fshati më i mirë i gjithë zonës ka qenë Leusa, që është vetëm pak minuta më këmbë nga Përmeti. Skulptori Odhise Paskali ishte me origjinë nga ky fshat. Edhe pse ishte fshat i vogël, aty jetonin familje të pasura dhe me kulturë, falë emigracionit të hershëm. Këtë e tregon edhe kisha e Shën Marisë që është madhështore me pikturat dhe artin kishtar. Nga krahinat, krahina më e kulturuar ka qenë krahina e Shqerisë. Prej kësaj krahine kanë dalë shumë koka të kombit, rilindasi Jani Vreto një prej tyre. I cili ishte miku më i mirë i vëllezërve Frashëri në Stamboll dhe ndër të parët që punoi për të na dhënë alfabetin e parë shqip e gjuhën shqipe që flasim e shkruajmë sot.

    Përmeti është vend i bekuar nga Zoti! Eshtë vend që ka një traditë të pasur të krishterë. Eshte turp për ata që e drejtojnë atë qytet dhe atë vend, që nuk i kthejnë Kishës Orthodhokse qendrën shpirtërore të gjithë qytetit: kishën e Shën Marisë së Pazarit. Kjo kishë ka qenë zemra e gjithë qytetit dhe rreth saj zhvillohej gjithë jeta tregtare e qytetit. Bekimi dhe hiri i Zotit është ajo që i dallon përmetarët nga gjithë shqiptarët e tjerët. Kultura e tradita janë nënprodukte të këtij bekimi e këtij Hiri Perëndie!

    Kthejini Kishën e Shën Marisë Zotit për adhurimin e të cilit të parët tanë e ngritën! Bëjeni një orë e më parë, që të mos bier mbi ju dhe familjet tuaja mallkimi i Zotit! Dita që ajo kishë do të hapet do të jetë dita kur Zoti do ta derdhi lumë hirin e Tij mbi atë qytet e atë popull.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-09-2023 më 23:30

  6. #294
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Historia e Krishterimit ne Permet


  7. #295
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Kosova e Përmetit


  8. #296
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Shen Maria e Kosinës


  9. #297
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Kisha e Shën Kollit në Përmet


  10. #298
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!

    Kisha e Ungjillizimit të Virgjëreshës Mari në Këlcyrë


Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930

Tema të Ngjashme

  1. Forca e jetës në këmbët e vogëlushes 10 vjeçare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 18:09
  3. Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:26
  4. Kembet - pesediteshit
    Nga qyfyri në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2002, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •