Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs up Idea për Iliridën "pa ndikim të madh

    Në Maqedoni nuk ka patur reagime për iniciativën që ka të bëjë me shpalljen e një territori të Maqedonisë të banuar kryesisht me shqiptarë si Republika e Iliridës.
    Vëzhguesit thonë se kjo iniciativë nuk ka përkrahje për momentin, por ajo mund të ketë ndikime në varësi të zhvillimeve politike në vend.

    Zhvillimi vjen në kohën kur të dielën një grup njerëzish, që thanë se janë delegatë, kanë firmosur një dokument për themelimin e asaj që e quajnë kuvend të Republikës Ilirida.

    Prapa kësaj ideje qëndron Nevzat Halili, kryetari i parë i PPD-së, partisë së parë shqiptare në Maqedoni.

    Por kryeredaktori të përditshmes "Lajm", Isen Saliu, thotë se ndikimi i tij politik nuk është i madh:

    "Iniciativa nuk ka ndonjë peshë të madhe, sepse z. Nevzat Halili, për shkak të zhvillimeve politike, gjendet në margjinat e politikës në Maqedoni. Por anomalitë të cilat fatkeqësisht ende janë prezente në Maqedoni, mund që këtë iniciativë e cila duket se nuk ka ndonjë peshë të veçantë, mund ta transformojë në një iniciativë që të fitojë përkrahje më të madhe".

    Ideja e Republikës së Iliridës, është hedhur që nga fillimi i viteve '90. Atëherë u organizua edhe një referendum në të cilin morën pjesë vetëm shqiptarët.

    Zhvillimet politike të mëpasshme bënë që partitë politike të largohen prej kësaj ideje.

    Aktualisht ajo përfaqësohet vetëm nga një numër shumë i vogël njerëzish.

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    ILLIRIDA SHTETI I TRETË SHQIPTAR

    ashtu si, e sa të veprojmë, me atë 3% pjesëmarrje në luftë edhe do ta kemi edhe Kosova luftoi për çlirim e bashkim kombëtar, ashtu si ishte vet deklarata e fundit, e Jakup Krasniqit, në gusht 1999 - por u ndryshua nga kërkesa maksimale bashkim me shtetin amë, në republikë, e pasoi çmilitarizimi i UÇK-së (që kur iu thoja është çmilitarizim, thonin ma butë 'demilitarizim') dhe mbeti një pavarësi çfarë është sot Kosova.

    Poashtu edhe me Illiriden, po ndjeket proces i njejtë, por na mbesin disa trojet tona përsëri nën maqedonasit, Manastiri, qendra kulturore historike, e shumë tjera troje tona, që janë popullëzuar me sllavo-maqedon, e me shpërngulje të dhunshme me diskriminim ndaj shqiptarëve autokton dhe nuk është e kjartë dhe as e sigurtë, a do të përfshihen të gjitha trojet tona në atë republikë - Illirida. me Nevzat Halilin jam takuar në Tiranë, e njoh personalisht dhe si shqiptar dukej ashtu me përvojë, por disi më dukej i thartë - anipse dihen qëllimet e tij, për një republikë shqiptare.

    Kjo është një sfidë, që duhet shumë kujdes dhe luftë e ashpër diplomatike, derisa të vie shansi luftarak, sa jemi gati ta mbrojmë atdheun tonë, sepse përsëri mund të ndodhi dredhimi i liderve politiko-ushtarak, nën trysninë e jashtme politike, që edhe Illirida të bëhet si Kosova sot - atëherë priten vetëm SHBSH (USA) United States of Albania, illiria a çka tjetër...

    Duhet shumëvigjilencë e madhe, se çka fshihet e çka realizohet pas perdes politike - e kush synon një veprim të tillë ngase liderët e sotëm politik, janë brënda qeverisë maqedonase edhe Nevzati e shfrytëzon pozicionin e tij neutral sot, duke paraqitur planin e republikës - Illirida!

    Nuk besoj se pa një turbullirë të fortë ushtarake, do të formohet Illirida - vetëm nëse fuqitë e parashohin,një shkallëzim të tmerrshëm, sepse duhej në fillim të zhvillohej lufta trefazëshe UÇK-UÇPMB-UÇKombëtare tok, në të njejten kohë edhe do të vinte deri të formimi i një republike të përbashkët shqiptare kuptohet jasht shtetit amë - por që shqiptarët jasht Shqipërisë, do të ishin bashk në një shtet - sikurse republika srpska e Bosnjes, sepse për momentin e kohën, nuk do të bëhej direkt bashkimi kombëtar!

    Këtu ka me folë e vepruar konkretisht, por kush?

    ( 11.13.08 )

Tema të Ngjashme

  1. Fier, humbasin "pa nam e nishan" 35 pasaporta
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2007, 12:58
  2. Pyetje-Pergjigje
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 07:51
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 10:40
  4. Frymezim, ndikim, apo vjedhje?
    Nga buna në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 10:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •