Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e dardan1
    Anëtarësuar
    09-11-2008
    Postime
    10

    Question Ligji i nënshtetësisë në Kosovë

    Kur do të fillohet me lëshimin e dokumentit për lirim nga nënshtetësia e Kosovës?!

    Në faqen zyrtare të MPB ekzistojnë ligjet përkatëse; pra edhe ky i nënshtetësisë!

    Shtrohet pyetja: Pse nuk lëshojnë dokumente për lirim nga nënshtetësia?

    ... Mos është në pyetje pengesat që i shkakton rezoluta 1244?


    P.S Lirimi apo fletëlëshimi nga nënshtetësia e Kosovës u duhet shumë mërgimtarëve tanë në shtetet perendimore për tu pajisur me pasaportat e vendit ku jetojnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardan1 : 10-11-2008 më 17:56

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    I nderuar dardan 1.,

    Jam interesuar te pyes rreth kerkeses tende.Per momentin ky lloj dokumenti ende nuk leshohet nga organet shtetrore te R. se Kosoves.
    Nese mund te te ndihmoj dicka,kjo eshte se Ju mund te pajiseni me nje dokument nga Departamenti i Regjistrimit Civil te MPB,prapa Ministrise se Sherbimeve Publike ne Prishtine,me te cilin deshmohet se organet e RK ende nuk leshojne dokument per lirim nga shtetesia.Sipas zyrtareve te Ministrise se PB,ky dokument,sherben per te gjithe ata qe duan te pajisen me shtetesi te nje shteti tjeter si deshmi e mjaftueshme.

    Te pershendes dhe te premtoj se ne castin qe do te filloje leshimi i ketyre dokumenteve,do te informoje Ty dhe bashkatedhetaret tane jasht atdheut.

    Shendet dhe gjithe te mirat,Guri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dardan1
    Anëtarësuar
    09-11-2008
    Postime
    10
    Përshëndetje Guri,

    Faleminderit për interesimin tuaj rreth kësaj çështje shumë delikate, për një shumicë relativisht të madhe Shqiptare me qëndrim sidomos në Gjermani.
    Kjo që thua ti si dëshmi nga Departamenti i Regjistrimit Civil te MPB, nuk di sa do të kryej punë!
    Në disa shtete federale të Gjermanisë si psh Niedersachsen dhe Baden Wuertemberg (në raste të veçanta) ka disa lëshime sa i përket Shqiptarëve nga Kosova.
    Bayern situata është më e komplikuar. Ata përveç nënshtetësisë së Kosovës kërkojnë edhe atë të Serbisë (gjoja se kjo pavarësi është shpallur në bazë të rezolutës 1244 dhe se Serbia se ka njohur ende Kosovën). Pra situata këtu është më e komplikuar.
    Për shumicën shqiptare këtu do të ishte e domosdoshme që MPB e Kosovës të lëshojnë fletëlëshimin nga nënshtetësia e Kosovës. Së paku do të ndalonte pjesën tjetër të luhatshme shqiptare që ende vrapon nëpër zyrat apo konsulatat serbe.
    ...Do të ishte mirë që edhe MPB e Kosovës të dalë me komunikatë pse nuk e lëshon një fletëlëshim të tillë. Si ligj është i miratuar. Nga presidenti është nënshkruar. Prej kujt duhet ende të pritet

    Për t'mirë!

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •