Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 136
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Veriu i Kosovės - proces apo vendim politik?

    Shkruan: Prof.dr. Fadil Maloku, sociolog


    Ardhja e NATO-s, tash e dymbėdhjetė vite mė parė, pėrveē aktivitetit dhe angazhimit tė ngjeshur nė aspektin e rindėrtimit tė vendit, pati jehonė tė madhe nė tėrė botėn, edhe me vetė faktin se shqiptarėt e Kosovės, pėrmes luftės ēlirimtare, dėshmuan para syve tė botės se viktimizimi i tyre i vetėdijshėm kolektiv, nė realitet, ishte pasojė edhe i njė reagimi tė natyrshėm, qė, veē mbijetimit, asistonte edhe afirmimin e vlerave tė veēantisė sė tyre kombėtare, tė shtypura me dhunėn mė tė egėr serbe nė periudha dekadėshe.

    Sakrifica e vetėdijshme kolektive e popujve, siē ndodhi me Bosnjėn dhe Kosovėn (por jo edhe me Ēeēeninė a Kurdistanin) do tė mbetet pėr njė kohė tė gjatė koncept dhe platformė jo vetėm politike dhe ushtarake, por edhe morale obligative e qendrave tė vendosjes, sakrificė kjo e cila do tė duhej t’i obligonte qė nė emėr tė vlerave njerėzore dhe atyre demokratike, tė bėjnė intervenime tė ardhshme kirurgjike nė pjesėt e ndryshme tė botės, siē ėshtė sot rasti me Irakun e Libinė.

    Rasti i Bosnjės dhe Kosovės, Irakut, Libisė, por jo edhe ai i Ruandės dhe Ēeēenisė, dėshmojnė se vlerat njerėzore dhe interesat nacionale tė shteteve, si ideale tė njė botėkuptimi dhe rendi tė ri, qė po tentohen tė ndėrtohen nė botėn e civilizuar, janė ende larg njėra- tjetrės. Shekulli XXI, me siguri se do tė tentojė pa mėdyshje t’i ofrojė kėto tendenca, pikėsėpari politike e pastaj edhe morale, sociale e besa edhe fetare. Por kjo dėshirė dhe aspiratė e kėtyre qendrave, si nė rastin e Ballkanit, do tė bėhet shumė mė ngadalė dhe mė me shumė reperkusione. Shkaqet janė tė shumta dhe janė tė natyrave tė ndryshme politike, etnike, ekonomike, historike etj., gjė qė ėshtė e pamundur tė elaborohen nė njė shkrim tė tillė tė kufizuar.

    Nė Kosovėn e pasluftės, kėto vlera dhe kėto interesa, edhe pėr njė kohė tė gjatė, do tė diskutohen pėrmes agjendave tė shkaqeve dhe pasojave morale, etnike, politike e mė pastaj edhe tė atyre ekonomike. Shkaqet morale, si nė Bosnjė, ku pėr barometėr tė kėtij konstatimi, kishim vėshtirėsitė e mospajtimit ndėretnik, ndėrfetar e ndėrnjerėzor mes serbėve, kroatėve dhe boshnjakėve pėr tėra kėto vjet tė rindėrtimit (!)- ishin tejet transparente, edhe me vetė faktin se as serbėt, as boshnjakėt, as kroatėt, nuk mundėn ta ndėrtojnė modelin e shoqėrisė sė sugjeruar (nga perėndimi) multietnike!

    Shkaqet e mospajtimit ndėretnik

    Nė Kosovėn e pasluftės, shkaqet e mospajtimit tė menjėhershėm ndėretnik dhe tė ndėrtimit tė shoqėrisė multietnike, do tė mund tė jenė shumė mė tė shprehura, edhe nga faktet e barrierave frustrative tė prodhuara nga sistemi i mėhershėm tejet diskriminues dhe aparthejdist serb dhe dallimeve tė tejskajshme gjuhėsore, kulturore, fetare, etnopsikologjike etj., mes komunitetit shqiptar dhe atij serb. D.m.th., se shėrimi i kėtyre plagėve dhe zgjidhja e mospajtimeve etnike nė Kosovė, me terapi tė modeleve dhe mentalitete tė vendeve tė tjera, siē aludonte ish administrata e UNMIK-u, e tash edhe ajo e EULEX-it, do tė kėrkoj dyfish kohė mė shumė se nė Bosnjė!

    Pse po themi kėshtu? Dhe ku e ka mbėshtetjen kjo tezė jona?
    Sė pari, ekspertėt dhe kėshilltarėt e EULEX-it, duhet ta kenė tė qartė a edhe ta mėsojnė leksionin “number one” se kosovarėt, me sistemin e tyre tė koduar shekullor, pavarėsisht prej dėshirės dhe vullnetit pėr ta ndėrtuar njė shoqėri civile nė Kosovė, nuk munden, edhe po tė donin, ashtu ad hoc, sipas “shpejtėsisė” tejet tė ngathėt, ta “kapėrdijnė” sistemin e modelit tė dekreteve, standardeve dhe rregulloreve qė pėr synim kanė ndarjen e pushtetit tė ardhshėm nė baza etnike, ashtu siē po pretendohet aktualisht me rastin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinės!

    Koncepti i ndarjes sė pushtetit, nė principe etnike, mund tė jetė funksional dhe i dobishėm vetėm nėpėr ato vendet tė cilat e kanė shumicėn e popullsisė sė pėrzier, siē po bėhet, p.sh., nė Bosnjė, ose siē do tė mund tė bėhej nesėr nė Maqedoni, Vojvodinė, etj.

    Ēėshtja e mbrojtjes sė komuniteteve minoritete me fuqinė e ligjit, ėshtė njė kėrkesė e arsyeshme dhe shumė e preferueshme, mirėpo, kur ajo fillon tė ngrihet nė nivelin e sistemit tė super privilegjeve, atėherė di tė bėhet edhe pengesė serioze pėr rregullimin e raporteve ndėretnike. Nė fakt, ajo mund ta marr kuptimin e tolerancės dhe mirėkuptimit, vetėm po qe se grupimi etnik (nė rastin tonė serb, ashkali, boshnjak, turk etj), qė kėrkon kėtė status, ka njė shumicė absolute tė popullsisė pas vetes, gjė qė nuk ėshtė rast i njėjtė me Kosovėn, me mbi 97% shqiptarė!

    Favorizimi i kėsaj formule, qė ėshtė dizajnuar nė bazė tė identitetit etnik, dhe qė ėshtė institucionalizuar edhe me Kushtetutė(!), jo vetėm qė do tė ndikojė nė rritjen e tensionimeve ndėretnike kur tė vijė pika e bisedimeve ndėrmjet dy delegacioneve pėr veriun e Kosovės, por me siguri edhe nė thellimin e ndasive mes komuniteteve tė atjeshme. Ku komuniteti serb padyshim qė do tė kėrkoj edhe shkėputjen de jure nga Kosova! Dikush do tė pyeste, pėrse athua, kur dihet se tė gjitha prononcimet e ndėrkombėtarėve dhe miqve tanė flasin tė kundėrtėn!

    Instalimi si super privilegjeve tė komuniteteve lokale (nė veēanti atij serb) gjithsesi do tė shpie kah betonimi i mėtejmė i kėrkesave (qė momentalisht janė nė fazėn e enklavizimit), pėr tė ndėrtuar institucione anti qeveritare, nė mėnyrė qė nė njė situatė tjetėr tė re me krijimin e “faktit ” pėr realitetin e ri refuzues tė pasojė ndarja e kėsaj pjese territori tė Kosovės, ashtu siē ėshtė duke ndodhur gjithė kohėn e pasluftės!

    Kosovarėt si fajtorė kujdestarė

    Modeli i kėtillė e ndėrtimit tė raporteve ndėretnike nė Kosovė, shqiptarėt, nė anėn tjetėr, pėr ēdo ngecje eventuale tė serbėve, pa mėdyshje, do t’i “emėronte” si fajtorė kujdestarė, ashtu siē ėshtė edhe duke i emėruar tani pas luftės, nė mėnyrė qė e tėrė kjo mėsymje apo synim i elaboruar deri nė detaje nga ana e shtetit serb t’i mbajė nėn presion shtesė jo vetėm estabilishmentin qeveritar, por njėkohėsisht edhe mekanizmat tjerė ndėrkombėtar. Tekefundit, tash me fillimin e bisedimeve ndėrmjet Beogradit e Prishtinės po shihen qartė synimet e tyre....

    Ekspertėt ndėrkombėtar, por sidomos ata kosovar duhet ta kenė tė qartė se koncepti i ndarjes sė pushtetit nė baza kombėtare, qė po favorizohet tani, do tė sjellė mė shumė telashe, se sa dobi. Pėr kėtė prejudikim tonin, na referohet sidomos shembulli i Qipros, ku me dekada tė tėra po mbahet njė gjendje e thellė tensionuese mes dy komuniteteve dominuese, asaj greke dhe asaj turke!

    Kur ėshtė fjala tek frymėzimi i pajtimit ndėretnik, unė me kėtė rast do tė shėrbehesha shumė shkurt, me disa qėndrime tė qytetarėve tė Prishtinės (hulumtim ky empirik i IDERK-ut), qė si mundėsi do tė mund tė ishin nė kolizion me qėndrimet e shumicės sė popullsisė sė Kosovės.

    Nė tė vėrtet, mostra e Prishtinės dėshmon prirjen e tolerancės ndėr shqiptarėt etnikė, pėrkundėr tėrė atij represioni, masakrave dhe dėbimit biblik nga trojet e tyre nga ish shteti serb dhe serbėt lokalė. Shqiptarėt, nė tė vėrtet, nuk e kontestojnė assesi kthimin e grupeve tė tjera etnike, me ndonjė kusht tė veēantė.

    Ata, nė tė vėrtet, fajin kolektiv tė grupit tjetėr etnik tė implikuar nė fushatėn e dėbimeve, vrasjeve dhe masakrimeve ndaj tyre, mundohen ta kanalizojnė nė sistemin e pėrgjegjėsisė, i cili duhet verifikuar pėrmes ligjeve dhe mekanizmave institucional tė Hagės dhe tė Kosovės, qėndrim ky qė duhet tė jetė mjaft domethėnės pėr administratėn civile.

    Tensionimet qė i pėrcjellin njė kohė situatat postkonfliktuoze, janė evidente akoma sidomos nė pjesėn veriore tė Kosovės, ku bandat dhe kriminelet serb nė bashkėveprim me shėrbimin sekret serb po mundohen ta mbajnė edhe mė tej gjendjen si gjėja tė rrezikshme! Por, pėr kėtė situatė ilaēi mė i mirė ėshtė funksionimi i vis maiorit tė ligjit, tė cilin asnjė nga qeveritė tona tė gjertanishme nuk bėri pėrpjekje me e instalua nė kėtė pjesė tė Kosovės. Tekefundit kėtė teori tė zgjatjes sė situatave tensionuese ndėretnike, e ka dėshmuar mė sė miri rasti i Bosnjės, ku akoma janė gjallė ngrehinat e nacionalizmave dhe banditizmave serb.

    Pėrvojat e tranzicionit

    Pėrvojat e dhimbshme tė “tranzicionit”, nėpėr vendet e ndryshme postkomuniste, kanė dėshmuar se modeli i demokracisė dhe ai i ndėrtimit tė raporteve tė shėndosha ndėretnike, nuk mund tė vendoset vetėm me aktin e pėrmbysjes a shkatėrrimit tė raporteve dhe njėmendėsive tė vjetra totalitare e konfliktuoze nė ato vende. Pėrkundrazi, tani, gjithnjė e mė shumė, po bėhet mė e qartė se demokracinė dhe rregullimin e raporteve ndėretnike, nuk duhet identifikuar vetėm me ndėrtimin e njė legjitimiteti hėpėrhė (pa tė cilat as qė mund tė paramendohet ajo), qė duhet ngritur sė bashku me mekanizmat e ndryshėm ligjorė, pastaj procedurat nė bazė tė parimit tė shumicės, por, para sė gjithash, edhe me tolerancėn e ndėrsjellėt etnike, kreativitetin e gjithėmbarshėm kulturor, pastaj sistemin specifik tė vlerave, qė ajo i imponon nėpėr shtetet nacionale dhe me mjeshtrin, e cila vazhdimisht kėrkon pėrsosje dhe bartje tė kėsaj pėrvoje nė brezat e ardhshėm.

    E tėrė kjo formulė pak a shumė do tė mund tė vlente edhe pėr ndėrtimin e raporteve ndėretnike mes komuniteteve lokale, me njė dallim tė vetėm se nė shoqėritė qytetare perceptimet etnike ndryshojnė shumė mė ngadalė se sa institucionet shtetėrore. Nisur nga ky kėndvėshtrim, do tė thoshim se me kėtė koncept, dhe me kėtė pėrvojė tė sprovuar jetėsore perėndimore, nė rrethanat tona tė reja kosovare, do tė duhej tė nėnkuptonim jo vetėm transparencėn e tolerancės, mirėkuptimit dhe koekzistencės ndėretnike, por edhe tė gjitha ato aktivitete dhe procese qė i stimulojnė qytetarėt e Kosovės ta respektojnė logjikėn e fuqisė sė ligjit, i cili tenton t’i zhdukė tė gjitha barrierat e tjera racore, etnike, fetare, politike etj.

    Projekt-propozimi mbi amputimin e shpejtuar tė frymės sė tolerancės ndėretnike, nė mentalitetin ende tė zhdaravitur politik tė qytetarėve, nga tė gjitha komunitetet lokale, e sidomos ato shqiptare, do tė duhej tė ndėrtohet nė stilin e profikirurgut, nė mėnyrė qė tė kihen parasysh tė gjitha rrethanat dhe mentalitetet e ambientit, ku duhet tė vihet skalpeli dhe ushtrohet veprimi! Sė kėndejmi, gjykojė qė veriu i Kosovės nuk mund tė paragjykohet me ēfarėdo vendime politike, e as bisedime tė tilla ēfarė janė duke u zhvilluar aktualisht ndėrmjet Beogradit e Prishtinės, pa ndonjė marrėveshje historike gjithėkombėtare ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve nė Ballkan.

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina Lexo Postimin
    Drenica e shliroj Krejt Kosoven e pi harron Mitrovicen para deres vet jo more , veq ne paqin shit
    tash e pres reagimin e Drenices qe perret me qeshtjen arabe neper foruume dhe nen forrume !
    Ishte pikershit Drenica ajo e cila e shliroj Kosoven u sakrifiku deri me femijet ne djep.

    Mitrovicen Ju shlironi ju tash ketu ne forum , se kur ishte koha me dal perball armikut u fshefshin neper vrima e miut .

    Vetem Drenica luftonet , vetem ajo u digjke , vetem ajo u granatonte , vetem e vetem.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2011
    Vendndodhja
    München/Gjermani
    Postime
    71
    Citim Postuar mė parė nga Flora82 Lexo Postimin
    Ishte pikershit Drenica ajo e cila e shliroj Kosoven u sakrifiku deri me femijet ne djep.

    Mitrovicen Ju shlironi ju tash ketu ne forum , se kur ishte koha me dal perball armikut u fshefshin neper vrima e miut .

    Vetem Drenica luftonet , vetem ajo u digjke , vetem ajo u granatonte , vetem e vetem.
    Ma ma Se krejt rajonet e Kosoves kan luftu mos mu shit tash ketu mend!!!
    edhe Thaqi ka me nda Mitrovicen leje mitrovicen po edhe krejt pasurin shoqerore ka me shit edhe masmbrami ka me ik per Kanada !!hajt se folim me vone !!
    per ate ket njeri duhet me ja hek flamen najkush se ky eshte dem i kosoves!!

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar mė parė nga Bjeshka Lexo Postimin
    Ma ma Se krejt rajonet e Kosoves kan luftu mos mu shit tash ketu mend!!!
    edhe Thaqi ka me nda Mitrovicen leje mitrovicen po edhe krejt pasurin shoqerore ka me shit edhe masmbrami ka me ik per Kanada !!hajt se folim me vone !!
    per ate ket njeri duhet me ja hek flamen najkush se ky eshte dem i kosoves!!
    Mendja e errt e errson edhe zemren.

    Thaqi dhe PDK-ja e shpallen pavarsin ashtu si e shpalli GJergj Kastroti, Ismail Qemaili , tash duhet vetem me punu per vendin edhe minoritet tjera mos mi lan ne hapsir sepse ata jon per shkatrrim te vendit sepse jan mesuar te zvarriten per pushtet.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ministar serb para disa dite hapur i treguan ksaj qeverie ne prishtin se mos guzo te hysh ne veriun e mitrovices se pse atje dote kesh punet keq pra shteti serb ju jep perkrahje te hapur serbve te veriut

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2011
    Vendndodhja
    München/Gjermani
    Postime
    71
    Citim Postuar mė parė nga Flora82 Lexo Postimin
    Mendja e errt e errson edhe zemren.

    Thaqi dhe PDK-ja e shpallen pavarsin ashtu si e shpalli GJergj Kastroti, Ismail Qemaili , tash duhet vetem me punu per vendin edhe minoritet tjera mos mi lan ne hapsir sepse ata jon per shkatrrim te vendit sepse jan mesuar te zvarriten per pushtet.
    Hec Bre Lej Rrenat Vajza e mire se Pavarsin ndaq beso ndaq jo prej shqipris ekemi
    se sali berisha ika ber presion thaqit me shpall pavarsin se sa per thaqin kurr bre ama kurr skishin pas pavarsi hajt bre se ky thaqi vetem tallavina ka qef
    edhe te lutem shume mos e fliq Skenderbeun edhe Ismajl me thaqi
    Thaqi eshte Krimineli me i madh ne Ballkan!!!!

  7. #87
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar mė parė nga Flora82 Lexo Postimin
    Mendja e errt e errson edhe zemren.

    Thaqi dhe PDK-ja e shpallen pavarsin ashtu si e shpalli GJergj Kastroti, Ismail Qemaili , tash duhet vetem me punu per vendin edhe minoritet tjera mos mi lan ne hapsir sepse ata jon per shkatrrim te vendit sepse jan mesuar te zvarriten per pushtet.
    .....te lumt....shum e vertet kjo....

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Serbėt nė veri synojnė ndarjen e Kosovės

    Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka quajtur tė pakuptimtė vendimin e fundit tė udhėheqėsve tė pushtetit paralel serb nė veri tė Kosovės, tė cilėt para pak ditėsh kanė ndėrprerė bashkėpunimin dhe komunikimin me misionin e EULEX-it.

    “Beogradi vazhdimisht i koordinon kėto ndėrmjet strukturave tė MUP-it (Ministria e Brendshme e Serbisė). Kjo formė e deklarimit tė ndėrprerjes sė bashkėpunimit me EULEX-in, ėshtė ide e pakuptimtė dhe ėshtė ēėshtje e politikės sė tyre destruktive”, deklaron Rexhepi, pėr tė shtuar se ky hap ka synim ndarjen e territorit.

    “Gjithmonė pas kėsaj fshihet tendenca e krijimit tė njė realiteti tė ndarjes. Kjo ėshtė e ngulitur nė kokat e tyre, prandaj iu duhet kohė derisa t’iu ēregjistrohet prej trurit. Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran nė gjithė territorin e saj”, thotė Rexhepi pėr Radion Evropa e Lirė.

    Udhėheqės tė pushtetit paralel serb nė veri tė Kosovės, para pak ditėsh, kanė ndėrprerė bashkėpunimin dhe komunikimin me misionin e EULEX-it. Nė vendimin e marrė nė tė ashtuquajturin Kuvend i serbėve tė veriut, thuhet se bashkėpunimi me EULEX-in nuk do tė ndodhė, derisa “ky mision nuk do tė fillojė tė sillet dhe tė veprojė nė pėrputhje me mandatin e tij tė caktuar”.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    europes plak i konvenon nje qeveri si kjo ne kosove hashim thaqi njeri me shum krime ne te kaluaren esht njeri qe esht ne gjendje qe jo veq veriun por edhe ter kosoven ta shes

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    PDK VET SERBIA ket jeni duke e vertetuar edhe ju vllezer shiptar

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica mon amour, eshka qė pret shkėndijen
    Nga gentius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 19:15
  3. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •