Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 136
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ndarja, opsion i rrezikshėm

    http://www.ekonomia-ks.com/repositor...bert_Rohan.jpg

    Ish-zėvendėsemisari nė bisedimet pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan ka deklaruar se askush nė bashkėsinė ndėrkombėtar nuk mbėshtet ndarjen e Kosovės, sepse ėshtė zgjidhje e rrezikshme qė prek edhe shtete tjera.

    Nė njė intervistė pėr Express ai ka thėnė se do tė befasohej nėse Serbia pranon tė shkėmbej Luginėn e Preshevės me pjesėn veriore tė Kosovės.

    Ai vlerėson se Beogradi nuk do tė pranonte kėtė opsion pėr shkak tė autostradės dhe hekurudhės qė lidhin Serbinė dhe Maqedoninė pėrmes Luginės sė Preshevės.

    “Unė jam plotėsisht kundėr, ashtu si edhe tėrė bashkėsia ndėrkombėtare. Ne mendojmė se kjo nuk ėshtė kurrfarė zgjidhje dhe ėshtė e rrezikshme nėse filloni tė ndani sepse mund tė vazhdojė me shtete tjera. Kėshtu qė, reagimi im ėshtė plotėsisht negativ”, ka thėnė diplomati austriak.

    Pėr situatėn nė veri tė Kosovės ai e fajėson ish-administratėn ndėrkombėtare, e cila, sipas tij, ka qenė pėrgjegjėse pėr administrim para shpalljes sė pavarėsisė nuk ka vepruar mjaft fuqishėm pėr t’i dhėnė fund kėsaj ndarje.


    Westereelle:Statusi i Kosovės dhe kufijtė- ēėshtje e mbyllur

    http://www.elarsenal.net/wp-content/...esterwelle.jpg

    Kosova ka bėrė pėrparim tė sigurt. Kėshtu ka vlerėsuar ministri i jashtėm gjerman Gido Westereelle nė debatin e fundit nė Bundestagun gjerman kushtuar Kosovės.

    Debati u mbajt nė fundjavė, ndėrsa Westereelle ka kėrkuar nga deputetėt gjermanė zgjatjen e mandatit pėr ushtarėt e Bundeswehrit nė Kosovė. Qeveria gjermane, ka thėnė ai, pėrsėrit se statusi i Kosovės dhe ēėshtja e kufijve nė Ballkanin perėndimor ėshtė plotėsisht e mbyllur.

    Nė korrikun e vitit tė kaluar Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė vėrtetoi pėrfundimisht se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė bėrė nė harmoni me tė Drejtėn Ndėrkombėtare. Kush thotė se nė Kosovė vitin e fundit janė bėrė pak ndryshime, sipas pikėpamjes sė Qeverisė gjermane, ai thotė gjysmė tė vėrteta. Zgjedhjet parlamentare qė u mbajtėn vitin e kaluar edhe pse u desh tė pėrsėriteshin nė disa zona, ato u mbajtėn dhe rrodhėn pėrgjithėsisht tė qeta. Kėto zgjedhje u bojkotuan nė veriun e Kosovės, por me kėtė bojkot, serbėt para sė gjithash dėmtuan vetėn. Por kėshtu nuk vepruan serbėt nė jug tė Kosovės, ku pjesėmarrja e tyre ishte shumė e lartė krahasuar me zgjedhjet e mėparshme. Kur njeriu mendon se kanė kaluar vetėm tre vjet nga pavarėsimi i Kosovės, atėherė vėrtet ėshtė e pamundur tė mos thuhet se nė kėtė vend janė bėrė pėrparime tejet tė rėndėsishme, tė cilat sot nuk mund tė kalohen pa u thėnė. Vetėm brenda njė viti nė Kosovė dhanė dorėheqje dy presidentė, por po kaq i vėrtetė ėshtė fakti se ky vakum politik u tejkalua pa lėkundje politike, ka thėnė ministri jashtėm gjerman. Kjo ishte njė dėshmi e fortė se u respektua Kushtetuta e vendit, ndėrsa vendimi i Gjykatės Kushtetuese u pranua nga tė gjithė aktorėt politikė.

    Rasti me presidentėt ėshtė dėshmi pėr njė funksionimin tė shėndetshėm tė institucioneve tė vendit. Stabiliteti nė Kosovė po tregohet edhe me reduktimin e forcės ushtarake ndėrkombėtare. Megjithatė, nė Kosovė ka edhe shumė punė pėr tu bėrė gjė qė ėshtė theksuar edhe nė Raportin e Progresit tė Komisionit Evropian pėr vitin 2010, sidomos sa pėrket luftės kundėr krimit tė organizuar dhe sistemit tė drejtėsisė. Gjermania, ka thėnė Westerwelle do tė vazhdojė tė jetė e pranishme me trupat e saj nė Kosovė pėr sa kohė qė do tė jetė e nevojshme, pėr t’i ndihmuar edhe mė shumė rritjes sė stabilitetit nė kėtė vend.

    (F.Gashi) - RTK
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rexhepi kategorik, s’ka ndarje

    http://infoglobi.com/images/sized/im..._2-550x360.jpg

    Lumturie Blakaj | 30-05-2011

    Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, tė hėnėn ka tėrhequr vėrejtjen se nėse delegacioni serb nė bisedimet Kosovė-Serbi do tė insistojė qė tė hapė ēėshtjen e ndarjes sė Kosovės, atėherė delegacioni kosovar do ta lėshojė tavolinėn e bisedimeve.

    Ai edhe njė herė u shpreh kategorik se nuk do tė ketė ridizajnim tė kufijve tė shteteve tė Ballkanit, sepse, sipas tij, kjo mė pastaj nuk do tė ndalet vetėm me Kosovėn. Prandaj, idetė e hedhura kohėve tė fundit nga Beogradi zyrtar pėr ndarjen e Kosovės nė kohėn kur po zhvillohen bisedimet teknike ne mes Kosovės dhe Serbisė, ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, i quajti ide tė ēoroditura tė shtetit serb dhe tė paqėndrueshme.

    Nė njė ligjėratė tė mbajtur me studentėt e Institutit pėr Studime Politike dhe Evropiane (ISPE), i pari i MPB-sė, ka rikujtuar se ideja pėr ndarjen e Kosovės ėshtė nė kuadėr tė politikės zyrtare tė kamotshme tė Beogradit, e cila po ngrihet nga qeveritarėt e atjeshėm pėr kalkulimet dhe konsumin e tyre tė brendshėm politik.

    “Ėshtė shumė e qartė edhe nga Prishtina dhe nga faktorėt ndėrkombėtarė se ēėshtja e ndarjes as qė mund tė vihet nė tryezėn e bisedimeve. Kosova nė asnjė rast nuk do tė hyjė nė bisedime me Beogradin pėr ēėshtje tė tilla...nėse nė tavolinėn e bisedimeve do tė tentohet qė tė hapet kjo temė, ėshtė obligim i palės kosovare qė tė lėshojė tryezėn e bisedimeve”, ka thėnė Rexhepi.

    Duke rikujtuar edhe njė herė se karakteri i bisedimeve Kosovė-Serbi ėshtė teknik, ai u shpreh optimist qė ky dialog do t’iu shėrbejė qytetarėve tė tė dyja shteteve pėr lėvizjen e lirė, por edhe shtensionimin politik dhe pėrmirėsimin e raporteve tė bashkėpunimit nė mes Prishtinės dhe Beogradit.

    ZĖRI
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Hoxhaj: Kufijtė e Ballkanit qėndrojnė



    Ajo ēka thotė presidenti serb Tadiē ėshtė nė kundėrshtim me ēdo gjė qė simbolizon Evropėn, ka thėnė ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj.

    Krijimi i shteteve njė etnike, lėvizja e kufijve, ndėrrimi i territoreve, tė gjitha kėto janė shumė tė rrezikshme. Kufijtė e Ballkanit qėndrojnė. Kosova ėshtė produkti i fundit i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė dhe ky fakt tani njihet nga 76 shtete anėtare tė OKB-sė”, i ka deklaruar gazetės prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj.

    RTK
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    S’ka ndarje tė Kosovės



    NATO-ja dhe komuniteti ndėrkombėtar e kundėrshtojnė opsionin e ndarjes sė Kosovės, ka thėnė Jamie Shea, drejtor politik nė kabinetin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s. "Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė proces i kryer dhe i pakthyeshėm, tė cilės i ka vėnė vulė edhe GJND-ja nė Hagė. Nuk ka kthim mbrapa aty ku ishim dikur, aty ku u desh tė intervenonte ushtarakisht Aleanca", tha ai.

    Siguria nė Evropė, NATO-ja pėrballė BE-sė e Moskės ishin temat e simpoziumit qė u organizua nė Qendrėn Ndėrkombėtare Strategjike (GCSP) nė Gjenevė, ku morėn pjesė diplomatė dhe ekspertė tė shumtė.

    Nė kėtė simpozium ishin tė pranishėm Jamie Shea, drejtor politik nė kabinetin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s; Stephanie Hofmann, profesoreshė e shkencave nė Universitetin e Gjenevės; Andrei Zagorski, profesor pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Universitetin e Moskės, dhe Daniel Warner, drejtor i Qendrės Ndėrkombėtare nė Institutin Universitar nė Gjenevė.

    Simpoziumi ka rastisur tė mbahej nė 12-vjetorin e hyrjes sė trupave tė NATO-sė nė Kosovė, kur Jamie Shea ishte zėdhėnės i aleancės mė tė fuqishme ushtarake nė botė.

    I pyetur nga agjencia "Presheva jonė" nėse situata aktuale e justifikon intervenimin e Aleancės Veriatlantike kundėr Serbisė, Jamie Shea ka thėnė se situata aktuale nė Kosovė, ku proceset kanė shėnuar progres, duket se i ka bindur gojėkėqijtė pėr rolin e NATO-s nė rajon, duke i justifikuar prezencėn dhe rolin e NATO-sė nė Kosovė dhe nė Ballkan.

    "Moskundėrshtitė e Beogradit ndaj rezolutės sė fundit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, e cila flet pėr moskthim mbrapa tė situatės, duke mos prekur as pavarėsinė e Kosovės, dėshmon se Serbia po pėrpiqet t'i normalizojė relacionet e saj me BE-se, me qėllim t'i realizojė ambiciet e veta ndaj familjes sė madhe evropiane, dhe se po pėrgatitet pėr anėtarėsim nė BE. Njė realizim i kėtyre raporteve dhe i marrėdhėnieve ndėrmjet Beogradit dhe BE-sė automatikisht del se Serbia duhet ta pranojė realitetin nė Kosovė dhe normalizimin e kėtyre marrėdhėnieve edhe me Kosovėn, si pjesė e zgjerimit tė BE-sė. Situata aktuale, sidomos e njohjeve tė Kosovės, edhe pse ende ėshtė e ngadalshme, ėshtė njė proces nė rrugė tė mirė, por situata nė pėrgjithėsi ka shėnuar avancime", ka thėnė Shea.

    Duke folur pėr angazhimin e Aleancės Veriatlantike nė Kosovė dhe sukseset e kėtij misioni paqėsor nė rajon, ai ka thėnė se NATO-ja ua kishte arritur qėllimeve tė saj nė Kosovė, pėr tė ndaluar shfarosjen e njė populli tė tėrė nga njė regjim i egėr serb qė e kanoste tėrė Ballkanin.

    "Me kėto aksione ushtarake u ndėrpre njė politikė shfarosėse, njė abuzim monstruoz me tė drejtat e njeriut, nė kėtė rast tė shqiptarėve etnikė tė Kosovės. Por, mos harroni se shpesh ėshtė thėnė se intervenimet ushtarake nuk janė shkop magjik dhe situatat nuk mund tė ndryshohen shpejt, pėrnjėherė, por ne kėsaj ia arritėm, ndoshta jo pėr njė natė, por pėr 77 ditė tė aksioneve tė NATO-s. Dhe tash, pas njė dekade tė mbarimit tė luftės, trupat e NATO-s nė rajon janė zvogėluar, dhe kjo flet se situata ēdo ditė e mė shumė po normalizohet, duke u dėshmuar se Kosova ėshtė nė rrugė tė mbarė tė njė vendi demokratik dhe faktor stabiliteti nė rajon…", tha Shea, duke folur nė vazhdim pėr rolin e NATO-s nė Kosovė 12 vjet pas bombardimeve tė Aleancės kundėr Serbisė.

    Zyrtari i lartė i NATO-s i ka komentuar edhe deklaratat e autoriteteve serbe, qė flasin pėr ndarjen e Kosovės ose ndėrrimin e territoreve ndėrmjet Serbisė e Kosovė.

    "Assesi nuk e pranojmė ndarjen e Kosovės ose ndėrrimin e territoreve. Jam i bindur se NATO-ja dhe komuniteti ndėrkombėtar e kundėrshtojnė kėtė opsion. Aleanca, sikur edhe partnerėt tanė, e pėrkrah dhe e mbron tė vetmin opsion: Kosovėn me kėta kufij aktualė. Ēdo cenim i integritetit tė saj do tė shpinte kah destabilizimi i rajonit dhe nuk do tė ishte nė interesat e asnjėrės palė. Sot drejtuesit e Ballkanit flasin pėr integrime nė BE dhe nė instanca tė tjera ndėrkombėtare. Mendoj se nuk ėshtė as koha e as momenti tė kthehemi mbrapa me pavarėsinė e Kosovės, as me politikat e dikurshme tė Serbisė. Ne nuk i pėrkrahim diskriminimet ose privilegjet pėr pakicat. Ne nga NATO-ja mbėshtesim vetėm barabarėsi dhe trajtim tė ngjashėm me status tė njėjtė tė minoritetit serb nė Kosovė me atė tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, si elemente dėshmuese tė njė vendi demokratik dhe tė gatshėm tė inkuadrohet nė familjen e madhe tė Bashkimit Evropian". Shea tha se tash ėshtė koha e dialogut tė Kosovės me Serbinė, si dy shtete sovrane. "Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė proces i kryer dhe i pakthyeshėm, tė cilės i ka vėnė vulė edhe GJND-ja nė Hagė. Nė kėtė kontekst, nuk ka kthim mbrapa aty ku ishim dikur, aty ku u desh tė intervenonim ushtarakisht. NATO-ja dhe komuniteti ndėrkombėtar nuk kthehen mė mbrapa, pas gjithė kėtij mobilizimi dhe investimi ushtarak e diplomatik nė favor tė paqes dhe tė stabilitetit nė rajon", ka thėnė Shea.

    LAJM
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mos keni frig sa te kemi nji Amerik
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ēelėsi pėr veriun

    Pėr zbatimin e Kushtetutės sė Kosovės nė gjithė territorin e vendit, sipas zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi, janė tė domosdoshme mekanizmat dhe buxheti i caktuar. Nė trevjetorin e miratimit tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, Kuēi tha se ēelėsi i zgjidhjes sė ēėshtjes sė veriut tė vendit qėndron te ndėrkombėtarėt. "Ata janė ēelėsi i zgjidhjes sė problemeve atje, pa tensionime qė mund tė kenė pasoja pėr qytetarėt", tha ai.

    Pėrgatiti: Saranda XHEKAJ

    Ēelėsi i zgjidhjes sė ēėshtjes sė veriut dhe i zbatimit tė Kushtetutės edhe nė atė pjesė tė Kosovės qėndron te ndėrkombėtarėt. Kėshtu ka thėnė tė mėrkurėn zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, me rastin e trevjetorit tė miratimit tė Kushtetutės sė Kosovės.

    "Nė implementimin e Kushtetutės dhe tė ligjeve, si akte juridike, janė tė domosdoshme mekanizmat dhe buxheti i caktuar, gjė qė kanė munguar pėr zbatimin e kushtetutshmėrisė nė veri", tha Kuēi, pas mbledhjes sė kabinetit qeveritar.

    Ai tha se Kushtetuta e Kosovės ka mundėsuar ndėrtimin e institucioneve, bartjen e kompetencave nga ndėrkombėtarėt te vendėsit dhe krijimin e ligjeve demokratike. Sipas tij, ka njė bashkėrendim tė aktiviteteve tė institucioneve tė Kosovės me KFOR-in dhe me EULEX-in nė veri, por pranon se ka munguar njė pėrkushtim mė i madh dhe se nė kėtė pjesė tė vendit ka pasur ndikim Serbia.

    "Po ashtu, kemi njė ndėrhyrje nė mėnyrė tė sofistikuar nga njė shtet fqinj dhe kemi qenė tė kujdesshėm qė tė mos e tensionojmė situatėn. Shpeshherė, tensionimi i situatės do tė pėrbėnte lajm tė keq pėr vendin... Ne do tė marrim masa atje, do tė shtrihen rendi dhe ligji, bashkėrisht do tė marrim masa me faktorin ndėrkombėtar, por kemi qenė tė interesuar qė nga Kosova tė shkojnė lajme tė mira, jo pėr tensionime. Por, kjo nuk i jep rehatinė askujt nė Kosovė, aq mė pak atyre nė veri qė kanė qenė nė kundėrshtim me rendin dhe me ligjin", ka thėnė Kuēi, duke potencuar se, pėr shtrirjen e autoritetit nė veri, institucionet e Kosovės duhet tė veprojnė nė partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare. Ai ka thėnė se ēelėsi i zgjidhjes sė problemeve nė veri tė vendit janė mekanizmat ndėrkombėtarė.

    "Ata janė ēelėsi i zgjidhjes sė problemeve atje, pa tensionime qė mund tė kenė pasoja pėr qytetarėt. Shumica e qytetarėve atje janė tė interesuar pėr rend dhe pėr ligj, dhe pėr kėtė jemi tė bindur. Por, ka njė grup, do t'i quaja banditė, qė nė emėr tė njė patriotizmi tė rrejshėm veprojnė kundėr rendit dhe ligjit. Ata do tė ballafaqohen me ligjin, disa janė ballafaquar, disa do tė ballafaqohen mė vonė, por do tė ketė rend dhe ligj nė tėrė territorin e Republikės", tha ai.

    Ndėrkaq, sa i pėrket Ligjit pėr vlerat e luftės sė UĒK-sė, zėvendėskryeministri Kuēi ka thėnė se Qeveria ėshtė duke punuar pėr harmonizimin e kėtij ligji. Ai ka theksuar se Qeveria ka qenė dhe vazhdon tė jetė e pėrkushtuar qė t'i kryejė tė gjitha obligimet ndaj tė gjitha kategorive, duke pėrfshirė edhe kategorinė e respektuar tė veteranėve tė luftės.

    Ai ka shtuar se Ligji pėr vlerat e luftės ėshtė kthyer nga Kuvendi pėr shkak tė shpėrndarjes sė Kuvendit, kurse, si ēdo ligj tjetėr, pasi tė kthehet, duhet tė harmonizohet nga grupet punuese.

    I pyetur lidhur me largimin e kryeprokurorit tė EULEX-it, Johannes van Vreeswijk, pėr tė cilin kanė raportuar mediet, Kuēi ka thėnė se vetė duhet tė jemi udhėheqės tė rendit dhe tė ligjit. "Ajo qė dua tė them nė fillim ėshtė njė sinjal qė tė gjithė ne duhet tė bindemi se duhet tė jemi udhėheqės tė rendit dhe tė ligjit, udhėheqės tė ēdo gjėje nė Republikėn e Kosovės. E dyta, prokurori, cilido qoftė ai, mė pak duhet tė flasė e mė shumė tė punojė. Dhe besoj qė perceptimi vlen pėr politikėn, pėr drejtėsinė vlejnė evidencat, faktet", ka thėnė ai.

    Ndėrkohė, sa i pėrket paralajmėrimit tė Lėvizjes "Vetėvendosje" pėr protestė javėn e ardhshme, Kuēi ka thėnė se ėshtė e drejtė demokratike e ēdokujt tė protestojė.

    LAJM
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nderkombtaret kur flasin per ndarje ata po mendojn jo ndarje te ndonje pjese tjeter se sa i perket veriut ajo esht nda dhe aty veq lodhemi duke biseduar

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tensionohet situata nė ‘Lagjen e Boshnjakėve’

    Tensionihet sitauta nė ‘Lagjen e Boshnjakėve’, pas njė vendimi tė administratės sė UNMIK-ut pėr rrėzimin e shtėpisė sė Sebahate Selacit, e cila ka filluar ndėrtimin e saj ditė mė parė, raporton korrespondenti i Koha.net nga Mitrovica. Pak para mesdite dy inspektorė serbė ( tė UNMIK-ut), tė shoqėruar nga njė patrullė e policisė kanė vendosur nė njė cep tė shtėpisė nė ndėrtim njė vendim me tė cilėn kėrkohet qė tė ndėrpriten punėt, sepse qenka ndėrtim “ilegal” dhe “do tė rrėnohet”. Ndėrsa, sipas vendimit, tė gjitha shpenzimet rreth kėtij rasti do t’i bartė pronari i shtėpisė, qė nė kėtė rast ėshtė shqiptar. Sebahtja nėse pėr ndėrtim nuk bėn kėrkesėn nė administratėn e UNMIK-ut, nė veri tė Mitrovicės, nė afat prej 48 orėve, ajo, administrata e UNMIK-ut do tė rrezojė shtėpinė e saj. Nė anen tjetrė vetė pronarje ka theksuar se kėrkesėn pėr ndėrtim e ka dorėzuar nė komunėn e MItrovicės nė jug tė qytetit. Nė pjesėn veriore tė qytetit nė fakt ėshtė e pamundur bėsh njė gjė tė tillė pėr shkak tė mungesės sė qarkullimit tė lirė.

    “Unė shtėpinė tim jam duke e ndėrtuar nė pronėn time dhe me ēdo mjet nuk do ta mbroj nga rrėnimi”, ėshtė shprehur ajo, duke shtuar se administrata e UNMIK-ut ėshtė e pėrbėrė nga strukturat paralele serbe dhe etnikisht e pastėr serbe.

    Albert Gashi, njė ndėr fqinjėt ka theksuar se Qeveria e Serbisė ka ditė qė ka filluar ndėrtimin e njė banese shumėkatėsh nė Lagjen e Boshnjakėve, nė pjesėn lindore. Ne banorėt d tė organizohemi dhe do tė ndalojmė punėn e strukturave paralele, ndėrsa atė objekt do tė rrafshojmė pėr tokė, ka thėnė Gashi.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Europa nuk do kufinj te rinje,pranda edhe nuk do kete ndarje te Mitrovices,por do te kete nje Mitrovic te bashkuar ne Europe,mbajeni mend.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  10. #120
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar mė parė nga alem_de Lexo Postimin
    Europa nuk do kufinj te rinje,pranda edhe nuk do kete ndarje te Mitrovices,por do te kete nje Mitrovic te bashkuar ne Europe,mbajeni mend.
    po eh ?

    po per ēfare i kane kufinjet e percaktuar keto shtetet e Junionit Evropian ose pse ju deshte new bornes tuaj te shpall shtetin edhe te shkruaj ne kushtetute sovranitet me kufinjet qe ka...kur edhe ashtu ne evrope do hynin ndonjehere dhe nuk do kishte nevoje per kufinje ?!

    ... gabim e ke plotesisht, sepse ēdo shtet i Juropian Junionit e din sakte ku fillon Franca e ku perfundon, ku nis Allamani dhe ku perfundon, e secili me radhe.

    Ato jane anetare te evropes se bashkuar, por me sovranitet te plote dhe te percaktuar ne kufinjet e tyre.

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica mon amour, eshka qė pret shkėndijen
    Nga gentius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 19:15
  3. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •