Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    15 emra tė rinj
    Nga Faton Ismajli mė 29.12.2008 12:33 CET

    Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, bėri tė ditur sot emrat e pesė nėnkryetarėve dhe tė Kryesisė sė re 37-anėtarėshe, gati njė muaj pas Kuvendit Zgjedhor, tė mbajtur nė fillim tė dhjetorit.

    Pėrbėrja qė ruan balancin e partisė konfirmon pėr nėnkryetar tė parė Blerim Shalėn, ndėrsa katėr tė tjerėt janė: Ahmet Isufi, Ardian Gjini, Naim Maloku dhe Bajram Kosumi.

    Nė kėshillin drejtues tė AAK-sė ishin tė pranishėm 65 anėtarė, prej tė cilėve 60 votuan pro, 3 abstenuan ndėrsa 2 vota ishin kundėr. Ernest Luma dhe Jonuz Jonuzi kanė qenė kundėr, kurse ka munguar Bujar Dugolli.

    Ashtu siē ishte pėrfolur, ish-ministri i Tregtisė, Dugolli, nuk ėshtė pėrfshirė fare nė Kryesinė e AAK-sė, e cila ėshtė propozuar nga Kryetari i partisė dhe ėshtė votuar nga Kėshilli Drejtues.

    Pėrveē 15 emrave tė rinj, kėsaj radhe tė Kryesinė e AAK`sė, janė emėruar tre llapjanė nė Kryesi, ndryshe nga hera e kaluar ku nuk ka pasur asnjė anėtar tė kėsaj ane nė Kryesi.

    Kryesia e AAK-sė pėrbėhet nga: Arben Qirezi, Pal Lekaj, Avni Arifi, Gjylnaze Syla, Zylfie Hundozi, Besnik Tahiri, Ali Berisha, Jonuz Salihaj, Talat Gjinolli, Fatmire Mullhaxha, Zenun Halili, Skėnder Skėnderi, Sali Ibishi, Jahja Lluka, Faik Muēiqi, Ibrahim Selmanaj, Ismet Abdullahu, Skenderbe Habibi, Rasim Selmanaj, Lulzim Leci, Ethem Ēeku, Ernest Luma, Sebahate Greiēevci, Zylfie Pllana, Tine Kadriu, Agim Elshani, Fetije Huruglica, Afėrdita Berisha, Mejreme Mara, Vasilika Zotaj, Valon Tolaj edhe Donika Kada - Bujupi.

    Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, tha se Kosova dhe Aleanca nuk kanė arritur sukseset e pritura nė punėn e tyre. “Aleanca nuk ka qenė e suksesshme nė kėtė vit. Ne i gėzohemi vendimeve tė mėdha tė pavarėsisė sė vendit dhe Kushtetutės sė vendit, por kėto janė rezultat i punėve tė vendit edhe kur nuk ka pasur aleancė”, u shpreh ai.

    Haradinaj e shfrytėzoi edhe kėtė konferencė pėr gazetarė, tė fundit pėr sivjet, qė tė drejtojė akuza ndaj Qeverisė, e cila sipas tij, po i sjell vendit humbje tė pėrgjithshme.

    Por viti qė po vjen, sipas Haradinajt, ėshtė vit prove, me ē’rast AAK-sė do t’i jepet mundėsia, qė sipas kalendarit zgjedhor, tė ndryshojė kėtė qeverisje.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    AAK’sė i bie njė degė
    Dega e AAK’sė nė Drenas njėherė e pėrgjithmonė ėshtė shkėputur nga trungu i partisė. Mungesa e pėrkrahjes nga qendra ėshtė njėra ndėr arsyet e shuarjes tė kėsaj dege. Ka gjasė qė ata t’i bashkohen partisė mė tė fuqishme nė Drenas, PDK’sė.
    Nga Artan Behrami mė 29.12.2008 8:03 CET

    Vetėm pak javė pas mbajtjes sė Kuvendit Zgjedhor tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dega e kėsaj partie nė Drenas ėshtė shuar pėrgjithmonė.

    Largimi i anėtarėve tė degės sė AAK’sė nė Drenas nuk ndėrlidhet vetėm me zhvillimet e kėsaj dite, por edhe me pakėnaqėsi tė grumbulluar pėr vjet. Vendimi i degės, zyrtarisht do t’i dorėzohet tė hėnėn qendrės sė Partisė nė Prishtinė.

    Ahmet Isufi, nėnkryetar i AAK-sė, thotė pėr Express se deri mė tash nuk ka asgjė zyrtare rreth shuarjes sė degės nė Drenas.

    “Nuk kemi ndonjė informatė zyrtare, por do tė vejmė kontakt me degėn e Drenasit edhe do tė shohim a ėshtė e vėrtetė apo jo”, vlerėson ai.

    Ndėrkaq, anėtari i qendrės i AAK’sė me ndikimin mė tė madh nė degėn e Drenasit, Bujar Dugolli, nuk dėshiron tė flas pėr kėtė ēėshtje.

    Nė kuvendin Zgjedhor Dugolli kishte dalė i 41’ti nė listėn pėr Kėshillin Drejtues.

    “Nuk jam i interesuar tė flas pėr kėtė ēėshtje”, thotė Dugolli.

    Megjithėkėtė, Shemsi Elezi, ish nėnkryetar i degės sė AAK’sė nė Drenas tregon se Dugolli ishte nė dijeni pėr vendimin e degės nė Drenas.

    Sipas Elezit, Dugolli iu kishte sugjeruar atyre qė mos tė marrin njė vendim tė tillė. Elezi thotė pėr Express se shuarja e degės sė AAK’sė nė Drenas nuk lidhet me mungesėn e pėrkrahjes sė Bujar Dugollin brenda AAK’sė.

    “Nuk ndėrlidhjet ajo me Bujarin, por drejtpėrdrejt me pakėnaqėsitė qė janė nė degė. Bujari nuk ka qenė i pajtimit pėr tė bėrė kėto. Nuk na ka ardhur mirė qė Bujari ka marr aq pak vota nė Kuvend”, shton Elezi.

    Mungesa e pėrkrahjes nga qendra e partisė, sipas tij, ka qenė shkaku kryesor i shuarjes sė kėsaj dege. Ai tregon se Kėshilli i Drejtues i AAK’sė nuk ka asnjė njė delegat nga Drenasi.

    “Nė Kuvend asnjė anėtar nuk e kemi, as nė Kėshill Drejtues, pėrveē Bujarit edhe ai ėshtė delegat i Prishtinės - Dardanisė”, thotė Elezi.

    Ai po ashtu ėshtė edhe i pakėnaqur me kryetarin e AAK’sė dhe pjesėtarė tjerė tė qendrės. “Nė asnjė takim nuk kanė qenė nė gjendje me ardhė nė Drenas. Nuk jemi trajtuar tė barabartė”, thekson Elezi.

    Pas shuarjes, Elezi dhe anėtarė tė tjerė tė degės sė AAK-sė nė Drenas ende nuk kanė menduar se si do tė vazhdojnė veprimtarinė e tyre politike. Megjithėkėtė, ai nuk pėrjashton mundėsinė qė ata t’i bashkohen ndonjė partie tjetėr.

    Partia Demokratike e Kosovės e cila ēdo zgjedhje i fiton me rekord pėrqindje mund tė jetė njėri nga opsionet e ish degės sė AAK-sė.

    “Pa marr parasysh cila parti do tė na afrojė mė shumė, po ndoshta do tė qėndrojmė deri nė zgjedhjet e ardhshme. Aty nuk ka konkrete asgjė. Dorėheqja ėshtė lidhur me pakėnaqėsitė tona”, shton Elezi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Gazeta Shekulli rendit skandalet e qeverise Berisha 2005-2009
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 13:10
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •