Me dhimbset shumë fëmija :S !
Ngushllime Familjarëve!
Me dhimbset shumë fëmija :S !
Ngushllime Familjarëve!
- Imagination is more important than knowledge.
Shumë e vërtetë
Dhe kjo është vetëm një paralajmërim i asaj që do të ndodh më vonë. Pothuajse të gjitha ndërtimet e pas 90 janë bërë pa asnjë farë kriteri dhe studimi sizmollogjik. Sna mbetet gjë tjetër veç ti lutemi Zotit të mbaj dorën
Nuk ja uroj askujt por zëmra ma ndjen se do të dëgjojmë të tjera lajme të zeza si ky.
Më vjen shumë keq për këta fatkeq
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Eshte komplet faji i Flamur Bimes qe e ka mbushur Gjirokastren me ndertime te tilla. Te shkosh ne lagjen 18 shtatori shikon vetm pallate me dritare si dritaret e bunkereve,ngjitur me njeri-tjetrin qe iskur te rezohet njeri do te bien te gjithe njeri pas tjetrit..
Ky pallat qeu rezua ishte ndertuar ne nje koder me dhe te bute dhe me gure prej shtufi.Nje lloj guri i zi i paqendrueshem.
Kryetari i Bashkise, inspektori i bashkise, firma e ndertimit duhet te cohen para drejtesite qe te behen shembull per te gjithe si edhe ata qe firmosen lejen e ndertimit .
Pallati qe u rezua nuk eshte i pas viteve 90, sepse po ta shikoni eshte i ndertuar me parafabrikate, cka ne vitin 96 nuk praktikohej me. Mbase ndonje shtese eshte e pas viteve 90.
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
ne kto ceshtjet e urbanistikes e ndertimeve.. nuk ka parti.. o belami..
i kemi pare te dyja partite.. ose me mir me then te gjitha partite..
asnjera nuk dallon nga tjetra per me mire..
mafia e ndertimit dhe babezia e qytetarit nuk kan fare preferenca partie..
kush te mundet lufton per zgjerim.. kush te mundet lufton te kap truall e ti a jap nje firme per ndertim..
i kemi pare ne qytetet kryesore.. tiran durres vlor fier etj..
te gjithe kryetaret e bashkive dhe urbanistet pamvaresisht nga c'parti jan propozuar e emeruar.. kush ka mundur ka masakruar qytetin..
mere ne tirane..
masakrus sali kelmendi masakrus brojka masakrus edvin gonxhja..
masakrus ne durres kopliku kryetar i ven nga pd.. masakrues i mevonshmi ai tomorr golemi.. masakruese urbanisjtja gruaja moikomit.. me arqile e lefter koka e tash vangjo dako te ps-se..
po keshtu qytetet e tjera..
ish zengjini qe ka pas gjyshin me troje ne koh te zogut.. kap ish proletarin rucoisto edvinoist enverist.. meqe i kan grure punet neper zyra.. e o burra ne bahce te gjyshit grataciel.. e fitojne bashk te majt e te djatht ne thonjza..
i pashe ne ate konferencen per vizionet mbi tiranen qe organizoj topi para ca kohe.. e ne krah mbante edvinin e saliun..
te dy palet kan te njejtat vizione per tiranen..
betonizim e pik..
pra gllaberim pa kriter te jeshillekut ne emer te biznesit e zhvillimit..
e njejta mesele ne prishtine..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-11-2008 më 05:11
Shembja e pallatit, tragjedi e paralajmeruar
E Hene, 10 Nentor 2008
Tragjedia e ndodhur dje ne qytetin e Gjirokastres, ku u shemb nje pallat 5- katesh, ishte e paralajmeruar. Televizioni Klan ne nje kronike te tij plot 7 vite me pare ka ngritur shqetesimin e banoreve te ketij pallati per rrezikun qe i kanoste, pasi vendi ku ishte ndertuar objekti kishte rrezik shkarje. Gjithashtu edhe cilesia e ndertimit te tij ishte shume e dobet, cka kishte bere qe banoret te ndiheshin te rrezikuar per jeten e tyre.
Situata
Kronika e dates 21 prill te vitit 2001 tregon situaten ne te cilen ndodheshin banoret e pallatit te shembur, ku shprehnin friken qe i kanosej, pasi pallati ne fjale ndodhej ne nje zone te rrezikshme. Njera prej tyre deklaronte se "qe kur kemi ardhur ketu vendi ka pasur defekte, ka pasur rreshqitje. Banojme ne katin e peste dhe kemi lageshtire shume te madhe, gjithashtu soleta ka carje. Realisht trembemi te jetojme ne keto shtepi ketu, pasi mund te na bien dhe te na zene brenda bashke me femijet". Muaji prill i vitit 2001 ka qene i karakterizuar nga shira te shumta dhe mungesa e bimesise rreth ketij pallati ka bere qe banoret e ketij pallati te ishin shume te shqetesuar per fatin e tyre, pasi nje pjese e vendit ku ishte ndertuar ky objekt te rreshqiste. Toka mbi te cilin eshte ndertuar ky pallat eshte vleresuar si terren i paqendrueshem. Enti i Banesave ne Gjirokaster i kishte shperndare hyrjet ne vitin 1996 por banoret nuk i kane gezuar gjate apartamentet e reja.
Ndertimi
Cilesia e dobet e punimeve te bera nga firmat ndertuese ka sjelle qe ne fillim shqetesime. Lageshtia sidomos ne katet e siperme dhe te carat e mureve jane te dukshme gjithandej. Periudha gjate te ciles eshte ndertuar ky pallat dhe per me teper me fondet e shtetit, ka bere qe te mos i kushtohej vemendje as cilesise se ndertimit po as kontrolleve nga ana e institucioneve pergjegjese per kete proces. Por sikur te mos mjaftojne te gjitha keto, banoret u perballen edhe me rreshqitjet e dheut, pasi vendi i zgjedhur per kete ndertim nuk ka qene aspak i pershtatshem. Pikerisht per kete fakt nje tjeter banor gjate kronikes se televizionit Klan, deklaronte se "nje shi i madh te bjere dhe pallati mund te rreshqase dhe te shkaktoje nje tragjedi". Por ankesat e bera prej tyre nuk moren asnje pergjigje dhe asnje nuk ua vuri veshin banoreve deri sa pallati i ndertuar u shemb me te vertete, pasi ngjitur me te po germohej per ndertimin e nje tjeter pallati te ri. Rrenojat kane zene poshte pervec dy personave te humbur edhe 15 banore te tjere per nxjerrjen e te cileve fillimisht kane ndihmuar banoret e pallateve fqinj dhe te forcave te ushtrise.
kj
Gjirokaster, gjendet trupi i te moshuares
Gjirokaster, gjendet trupi i te moshuares
Gjendet i pajete trupi i te moshuares qe mbeti nen rrenojat e nje pallati qe u shemb mesditen e djeshme ne Gjirokaster.
Trupi i Parashqevi Zotos u nxorr pas kerkimesh intensive te forcave speciale shqiptare dhe ato te Janines dhe eshte derguar drejt morgut te spitalit "Omer Nishani" ne Gjirokaster.
Nuk dihet nese e moshuara ka mbijetuar pas shembjes se pallatit.
Forcat po vazhdojne operacionet e tyre per gjetjen e Valbona dhe Anxhela Dalanit, nene e bije te cilat rezultojne te zhdukura prej mesdites se djeshme
Forcat e emergjencës po punojnë për të nxjerrë nga gërmadhat trupin e nënës 35 vjecare Valbona Dalani dhe vajzës së saj 13 vjece Anxhela. Nëpërmjet ekskavatorit po bëhet e mundur pastrimi i gërmadhave pasi mendohet se ato ndodhen në pjesën e poshtme të gërmadhave. Sot paradite rreth orës 10:00 u gjet trupi i pajetë i 65 vjecares Parashqevi Zoto. Tragjedia ndodhi dje në mesditë në lagjen "11 janari” kur dy seksione të pallatit u shembën si dhe u dëmtuan plotësisht 9 apartamente të këtij pallati.
(B/W)
GJIROKASTER, Gjendet kufoma e dytë nën rrënoja
Ora 12: 30 Ekipet e kërkim shpëtimit kanë mundur të identifikojnë mes gërmadhave të pallatit të shembur një tjetër trup të pajetë. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve Dilaver Laci tha se trupi mund të jetë i 35 vjecares Valbona Dalani por ende nuk është konfirmuar. Rreth orës 12: 30 minuta ekipet e shpëtimit kanë mundur të identifikojnë mes gërmadhave krahun e viktimës. Laci tha se po merren masa për të nxjerrë trupin e kufomës pa u dëmtuar pasi maketet e betonit janë shumë të rënda dhe nuk mund të lëvizen me dorë. Ambulanca është afruar shumë pranë vendit të ngjarjes, në pritje për të marrë trupin e pajetë dhe për ta dërguar në morg.
(B/W)
Po edhe ne France (martinikë) para dy ditesh u shemb nje shkolle, 20 nxenes te vdekur !
Vertete kur i shofim keto ndertesa me rrenqethet trupi...si guxojn te te bejne gjumin rehat aty mbrenda njerzit ?
Duhet ti shkatrrojmi keto banesa para se ato te na shkatrrojne neve....
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Me sa moravesh shkarazi u shemb per shkak te ndertimit te nje pallati afer me ket.Po behet nje pallat 8katesh ketu ngjitur me shtepine time po 8katesh ama.Mos iken dhe shtepia si pallati gjirokastres dhe na mori rrota historis me vete.
Gjynah ata te vraret./..
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Krijoni Kontakt