Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    ua na la me goj hap...shpresoj mos te ket vdek ajo nen me femin e saj
    E ke ne te gjitha televizionet qe konfirmohet qe jane te vdekur, po pritet qe neser te veprohet per nxjerrjen e kufomave pasi tani eshte nate dhe rrezikon te shembet dhe pjesa tjeter e pallatit. Neser nje vajze e vogel nuk do te shkoje ne shkolle me canten ne dore, por do te shkoje ne varreza ne nje kuti druri

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte tamam katrahura urbane qe politika e dhjere e 18 vjeteve shkerdhatokraci na ka lene e do na e lere peshqesh dhe ne si gjithmone do ta paguajme me gjak.
    U be kjo katrahure urbane qe te fitonin para te pista politikanet tane shkerdhata duke bere pallate edhe ne ate te semes se tyre.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ajo cka pashe ne ekranet e televizioneve satelitore.. ishte rri te rrime..pra sehir e cfar sehiri..
    pra shteti e qyteti me duret ne toqe..
    ka mbet puna te nji zagar grek..
    shqiperia ka ngrit duret e punen presi tu a beje qeni i grekve..
    hajde de te ish ndonje polifem e te shpresosh se katallani po i lu guret e po gjen njerzit.. po qeni cdo beje..
    turp i madh..
    me kujtohet kur serbia i vuri perpara si kope 2 meleon e ca kosovare.. e i hodhi matan bjeshkeve te namuna.. dhe shteti shqiptar nuk guxoj as ciu me bo..
    ja kush jemi pra..

    tmerr..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ajo cka pashe ne ekranet e televizioneve satelitore.. ishte rri te rrime..pra sehir e cfar sehiri..
    pra shteti e qyteti me duret ne toqe..
    ka mbet puna te nji zagar grek..
    shqiperia ka ngrit duret e punen presi tu a beje qeni i grekve..
    hajde de te ish ndonje polifem e te shpresosh se katallani po i lu guret e po gjen njerzit.. po qeni cdo beje..
    turp i madh..
    me kujtohet kur serbia i vuri perpara si kope 2 meleon e ca kosovare.. e i hodhi matan bjeshkeve te namuna.. dhe shteti shqiptar nuk guxoj as ciu me bo..
    ja kush jemi pra..

    me cshoh nga pamjet.. pjesa e rrezuar eshte shtesa.. qe do i jet bere pallatit ne vitet kapitalisto babezitse..

    tmerr..

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Une personalisht, qe prej shperthimit te Gerdecit, çdo personi qe kryen nje veprim te papergjegjshem e therras me nofken "Delijorgj".

    Kur shihja ne TV pamjen e pallatit te shembur, ne mendje me zukaste nje kenge qe kendohej dikur (nuk e di a kendohet me) dhe qe thoshte:
    ...gjith shqiptaret janë Mic Sokola

    por tashme e transformuar në koken time:

    ...gjith shqiptaret janë Delijorgja

    ----------------------
    ----------------------

    Papergjegjshmeri ne ekstremitet.

    Jo nje person qe ka degjuar një simestër "STATIK",
    por edhe nje femije i cili ka luajtur ate lojen "Kush e rrëzon i pari kunjën e shkrepses, të ngulur mbi një grumbull mielli" (s`po me kujtohet tani se si quhej loja, pasi kam tridhjet e ca vjet pa e luajtur), do e dinte se po u germua kodra mbi te cilen rrinte pallati, ateher ai pallat do binte.

    "Se je tina cop mishi me dy sy, ç`kusur kam una me u be naj dit cop mishi me tre sy" thoshte i shkreti Qazim Mulletja.

    ----------------------
    ---------------------

    Lus Zotin, që te bej mrekullira dhe ti ketë lënë në jete ato dy te mjerat, qe jane nen germadha.
    E di se mundesia qe ato te jene ne jete eshte shume shume e vogel, por derisa te gjenden trupat e tyre ajo nuk eshte ZERO.



    .

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Së pari ngushllime familjarëve dhe farefisit që kanë humbur familjarët e farefisin e tyre .

    Vërt ky propblemi i ndërtimtarisë ,në Shqipëri , është bërë problem jetik .
    Ligjet e ndërtimtarisë në Shqipëri ,sikur duket nuk e njohin e nuk e respektojnë jetën e njeriut .
    Kjo dukuri është sa fatkeqsi po edhe më tepër është turp ,për organet kompetente .


    Unë e dij që nuk është vendi për të vendosur këta fotografi këtu në këtë temë ,por veç desha të tregoj se si punohet e ndërtohet në shtetet ,ku respektohet prona e tjetrit dhe jeta e njeriut .
    ...............
    Në botën e civilizuar ,para se të ndërtohet një objekt qoftë ajo kolibë/kasollë e thjeshtë,shtëpi përdhese apo një grataçelë duhet aplikuar për leje ndërtimi , sëbashku me planin e objektit dhe qëllimin e atij objekti .
    Pasi aplikohet, atëherë ,nga përgjegjësit e komunës së pari analizohet vendi ku do ndërtohet ai objekt ,bëhen shpime që të kontrollohet trualli/dheu e nëse gjithçka shkon në regull atëherë analizohet plani i objektit nga përgjegjegjësit e komunës /arqitektët,inxhinjerët dhe inspektorët .
    E nëse gjithçka shkon në regull ,atëherë i jepet leja kontraktorit për të vazhduar punën- fillon ndërtimin e objektit ,për ndryshe kontraktori nuk mund të fillon punën .

    Por edhe mbasi kontraktori të fillon punën ,komuna/bashkia është e obliguar që të kontrollon punën sipas fazave të ndërtimtarisë .
    1.- Pasi të hapen temelet ( para se të mbushen me çimento apo guar ) por materiali duhet të jetë aty në vend për inspektim gjithashtu ,duhet të inspektohen nga inspektori .

    2.- Pasi të mbushen temelet , duhet të inspektohen nga inspektori .

    3.- Pasi të ngrihen muret - pa me u bërë me llaç , duhet të inspektohen nga inspektori .

    4.- Pasi të vendosen cevat e hidraulikut, rjeti elektrik ,nxemja qendrore ,duhet të inspektohen nga inspektori .

    5.- Pasi shtëpia / grataçela të jetë mbaruar komplet ,përsëri inspektohet nga inspektori dhe nëse çdo gjë është në regull ,atëherë nga inspektori i komunës jepet liçenca e përdorimit e atij objekti .Përndryshe është e kotë çdo punë e bërë deri atëherë .

    Nëse inspektori sheh diçka që nuk është në regull ( gjatë fazave të ndërtimit ) , të jep afat kohor sipas problemit 1-javë dery dy muaj për të përmirësuar problemin ,në të kundërtën puna ndalohet komplet dhe gjithçka fillon nga epara .


    Për këtë fatkeqësi që ka ndodhur në Gjirokastër ,për mendimin tim fajin e ka dhoma e planimetrisë ,sëbashku me inspektorin dhe kontraktorin .
    Aty ose është hëngur ryshfet ,ose çdo gjë është kaluar me ate shprehejen vullgara '' q-i q-in tëmën '' .

    Të jem unë përgjegjës dhe të vendosi për këtë fatkeqsi ,do vendosja kështu ;-
    a. Shefin e urabanistikë, inspektorin e ndërtimtarisë dhe kontarktorin do i dënoja me burgim të përjetshëm pa të drejtë faljeje aspak .
    b. Të treve do iu konfiskoja pronat e tundëshme dhe të pa tundëshme ,maqineri e çka kanë nën pronësi ,me të cilat do kompenzoheshin dëmet e shkaktuara ,edhe përse jeta nuk kompenzohet me asfar mase e njësi .
    3. Nuk do ju lejoja vizita familjare për 50 vite resht ( të mos i shohin edhe këta familjarët e vet ,njetë sikur nuk mund ti shohin të dëmtuarit ata që iu kanë vdekur ) .

    Tani, Bota ndërton gataçela ngjit njera me tjetrën dhe nuk ndodhin kësi fatkeqësi e tragjedi .

    Përsonalisht vetë kam ndërtuar dhe renovuar tre objekte ngjit njëra me tjetrën - pra mur për murë sëbashku ,prej të cilave kam edhe disa fotografi .

    Për të rruajtur objektin kojshi nga shkatrimi/ rrëxuarja ,në ndërtimtari ai proces quhet '' underpinning '' ( Shqip fatkeqsisht nuk e dij se si quhet ).

    Por ,funksion kështu ;-
    Nëse Objekti që ndërton është fare ngjitur me një objekt egzistues ,atëherë së pari përforcon themelet e objektit egzistues me çimento , në thellësi 1m më shum se themelet e objektit të ri që do të ndërtohet .

    Ky është proces shum delikat, i vështirë dhe kushton shum ( gati afër 1/3 e kostos e objektit të ri ) .

    Puna bëhet kështu :-
    Temelet e objektit të vjetër hapen në çdo 1m ( 1m po , 1m jo ) .
    a. Pra hapet një metro e nënthemelit me thellësin sipas objektit të ri dhe mbushet me çimento .
    b.Një metro e themelit lihet ashtu siç është pa trazuar fare ,dhe mandej përsëri hapet një metro ,në thellësinë e objektit të vjetër ,mbushet me çimento ,
    Dhe kështu vazhdon deri në fundin linear të thelemit ( 1m po , 1m jo ) .
    Atëherë kthehet përsëri dhe hapen hapësirat ndërmjet mbushjeve me çimento qu lanë më herët.
    Pra hapet 1m, mbushet, 1m lihet pa trazuar,dhe kështu vazhdon deri në fund ( 1m po , 1m jo ).
    E kjo punë është reptësisht e kontrolluar nga inspektori .
    Kur ai e aprovon punën e bërë të '' underpinning '' ,atëherë kontraktori hapën temelet e objektit të ri .
    Me një fjalë ,ai që ndërton njitur me një objekt ,duhet tia siguron themelet e objektit të kojshiut ,së pari .


    Ja tani disa fotogafi të këtij procesi të ndërtimtarisë :-

    Ky zotnia ,kishte hyrje nga mbas shtëpisë ,por nuk mund ta përdorte besmentin nga mbas ,shkaku se temelet e shtëpisë aty ku ishte hyrja ishin shum të larta .
    Me një fjalë , themelet e shtëpisë në këtë jesë duheshin të futen shum thellë në tokë ,mbi një 1.5m .

    Ne e bëmë kësi soi se kjo është shtëpi përdhese :-

    Këtu shihet se si ia tregova të zotit të shtëpisë me anë të kësaj skice se si do ndërtohet muri me '' underpinning '' .




    Pra ku shkruan '' Vertical wall '' është muri egzistues i shtëpisë .
    '' Interior '' hapsira e besmentit .
    ''slab ''është plooça e çimentos e besmentit .
    '' existing soil '' dheu i nëndyshemeës ''
    '' '' underpinning '' ,është vendi që duhet gdhendur trualli dhe të mbushet me çimento .

    Këtu tani, ku filluam ta gdhendim dheun për ta mbushr mandej me çimento .


    Këtu ,duket kjartë se si e kemi gdhendur dheun nën temelin egzistues .
    Por pasi shtëpia është përdhese dhe themelet i kishte shum të mira ,ne menjëherë e gdhendëm dheun në diku afër 2.5 m gjatësi .


  7. #17
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Këtu ,veç e mbushur më me çimento .





    Mandej në vazhdim të murit, hapëm murrin për derë me dy krahë ( pra ku dheu ishte shum poshtë ) .





    Vendosëm derën, regulluam murin .



  8. #18
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Ky është një projekt tjetër me '' underpinning ''


    Kjo është një shtëpi dy katëshe :-

    Dhe këtu shihet shum mirë mënyra e të gjedhendurit të truallit '' një metro po , një metro jo '' dhe mandej kthehet e gdhenden e mbushen ata hapsira që janë lënë të pa trazara në fillim .




  9. #19
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Ndërsa kjo është në Manhatan - down town ,ku kemi gdhendur në thellësi 35 feet afër 12 m thellësi ,duke nxjerur dheun me kova .





  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    duhet me u prish kto ndertesa te vjetra , trishtim po te vika me i kshyr kto ndertesa , e lere te jetosh ne to.
    ashtu asht qka jan keto ndetera keshtu ? material i dobt , pa lidhje si me pas ndertu femijt keto ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  4. Historia ndryshe e kufijve të Shqipërisë së vogël
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 16:25
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •