Banka Qendrore informon se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së në mbledhjen e fundit ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhës shqiptare të prerjes 1000 Lekë

Tiranë-Për një javë tregut tonë valutor i shtohet një lek i ri. Është kartmonedha dhjetëmijë lekëshe emërtim i vitit 2007. Banka e Shqipërisë bwri tw ditur sot se “më datën 14 nëntor 2008 do të hedhë në qarkullim kartëmonedhën e prerjes 1000 Lekë (të reja) ose siç njihet ndryshe dhjetemije lekeshi i gjelbert.



Në një njoftim për shtyp Banka Qendrore informon se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së në mbledhjen e fundit ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhës shqiptare të prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2001. Sipas BSH-së, ky vendim është në përputhje me programet e mëparëshme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 1000 Lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë.



Kartëmonedha e re, e prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2001 (ajo që përdorim tani). Por, ndryshe nga emetimi i mëparshëm, ajo do të ketë përforcime të disa elementeve të sigurisë si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit, si firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe e Drejtorit të Emisionit; viti në trupin e saj do të jetë 2007; shtohet elementi i qosheve të përforcuara; rritet gjerësia e fillit të sigurisë; relievi i kartëmonedhës është më i ndjeshëm në prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave; kartëmonedha është llakuar për ta mbrojtur nga lagështia.



Duke filluar nga 14 nëntori 2008, kartëmonedha e prerjes 1000 Lekë do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat e tjera që janë në qarkullim.