XHENOVA - E rreh per vdekje vetem pse shqiptari ishte lidhur me nje goce italiane. Livio Panizzi, 23 vjec, eshte vene ne pranga nga policia pasi, akuzohet per "tentative vrasjeje". Sipas medias italiane, viktime e ketij masakrimi ka qene shqiptari Steven M., student ne Itali. Ne kete menyre, racizmi ka sjelle dhe nje tjeter viktime shqiptare ne Itali. Burimet e policise kane bere te ditur, se 23-vjecari italian e ka qelluar shqiptarin ne koke me nje celes hekuri, per gomat e makines, duke i sjelle demtime te renda ne koke. Viktima 19 vjece, eshte derguar me urgjence ne spital, ku ndodhet ne gjendje te rende dhe ne rrezik per jeten. Pas arrestimit diten e djeshme, Livio Panizzi, 23 vjec, eshte derguar ne burgun e Marasit, pas nje urdhri te dhene nga Prokuroria e Xhenoves. Por ne pranga eshte vene dhe nje shqiptar, Taulant Agolli, pasi ka qene deshmitar ne ngjarjen dhe nuk e ka denoncuar ne polici, duke u vene nen akuzen e mos kallezimit te krimit.
Ngjarja
Dy jave me pare, shqiptari Steven M., ishte se bashku me te dashuren e tij italiane, kur eshte pare agresori i tij. Burimet e policise qe po hetojne ngjarjen e rende, thane se shkaku i kesaj ngjarjeje te rende ka qene racizmi. Livio Panizzi ishte i njohur per policine e Xhenoves, pasi ishte ndaluar dhe me pare per disa ngjarje te vogla. Shqiptari para se te rrihej keq me hekur, ishte duke pritur ne fakultet, per te dhene nje provim. Policia tha, se 19-vjecari studionte ne fakultetin e Mjekesise, ne kete qytet. Rivaliteti ne dashuri, i kthyer ne nje racizem te eger ka qene shkaku qe ka sjelle dhe ngjarjen e rende. Kjo gje eshte bere e ditur nga familjaret e 19-vjecarit si dhe deshmitaret okulare qe kane qene ne momentin e sherrit. Keta te fundit jane pyetur nga policia, e cila ka shenuar deshmite e tyre, ne procesin kunder 23-vjecarit italian. Disa here me pare ai i kishte denoncuar kercenimet qe kishte marre nga italiani Panizzi, por policia nuk kishte vepruar me qellim parandalimin e kesaj ngjarjeje te rende. Dhe familjaret kane treguar se djali i tyre ishte ankuar nga kercenimet e bera. Preteksti ka qene gjithmone nje vajze. Italiani nuk mund te pranonte qe ajo te kishte marredhenie me shqiptarin dhe per kete eshte hakmarre ne kete menyre, duke e masakruar ate me hekur .
Arrestimi
Ndalimi i Livio Panizzi, eshte bere i mundur vetem diten e djeshme, kur policia ka arritur te gjeje vendin ku fshihej. Por Prokuroria e Xhenoves kishte leshuar dhe nje tjeter urdher arresti, kete radhe ndaj shqiptarit Taulant Agolli, pasi nuk kishte treguar per ngjarjen e rende.
Krijoni Kontakt