Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Islami ne Gadishullin Malajzian

    Islami ne Gadishullin Malajzian

    nga
    Hj. Ahmad Kamar


    Parathenie

    Njohja e Islamit ne kete pjese te globit ka qene fakt
    qe me 674 C.E. ( 42 vjet mbas vdekjes se Profetit
    Muhammad, pbuh) kur ligjvenesi Umayyad Muawiyah ishte
    ne fuqi ne Damask. Dy qind vjet me vone me 878 C.E.
    Islami u pranua nga shume njerez pergjate brigjeve te
    gadishullit Malajzian perfshi ketu dhe portine e
    Kelangut qe ishte nje qender tregetare e mirenjohur.

    Para ardhjes se Islamit, indigjenet Malay perqafuan
    nje besim te vjeter fetar ne forma te ndryshme dhe
    nje pjese e mire e popullsise i perkiste besimeve
    Hindu dhe Budiste. Jeta ishte e ndertuar ne menyre te
    tille qe linte te dukej qarte influenca e me teper se
    nje feje. Kjo mund te shihet jo vetem ne
    karakteristikat kulturore te Malayve por eshte
    gjithashtu nje pjese e struktures se ndarjes se fuqise
    ndermjet perfaqesuesve te shtetit dhe princave.

    Ne nivelin politik, udheheqesi mbreteror ne shume
    shtete ne boten Malay ka pase pranuar Islamin.
    Njerezit u terhoqen nga mesimet e Kuranit dhe Hadithit
    se njerezimi duhet te ndahet ne rende ne baze te
    cilesive interpersonale. Ata te cilet prej kohesh
    ishin konsideruar kaste e ulet e pane se sa e mundesi
    te ndryshme shtroheshin para tyre ne shoqerine Islame.
    Ata nuk ishin me te burgosur brenda nje sistemi fetar
    ta bazuar ne kaste dhe ne nocionin e jetes neper
    'klasa'. Ne Islam nuk kishte diskriminim, apo ndarje
    ne baze te ngjyres, nacionalitetit, races, vendlindjes
    etj, gjera keto qe prej kohesh paten sjelle shume
    probleme. Te drejtat e barabarta ishin zgjidhja me e
    drejte njerezore, e cila ne praktike do te thoshte
    pranimin e te drejtave dhe detyrimeve si nje anetar i
    Komunitetit Musliman. Njeriu i devotshem arrinte
    sukses dhe afrim te Zoti.

    Popullata lokale e pa se islami mund ti clironte ata
    nga kjo zgjedhe dhe u ofronte mjetet per sherimin dhe
    eliminimin e plageve sociale. Besimi i ri i jepte
    njeriut te zakonshem nje sens te vleres se tij
    individuale - dinjiteti i njeriut - si nje anetar i
    Komunitetit Islamik.

    Perpjekjet e ulemave per zbatimin e mesimeve Islamike
    gradualisht ndikuan ne te gjithe nivelet e shoqerise.
    Perpjekjet e tyre lane gjurme ne vende te tilla si
    Banten, Java Lindore, Macassar, Kalimantan, Filipina e
    Jugut, Tailanda e Jugut, Malacca, Trengganu etj.
    Ulemate gjithashtu luajten nje rol kryesor edhe ne
    administrimin e ketyre vendeve, dhe disa nga sultanet
    e fuqishem u mbeshteten thellesisht ne mesimet e
    Islamit.





    Perhapja e Islamit


    Mbas hyrjes se Islamit, besimi filloi te perhapej nga
    shkollaret lokale Muslimane apo ulamate nga nje zone
    ne tjetren. Praktika e tyre normale ishte te hapnin
    nje qender trajnimi te quajtur "pondok". Ata jo vetem
    qe jepnin mesime neper shtepi, vende faljeje dhe xhami
    por gjithashtu benin dhe shume pune te tjera sic ishin
    bujqesia, kopshtaria dhe artizanati, si dhe pune te
    tjera secili simbas mundesive dhe aftesive te tij.
    Roli i ketyre ulemave nuk ishte vetem ai i nje mesuesi
    por edhe ai i nje keshilltari per familjet fshatare
    dhe komunitetet. Roli qe ata luajten ishte shume i
    gjere per shkak se ata kishin ekspertize dhe aftesi ne
    me teper se nje fushe te aktivitetit njerezor. Mbasi
    diplomoheshin, nxenesit shkonin mbrapa neper shteipte
    e tyre, te cilat shpesh mund te ishin edhe neper
    periferite e vendit, dhe keshtu formonin nje hallke ne
    zinxhirin ndermjet ulemave.

    Islami ne Arqipelagun Malajzian ne pergjithesi dhe ne
    Malajzi ne vecanti ndjek Madhahabin Shafii. Sidoqofte
    ka shume Muslimane ne Malajzi te cilet nuk ndjekin
    ndonje shkolle te vecante. Ne Perli per shembull,
    kushtetuta e shtetit specifikon qe Perlisi ndjek
    Kuranin dhe Sunnahn dhe jo ndonje madhahabe te
    vecante. Shume Muslimane ne Perlis nuk ndjekin ndonje
    Madhahab sic eshte rasti me anetaret e Organizates
    Muhammadiyah ne Indonezi.

    Nje karakteristike e vlefshme per tu permendur, ne
    edukimin fetar eshte lidhja e ngushte ndermjet
    Pondokeve, mesuesve dhe madje edhe nxenesve megjithese
    distanca ndermjet tyre mund te jete shume e madhe.
    Faktori bashkues qe forcon lidhjet mes tyre eshte
    uniformiteti i ideve, sepse Libri i Shenjte dhe gjuha
    qe perdoren qene te njejta, por edhe problemet
    shoqerore dhe politike po ashtu, megjithese ne
    Indonezi kolonizatoret ishin Hollandezet dhe ne
    Malajzi ishin Britaniket. Keta kolonizatore, qofshin
    Portugeze, Hollandeze apo Britanike u perpoqen per
    Kristianizimin e ketyre zonave me mjete te ndryshme,
    vecanerisht duke perdorur sistemin e tyre edukativ.

    Nje numer i konsiderueshem Muslimanesh mendonin se
    shkollat pondok nuk mund te konkuronin me institutet
    koloniale te edukimit. Per te zgjidhur kete problem,
    Madrasatul Mashoor al-Islamiyah u formua ne Pulau
    Pinang ne vitin 1916 e cila perdorte gjuhen Arabe ne
    mesimdhenie. Medresete mesonin Fiqh si dhe lende te
    tjera. Ky institut i mesimdhenies nuk kishte per
    qellim vetem rritjen e pozicionit te Muslimaneve ne
    Penang dhe Malajzine Veriore, por ne te gjithe Azine
    Juglindore. Kjo shkolle zgjodhi si frymezim te saj
    emrin e Syed Ahmad Al-Mashoor, i njojtur ndryshe dhe
    si Ayid Mashoor, nje udheheqes me origjine arabe ne
    ate ishull.

    Mbasi Malaya fitoi pavaresine ne 31 Gusht, 1957,
    rritja e edukimit fetar ne shkollat e varura nga
    qeveria ishte rezultat i perpjekjeve te shumta nga
    komuniteti Malay. Kjo mund te shihet qarte ne Kolegjin
    Islamik dhe ne Universitetin Nacional te Malajzise.

    Pondoku me i njohur dhe me reputacion ne Malajzi eshte
    ai i Tok Guru Haji Muhammad Yusof apo Tok kenaliut, i
    cili e ndertoi ate vete ne Kota Bahru, kelantan. Ai u
    edukua ne Kelantan dhe si shume mesues te tjere
    pondoku ndoqi studimet e larda ne Masjid al-Haram (
    Xhamia e Madhe e Mekes). Pondoku i Tok Kenaliut u be
    nje qender e famshme mesimdhenie, gje e cila coi ne
    rritjen e numrit te studenteve qe vinin per te
    studiuar ne kete pondok. Po ashtu sjume pondok te
    tjere u hapen nga ish nxenesit e kesaj shkolle te
    cilet me kohen u bene madje dhe udheheqes te
    komuniteteve te tyre. Ky znxhir mesues-nxenes-mesues u
    perhap po ashtud he ne Thailanden Jugore dhe Indonezi.

    Disa ulema Malajziane u bene mesues ne Asjid al-Haram.
    Ne kohen e ketij shkrimi nje ulema nga Kedahu,
    Muhammad bin Abdul Kadir, dhe dy nga Petani ishin
    mesues aty. Babai i Muhammadid ishte gjithashtu nje
    mesues ne xhamine al-Haram.


    Efektet e Kolonizimit

    Me te vertete qe mund te konsiderohet nje fatkeqesi
    ardhja e Kolonizatoreve nga Perendimi ndersa procesi i
    Islamizimit ishte ne progres ne Azine Juglindore. Te
    paret qe erdhen ishin Portugezet te cilet u ndoqen me
    vone nga Spanjollet, Hollandezet dhe Britaniket te
    cilet zune toka ne koeto vende dhe ndryshuan te gjitha
    ligjet dhe menyren e jeteses me te gjitha mjetet e
    mundshme. Kjo u bazua ne politiken 'perca e sundo' qe
    eshte shume e njohur per boten e trete. Ardhja e
    Perendimit mund te konsiderohet normalisht ne tre
    kategori: tregeti, pushtim dhe Kristianizim te
    subjekteve koloniale.

    Misionaret jane pa dyshim njesoj si revolucionaret
    komuniste, sepse te predikosh Kristianizmin do te
    thote te besh nje sulm frontal ne besimet, zakonet,
    paragjykimet per jeten dhe boten, dhe gjithashtu te
    imponohesh ne strukturen shoqerore te shoqerise.
    Pervec misionareve, administratoret koloniale,
    tregetaret, penetrimi perendimor, etj., shkaktuan nje
    dem akoma dhe me te madh.

    Arqipelagu Malajzian i cili u be nje zone tregetie dhe
    nje zone e famshme per 'erezat' dhe shume lloj
    produktesh te tjera bujqesore si dhe detare, u be nje
    zone e rivalitetit te madh midis fuqive Kolonizatore.
    Etja per fitime me te medha nga tregetaret Perendimore
    beri qe fuqia politike te ndryshonte ne keto zona. Nje
    nga nje zonat tregetare dhe ato te ndikuara
    thellesisht nga Islami rane ne duart e kolonizatoreve,
    te cilet sollen administrate te re dhe forca ushtarake
    per ta mbrojtur ate.

    Per te fuqizuar ekonomine e tyre, fuqite koloniale
    (vecanerisht Britaniket) ne Malaysi dhe Singapor
    sollen shume puntore krahu nga Kina dhe India si per
    te shkaktuar nje problem politik i cili dhe sot mbetet
    shume shqetesues. Problemet e emigrimit, shtetesise,
    te drejtat speciale (per indigjenet Malay), gjuha,
    kultura dhe ekonomia u bene ceshtje politike te cilat
    cuan ne nje rritje te nacionalizmit.

    Renia e sulltanatit te Malakes ndaj Portugezve me 1511
    ishte fillimi i kolonizimit ne gadishull, cka do te
    thote, rrezimi i autoritetit politik Malajzian ne kete
    pjese te botes dhe nje kthime mbrapa ne perhapjen e
    Islamit. Nga Malaka kolonizatoret zune te gjitha
    funksionet administrative te cilat ishin tipike
    Islamike. Popullit iu desh te kalonte nje sere
    shqetesimesh, dhe te behej deshmimtar se si disa prej
    tyre bashkepunonin me kolonizatoret per te miren
    personale.

    Roli i ulamave ndryshoi me kalimin e kohes, ky rol u
    dobesua shume me krijimin e keshillave fetar me
    pretekstin e mbrojtje se zakoneve Malay dhe besimin
    Islam. Sidoqofte neqofte se konsiderojme Aktet mbi te
    cilat u mbeshteten keta Keshilla funksioni i tyre
    kryesor ishte te kufizonte rolin e Islamit vetem ne
    aspektin personal. Ne anen e tyre Britaniket premtuan
    se nuk do te nderhynin ne ceshtjet qe kishin lidhje me
    Islamin apo zakonet Malay. Megjithate, ndarja e
    besimit nga punet e qeverise dhe ligjit, ishte ne
    vetvete nje nderhyrje ne ceshtjet e lidhura me
    Islamin. Ulamate, roli i te cileve kishte qene me
    perpara te keshillonin dhe merrnin pjese ne ceshtjet
    shteterore, tani u zevendesuan nga nje Keshilltar
    Britanik dhe roli i ulamait kufizua vetem ne ceshtjet
    personale.

    Nje tjeter efekt ishte dhe mundesia per Fene Kristiane
    te vendosej ne nje numer zonash dhe Kristianizonte
    popullsine vendase. Shkolla dhe kisha u hapen pasi
    ishte mare pelqimi nga zyrtaret koloniale. Kinezet dhe
    Indianet qe u sollen ne Gadishull - Malajzia, Singapor
    dhe Brunei - u bene njerez te mesem dhe iu sigurua
    mbrojtja. Shume nga ata u futen ne shkollat e
    organizatave Kristiane dhe u bene Kristiane. Por per
    Malajzianet mund te thuhej se ata nuk konsideroheshin
    te denje per tu bere Kristiane sepse konsideroheshin
    si te prapambetur dhe jo te afte per jeten.

    Politika e kolonizatoreve ishte nje loje e cila kishte
    per qellim zvogelimin e rritjes natyrale te popullsise
    indigjene keshtu qe ata nuk do te kishin ze ne shume
    ceshtje. Sidoqofte lufta ndaj Islamit nuk ishte aq e
    mprehte ne te gjithe pjeset e Gadishullit Malajzian,
    vecanerisht kur edukimi favorizonte ata te cilet
    kishin mbaruar studimet ne shkollat koloniale. Ne kete
    menyre u prodhua nje gjenerete e burokrateve Muslimane
    te cilet ishin me teper 'perendimore' dhe 'sekulare'.

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Disa xhami nga Malajzia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    .................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Xhamia e kristalt





  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Malejzia esht nje vend ku muslimanet i japin rendesi te madhe shkollimit , por sidomos femrat , ku nga numri i pergjithshem i studenteve , 65% jan femra dhe esht per tu marr lakmin sepse shumica prej tyre jan te mbuluara.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drini_i_Zi : 07-10-2008 mė 16:41

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327







  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ushtria Malajziase nje ushtri moderne , as ktu nuk mungon fryma Islame


  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Sistemi shendetsor esht ne nivel te lart i organizuar ne Malajzi , qeveria per te ndan nje pjes te madhe nga GDP-ja.








  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

  10. #10
    I PĖRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NĖ TOKĖ
    Postime
    156
    Allahu tė shpėrbleftė me shkallėt mė tė larta tė xhenetul Firdeus inshAllah pėr kėto informata
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A ėshtė pėrhapur islami me shpatė?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •