Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 160
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Kujtim!Me deshire dhe kuriozitet lexova krijimet tuaja ne poezi dhe prozen tuaj qe per disa momente m'u duk sikur isha une ne kohen time qe ndonse ju e dini ndoshta ishim talente po s'kishim ku t'i shpalosnim sepse te mbyste opinioni qe egzistonte....Te uroj qe se shpejti te kemi ne duar librin tuaj me poezi{n.q.se nuk e kini nxjerre}Lexoni tek SHqipe nga Shqiperia c'kam shkruar per Prrenjasin tend ,tim e te kujtdo qe ka kaluar nje copez jete aty...

    Urime nga zemra dhe sa me shume krijimtari.Me behet qefi per ju!

  2. #92
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Kujtim!Me deshire dhe kuriozitet lexova krijimet tuaja ne poezi dhe prozen tuaj qe per disa momente m'u duk sikur isha une ne kohen time qe ndonse ju e dini ndoshta ishim talente po s'kishim ku t'i shpalosnim sepse te mbyste opinioni qe egzistonte....Te uroj qe se shpejti te kemi ne duar librin tuaj me poezi{n.q.se nuk e kini nxjerre}Lexoni tek SHqipe nga Shqiperia c'kam shkruar per Prrenjasin tend ,tim e te kujtdo qe ka kaluar nje copez jete aty...

    Urime nga zemra dhe sa me shume krijimtari.Me behet qefi per ju!
    Vera tė falenderoj pa masė qė keni lexuar ato qė unė kam shkruar dhe njėkohėsisht mė inkurajoni.


    Miqtė e mi forumistė para pak ditėsh ju premtova qė do t'i kthehesha Forumit dhe ja ku u ktheva me njė tregim tė ri. Kėrkoj nga ju mendimin e sinqertė.
    Me respekt pėr tė gjithė ata qė hapin kėtė faqe.

  3. #93
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    VRASJA E NJĖ FRIKE




    Pėrpara doli njė vajzė shumė e bukur. Me fytyrėn e saj ėngjėllore tė bėnte pėr vete qė nė pamje tė parė. Flokėt e saj ngjyrė gruri derdheshin mbi supe. Sytė ngjyrė gri i jepnin mė tepėr hijeshi. Kish njė delikatesė dhe nė ecjen e saj.
    Pėr njė moment hodhi njė vėshtrim tek tė gjithė,jo me mendimin se a po e pėlqenin,por donte tė verifikonte diēka. Mbasi u bind, filloi:
    - Mė duhet t’ju tregoj me patjetėr historinė time. Veē kini pak durim qė ta dėgjoni.
    Mbase dyshoi nėse do kishin durim ta dėgjonin. Mbase ishin lodhur me kėto historira. Por ata vendosėn ta dėgjonin dhe ajo filloi:
    -Makinės ju dha gas dhe ajo la prapa erėn karakteristike tė benzinės. Dikush nga shoqet tha:- Mė duket se ja ka vėnė syrin ndonjėrės nga klasa jonė ky tipi.
    -E ē’na duhet ne. Kemi provimet s’ja kemi ngenė, apo jo goca.-tha Leda. Ato vazhduan tė bisedonin, ndėrsa mua mė ngeli mėndja tek makina dhe shoferi i saj. E quanin Ardi. Isha interesuar dhe mė kishin thėne se i pėlqeja. Kjo mė bėnte tė lumtur sepse ai i plotėsonte tė gjitha kėrkesat e mija pėr tė dashurin tim. Ishte i bukur, me makinė tė bukur, me para, jetonte nė Itali,e ē’doja mė tepėr unė!
    Pata dhe disa kontakte tė tjera vizive me atė djalė dhe veprimet e tij, kur pėrballej me mua, mė linin tė kuptoja qė ishte shumė kavaljer, dhe kjo mua mė bėnte tė ndihesha mirė, thjeshtė mė pėlqente. Tė njėjtėn sjellje bėnin dhe disa djem tė klasės apo tė qytetit me mua por s’kishin atė klasin e tij.
    Atė ditė qė e takova dhe bisedova me Ardin sa nuk fluturoja nga gėzimi. Seē kishte njė tė folur tė bukur dhe njė fuqi fjale qė mė bindėte nė ēdo argument.
    Pasdite mė erdhėn nė shtėpi Koli dhe Leda qė i kisha nė klasė, mendova se vinin pėr ndonjė konsultim, por ata direkt filluan tė mė flisnin pėr Ardin.
    -Ku e njeh atė tip ti dhe ēfar di pėr tė- tha Koli.
    Leda nuk mė la tė flas por me njė ton tė ashpėr tha:
    -Ku janė ėndrat e tua pėr mjekėsinė? Ku vete? Thirri mėndjes!
    -Po mbi tė gjitha ne nuk e njohim.-tha Koli.

    Po i shihja e hutuar dhe mė habiste fakti se ku e gjenin ata kurajon tė mė flisnin nė kėtė mėnyrė? Ndaj e revoltuar thashė: - Ore po ē’ju duhet juve se ē’bėj unė ? Ku e gjeni ju tė drejtėn tė ndėrhyni nė jetėn time?
    -Tek shoqėria qė kemi bashkė-tha Leda
    -Tė kėrkoj ndiesė qė e filluam pak keq-tha Koli dhe pasi u kollit vazhdoi- Eda, ti e di qė unė kam njė tė dashur.....dhe nuk ėshtė se po bėhem xheloz pėr ty. Pastaj ti e di qė unė tė kam si motėr....
    Ai desh tė vazhdonte por mua mė ishin acaruar nervat dhe e nervozuar thashė- Mjaft! Nuk mė pėlqen morali i tepėrt. Dhe me jetėn time bėj ēfarė tė dua vetė. E kupton tani ti vėllaēkoja im. Dhe fjalės vėllaēko i dhashė njė ton ironie qė ta kuptonin se po mė bezdisnin. Ata e kuptuan dhe u ngritėn e ikėn. Tė nesėrmen nė klasė shumė nga shokėt e shoqet mė kthyen krahėt e s’mė folėn.
    Fredi, Endri dhe dy tre tė tjerė, qė s’mė kujtohen, mu afruan mė pėrshėndetėn bile Fredi mė ftoi dhe pėr kafe, por unė s’pranova.
    Nuk e di se ē’kishte diēka qė mė bėnte tė dyshoja nė fjalėt e tyre!?
    Ditėt kalonin dhe sigurisht qė unė me Ardin po e shtonim njohjen tonė.
    Unė isha e lumtur dhe s’mė interesonin tė tjerėt.
    Ardi erdhi dhe nė shtėpinė time dhe bisedoi me tė mitė. Babi i tha: -Mirė mor djalė mirė, po unė dua tė flas me njerėzit e tu.
    -Patjetėr- u pėrgjigj menjėherė Ardi.
    Pas dy ditėsh erdhi tek ne i ati i Ardit bisedoi me babin dhe vendosėn se kur do vinin pėr tė bėrė ceremoninė zyrtare tė fejesės, sė paku kėshtu i thonė.
    Atė ditė qė shkuam ne pėr vizitė tek shtėpia e Ardit pashė njė lloj ftohtėsie tek prindėrit e tij,por mua nuk mė interesonte asgjė pasi isha e lumtur sepse ndieja qė Ardi mė donte, dhe mendova se me kalimin e kohės e me sjelljen time do t’i bind e do tė mė duan.
    Pas dy javėsh Ardi erdhi nė shtėpi dhe na tha se duhet tė ikte me patjetėr nė Itali sepse i fillonte puna dhe ne tė gjithė njė zėri i thamė mirė. Nė tė vėrtetė mua nuk mė erdhi mirė qė po ikte por nė fund tė fundit s’mundt t’i thosha rri. Atė natė biseduam gjatė dhe ai mė dha njė mal me porosi.Dhe unė ju betova pėr vėllain, njeriu mė i shtrėnjtė pėr mua, qė do ti kisha parasysh tė gjitha ato qė mė porositi ai.
    Ndėrkohė nė shkollė unė fillova tė jem krye lartė sepse jua “theva hundėt” tė gjithėve qė dyshuan tek Ardi dhe nė klasė nuk flisja me asnjė. Ēdo ditė flisja me Ardin nė telefon dhe ai mė kujtonte porositė qė mė kish dhėnė. Njė natė mė tha: - Eda e di qė qėnka shumė e vėshtirė pėr tė tė bėrė dokumentat pa qėnė kėtu?!
    -Po si do bėjmė?- i thashė.
    - S’e di- u pėrgjigj ai e pastaj vazhdoi- mirė, mirė se bisedojmė kur tė vi aty.
    Ardi mė lajmėroi se do tė vinte.Tėrė natėn nuk fjeta nga gėzimi. Pse tė gėnjej. Mė kish marrė malli. Nga dita qė erdhi, tema e bisedave ishte vetėm se si do tė shkoja unė nė Itali.
    - Po tė jesh ti atje,gjėrat janė mė tė lehta.-tha Ardi.
    - Po si tė vijė more bir?! – tha mamaja ime.
    - Si kanė ikur tė tėrė moj krushkė- tha i jati i Ardit.
    -Me gomone?-tha babi dhe thithi fort cigaren e vazhdoi- Jo,jo punė qė s’bėhet.
    -S’tha njeri me gomone.- tha Ardi.
    -Po si?- tha mamaja ime.
    -Me dokumenta fallco.... do na kushtojnė pak po s’ka gjė- tha Ardi.
    Dhe kėshtu bėmė. Ndėrkohė unė e mbarova shkollėn dhe nuk tentova pėr shkollė tė lartė, keq mė erdhi sepse mjekėsinė e kisha ėndėr, por u ngushėllova me mendimin se mund tė mė jepej mundėsia ta vazhdoja nė Itali. Erdhi dita pėr tu nisur. Rruga kaloi sipas tė gjitha parashikimeve. Sapo mbėrritėm, Ardi mė tha: -Merr nė telefon nė shtėpi dhe lajmėroi qė arrite mirė e tė mos bėhen merak.
    Ditėt kalonin dhe unė po ēmėndesha nga lumturia. Gjėrat po shkonin shumė mirė deri atė natė..... ah ajo natė!
    Mori frymė thellė, u duk qė ajo natė i ishte skalitur nė kujtesė. Diku nguli sytė e bėri njė pauzė pak tė gjatė sikur donte tė kujtonte ēdo detaj tė asaj nate.
    -Po darkonim nė njė lokal. Nuk e di se me kė foli nė telefon dhe u nxeh shumė. Kishte dy a tre ditė qė nxehej shpesh dhe me mua pėr gjėra kot.
    -Ēohu se do ikim- mė tha dhe doli pa mė pritur. E ndoqa pas. Hipėm nė makinė. Nuk po e kuptoja se ku po shkonim. Makina ndaloi para njė shtėpie paksa tė veēuar.
    -Hajde zbrit – mė tha.
    Zbrita dhe e ndoqa pas. Hymė brėnda. Aty ishn dhe tre persona tė tjerė qė nuk i kisha parė kurrė mė parė. Sapo hymė Ardi me fjalė fyese ju drejtua njėrit prej tyre. Ishte njė mesoburrė shtat shkurtėr pa flokė e me pak bark. Biseda sa vinte e tensionohej. Flisnin pėr punė parash po pėr shuma tė mėdha. U trėmba shumė ndaj dhe i thashė:
    -Zemėr mė ēo mua nė shtėpi.
    Mė pa gjithė inat e nuk mė foli. Biseda tashmė ishte kthyer nė zėnkė. Pa pritur Ardi nxorri nga brezi njė pistoletė, qė nuk ja kisha parė kurrė, dhe shtiu mbi tė. Nuk e kuptova qė shtiu sepse pistoleta nuk bėri zhurmė por e kuptova kur qerosin e mbuloi gjaku. E qėlloi nė kokė. Unė u tmerrova dhe zura tė bėrtas. Ardi u kthye nga unė dhe filloi tė mė godiste me sa fuqi kishte e ku tė mundėte.
    -E pe si pėrfundoi ai- mė tha dhe ndezi njė cigare e pastaj vazhdoi- Po nuk mu binde mua dhe po hape gojė kėshtu do tė pėrfundojė yt vėlla qė ti e do aq shumė.
    Asgjė s’po kuptoja. Unė atij sė paku i isha bindur gjithmonė ndaj thashė:
    -Zemėr, ti e di qė unė ty nuk ta kam prishur asnjėherė. Pastaj kė kam mė tė shtrėnjtė se burri im?!
    -Hahahahaha, burri thotė. Ēfar burri thua moj budallaqe, akoma se ke kuptuar se tė kam marrė pėr tė punuar nė rrugė. Hahahahaha- mė tha dhe mė dha njė shkelm nė bark.
    Po vazhdoja tė dyshoja se mos po mė provokonte, ndaj i thashė: - Jo, jo atė punė s’e bėj dot.
    -Ashtu ėėėėėė. Mirė, atėhere dėgjoje vetė me veshėt e tu- tha dhe nxorri telefonin formoi njė numur dhe e vuri telefonin qė ta dėgjonim tė gjithė.
    -Alo, hė njisho ēa ke bo- tha zėri matanė.
    - Hiē mor daj. Po kom nji hall- tha Ardi.
    -Fol njisho ti e di qė unė nuk e boj dysh llafen tate.
    -Ajo qė mora unė e ka nji vėlla ėėėė.
    -Po. Ai qyrrsi i vogėl qė ma tregove para se me hik.
    -Po, po daje. Kur tė tė them unė e di detyrėn ti ėėėėė.
    -Sigurisht njisho biletėn vetėm vajtje. Hahahaha.
    -I modh je pėr zotin. Hajde mbylle tani natėn.
    -Hajt natėn njsho. Tha zėri matanė dhe e mbylli. Nė dhomė ra heshtja.
    -Ardi,seriozisht e ke- i thashė
    -Jo po me tu tall – tha ai dhe u ēua e shkoi drejt dy tė tjerėve qė gjendeshin aty,qė deri nė atė kohė s’kishin marrė vesh asgjė sepse ne kishim folur shqip.
    -Hė ēuna a doni tė argėtoheni pak- tha Ardi
    -Po- thanė gati njė zėri tė dy ata.
    -Ēohu e shko nė dhomėn tjetėr me kėtė tė parin- mu drejtua mua dhe shtyu drejt meje njėrin prej tyre.
    Tė nesėrmen nė mėngjes mė ēoi nė njė shtėpi tjetėr dhe mė tha: - Oj kurvė tashmė kjo ėshtė shtėpia jote. Bjer e fli se do punosh gjithė natėn. Ah se desh harrova , hape gojėn po s’tu dhims yt vėlla. Kaq tha dhe iku. Nuk po mė besohej qė gjithė ajo qė ndodhi ishte e vėrtetė.
    Nga ajo natė e mallkuar filloi kalvari i gjatė i vuajtjeve tė mia. Sa herė qė flisja nė telefon me shtėpinė, pistoleta mė rrinte tek koka dhe ai telefonin e mbante gati pėr tė folur me mikun e tij. Nė momentet e vetėmisė mė kujtoheshin tė gjithė shokėt e shoqet e klasės qė mė folėn por unė nuk i dėgjova. Ata sigurisht ishin nėpėr koridoret e universiteteve ndėrsa unė numuroja pllakat e trotuareve tė Italisė gjysėm e ēveshur me trup e shpirt tė dėrrmuar. Ē’t’i bėsh! Kėshtu qėnka thėnė pėr mua. Tė jem fatkeqe.Njė natė mė vjen Ardi tek vėndi ku rrija dhe mė tha:- Dėgjo kėtu! E sheh atė makinėn e bardhė qė ka ndaluar? Do vesh e tė rrish gjithė natėn me tė. Dhe dėgjo! Nė mėngjes me vrap nė shtėpi ėėėė. Qartė!
    -Po – thashė unė. Mora rrugėn drejt makinės dhe nė mėndjen time po thosha njė lutje qė ai qė do tė rrinte me mua gjithė natėn tė ish njeri e jo kafshė. Hapa derėn e makinės dhe pa pėrshėndetur u ula. Nė krahun tjetėr ish ulur njė burrė i vjetėr rreth tė shtatėdhjetave me flokė dhe mjekėr tė thinjur qė nė tė vėrtetė i jepte njė pamje fisnike. E ē’pamje fisnike, mendova, derisa vjen kėtu e me kėtė moshė, ku ėshtė fisnikėria?!
    -Mirmbrėma bijė.- tha plaku.
    -Mirmbrėma- ja ktheva unė por fjala bijė se si mė tingėlloj, mė habiti me thėnė tė drejtėn. Gjatė gjithė rrugės nuk folėm. Makina ndaloi pėrpara njė vile. Zbrita dhe ndoqa prapa plakun.
    Hymė nė shtėpi qė pėr tė qėnė e sinqertė, mė shumė mė ngjau me njė galeri artesh. Kishte shumė piktura e skulptura nė koridor dhe nėpėr shkallėt qė tė ēonin pėr nė katin e dytė.
    Po ngjitesha nėpėr shkallė kur pėrpara meje u shfaq njė grua rreth 60-65 vjeē, e veshur shumė hijshėm me flokėt qė i shkonin deri tek supet, merte njė pamje shumė serioze.
    -Hajde Eda-tha gruaja.
    Thirrja nė emėr mė shtangu! Po gruaja nuk mė la tė mendohem gjat dhe tė flas. U drejtua nga burri qė mė solli nė atė shtėpi dhe tha:
    -Besoj qė nuk i ke thėnė se si quhemi?!
    Pastaj u kthye nga unė e vazhdi
    -Ky ėshtė Paolo. Ndėrsa unė jam Barbara gruaja e kėtij “plakut”.
    -Mė falni po unė nuk po kuptoj asgjė- thashė unė.
    -Barbara ēoje ēupėn tė ndėrrohet e pastaj hajdeni tė hamė darkė- tha Paolo dhe u largua.
    -Barbara mė shoqėroi nė njė dhomė tė mobiluar bukur dhe mė tregoi me dorė njė krevat.
    -Ky ėshtė krevati yt. Kėto janė rrobat e tua. Nė qoftė se do tė bėsh dhe banjė, banja ėshtė kėtu- dhe hapi njė derė.
    Barbara iku e mė la aty, me njė mal me “PSE” nė kokė. Bėra njė banjė, u vesha me teshat qė mė kishin lėnė aty dhe pėr tė qėnė e sinqertė nuk e vura re qė mė rrinin tamam pas trupit, pra ishin nė masėn time. Shkova nė dhomėn e ngrėnies. U ula nė tavolinė e filluam tė hanim. Nuk e di por mu krijua pėrshtypja se ata tė dy dikė prisnin. Unė vazhdoja tė isha e hutuar dhe nuk po kuptoja dot pėrse ky plak vjen e paguan njė prostitutė dhe pastaj e prezanton me gruan e tij???
    Nė qoftė se mė mori pėr tu argėtuar pėrse mė ndėrroi dhe rrobat e trupit? Pėrse,pėrse,pėrse..... o Zot po ēmėndesha nga pikėpyetjet qė kisha nė kokė dhe kėshtu qė vendosa tė flas.
    -Ju faleminderit pėr kėtė darkė dhe kėtė mikpritje, por unė dua tė di pėrse gjendem kėtu?!
    -Do ta marrėsh vesh bija ime- tha Paolo, e pasi bėri njė pauzė vazhdoi- Do ta marrėsh vesh por kur tė vijė koha. Tani shko e shtrihu se vajti vonė-pėrfundoi ai. Kur u shtriva nė krevat lloj lloj mendimesh filluan tė mė vinin nė kokė, dhe ashtu nė mendime mė kishte zėnė gjumi. Gjumė tė tillė kisha kohė qė nuk bėja.
    Nė mėngjes Paolo mė shoqėroi nė hotel ku ne rrinim.Gjatė gjithė rrugės pėrsėri nuk folėm. Nė hotel vajta e pėr sy e faqe u shtriva por as vetė s’e kuptova mė kishte zėnė gjumi. Nė drekė erdhi Ardi dhe si gjithnjė goditi me shqelm dhe mė tha:
    -Tė paska lodhur shumė plaku! Po dhe e paske kėnaqur se tė kėrkon prap sonte.
    Thithi dy herė cigaren dhe vazhdoi:
    -Bėju gati dhe ik pak mė herėt sot, se paguan mirė plakushi.
    -Si urdhėron!- thashė unė.
    I njėjti ritual u pėrsėrit atė natė dhe disa netė tė tjera. Pas gjashtė herėsh vendosa tė kundėrshtoja derisa Paolo tė mė tregonte pėrse mė merrte.
    Hipa nė makinė pa thėnė as mirėmbrėma. Paolos kjo i bėri pėrshtypje dhe me ironi tha: -Qė kur na ka ikur goja?
    -Nuk tė flas pa mė thėnė pėrse mė merr-thashė unė.
    Qeshi dhe tha:
    -Sonte ėshtė dita qė do marrėsh vesh gjithēka, ndaj qesh pak se bėhesh mė e bukur.
    Kur hymė nė shtėpi mė bėri shėnjė qė tė mos bėja zhurmė.
    Hymė nė dhomė aty ishte Barbara. Ajo sikur tė ma kishte lexuar mendimin mė tha: - Mos u mėrzit se sot do t’i kuptosh tė gjitha.
    -Asnjėherė nuk tė kemi pagur ne,por dikush tjetėr dhe asnjė herė nuk ka pasur kurajon tė tė dalė para- tha Paolo.
    -Po kush ėshtė ky?-thashė unė.
    -Do ta shohėsh- tha Paolo.
    -Ai sonte nuk di gjė qė ti je kėtu ndaj do vijė e do tė hyjė direkt kėshtu qė do ta shohėsh-tha Barbara
    Mes nesh ra njė heshtje pėr disa minuta. Heshtjen e theu Barbara
    -Veē ta dishė sa tė do.Ėshtė i marrosur pas teje.
    Po sillja nė mėndje tė gjitė meshkujt qė njhja dhe po mundohesha tė kuptoja se kush mund tė ishte kur u dėgjua tė hapej dera.
    Para meje u shfaq Endri, njė nga ish shokėt e klasės!
    Ai shtangu kur mė pa dhe njė skuqie i pėrfshiu gjitė fytyrėn.
    -Eda...... ti.... kėtu.... si je- mezi foli ai me njė zė tė mekur.
    -E pashė qė ti nuk kishe kurajo biri im ndaj e bėra kėtė- tha Paolo-ja ku e ke tani thuaja tė gjitha ato qė na ke thėnė ne.
    Unė, qė deri nė atė moment akoma nuk e kisha mbledhur veten nga ai “shok”qė mora, po ndihesha mė nė siklet se Endri, megjithatė thashė:
    -Endri po si nuk mė the asnjėherė njė fjalė tė paktėn?
    -Me fjalė nuk mundesha por me veprime tė kam thėnė shumė por...... ti nuk mė kuptoje-tha ai.
    Atė natė biseduam gjatė tė katėrt dhe nuk gjenim dot njė zgjidhje. Ishte shumė e vėshtirė qė unė tė shkėputesha nga rrjeti i Ardit. Paolo insistonte qė unė tė paraqitesha nė polici dhe ta denoncoja por unė e dija qė shokėt e tij do tė mė bėnin ndonjė gjė tė keqe familjes time nė Shqipėri dhe unė do tė vuaja shpitėrisht.
    -Eh xhaxha Paolo!Unė jam fatkeqe dhe e tillė do vdes-thashė unė.
    -Mos tė ta dėgjoj mė kėtė fjalė-tha Paolo dhe u ngrit e doli nga dhoma.
    Dėgjuam qė me dikė bisedoi nė telefon. Kur u kthye nė dhomė tha:
    -Ja kėshtu..... do ta rregullojmė. Por duhet durim kurajo dhe pak kohė.
    Atė natė unė dhe Endri nuk fjetėm, vetėm biseduam si dy tė dashuruar qė njiheshim prej kohėsh por tani po e njhnim vėrtet njėri tjetrin.
    Pas disa ditėsh mė vjen nė dhomė ai,Ardi, dhe mė jep njė grusht nė fytyrė dhe duke qeshur mė tha:- Hė bushtėr e bėre pėr vete plakushin. Si duket nga paratė qėnka mirė.Po para se tė bėhesh e tija do tė tė rrah do tė tė pėrdhunoj pastaj do tė tė shes. Qė tė mė kujtosh gjithmonė do t’i bėj kėto.
    Ashtu tha e ashtu bėri.
    E mė pas mė tha- hajde pirdhu tani,shko e martohu me plakushin tėnd!
    Vėrtet nuk po kuptoja gjė. Kur shkova nė shtėpi tek Paolo mora vesh se Paolo kish paguar para pėr tė mė marrė mua, gjoja grua, vetėm e vetėm mos e merrte vesh ai kafshė sepse pastaj do tė fillonin problemet.
    Por se sa kishte paguar Paolo, kėtė nuk arritėm ta mėsojmė as unė e as Endri. Fillojė njė jetė e lumtur pėr mua. . Jetonim nė njė shtėpi me Paolon e Barbarėn.Unė bėja punėt e shtėpisė, Barbara gatuante, Endri shkonte nė punė ndėrsa Paolo merrej gjith ditėn me pastrimin e skulpturave tė tij qė ai i dashuronte aq shumė. Mė sė fundi thshė se dhe pėr mua mbaruan hallet. Njė ditė duke bėrė punėt nė shtėpi gjeta disa kambiale qė Paolo kishte firmosur dhe njė deklaratė ku thuhej se nė qoftė se nuk kthente paratė do ti merreshin statujat. Pra Paolo kishte paguar shumė shtrėnjtė pėr mua. Ja tregova Endrit gjithēka pashė dhe tė dy filluam tė mendojmė se si mund tė paguanim ne kėtė “borxh”. Nuk po gjenim asnjė rrugė dalje. Pas dy ditėsh Endri vjen nė shtėpi dhe mė thotė se e kish gjetur rrugėdaljen. Njė shok i kishte thėnė se po tė ēonte njė ēantė diku fitonte njėmijė euro o mė shumė!? Ju luta tė mos e bėnte por ai kėmbėngulte se vetėm kėshtu mund tė shlyenim “borxhin”, dhe mė premtoi se me tė arritur shifrėn do ta linte kėtė “punė”. Dhe pak kishin ngelur, pėr tu shlyer “borxhi” por.... Endri u kap...... dhe unė pėrsėri kthehem nė njė fatkeqe, sepse jo vetėm qė Endri hyri nė burg por humba dhe dy njerėzit e mi mė tė dashur, Paolon e Barbarėn, tė dy u zemėruan me mua dhe Endrin. Mua dhe Endrit kjo na rėndon mė shumė se sa burgu i Endrit.
    Kjo pra ishte historia ime....... ! Historia e njė vajze fatkeqe, e njė ēifti fatkeq qė edhe pse pati ndihmėn e dy njerėzve tė shkėlqyer nuk mundi dot t’ja dalė mbanė.
    Kaq tha ajo vajzė e bukur dhe e trishtuar. Me sytė e pėrlotur shkoi e u ul nė vėndin e saj. Nė sallėn e gjyqit ra njė heshtje.
    Nė kohėn qė trupi gjykues u tėrhoq pėr tė marrė vendimin,unė nuk po ja ndaja sytė Edės dhe vėrtet po shihja trishtim nė sytė e saj. Pranė ju afruan njė ēift i moshuar. E kuptova kush ishin ndaj u afrova pranė tyre.
    -Mirdita bija ime- tha Paolo
    Eda, qė nuk i kish vėnė re kėrceu pėrpjetė sapo dėgjoi zėrin e tij.
    -Vėrtet ju vazhdoni tė mė quani kėshtu?-tha Eda.
    -Patjetėr-tha Paolo- ne nuk e dinim tė vėrtetėn ndaj dhe u zėmėruam- vazhdoi ai.
    Ajo i pėrqafoi tė dy dhe u pėrlot. Ishte njė pėrqafim qė mė mallėngjeu.
    Tashmė nė sallė tė gjithė ishin bėrė pėrkrahės tė kėsaj vajze bukuroshe por, fatkeqe siē e quante ajo veten.
    Trupi gjykues u rishfaq nė sallė. Ata po zinin vėndet e tyre ndėrsa nė sallė po vendosej qetėsia. Heshtja pushtoi sallėn.
    Kryetari i trupit gjykues filloi tė lexonte por unė as qė e kisha mėndjen fare aty. Vetėm shihja njėherė Edėn e njėherė Endrin qė rrinte kokė ulur.
    - Qė kjo vajzė tė mos thotė mė “jam fatkeqe” trupi gjykues vendosi qė
    i pandehuri tė dėnohet me kusht...- tha kryetari i trupit gjykues. Nė sallė shpėrthyen duartrokitjet dhe s’munda dot tė dėgjoj mė se ē’tha.
    Ndėrkohė qė tė gjithė po mundoheshin tė pėrgėzonin Edėn dhe Endrin Eda doli dhe njė herė para trupit gjykues dhe kėrkoi leje qė tė fliste.
    Mendova se do tė falenderonte tė gjithė ata qė e kishin pėrkrahur, ndaj po ftoja tė gjithė qė ta dėgjonim. Ajo priti sa ra pėrsėri heshtja nė sallė dhe filloi: - Ju falenderoj zoti gjykatės-tha Eda- Ju falenderoj qė menduat tė mos jem mė “fatkeqe”. Por s’ėshtė e thėnė pėr mua.-vazhdoi ajo.
    Tė gjithė nė sallė po habiteshin me fjalėt e saj. Por ajo nuk la kohė sepse vazhdoi.
    -Shkaktar i tė gjitha vuajtjeve tė mia ishte ai, Ardi. Them ishte sepse sot nė mėngjes shkova nė dhomėn e tij dhe e vrava me pistoletėn e tij. Mos u lodhni tė gjeni autorin e kėtij krimi. Autori jam unė.-tha ajo Mori frymė shumė thellė, sikur tė ishte lehtėsuar nga njė barrė e rėndė.E pastaj vazhdoi.
    -Nuk ėshtė se vrava Ardin por vrava frikėn qė shumė shoqet e mija nuk e vrasin dot.



    Korrik 2009

  4. #94
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    LEXIM TĖ KĖNDSHĖM, DHE NATĖN E MIRĖ PĖR TĖ GJITHĖ.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    LEXIM TĖ KĖNDSHĖM, DHE NATĖN E MIRĖ PĖR TĖ GJITHĖ.
    Po Kujtim!Realitet i hidhur i shoqerise shqiptare ku me qindra bij dhe bija te kesaj shoqerie provuan dhe provojne dyerve te botes te tilla percundime!...

  6. #96
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Vera tė falenderoj qė lexon atė ē'ka unė shkruaj.

  7. #97
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    QĖ UNĖ TĖ TĖ BESOJ


    Ai digjet !
    Ėshtė sėmurė.
    Unė i pa fuqishėm
    S’kam ē’tė bėj.
    Ndaj Ty tė kėrkoj
    Allah a Krisht
    Kushdo qofsh i plotfuqishėm
    Ndalja dhimbjet kėsaj fėmije
    Bėje qė loti t’i pushoj
    Qė edhe unė tė tė besoj.

  8. #98
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    QĖ UNĖ TĖ TĖ BESOJ


    Ai digjet !
    Ėshtė sėmurė.
    Unė i pa fuqishėm
    S’kam ē’tė bėj.
    Ndaj Ty tė kėrkoj
    Allah a Krisht
    Kushdo qofsh i plotfuqishėm
    Ndalja dhimbjet kėsaj fėmije
    Bėje qė loti t’i pushoj
    Qė edhe unė tė tė besoj.
    Pershendetje Kujtim!Pershkrimi interesant poetik.Dhimbja ngelet dhimbje per ta shmangur as qe benet llaf,per ta lehtesuar po ka hapesira plot,po varet tek kush bie ne dore per te ta zbutur se mund dhe te ta shtojne dhimbjen.Respekte i nderuar.

  9. #99
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    Citim Postuar mė parė nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    S’DI PSE
    Njė herė e njė kohė
    Njė vajzė shumė e doja
    Po asnjė herė gjė nuk i thoja
    Ah sa e desha
    Po s’i thashė dot gjė
    Ndaj dhe sot jam pa atė
    Pėr tė shumė ėndėroja
    Eh.... njė gjė duhet t’ja thoja!
    komplimente per poezite kujtim me pelqejne shum po veqova kete se me duket me e bukura
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  10. #100
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Pershendetje miqte e mi Rize e bombona!

    Ju falenderoj qe me ndiqni ne krimtarine time dhe me inkurajoni.
    Jeni shume te mire.
    Me respekt per ju.

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •