Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 160
  1. #61
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Pėrshėndetje Roi & flutura!
    Ju falenderoj qė lexoni dhe shkruani ne faqen time.
    Jeni tė nderuar qe sillni dhe krijime e mė zbukuroni faqen.
    FALEMINDERIT.
    Respekte.

  2. #62
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar mė parė nga flutura3105 Lexo Postimin
    Lulet

    Lulet e Majit me perkasin
    mua ,kam lindur ne kete stine
    se bashku me lulet jam rritur ,
    me fluturat ato me falen bukurine.

    Lulet me falen aromen ,flutures
    i vodha ngjyrat dhe krijova emrin tim.
    Eshte e vertet kjo qe e thua????
    Ateher:

    Lulet e Majit kan nje hijeshi,
    Ate e ke ti ne syrin tend te zi.
    Nese te perkasin une do ti fal,
    Per to do te ndjej shume mall!

    Ti fal une o Kosovare e merguar,
    Merri dhe mbushe jeten me arom.
    Me krahet e flutures ti mori vash,
    Mundohu dhe do te fluturosh.

    Eja nga Kosova aty ku linde,!
    Ka shume lule, shume ledhatime..
    Me Lulet e Majit xhamadan me qendis
    Me le ta vesh per dashurin e femiris.

    E t'knaqem duke lodruar ne livadhe,
    Me fluturat e bukura te hedh valle
    Do te jetoj edhe me gjat mori vash
    Xhamadanin e bukur po te ma falesh
    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Roi : 28-12-2008 mė 12:55
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  3. #63
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar mė parė nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Pėrshėndetje Roi & flutura!
    Ju falenderoj qė lexoni dhe shkruani ne faqen time.
    Jeni tė nderuar qe sillni dhe krijime e mė zbukuroni faqen.
    FALEMINDERIT.
    Respekte.

    Kujtim,
    Me te vertet me pelqejn shkrimet e tua, i vlersoj.
    Faleminderit .
    Respekti te takon ty...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Roi : 28-12-2008 mė 12:52
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  4. #64
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Pėrshėndetje Roi & flutura!
    Ju falenderoj qė lexoni dhe shkruani ne faqen time.
    Jeni tė nderuar qe sillni dhe krijime e mė zbukuroni faqen.
    FALEMINDERIT.
    Respekte.

    Flm per pershendetjen gjithahstu kam kenaqesine te lexoj faqen tende pershendetje edhe nga ana ime Zoteri Kujtim.

  5. #65
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Gėzuar Vitin E Ri 2009!
    Nga Mot Gėzuar Pėr Gjithė Shqiptarėt Kudo Qofshin Nėpėr Botė.
    Me Respekt Pėr Tė Gjithė Lexuesit E Kėsaj Faqeje.

  6. #66
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    HESHTJA QE E VRAU
    Kisha kaluar njė ditė tė lodhėshme, dhe vendosa tė shtrihem pak atė pas dite. Papritur trokiti dera. Njėherė s’desha ta hap, por trokitja insistoi dhe kėshtu qė u ngrita dhe e hapa. U shfaq nė derė njė murgeshė. Murgeshė aq tė bukur nuk kisha parė! Erdha nė vete vetėm nga zėri i saj.
    - A mund tė bisedojmė pak?
    - -Patjetėr.
    Nxitova nė pėrgjigje, si pėr t’i kėrkuar ndiesė pėr atė hutim dhe bėra me dorė pėr nga dhoma e pritjes.
    - E di qė ju shkruani,-nisi ajo bisedėn. Dua qė tė shfletoni kėtė ditar dhe tė shkruani pastaj diēka pėr tė . Dhe mė zgjati njė bllok. Mora ditarin dhe nisa ta shfletoj por mė ndėrpreu zėri i saj.
    - Mė fal ! Kam shėnuar me kryq mė interesantet, pėr atė qė duhet tė shkruani.
    Fillova tė lexoj.
    -E SHTUNE, 8 prill..........
    Sot mė thanė pėr njė vajzė, pėr tu fejuar.Prindėrit mė thanė qė ishte nga familje e mirė. Miku qė kishte ndėrhyrė, thoshte qė vajza ishte e bukur. Dakort!-thashė. Nuk po ua prish. Nėna filloi tė qajė ndėrsa babai mė ftoi pėr kafe. Nuk e di se si po ndihem. Mezi po pres tė prezantohem me atė vajzėn.
    -E ENJTE 13 PRILL...........
    Sot u prezantova me atė vajzėn qė ata donin.E quajnė Elvira.Me tė vėrtetė ishte simpatike.Biseduam rreth tre orė dhe arritėm nė njė konkluzion se ne bėjmė pėr njėri tjetrin.Ah,se pėr pak harrova!Rreth njė orė,biseduam me duar tė shtrėnguara.Pak pėr tė qeshur,por ashtu ndodhi.
    - E dielė, 23 prill.......
    Sot do tė shkruaj pak mė gjatė.Sot me tė vėrtetė ėshtė ditė e shėnuar pėr mua.Shkuam pėr tė bėrė vizitėn te shtėpia e Elvirės.Kur hymė,kryem ritualin e takimeve.Me thėnė tė drejtėn,asnjė nuk pashė,se mė vinte zor.Kur u ulėm,miku bėri prezantimin.
    - Ky ėshtė babai i djalit- tha ai dhe vazhdoi duke prezantuar gjithė tė tjerėt.Si mbaroi me ne,filloi me ata tė vajzės,me tė njėjtin rregull dhe seriozitet.Me tė mbaruar listėn e gjatė,u drejtua nga babai i Elvirės dhe tha:
    - Harruam ndonjė, or mik?!
    - Po!. Po – tha babai i Elvirės. – Ėshtė dhe vajza tjetėr .
    - Lola, o Lola! – thirri dikush.
    Nė derė u shfaq njė hyjni. Njė vajzė jo shumė e gjatė, me flokė tė verdha tė bėra, si i thonė, me ‘rrica’. Me thėnė tė drejtėn, mbase turp ėshtė, por u drodha kur e pashė. Ndjeva diēka qė nuk e kisha ndjerė mė parė!
    Filluan tė mė merreshin mėntė. Goja mu tha. Duart filluan tė mė dridheshin. Ndjeva njė kėputje. Nė sy mė mbeti Lola. Ato buzė qė mė ngjanin me dy petale trėndafili. Ai bel i hollė, qė thua se nga ēasti nė ēast mund tė kėputej. O Zot! Ē’po mė ngjet?! Ē’i kam kėto budallallėqe qė mė vinė nė kokė?! Kėshtu fillova tė qetėsohem. Kur pėr dreq ajo erdhi prapė nė dhomė dhe unė u ndieva prapė njėsoj.
    Ē’tė ishte kjo gjėndie?! Kur mbaroi dreka, njerėzit e mi ikėn. Mua mė mbajtėn aty.
    U shtriva nė njėrėn nga dhomat. Pas pak hyri Elvira, sikur kisht punė. U afrua e me zė tė mekur mė pyeti: - Artan po fle?
    - Jo!- i thashė.
    - Tė rri pak unė- tha ajo dhe uli sytė si e zėnė nė faj.
    Bashkuam duart dhe filluam tė flasim. Pas bashkimit tė duarve, i erdhi radha edhe puthjeve. Ishte hera e parė. O Zot! Puthja Elvirėn dhe pėrfytyroja Lolėn! E tmerrshme! Nuk po kuptoja asgjė! Mė pas, pata dhe dy tre takime nė shtėpi me Lolėn. E njėnjta gjėndje. Njė afsh i nxehtė mė pėrpinte tėrė trupin. Ē’tė bėja?! Nė mbrėmje dolėm xhiro me Elvirėn. Kur fliste ajo, mė bėhej sikur dėgjoja zėrin e Lolės dhe mundohesha tė kontrolloja ēdo fjalė se mos gabimisht pėrmėndja emrin e saj. Shkuam nė shtėpi. Kur u ulėm tė hamė darkė, Lola u ul pėrballė meje. Oh ē’tmerr! Nuk po haja dot bukė. Ndėrsa ajo, ashtu e ēiltėr siē ishte, nuk e ēante kokėn fare. Duke ngrėnė, bėnte dhe shaka. Nuk di ē’tė them! Po ajo pėrse duhej ta ēante kokėn?! Ajo nuk vuante.
    Kur po ikja, u takova me tė gjithė. Kur dora ime preku dorėn e Lolės, tė gjitha simptomat qė ndjeja mė parė,i ndjeva tė shumėfishuara. Mendoj qė sapo tė martohem, do tė shuhet kjo ndjenjė vetėvetiu dhe shumė shumė do tė mbetej thjeshtė njė simpati.
    - E DIEL 7 MAJ..........
    Kthyen vizitėn njerzit e Elvirės. Asgjė pėr tu shėnuar. Lola mungonte. Dhe ajo drekė qė unė kisha menduar se do shkonte fantastike, mu kthye nė bezdi. Aq u bezdisa sa mezi po duroja tė ngriheshin e tė iknin. Nė darkė bėra pėr herė tė parė dashuri me Elvirėn. Por ē’e do! Unė prap pėrfytyroja Lolėn?!
    - E MĖRKURĖ 17 MAJ...........
    Kėshtu nuk vazhdohet mė. Me dikė duhet tė flas. Po me kė?! Kujt t’ja hap zemrėn?! A nuk ėshtė turp?! Tani nuk ndihem keq kur e kam pranė. Pėrkundrazi, kur nuk e kam pranė, ndihem i dėrrmuar. Bėhem nervoz, i zymtė, mbyllem nė guackėn time. Sapo e shoh atė, tjetėrsohem, bėj shaka, ndihem i lirshėm. Mė vjen keq pėr Elvirėn, sepse e ndiej qė ajo mė do. Unė s’mund t’i kėrkoj as falje.
    - E MARTĖ 6 QERSHOR..........
    Sot mori fund. E kuptova 100% qė kam rėnė nė dashuri me Lolėn. E pashė me njė djalė. Nuk e di se si u pėrmbajta qė nuk vajta tė zihem me atė djalin. U bėra xheloz! Kur u nda nga ai djali, e takova dhe e pyeta se kush ishte ai?
    Ajo qeshi dhe tha: - Ėshtė i dashuri i Teutės, njė shqes sė saj.
    - Po ti, a ke ndonjė shok? – Pyeta unė.
    - Jo!. Jo,-tha ajo- por kur ta kem, ty do tė ta tregoj tė parit.
    U gėzova si fėmijė qė ajo s’kishte tė dashur.
    - E SHTUNĖ 17 QERSHOR............
    Isha ulur nė kolltuk tek shtėpia e Elvirės. Isha vetėm dhe shihja televizor. U hap dera dhe hyri Lola. Pa njė herė nė tė tėra dhomat, pastaj mbylli derėn me ēelės. Mė erdhi pranė dhe mė tha :
    - Ej, a e kupton se je i ngathėt!,- dhe mu hodh sipėr. O Zot u mbusha me djersė. Tentova tė iki me vrap dhe nė moment u zgjova. Isha nė ėndėrr. S’ishte hera e parė qė e shihja nė ėndėrr, ishte e pėrnatėshme prezente nė ėndėrrat e mija. Por kjo e fundit mė sikletosi shumė.
    - E DIELE, 30 KORRIK.....
    Sot ishte dita e dasmės.Dasma kaloi shkėlqyeshėm!Kėrceva me Lolėn,tė tjerat nuk kanė rėndėsi.
    - E HĖNĖ, 7 GUSHT.......
    Jemi kėtu nė plazh,nė Durrės,vetėm unė me Elvirėn.Pushimet,ose siē e quajnė muajin e mjaltit,po shkon shumė mirė.I kam vėnė vetes detyrė ta harroj ‘atė’.Nuk dua t’ja pėrmėnd emrin,se kam frikė se pėrsėri mė fillon ajo gjėndje e padurueshme.Po mundohem tė bie nė dashuri me Elvirėn.Ajo ėshtė shumė e mirė dhe e ndjej qė mė do me gjithė shpirt.
    - E PREMTE 13 GUSHT......
    O Zot tė lutem mė ndihmo!Tė lutem bėj diēka pėr mua se o do ēmėndem o do vdes!Ėshtė e pamundur ta harroj.Brėnda njė jave e kam parė njėzet herė nė ėndėrr.Nuk di si tė veproj.Parandjej njė gjė tė keqe.
    - E PREMTE 18 GUSHT...........
    Duhet t’ja hap zemrėn dikujt. Po kujt?Po ti them Lolės.....? Jo,jo! Po sikur ta presė keq.....? Jo,jo pastaj vetėm tė zhdukem, ose tė vras veten. Ėshtė turp. Ēdo tė thotė bota? Po familjet tona? Po mė del mėndja vėndit e zemra po mė ēahet.
    - E SHTUNĖ 30 SHTATOR............
    Ditė monotone. Ka tre katėr ditė qė ndiej njė kėputje dhe njė shtėrngim nė gjoks. Shumė njerėz mė thonė qė jam dobėsuar e zverdhur. Duhet tė vizitohem tek mjeku.
    - E ENJTE 12 TETOR...........
    Elvira mė tha qė ėshtė shtatzėnė. U gėzova shumė. Do bėhesha baba.......
    - E MĖRKURĖ, 25 TETOR...............
    Sot ndjeva njė dhimbje tė madhe nė gjoks,mu duk sikur mu ndal fryma. Shkova tek mjeku ai mė tha qė s’kisha gjė. Mė qetėsoi disi.
    - E ENJTE, 30 NĖNTOR...........
    Nuk kanė lėnė analizė e aparaturė pa bėrė me mua, dhe tė gjithė mė thonė ‘S’KE GJĖ’. Por unė rri vetėm shtrirė, se s’mund tė qėndroj. Gjoksi mė shtrėngon fort. O Zot, po vdes pa u bėrė baba, pa e parė krijesėn time. Po ē’tė kem vallė?
    - E DIEL, 31 DHJETOR............
    Sot ėshtė nata e vitit tė ri. Tė gjithė festojnė, veē familja ime, jo. Jam dobėsuar shumė, aq sa s’rri dot as ulur. E ē’vit ri quhet ky! Mė mirė tė vdes, se kėshtu po torturoj tė tjerėt.
    - E MARTĖ, 10 JANAR..........
    Nė shtėpi erdhėn tre kushėrira tė babait. Njėra, ajo mė e moshuara mė erdhi tek krevati dhe mė tha: - A ke ndonjė brengė qė s’ja ke treguar njeriu mor bir?
    - Jo!- Gėnjeva unė .........
    - E MĖRKURĖ, 14 SHKURT............
    Sot do tė vijė Lola.............................................. .................................................. ............

    Mbarova sė lexuari. Ngrita sytė nga ditari dhe kuptova qė murgesha mė kish ndjekur nė lexim gjatė gjithė kohės.
    Heshtjen e theu ajo:
    - Po,po unė vajta atė ditė. Ai mė kėrkoi ta merrja kėtė ditar e ta lexoja por mė vonė........ Mė kėrkoi qė ta shtrėngoja nė kraharor................ E pėrqafova........ Por........... Ai, mbeti nė krahėt e mi.
    Dy pika lot i ranė nga ata sy aq tė bukur.
    - Pasi lexova gjithė ditarin- vazhdoi ajo, vendosa veē tė lutem, pafundėsisht pėr atė qė mė deshi mbi ēdo gjė. Dhe unė do tė jem pėrjetėsisht vetėm e tija.
    Tha kėto dhe u ngrit e iku. Unė mbeta me ditarin nė dorė dhe me shpirtin e mbushur me dhimbje nga kjo histori.
    E ē’mund tė shkruaj unė mė shumė se ky ditar moj murgeshė e bukur?!

  7. #67
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kujtim e lexova me vėmėndje tregimin tend.Temėn qė ke zgjedhur nuk ėshtė jashtė realiteti dhe kjo e bėn mė tėrheqės trgimin.Aftėsitė e tua me personazhet qe ke ne teme i ke vene ne rolin e duhur.Tregimi eshte emocional dhe kerkon ta lexosh me nje fryme per te shuar kuriozitetin se si do te perfundoje dhe kjo eshte nje aftesi e atija qe di te shkruaji.Shkruan bukur ne proze mund te vazhdosh se mundesh te kesh rezultat.Te pergezoj dhe te uroj gjith te mirat.Me respekt Rizai.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I dashur KUJTIM! Urime per tregimin. Gjithshka e shkruar rrjedhshem, bindshem dhe prekshem. Mos ju ndaj tregimit. Miqesisht, Mondi

    --------------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė...tė krijosh.

  9. #69
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    I nderuar mik Riza!
    Ju falenderoj qė keni kaluar pak kohė nė faqen time, gjithėashtu qė mė inkurajonin. Vėrtet qė mė jepni njė shtysė tė madhe.
    Edhe njė herė tjetėr ju faleminderit.
    Me respekt pėr Ju.

  10. #70
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    I dashur KUJTIM! Urime per tregimin. Gjithshka e shkruar rrjedhshem, bindshem dhe prekshem. Mos ju ndaj tregimit. Miqesisht, Mondi

    --------------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė...tė krijosh.
    I nderuar Mondi!
    Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua kur shoh qė ju vizitoni faqen time. Dhe akoma mė e madhe kur ju mė bėni kompliment. Ju falenderoj pa masė pėr kohėn qė harxhuat nė faqen time, gjithashtu dhe pėr kurajon qė mė dhatė.
    Me respekt pėr Ju.

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •