Asnje minute me tej ores (18.00) se takimit te lene, trokitjet ritmike te takave mbi mermerin e shkalleve te lajmerojne se Xhoana Nano po mberrin ne zyren e saj. Ndersa shfaqet ne dere, duket krejt ndryshe nga Xhoana qe njihet nga te gjithe prej shfaqjeve mediatike krah Fatos Nanos - e qeshur, e grimuar natyrshem, e veshur me nje stil (chic) te vecante. Kete here eshte veshur casual smart. Ne dore mban nje cante (Luis Vuitton) paksa me te madhe nga ato qe kemi pare te mbaje zakonisht. Nuk eshte e shoqeruar nga bashkeshorti i saj, por nga i biri Klajdi qe, megjithese 13 vjecar, eshte tashme me shtatlarte se ajo. Businesswoman
Ne zyren e kompanise se udhetimeve dhe turizmit Joy Travel sh.a., ku nuk ka kamera apo aparate fotografike qe ta ndjekin nga pas, as sy kureshtare qe ta vezhgojne ne cdo levizje, ajo eshte vertet nje Xhoi tjeter. Aty, me shume se bashkeshortja e Fatos Nanos, eshte menaxherja qe kontrollon gjithcka, qe nga korrespondenca dhe problemet e dites, deri te plan-bizneset dhe formulat me bashkekohore per zgjerimin e sherbimeve, qe u pergjigjen kerkesave te partnereve dhe shijeve te klienteve te anketuar, brenda dhe jashte vendit. Ketu i duhet te beje ndonjehere dhe te rrepten ne mbledhjet me stafin, ndryshe punet nuk do ti kishin shkuar kaq mire, ne nje treg gjithnje e me te hapur e konkurrues. Vec saj, kete e thone dhe shifrat e klienteve- qe kane mberritur tashme ne 100 000 vete, qe kane nisur te pajisen me karten e Klientit te rregullt,- e pasqyron dhe permbajtja e pasur e eebsite-it te kompanise - www. joytravel.al.
Kjo nuk do te kishte ndodhur ndoshta, nese Xhoana nuk do te vijonte ti perkushtohej sipermarrjes edhe pas marteses me Fatos Nanon (nentor 2002), me po aq pasion sa ne vitin e pare te krijimit te agjencise (1999). Eshte thjesht nje tjeter krijese e imja. Sipermarrja te ndihmon te realizohesh, te mbetesh vetvetja, cfardo qe te ndodhe perreth. Kete kompani nuk e konsideroj thjesht nje biznes, por dhe si shprehje te ambicjes personale per te arritur perfeksionin, per te ofruar dhe marre me te miren ne marredheniet njerezore. Kjo vlen si per partneret, edhe per klientet e biznesit. Ndaj dhe i kushtoj sa me shume kohe te mundem.
Jeta ndryshe
Koha mbetet sigurisht problemi i saj, sepse asnjehere nuk i mjafton. Por e kam gjetur nje zgjidhje. Nese me pare doja qe gjithcka ta beja vete, tani shume pune i delegoj tek te tjeret. Kete ma ka mesuar ta bej shume mire bashkeshorti im, i cili - shton ajo me humor - ndoshta e ka tepruar me delegime kompetencash. Keto dy vitet e fundit, edhe Xhoana duhet ti kete deleguar punet me shume se cdo kohe tjeter. Pas zgjedhjeve te 2005-es, me terheqjen e Nano nga jeta aktive politike, ajo duhet ta kishte gjithe kohen vetem per te. Pasi nje program kryekeput i ri do te hartohej sa hap e mbyll syte ne familjen e tyre, per te vijuar jeten ndryshe. Komentet mediatike per ditet e Fatos Nanos jashte politikes kane qene nga me te ndryshmet. Por kryefjala e te gjithe artikujve do te beheshin udhetimet e tij te famshme. As Xhoana nuk e mohon se kane udhetuar keto kohe, por jo aq sa eshte perfolur. Qellimi i mjaft udhetimeve nuk ka qene relaksi, por vecanerisht mbajtja e kontakteve me personalitete te vendeve te ndryshme, te cilet mbeten miq te mire, pavarsisht pozicionit zyrtar te tim shoqi. Shpesh ne shtepi- shton ajo me humor - kur nisim diten me leximin e shtypit, pyesim njeri-tjetrin : Ku ndodhemi sot?
E kur axhenda e udhetimeve dhe vizitave tek miqte e vyer mbyllej, cifti Nano nuk do ta kishte per gje ta kalonte pjesen me te madhe te kohes ne shtepine e vet, ne pallatin pas Shallvareve. Cka nuk e kishim bere dot kurre me pare. Kishim shume kohe pa pare nje film, pa ndenjur te tre se bashku mbi kanape... Keto e shume gjera te tjera kaq njerezore, mundem ti shijonim tamam vetem ne keto dy vjet dhe na vlejten shume per te perterire qelizat. Gjithe koha jone, qe prej dites kur u njohem, ka qene e ngarkuar me ngjarje politike e me komentet qe shoqeruan historine tone, ndaj kishim shume nevoje per kete kohe, te cliruar nga spekulimet e politikes se vjeteruar, i pelqen te kundersulmoje ajo. Xhoana tregon po kaq natyrshem se ne keto kohe i jane kushtuar jo pak dhe stervitjes ne kushtet e shtepise .Fatosi ka nje studio ne shtepi, ku prane bibliotekes se stermadhe, gjendet dhe nje kend me vegla sportive. Prej muajsh ai ben pothuasje cdo dite ushtrime, ndaj ka rene shume ne peshe. Nuk e ka nderprere as tani qe ditet po i ngarkohen perseri me angazhimet e tij. Sado vone qe te kthehet perpiqet qe te pakten nje ore te ushtrohet tek veglat. Ndersa une, megjithe verejtjet dhe kembenguljen e tij, nuk e kam ndjekur dot. Gjithsesi jam gjithmone aty ne studio, e ulur ne kompjuter, duke vezhguar ate gjate gjithe stervitjes e duke e shoqeruar me biseda te ndryshme. Ka pasur plot dite te tjera kur ajo ka shijuar serish rolin e amvises, duke gatuar vec te tjerash dhe recetat e preferuara te bashkeshortit dhe djalit te saj; duke sistemuar gjerat, (sepse Fatosi duhet ti kete te gjitha gati) apo dhe duke i ndryshuar vendin orendive te shtepise. Rikthimi ne skenen zyrtare Duket se fundi i ketyre lloj diteve po mberrin pak e nga pak. Alarmi do te ndjehej qe nje vit me pare, kur te dy se bashku do te nisnin punen per ngritjen e zyres se re te Nanos. Cka do te thoshte se ai po pregatiste kthimin perseri ne jeten e zhurmshme. Te them te drejten mua me vinte keq qe po prishej ajo qetesi familjare, por nuk u ndjeva. E kam kuptuar qe ne ditet e para kur jam njohur me Fatosin, se kete njeri nuk mund ta privatizosh, as ta mbash te gjithin per vete, nuk mund tia ndryshosh rrjedhen e jetes kurrsesi ketij njeriu, pjesa politike e se ciles, pervec pafundesise ka dhe dhimbjen e viteve te burgut. Cfare ben ai me politiken, per mua eshte thjesht nje fakt i pranuar. Une nuk e stimuloj, por as nuk e ndaloj. Per mua ska fare rendesi posti i tij, por emri dhe autoriteti i madh qe ai bart gjithnje dhe me te gjithe. Edhe i zhveshur nga te gjitha spaletat ai mbetet ne vemendjen e te gjitheve. Ndaj ndjej detyre ti perkushtohem e ta mbeshtes ne vendimet dhe kostot qe ai merr.
Me arredimin e zyres se re tek Kullat Binjake do te merrej kryekeput ajo vete. Une e njoh tashme shume mire dhe e di se cfare i pelqen dhe cfare jo, ndaj nuk e pata shume te veshtire ti krijoj nje ambjent te pershtatshem. Por dhe shume te bukur aq sa komentet per te do te shperndaheshim me shpejtesine e eres, ndersa Nano do te niste te zhvillonte aty takimet e para te rikthimit. E ndersa Xhoana do ti kthehej serish punes intensive ne kompanine e saj, ku shpesh e shoqeron dhe i biri, Klajdi, i cili tashme flet tre gjuhe te huaja dhe duket se e ka me qejf te angazhohet me punet qe i beson mami, si nje punonjes part- time qe meriton ne fund te 15 diteshit edhe shperblimin e merituar. Keshtu ai e kupton qe ne kete moshe se sa vlere ka ta fitosh me forcat e tua dicka. Ky eshte qellimi pse e angazhoj me pune te ndryshme jashte shkolles.
...Dita e familjes Nano vazhdon me pas me mbremjen, kur axhendat e tyre bashkohen, ne shtepi ose jo, pak rendesi ka, por gjithnje mes miqsh te perbashket. E vecanta e mbremjeve eshte mosprania e politikes dhe e interesaxhinjve te saj ne mjediset njerezore te ciftit, disa prej te cileve jane spastruar vullnetarisht, krahas seleksionimit te natyrshem qe ka sjelle koha e ridimensionuar e Fatos Nanos.
Ne prag te ditelindjes se shtate
Me 25 maj ajo do te festoje 34 vjetorin e saj. Jo me ndonje ceremoni te madhe- sic ishte ajo e 30 vjetorit ne Butrinit-, pasi ky nuk eshte nje pervjetor. Do te shoqeroje bashkeshortin ne nje vizite pune ne Amsterdam dhe ne Bruksel. E sa per dhuraten qe do ti bejne sigurisht qe nuk ka sesi ta marre me mend. Fatosi bashkepunon gjithmone me Klajdin ne kete rast. Te dy kuptohen shume mire me njeri-tjetrin, sepse im shoq ka meriten dhe aftesine te hyje ne psikologjine e te gjitha moshave. Pasi e vendosin ai ngarkon Klajdin te shkoj te bleje ate qe e kane menduar se bashku. Dhe cfaredo qe te jete sigurisht qe mua me gezon shume. Pastaj, jo gjithmone dhurata me e mire behet ne raste ditelindjesh. E rendesishme per mua ne nje dite te tille eshte qe te kujtohen te me urojne. Dhe Nano per kete eshte treguar gjithmone shume i kujdesshem. Ashtu sic po e kujtojme te jete dhe ne kete ditelindje te shtate qe Xhoana feston krah tij. Nje shifer kjo qe Xhoana e artikulon me kenaqesi, sepse i ka rezultuar te jete me fat per bashkeshortin e saj. Ndaj seshte cudi te organizojne me kete rast ndonje feste perseri te zhurmshme, ashtu sic dijne ti bejne vetem ata.
Nusja me vjehrrin
Mund te kete qene paksa e veshtire ne fillim mardhenia mes nuses se re te shtepise dhe babait te Fatosit. Ndoshta sepse ky i fundit nuk do ta kishte shume te lehte ta pranonte ndryshimin e madh qe po ndodhte ne jeten e te birit. Kur e pranoi, nisi te ndertoje pak e nga pak edhe ai mardhenien e tij me Xhoin. Qe tashme duket e persosur. Nje nga gjerat qe mundohemi ta bejme rregullisht ne keto kohe eshte te dalim diku se bashku me bushkun, sic e therrasim me perkedheli. Ne ndonje lokal ku ka gjelberim e ku ka pak ajer te paster. Por nuk eshte vetem ky kontakti mes tyre. Vizitat ne shtepine e tij- ku ai jeton vetem, sepse keshtu pa preferuar vete, per te shijuar pavaresine e tij- jane te herepashershme. Sepse tani une jam dhe ne nje mardhenie bashkepunimi me te- te tregon duke qeshur Xhoi. Ndersa hap kompjutetin mbi tryezen e saj, te shpjegon se behet fjale per nje liber te Thanas Nanos, pothuajse biografik po ku jane perfshire dhe plot kujtime nga ATSH dhe TVSH. Gjithe doreshkrimet ia kam hedhur ne kompjuter e tani po merrem me redaktimin e materialit. A e ka pasur te lehte tia kuptoje shkrimin? Duket se nuk ka hasur probleme. Ndodh qe nuk kuptoj ndonje fjale dhe ne keto raste e le vendin bosh per ta pyetur me pas. Por keto raste jane te pakta sepse tashme jam mesuar me shkrimin e tij. Ai shpesh me dergon letra, pas vizitave qe ne i bejme ne shtepi. Me falenderon sipas menyres se tij dhe kjo gje me ben te ndjehem mire. Por mesa duket edhe ai ndjehet mire nga perkujdesjet e nuses se re qe nuk harron asnjehere tia plotesoje deshirat, nderkohe qe i biri, Fatosi i siguron gjithcka me interes qe botohet. I kam gjetur nje makine shkrimi se fundmi, por qe nuk e ka germen e, keshtu qe po kerkoj tia plotesoj pa tjeter edhe kete deshire. Ky eshte misioni i radhes i Xhoit. Pas tij do te kete sigurisht
Xhoi vetem me nje stil
Qe prej fillimit- kur ajo do te shfaqej neper faqe gazetash e revistash e neper kronika televizive krah Fatos Nanos- e deri me sot Xhoana Nano nuk eshte shfaqur ndryshe vecse me floket mendafsh te zi, te leshuar ose te kapur topuz. Look-u vazhdon te jete po ai. Dhe Xhoana as qe ka ndermend ta ndryshoje. Nuk ka qene i qellimshem mosndryshimi por ndjehem mire keshtu. Besoj se stili i pershtatet karakterit. Sdua te dal nga natyra ime. Sa here kam tentuar te ndryshoj dicka sjam ndjere vetvetja. Ndaj duket e bindur tashme se nuk do te dale jashte natyres se saj.
Koha Jone
Krijoni Kontakt