Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: "Fuge"

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95

    "Fuge"

    Arsyet qe sot rrezatonte ishin te shumta;tingujt e nxehte te nje kenge ,te cilat kishin perkuar me zgjimin,fustani qe i derdhej si nje fllad rreth trupit,ai veshtrim i gjate dhe i ngrohte me te cilin e kishte percjelle Andi,vajza qe rritej me ore,mengjesi i mbushur me ajer e drite,shikimet e vemendshme te kalimtareve,canta mbi sup,tokeza e te ciles reflektonte nje cope qiell,sandalet qe trokisnin me nje interval elegant ne trotuar,e ardhmja qe i dergonte mijera vezullime shpresembushura.Eh sa shume gjera qe kishte sot qe e benin te fluturonte.
    Perfundimishtori ishte e gezuar dhe gjate lundrimit te saj shperndante rreze te ngrohta lumturie.
    Mori kthesen perballe farmacise.Pa te njejten grua vocerrake,me kostum te blerte qe shiste qumesht.E pa si nje pjese te gezimit te saj.Dhe ishte gati t"i cucuriste prane veshit nje vale te ngrohte pershendetjeje,madje dhe dicka me teper,ta pyeste ne se ndihej e lodhur nga ai zgjim me zogjte e pyllit
    Gruaja vocerrake mbante ende para gjunjeve tre-kater shishe te pashitura.Ori i mbajti ca syte mbi ngjyren e blerte.Po kur i mbajti ca si gjate,gruaja i hoqi te sajte,per te vetmen arsye,se ajo e dinte qe ajo kalimtare nuk ndalej kurre per te blere aty qumeshtNe peshtjellimin e saj te bardhe si qumeshti e te blerte si luadhet ajo e dinte arsyen,dikush si ajo ja conte qumeshtin ne shtepi.prandaj i hoqi syte gati me bezdi.
    Dhe Ori nuk arriti ta pershendeste.Ne sekonde provoi lodhjen qe ju shkaktua nga rrotullimi i gjuhes e cila ju kthye mbrapsht,Zeri i pergatitur enkas per nje "miremengjes" kristalor guxoi dhe arriti deri ne zgavren e gojes,por buzet tashme ishin puthitur.Atehere ai kryenec u lirua nepermjet hundes dhe...doli melodia ritmike e nje kenge te Xho Kokerit,te cilen e kishte kapur fluturimthi gjate fuges se mengjesit.
    Absolutisht asnje kokrrize trishtimi sot.Buzet u cliruan plotesisht nga puthitja..eeej....eeej my heart...eeej..
    Hapat vazhduan te godisnin trotuarin nen ritmin gurgullues te kenges.
    Orkestra buciste brenda saj.
    Ajo kendon krahas Xhoit te madh...e pune e madhe se ajo copa e blerte vocerrake nuk ja desh gurgullimen mengjezore.
    Nje e njohura e saj.nga trotuari tjeter.Ori ngre doren,duke e harkuar ate si nje ushtrim te vrullshem aerobie.
    Ja dhe bashkia.Godine hijerende dhe terheqese,me nje oborr te stermadh,shtruar me asfalt,qe keto koheve te fundit i ngjan me teper nje parkingu veror.Po edhe ky fakt ja shton ritmin e ngazellimit.
    Ora 7 pa dhjete minuta.Disi herer per te.Pa u afruar mire tek dera me hark,ajo arriti te dalloje silueten e nje plaku.Kasketa e erret,dicka si kafe qe derdhet mbi shpatulla,pra nje xhakete,ku astari i mbledhur e ben ate njeri t'i ngjaje nje dordoleci.
    E di qe eshte roja i nates,qe e le punen ne mengjes, kur vijne pastrueset dhe marrin godinen ne dorezim.Ajo eshte afruar tani,dhe para se te kaperceje deren e madhe ne forme harku,i drejton syte nga silueta dhe leshon gurgullimen muzikale"Miremengjeees"
    Natyrisht qe veshtrimi qe derdh eshte i ngrohte,imtim dhe ajo qe noton ne nje det te tille nuk merr mundimin ta flak jashte kuadratit te lumturise plakun.
    Ori i ngul syte e zinj plakut,duke dashur t'i jape,ose me mire ta befasoje me ca nga ato ndjesite e vrullshme qe i ziejne ne gjoks,sepse...mund t'i bejne mire edhe atij te shkretit.
    Veshtrimi i perplaset mbi dy hinka qe vijne duke u zvogeluar e perfundijne ne ca buzka te zbardhura qe mbyllen ne forme koni.Ajo shijon nje pickim te neveritshen ne sy,ndjesi e afert me perdhunimin.
    Luajti shpatullat me nervozizem dhe beri perpara,duke e lene plakun pas vetes si nje shuk leckash te vjetruara.
    Pa hedhur kater hapa e kishte tretur ndjesine e peshtire.Ne korridorin me mure te patinuar ajo ndeshi Klajdin dhe biseda qe lindi per filmin e mbremshem tek Rai2 e thith te teren.
    Ori as qe mund ta mendonte se plaku,i mbeshtetur ne fundin e korridorit i ndiqte me ca sy te lengezuar levizjet ritmike te kellqeve te saja.


    2
    elsa vrana

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Vazhdimin e tregimit do ta shkruaj me vone,ndoshta neser.
    elsa vrana

  3. #3
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Arsyet qe sot rrezatonte ishin te shumta;tingujt e nxehte te nje kenge ,te cilat kishin perkuar me zgjimin,fustani qe i derdhej si nje fllad rreth trupit,ai veshtrim i gjate dhe i ngrohte me te cilin e kishte percjelle Andi,vajza qe rritej me ore,mengjesi i mbushur me ajer e drite,shikimet e vemendshme te kalimtareve,canta mbi sup,tokeza e te ciles reflektonte nje cope qiell,sandalet qe trokisnin me nje interval elegant ne trotuar,e ardhmja qe i dergonte mijera vezullime shpresembushura.

    Shume e gjate kjo fjali breeee!Megjitheate me pelqeu deri diku nga fundi por deri sa te lexoj pjesen tjeter,spo them gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Liridona : 08-11-2008 mė 17:27
    Liridona

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    ndi po andej nga ty bie shi?
    elsa vrana

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Liridona,e kush po pret te thuash ndonje gje?
    elsa vrana

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95

    Fuge {pjesa e dyte}

    Kishin kaluar disa dite.Ashtu sic kaloje ato pergjithesisht.Dhe sot Ori po ecte ose me mire po vraponte me ca hapa te gjate.Kthesat i merrte me vertik,si nje veture gare,keshtuqe perplasej rendom.Tek kthesa e parafundit dhe pak dhe ajo do te kalonte rrugen e gjere,do te cante midis makinave e do te arrinte te futej ne bashki.Dhe pas disa sekondash,aq sa duhej per te bere nje frymemarrje te thelle,ajo do te gjendej para shkresave te saj e shefi nuk ka c'ti thote,por...
    Nga buzet nuk dalin tinguj kenge.Kishte fjetur vone,pasi kishte lare nje pirg rrobash{natyrisht me makine larese},ishte ishte zgjuar vone,nuk kishte arritur te bente gati mengjesin,kishte shkembyer ca batuta te nxehta me Andin dhe...para se te dilte nga pasqyra e kishte pare nje fytyre e tendosur.
    Dita ishte e mrekullueshme por Ori e shihte ate nga nje thierze e erret.Asnje deshire per te pare dike ne sy,asnje pershendetje,c'gje e peshtirosur ,te pershendetje,te nxirrje tinguj te embel,kur gryken ta mbyt nje ngerc i patrajte.
    Kaloi prane dy te njohurve.Pa i pershendetur.Hoqi syte ,i perplasi mbi ngjyren e kuqe te nje furgoni dhe aq...shpetoi nga e pershendetura.
    Kthesa perballe farmacise.Gruaja vocerrake tashme gjysme e gjelber,vetem fundi,bluza eshte e bardhe,cuditerisht para saj ndodhen gjshte shishe te pashitura.Me te vertete dicka nuk ecen sot.
    Ori behet gati te leshoje nje ofshame,kur tek rreza e veshit rregjistron nje "miremengjes"te ngjirur,shqiptuar me nje ze te paket,si te dilte nga ca mushkeri te mbaruara.Dhe tagent ajo kap hije te holle, te perkulur dhe nje kaskete.Dhe mendon se do te jete dikush nga ata te fshatit ku ajo kishte punuar pak,ca kohe me pare.
    E nxituar ajo kthen koken plotesisht dhe duke kthyer pershendetjen,kapet robine e nje veshtrimi te ngulur qe e thith si nje hinke.
    Hapat e shpejte arrijne ta distancojne nga ata sy.
    Ori ndihet si e perlyer.Dita i duket akoma me teper gri.Nje gjendje si prej te vjelli i vjen nga fundi i stomakut.Eshte neveria.Ori eshte gati te vjelle po qe se ai veshtrim i atyre syve te bardhe dergohet ne djall.Po ajo e di nga pervoja se veshtrime te tilla mbeten pas edhe kur ti iken.Gjeja me e mire eshte te nxitoje.Dhe
    ajo gati vrapon dhe sakaq gjendet ne zyre.
    elsa vrana

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95

    Fuge vazhdim

    Tani ajo disa caste ne dite e ndiente veten si te kishte veshur nje rrobe te felliqur.Dhe faji ishte i atyre syve si hinke.U armatos me perbuzje e neveri dhe,kur kalonte tek dera as qe merrte mundimin t'i hidhte syte e jo me ta pershendeste.Ai i mjeri as qe guxonte.E beri vetem nje here dhe ajo e perveloi me nje veshtrim te terbuar.Kur kalonte ajo ai nuk ndihej.Po pse dreqin rrinte aty neper kembe edhe pasi i mbaronte orari?Pikerisht kjo ja jepte ate gjendjen e rrobes se felliqur.
    Te kishte qene nje burre i ri ,simpatik qe ta ndiqte me veshtrime ,ajo do ta merrte vesh se c'thuhej,po nje te tille veshtri ajo kurre nuk e kishte ndeshur.
    Nje mengjes binte shi.Ajo u nis per ne bashki.Kishte dite qe kujtesa e saj ishte pastruar.Asnje grimce siluete nuk dukej ne te.Nga zyra ndiqte me sy kalimtaret qe vozitnin midis rrekeve te shiut.Ngaqe ishin te pakte ajo i zhbironte deri ne hollesi.Qe nje lloj engledisjeje.Sot nuk po i punohej fare.Kishte gjetur nje loje me te cilen po rrokulliste kohen.
    Nje kalimtar.Pa cader.Nje plak.Pa dyshim nje plak qe mezi i terheq kembet,i kerrusur,i pambrojtur midis rrebeshit...pa dale,Ori turbull nuhat se e njeh kete siluete te mjere.Sheh oren 9 e 20'.C'bente ai ketu deri tani?Pse rrinte,c'kerkonte?
    Pse nuk kishte ikur me pare kur shiu ende nuk binte me rrebesh?
    Ori provoi ne thellesi te stomakut ate neverine qe i shkaktonte refleksin e te vjellit...dhe e pabesueshme ajo ndjen nje keqardhje qe fillon e i derdhet mbi neverine si nje pluhur i holle dritherues.U drodh.E tmerrshme-peshperiti.Hoqi syte nga rruga dhe i mbylli.Brenda tyre kishte mbetur silueta qe vazhdonte te lagej.C'i duhej me ate mjeran,le te lagej,le te zhdukej...te marr ne telefon Andin.
    --Andi e sheh shiun qe bie?
    --Natyrisht moj shpirt,jemi vetem pese blloqe larg nga njeri tjetri.-thote Andi dhe derdh ate te qeshuren e tij gurgulluese me te cilen e kishte bere per vete kur kishin qene studente.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shpresa vranari : 19-01-2009 mė 00:08
    elsa vrana

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95

    Fuge {pjesa e dyte}

    Ajo ishte ngaterruar.Kur uli receptorin e pa mendimin te gjalle para vetes.Ishte silueta e mjere e plakut qe vazhdonte te lagej diku.Do kishte qene me prane vetes ta kishte pyetur te shoqin"Andi a e sheh nje plak qe po kalon prane dritares,i lagur deri ne palce,pa cader,me kepuce te medha mbushur me uje si pellgje,me nje hunde te murretyer,me ca sy te mekur,pa shkendije,me..-Andi do te gurgullonte dhe pastaj do te shtonte"C'fantazi te cuditshme qe ke,si nuk po rritesh moj zemer?
    Doli.Zyra po e pervelonte.Ne koridor Zepi,pastruesja po rregullonte vazot e luleve dekorative.Te pyes Zepin per te,mendoi.
    -Zepi te punohet me kete kohe?
    Zepi le punen,drejton trupin e kolme dhe nxjerr nje fytyre terheqese tek te 30.
    -Po e le dhe une ,me pihet nje kafe,po ty?
    Ori qesh dhe i tund koken si nje komplotiste.
    -Vemi ne zyren time-thote-jemi rehat atje.
    Zepi merr nga kthina e saj nje qeske dhe shkon pas Orit.Me kujdes nxjerr plitken,xhezven,filxhanet dhe ne pak minuta kafja avullon para tyre.Dhe dihet qe me kafen perpara,aq me teper ,kur jashte shiu rrjedh litare,ke nje kenaqesi te eger te merresh ca me ato qe quhen thashetheme.-
    -Cfare shiu moj Zepi ,i lagu te shkretet.
    Zepi rrufit kafen dhe ne intervale te llogaritura thith cigaren.Ori vazhdon.
    -Pashe ate plakun,rojen e nates,u be uje i mjeri.
    Te dyja duart e Zepit njera me filxhanin dhe tjetra me cigaren mbeten te palevizura.Syte zakonisht me nje rrumbullakesi si prej femije,ju holluan si dy shtiza.
    -Lere marrokun,jo te laget po te tund kemben.
    Ori mpreh veshet.-Po pse moj Zepi?
    -Si moj pse,mbeti verdalle ketu,te thyej qafen,mbaron turnin te iki.
    Ori gati sa s'leshon thirmat e gazit,po e mbledh veten,kembengul e thote;
    -Po pse rri cfare do?
    -Edhe ty te ka rene ne sy?
    Ori pohon dhe nuk ia ndan syte gojes se tulte te Zepit.Po Zepi thith edhe njehere cigaren thelle,picerron syte dhe duket qe mendon dicka,pastaj thote;-
    -E di ti moj zocke qe me vete mendja ters,se nuk eshte dhe aq plak ja aty tek te 60 eshte,dhe per nje burre nuk jane shume.
    Zepi pushon per te rrufitur kafene dhe Ori skuqet e skuqet si lulekuqe.
    -Dhe nga kjo ja plasa sot-vazhdon Zepi-ik ,i thashe,ik gremisu,apo te ka rene syri ne sevda,nuk eshte dashuria per ty,ti te mbetesh ne dore.
    Zepi leshon nje te qeshur qe i a shkund mire e mire trupin,edhe Ori e shoqeron me nje qeshje te zbehte.Asaj i rreh zemra.Po sikur kjo Zepi e famshme per banalitete tja plaste;"u moj korbe e c'i bere plakut qe u terbua pas teje?"
    Po Zepi pasi ngopet me te qeshura e me te rrufitura kafene shton;-E di ti moj zocke qe me duket se i ka rene syri ne bela me mua,Vere perballe me Sokratin tim qe eshte dy metra,e hajde mos qesh pastaj,uh,,uh i shkreti plak.
    Ori shkulet se qeshuri,mend i mbetet fryma nga kenaqesia...ua...ua..ua..ha.hahaaa,oh sa qesharake,uaaaaa.
    Zepi shkund mire e mire barkun e rrumbullakte nga pluhuri i cigares dhe ngrihet.
    -Zepi,ua me tere mend e ke..ua..ua sa per te qeshur...hahahhaaa.
    Zepi buzeqesh si djallushe dhe mbledh e fut ne qeske sendet e shtrenjta.Deri sa del ne koridor Zepi qesh e Ori qesh.Edhe kur dera mbyllet Ori vazhdon te qesh dhe perjeton nje ndjenje te mrekullueshme clirimi.Ua.aaa sa per te qeshur...uaa.
    elsa vrana

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95

    Fuge (vazhdim)

    Prag Viti i ri.Te gjithe vrapojne,u ngjajne disa milingonave te stermedha.Dhe Ori ben pjese ne vorbullen levizese te qytetit.Mban veshur petkun e nje gezimi te vecante.
    Kater dite pushimi rrokullisen embel pas Vitit te ri.Ori ka dale kete mbasdite te kristalte dimri se bashku me burrin.Kthesa tek banka.Vendi i nekrologjive.Ne kalimin e shpejte si nje fuge e shdritshme ajo kap dy nekrogji vdekjeje.Nga njera e shohin syte si hinka dhe mbi to rrasur nje kapele e vjeter.
    -Me fal pak,i thote i thote ajo te shoqit dhe me nje vrap te cuditshem gjendet tek nekrologjia ,dhe me ca duar qe dridhen mundohet te shtrij ate leter te zhubrosur.
    Pas degjon nje ze si te largetoj zemer c'i ben asaj nekrologjie te mjere?
    -E cuditshme uaaa.... me duket krejt si plaku i bashkise,si roja i nates.
    -E c'ka ketu per t'u cuditur,vdiq...pa dale sa vjec,oh ja 63,nje vdekje normale.-dhe e terheq te shoqen nga krahu.


    *************************************
    TE nesermen e mbeshtjelle me nje ndjenje faji shkon ne bashki.Zepi ne koridor duke fshire.As e ngre koken qe te shoh se kush hyn e se kush del.
    -Zepi,mos ishte roja ai i nekrologjise?
    -Po,thote Zepi ,ai qyq ishte,dhe vashdon te terheq fshesen zvarre.
    -Po cpati,ai sikur nuk ishte i semure?
    -Vari veten.
    Zepi eshte e pameshirshme.
    -Si moj si,vari veten?Uaaa... sa e tmerrrshmeeeee.
    Zepi e le zvarritjen e fsheses,ngre koken ,syte i ka me lot,nxjerr nje shami nga xhepi dhe shfryn hundet si te doje te mbuloje dobesine e saj qe bie ere e lehte fajesie.
    Edhe Ori,ajo Ori e re ,e bukur dhe e shdritshme ne fugen e saj te gezimit pikellohet,qan dhe ndihet fajtore.
    -Vari veten i shkreti,gruaja i ka vdekur pese vjet te shkuara, djemte ne hesapin e tyre dhe ai lugat gjeti Naten e bekuar te Vitit te ri per t'u varur.Prandaj dhe vinte verdalle ketu,sepse e hante vetmia ne shtepi,dhe une...eeee-Zepi loton e pashprese-eeeee une i bertisja te ziut,nuk i dhashe asnje filxhan kafe...eeeee.
    Zepi qan e shfryn hundet,edhe Ori qan dhe i derdhen ata lote si nje shpetim,por midis loteve i feksin turbull ata sy te hirte.
    C'kishin dashur ata sy?

    Ja kete Ori nuk mund ta dinte.Ishte vetem njezet e gjashte vjece dhe per me teper e bukur dhe e dashuruar.
    Shpresa Vranari
    elsa vrana

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •