Arrestohen Komandant te UCK-se.
Akcioni po vazhdon...
Policia bastisë shtëpinë e kryetarit të AK-së Harun Aliu
Policia gjatë mbrëmje ka bastisur shtëpinë e kryetarit të Alternativës Kombëtare (AK), Harun Aliu, i njohur si ish-komandant Kushtrimi i ish-UÇK-së në lagjen Hasabeg të Shkupit.
Lajmi është konfirmuar për agjencia e lajmeve INA nga bashkëfamiljarë të Harun Aliut, të cilët theksuan se pjestarë të shumtë të policisë kanë ndërhyrë në shtëpi duke bastisur dhe duke mos treguar pretekstin e këtij aksioni.
“Për një orë është bastisur shtëpia, kanë kontrolluar dhe më pas janë larguar”, theksojnë familjarët e familjes Aliu.
Harun Aliu është një nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Ai aktualisht është kryetar i partisë Alternativa Kombëtare në Maqedoni me seli në Shkup. (INA)
![]()
Krijoni Kontakt