Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Thirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri

    Thirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri

    Thirrje urgjente pėr t'ju gjindur afer banoreve shqipetar te pjeses veriore te Mitrovicės , Ali Kadriu njeri nder banoret e lagjes "Kroi i Vitakut" kerkon nga mbare populli shqiptar qe e ndiejne veten shqiptare qe neser ne ora 10 te ju gjinden afer per tu kthyer ne shtepit e tyre ,nga te cilet banoret pengohen per tu kthyer ne shtepit e tyre pengohen nga UNMIK-u , pra banoret kerkojne nga ne qe t'ju gjindemi afer pasi qe sot situata ne veri te Kosoves pra ne Mitrovicė ishte e tensionuar gati per te filluar ndonje gjakderdhje e re prandaj ju ftoj qe neser duke filluar ne ora 10:00 te jemi te gjithe se bashku ne veri te Mitrovicės duke bere ate me te pakten qe mund tThirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar biligoa pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    Thirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri

    Thirrje urgjente pėr t'ju gjindur afer banoreve shqipetar te pjeses veriore te Mitrovicės , Ali Kadriu njeri nder banoret e lagjes "Kroi i Vitakut" kerkon nga mbare populli shqiptar qe e ndiejne veten shqiptare qe neser ne ora 10 te ju gjinden afer per tu kthyer ne shtepit e tyre ,nga te cilet banoret pengohen per tu kthyer ne shtepit e tyre pengohen nga UNMIK-u , pra banoret kerkojne nga ne qe t'ju gjindemi afer pasi qe sot situata ne veri te Kosoves pra ne Mitrovicė ishte e tensionuar gati per te filluar ndonje gjakderdhje e re prandaj ju ftoj qe neser duke filluar ne ora 10:00 te jemi te gjithe se bashku ne veri te Mitrovicės duke bere ate me te pakten qe mund tThirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri



    [size=10]

    Kujt po i shėrben UNMIK-u nė veri?

    UNMIK-u ka dalur nė mbrojtje tė strukturave paralele tė Serbisė!


    Shkruan: Xhelal Sveēla - Prishtinė, 03. 11. 2008
    ________________________________





    Administrata ndėrkombėtare e UNMIK-ut tani shumė hapur ka dalur nė mbrojtje tė strukturave paralele tė Serbisė. Ndarja e veriut tė Kosovės tani po bėhet edhe mė e dukshme. Shqiptarėt nuk po lejohen qė tė kthehen nė pronat e tyre edhe kur ekziston kjo gatishmėri individuale e njerėzve, pavarėsisht qė atyre nuk u ofrohet kurrfarė sigurie nga askush. Shqiptarėt qė u dėbuan me dhunė nga shtėpitė dhe pronat e tyre nė veri pritėn qe 10 vjet qė t'u mundėsohet kthimi nė pronat e tyre, por nė kėtė drejtim nuk u bė asgjė konkrete. Kjo ndodhi pėr shkak se Serbia nuk po e lejon njė gjė tė tillė dhe UNMIK-u nuk dėshiron qė tė bėjė ndonjė hap pa aprovimin e Serbisė. Serbia e dėshiron veriun pa shqiptarė duke vepruar konkretisht nė kėtė drejtim. Qeveria e Serbisė po i blen pronat e shqiptarėve qė ata tė mos mund tė kthehen mė atje. Nė anėn tjetėr nuk ka ndonjė veprim konkret tė institucioneve tė Kosovės pėr t'iu kundėrpėrgjigjur Serbisė.



    Ali Kadriu dhe banorėt e kėsaj lagjes Kroi i Vitakut duke parė qė askush nuk po e mundėson kthimin e tyre nė shtėpinė e veta, u nisėn vetė qė tė shkojnė dhe t'i meremetojnė shtėpitė e tyre. Kjo gjė atyre nuk iu lejua sė pari nga UNMIK-u e pastaj edhe tė stukturave paralele tė Serbisė. Kjo edhe solli tensionimin e situates, e cila shkaktoi konflikt tė hapur mes banorėve tė lagjes dhe bandave kriminale serbe tė udhėhequra nga strukturat paralele. Ata menduan se me forcė mund t'i ndalin ata qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Pasi qė panė se kjo nuk mund tė arrihej nė kėtė mėnyrė, u mundua qė me takime shterpė t'ua ndėrrojnė mendjen qytetarėve tė interesuar qė tė mos kthehen nė shtėpitė e tyre. Pėr kėtėedhe u organizua njė takim me qytetarėt e Suhodollit dhe atyre tė Kroit tė Vitakut me pėrfaqėsues tė UNMIK-ut, KFOR-it, Policisė sė Kosovės, dhe pėrfaqėsuesve tė Komunės sė Mitrovicės. Takimi u mbajt mė 31 tetor 2008 nė Suhodoll, ku qytetarėt e akuzuan drejtpėrdrejt UNMIK-un pėr bashkėpunimin me strukturat kriminale tė Serbisė, duke vepruar kundėr interesave tė popullit tė Kosovės.



    Si edhe shumė herė mė pare, pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, duke simuluar dialogun me banorėt e Suhodollit dhe Kroit tė Vitakut u munduan qė sė pari tė blejnė kohė si dhe sė dyti t'i mashtrojnė qytetarėt me kinse nevojėn pėr dialog me grupet kriminale serbe. Kjo pėr fshatarėt jo vetėm se ishte e papranueshme, por edhe njė dėshmi se UNMIK-u po bashkėpunon ngusht me strukturat paralele tė Serbisė si dhe kriminelėt ordinerė. Pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut patėn fytyrė qė banorėve qė qe dhjetė vite vuajnė pėr shkak tė qėllimeve kriminale tė Serbisė, t'iu propagandonin ide se kinse Serbia ka zgjedhur rrugėn e Evropės dhe, meqenėse edhe ne kemi atė qėllim, atėherė ne do tė duhej tė ulemi dhe tė bisedojmė me ta! Ata me qėllim harrojnė faktin se po kjo Serbi po i organizon strukturat paralele qė bacės Ali dhe banorėve tjerė t'ia pamuundėsojė kthimin nė shtėpitė e tyre.



    Ata si gjithnjė nuk u angazhuan pėr drejtėsi si dhe mbrojtjen e tė drejtės sė qytetarit pėr t'u kthyer nė shtėpinė e tij. Ata me propagandimin e idesė pėr njė win-win situation tentonin qė si deri mė tani tė shpėrblejnė kriminelėt. Kjo gjasonte me situatėn ku pasi qė qytetari zė hajdutin duke i vjedhur veturėn, pushteti angazhohet pėr dialog mes tyre se cila gomė e veturės duhet t'i takojė cilit! Tė mėsuar tashmė nga pėrvoja dhjetėvjeēare, qytetarėt e kėtyre dy vendbanimeve ishin tė vendosur qė puna me ēdo kusht tė vazhdonte, duke refuzuar UNMIK-un me plot tė drejtė si autoritet. Dhjetė vite me avazin e vjetėr, vite gjatė tė cilave zyrtarėt e UNMIK-ut janė mė tė pasur pėr sė paku gjysmė milioni euro, kurse banorėt e kėtyrte vendbanimeve mė tė varfėr se kurrė.



    Vendosmėria e kėtyre banorėve u shpėrblye tė nesėrmen, ku edhe pse policia speciale e UNMIK-u kishte rrethuar dy shtėpitė e familjes Kadriu dhe pengonin qasjen e pronarit dhe punėtorėve tė tij, kjo bllokadė u thye dhe renovimi i shtėpive vazhdoi. Edhe bandat serbe tė cilat vėzhgonin nga afėrsia, kur panė vendosmėrinė e banorėve shqiptarė u tėrhoqėn. Shqiptarėt ia bėnė tė qartė UNMIK-ut dhe strukturave paralele se as nuk do tė kėrkojnė leje prej tyre pėr renovimin e shtėpive tė djegura, dhe as nuk do tė kėrkojnė leje pėr t'u kthyer nė trojet e veta. Sepse pikėrisht pėr shkak se deri tash kjo leje ėshtė varur nga UNMIK-u, shqiptarėt kurrė s'kanė mundur tė kthehen aty.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    Thirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri

    Thirrje urgjente pėr t'ju gjindur afer banoreve shqipetar te pjeses veriore te Mitrovicės , Ali Kadriu njeri nder banoret e lagjes "Kroi i Vitakut" kerkon nga mbare populli shqiptar qe e ndiejne veten shqiptare qe neser ne ora 10 te ju gjinden afer per tu kthyer ne shtepit e tyre ,nga te cilet banoret pengohen per tu kthyer ne shtepit e tyre pengohen nga UNMIK-u , pra banoret kerkojne nga ne qe t'ju gjindemi afer pasi qe sot situata ne veri te Kosoves pra ne Mitrovicė ishte e tensionuar gati per te filluar ndonje gjakderdhje e re prandaj ju ftoj qe neser duke filluar ne ora 10:00 te jemi te gjithe se bashku ne veri te Mitrovicės duke bere ate me te pakten qe mund tThirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri


    Serbisė po i del krah UNMIK’u!

    Ēka po i ndodh Ali Kadriut nė veri tė Kosovės?!





    · Aq iu bėn institucioneve tė Kosovės pėr qytetarin e pambrojtur dhe tė braktisur Ali Kadriun: mjafton qė kjo pronė nuk ėshtė pronė e tyre. Kjo nuk ėshtė pronė e Fatmir Sejdiut, as e Hashim Thaēit, prandaj sa pėr kėta dy, punė e madhe qė qytetari i gjorė nuk mund tė kthehet nė shtėpinė e tij.



    T'i pėrgjigjesh pyetjes ēka po i ndodh Ali Kadriut, do tė thotė t'i japėsh pėrgjigje ēėshtjes ēka po i ndodh Kosovės. Ali Kadriu, banor i Kroit tė Vitakut nė pjesėn e veriut tė Mitrovicės, falė guximit tė tij ėshtė bėrė mishėrim i problemeve themelore nėpėr tė cilat po kalon Kosova si pasojė e sundimit ndėrkombėtar, strukturave paralele tė Serbisė, dhe politikanėve servilė. Aliu nuk po mund tė kthehet nė shtėpinė e tij, sepse nuk po lejon Serbia, Serbisė po i del krah UNMIK-u, kurse politikanėt i kanė futur veshėt nė lesh. Gjatė luftės forcat ushtarake dhe policore tė shtetit serb ia vranė Aliut vėllain e tij, Kadriun.



    Kurse sot, vetė ky shtet po ia mohon Aliut edhe pronėn. E gjithė kjo po ndodh pėrbrenda Kosovės sė pavarur nga sovraniteti. Shtėpia e Aliut gjendet nė pikėn mė tė lartė kodrinore tė lagjes Kroi i Vitakut. Meqė ėshtė pika mė strategjike e kėtij rajoni, strukturat e Serbisė i kanė ofruar Aliut 1 milion e 200 mijė euro pėr t'ia blerė atij shtėpinė, gjė qė ai e ka refuzuar. Por beteja e Aliut ėshtė lufta e njė individi tė pambėshtetur institucionalisht pėrballė Serbisė qė po shfrytėzon tė gjitha mjetet. Nė kėtė betejė, Serbia e ka njė aleat mjaft tė sofistikuar - UNMIK-un.



    Po ta bllokonin kthimin e Aliut vetė strukturat paralele tė Serbisė, aty situata do tė shpėrthente automatikisht. Por Serbia po e shfrytėzon njė metodė tjetėr shumė mė efektive. Urdhėrat e saj po i zbaton UNMIK-u, duke e paraqitur ndalimin e kthimit tė Aliut nė shtėpinė e tij si tejet tė papėrshtatshme pėr sigurinė nė kėtė rajon! Sigurinė nė veri e pėrcakton Serbia. Ajo po vendos ēka ėshtė e ēka nuk ėshtė siguri. UNMIK-u po i asiston, kurse institucionet e Kosovės po pajtohen. Ky veprim i Serbisė ndodh pėrbrenda projektit tė saj pėr ndarjen etnike tė Kosovės nėpėrmjet decentralizimit, nėpėrmjet krijimit tė hapėsirave tė pastra etnikisht si dhe marrjen e pikave kodrinoro-malore tė rėndėsisė strategjike-ushtarake.



    Sė pari Serbia e spastroi nga shqiptarėt veriun e Kosovės, me ē'rast KFOR-i dhe UNMIK-u asistuan. Mė pas, kur shqiptarėt e pambrojtur mbetėn mė pak se serbėt pas dhunės dhe dėbimeve qė pėrjetuan, atėherė UNMIK-u dhe KFOR-i ia lanė Serbisė duart e lira pėr zhvillimin e strategjisė sė heshtur qė do tė rezultonte me krijimin e kushteve tė padurueshme ekonomike dhe tė sigurisė pėr shqiptarėt e mbetur nė pjesėn veriore. Kjo ėshtė arsyeja pse faza e dytė e kėtij projekti ishte blerja masive e pronave tė shqiptarėve tė mbetur nga strukturat paralele tė Serbisė.



    · Ēfarė institucione tė pavarura kemi, dhe pėr ēfarė sovraniteti dėrdėllisin politikanėt tanė, kur spastrimi i Kosovės ka ndodhur dhe po ndodh tash edhe pas 17 shkurtit?

    · Pėr ēfarė sundimi tė ligjit na shurdhojnė ata, kur ligji pėr dikė vlen e pėr dikė tjetėr jo?

    · Ku mbeti "e drejta e pronės" pėr Ali Kadriun?



    Sė dyti, Serbia jorastėsisht po e synon shtėnien nė dorė tė shtėpisė sė Ali Kadriut, e cila ndodhet nė kodrėn mė strategjike tė legjes Kroi i Vitakut. Me tė njėjtėn logjikė Serbia po e kėrkon komunėn e Osojanit pėr shkak tė malit Mokna, apo fshatin Letnicė qė paraqet njėrėn prej pikave mė strategjike malore nė rajonin e Vitisė.



    Aq iu bėn institucioneve tė Kosovės pėr qytetarin e pambrojtur dhe tė braktisur Ali Kadriun: mjafton qė kjo pronė nuk ėshtė pronė e tyre. Kjo nuk ėshtė pronė e Fatmir Sejdiut, as e Hashim Thaēit, prandaj sa pėr kėta dy, punė e madhe qė qytetari i gjorė nuk mund tė kthehet nė shtėpinė e tij.

    (03. 11. 2008 )
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar biligoa pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ali kadriu para gazetareve tha: " ju beje thirrje te gjithe atyre qe e ndiejne veten shqipetar qe neser ne ora 10:00 te vini per te na ndihmuar se do te futem ne shtepit tona pa lejen e askujt, pra pa lejen e UNMIK-ut qe eshte i lidhur me strukturat paralele serbe" tha Kadriu .

    prandaj ju ftoj qe neser t'ju bashkohemi te gjithe atyre banoreve shqiptar ne veri per ti ndihmuar qe te kthehen ne shtepit e tyre .
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    informoni te gjithe per kete qe te jene te gatshem sepse sot gati sa nuk filloj nje gjakderdhje e re , neser prap do te jemi tek kroi i vitakut per ti ndihmuar shqiptaret e veriut sepse e kemi obligim ndaj atdheut
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    tupani po rreh per ata qe jan vesh dhe sy qe te shohin
    suhadollii kerkoj ndihmen e shqiptarve te kosoves ja dote shohin me sa patriot jemi sa human jemi sa doti dalim ne ndihm vllezerve tan ne veri

    O JU SHQIPTAR QE KENI FUT VESHET NE LESH DHE PO SHIQONI SE SI TE PASUROHENI A JU VRAU NDERGJEGJJ KUR PAT AT TURP TE UNMIKUT DHE QEVERIS SOT E CILA AQ E E PA NDERGJEGJ SHEM PO TRREGOHET NDAJ SHQIPTARVE TE CILET ME VOTEN E TYRE SOT ESHT NE PUSHTET
    KUR BANORET E KOSOVES NUK KAN TE DREJT TE SHKOJN NE SHTEPIT E TYRE KUR SERBIA DESHIRON TE PAGUAJ PARA TE MAJME PER PASURIT E SHQIPTARVE KJO SDO KOMENT E MORE JU TE MJER SERBIA DHE NACIONALISTET SERB GJDO NAT BEJN PLANE PER NDARJE TE KOSOVES SE SHESUM NEND SE JEMI PARTIOTA DHE SHTYHEMI ME BRRYLA SE KUSH PO FITON NDONJE KARIGE SA KEQ PER JU
    QE JETONI NE MESIN E NJERZVE TE NDERSHEM DHE PATRIOTA
    JU PO INFEKTONI EDHE NACIONALISTET SHQIPTAR
    PRA FJALEN E KAM PER TRATHRARET QE SOT JAN BER SHUM
    KU JAN ATA QE THONIN SE MITROVICA ESHT NEN KONTROLL TE QEVERIS JAN FUT NE FUSDTANA TE GRAVE
    SE PSE VEQ ATYRE JU KONVENEON NJE GJENDJE E TILL PER BISNISE ME SERB
    DHE KONTRABAND NE VERI
    PRA NE FUND LAVDI ATYRE BANORVE QE NUK PO SHITETN NGA AS KUSH POR MET VERTET SUAHDOLLI PO QENDRON SI I KA HIEJE NUK THUHET KOT SE SUAHDOLLI KA EDHE HISTORIN E SAJ TE LAVDISHME KA EDHE KENG PER TE E CILA KA BER RRREZISTENCA TE ME HERSHME
    NGA GJAKPIRSIT FASHIST SERB
    P

    PRA NSER NE SUHADOL TE GJITH ATY KEMI VENDIN TA MBROJM TOKEN TON KOSOVA GJAKU QE NUK FALET

  9. #7
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    o burra kjo situate qe eshte tash ne Mitrovice eshte qe prej pas luftes, po te ishim qe i ndimojme njoni tjetrit, qysh moti i kishim bashku Mitrovicen
    1.asgjė nuk ndodhė rastėsisht
    2.ēdo rast ka lidhje me njė tjetėr
    3.asgjė nuk ėshtė ashtu siē duket

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    mendimi im eshte se ne duhet te intervenojm urgjentisht ne prishtin qe udh,heqesit tane qe bashkpunoj me unmikun te largohen sa mepar nga skena politike te len popullin ti zgjidh vet problemet qe e kan kaplu duhet qe separi ti jepet urdher policis speciale edhe TMK poashtu duhet te angazhohen edhe forcat komando te shqiperise dhe te sigurojn separi kufirin verior e pastaj duhet te arrestohene te gjithe kriminelet me strukturat e tyre paralele ne ket raste duhet arrestu edhe zyrtar te lart te unmikut qe ikan fut hundet fort ne pjat te shkive ndersa te tjerve (unmikut) duhet ti jepet nje afat prej 3 diteve qe ta leshojn kosoven.

  11. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Un po mendoj se kto pushtetaret tan , kan pranu ndonje ofert qe veriu ti bashkangjitet Serbis , e keshtu Kosova do te pranoheshte ne OKB ?!
    Andej kufiri esht i hapur , qytetari i Republikes se Kosoves paguan tatimet , paguan mallrat me shtrenjt , ndersa ne veri te Kosoves ( ne republiken paralele) gjithckahit i vjen era Serbi dhe asgje nuk ka vulen e Rep. se Kosoves .
    Te kishte vullnet , ky problem do te zgjidheshte , sa esht hekuri edhe pak i nxeht , se nese ftohet krejt , pastaj mund ti bijm fyllit.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  12. #10
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Ēfare bene kjo Qeveria e Kosoves? Do ta marri ndonjehere zeriozisht kete problemin e Veriut te Kosoves apo jo?
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  2. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •