Kryeministri Thaçi: Çfarëdo raporti që mund të përpilohet nga KS i OKB-së, pa miratimin zyrtar të Republikës së Kosovës, do të jetë plotësisht i papranueshëm dhe i pa zbatueshëm në territorin e shtetit tonë
Prishtinë, 25 nëntor 2008
Lidhur me planin 6 pikësh të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili pritet të përfshihet në raportin që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do t’ia paraqes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më lejoni të ritheksoj edhe një herë se:
1.
Statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe kjo çështje është e mbyllur. Kosova që nga 17 shkurti 2008 është shtet i pavarur dhe sovran dhe i tillë do të jetë përgjithmonë.
2.
EULEX do të vendoset në Kosovë ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit. UNMIK-u nuk do të ketë asnjë rol ekzekutiv, por vetëm lehtësues për vendosjen e EULEX-it. Çdo tendencë tjetër, konsiderohet si shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe si dhunim i sovranitetit tonë shtetëror. Rezoluta 1244 e OKB-së është plotësisht jo relevante dhe e pakuptimtë në shtetin tonë sovran. Si e tillë institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë obligim juridik që të njëjtën ta marrin në konsideratë.
3.
Të gjitha fushat për të cilat flet plani gjashtë pikësh i OKB-së, siç janë drejtësia, policia, kufijtë,doganat, trashëgimia serbe, transporti dhe infrastruktura janë të rregulluara me ligjet tona përkatëse, të cilat janë miratuar nga Parlamenti i Kosovës dhe të cilat janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Çdo plan tjetër, çdo dokument tjetër e aq më tepër ndonjë raport qoftë ai edhe nga OKB-ja është i paligjshëm dhe i pazbatueshëm.
4.
Kosova ka paraqitur 4 pikat e saj që në fakt vetëm paraqet qëndrimin tonë zyrtar në raport me 6 pikat e propozuara. Kosova e ka Kushtetutën dhe ligjet e saj moderne, të cilat i rregullojnë të gjitha çështjet e ngritura në planin 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
5.
Prandaj, është Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës, që unë si Kryeministër i Kosovës do t’iu përmbahem dhe do t’i zbatoj në praktikë dhe asgjë tjetër. Ky është plani ynë, ky është vizioni ynë.
6.
Çfarëdo plani apo raporti që mund të përpilohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pa miratimin zyrtar të Republikës së Kosovës, do të jetë plotësisht i papranueshëm dhe i pa zbatueshëm në territorin e shtetit tonë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nuk mund të lejohet implementimi i 6 pikave në çfarëdo mënyre që shkel sovranitetin e Republikës së Kosovës
Kështu thuhet në Deklaratën e përbashkët të Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon për vendosjen e EULEX-it, ku bëhet thirrje që të sigurohet se masat që ndërmerren për lehtësimin e vendosjes së EULEX-it, të bëhen në koordinim dhe konsultim të plotë me institucionet e Republikës së Kosovës. Lexo deklaratën e plotë :
• Kemi marrë në dijeni se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar raportin e tij për Kosovën dhe se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet për ta shqyrtuar këtë raport.
• Raporti mbulon, mes tjerash, të ashtuquajturin plan “gjashtë pikësh” të Kombeve të Bashkuara.
• Në deklaratën e 18 nëntorit, institucionet e Republikës së Kosovës e kanë bërë të qartë pozicionin e vet për gjashtë pikat dhe refuzimin e këtij dokumenti në tërësi. Të njëjtin qëndrim refuzues e kemi edhe sot.
• Kemi marrë në dijeni se refuzimi i gjashtë pikave nga ana e Kosovës është pasqyruar, përkatësisht përfshirë, në raportin e sekretarit të përgjithshëm, ashtu si edhe Deklarata jonë e qartë se mirëpresim vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën, dhe do të punojmë për të lehtësuar atë vendosje.
• Përgjigjja jonë ndaj raportit të sekretarit të përgjithshëm mbetet e njëjtë.
Jemi të bindur se nuk mund të lejohet implementimi i gjashtë pikave në çfarëdo mënyre që shkel sovranitetin e Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje miqve tanë, zëri i të cilëve është dëgjuar tashmë qartë në mbrojtje të sovranitetit tonë, të sigurojnë se masat që ndërmerren për lehtësimin e vendosjes së EULEX-it të bëhen në koordinim dhe konsultim të plotë me institucionet e Republikës së Kosovës.
• Kemi besim të plotë në miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe NATO, ashtu siç kemi thënë përherë. Jemi shumë të interesuar të shohim vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën mbi bazë të parimeve të paraqitura në Deklaratën tonë të përbashkët të 18 nëntorit, si garanci për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga Bashkimi Evropian të nisë vendosjen e EULEX-it posa të jetë e mundshme nga aspekti operacional.
• Ky është një moment në të cilin nevojitet një qasje e qetë dhe e vendosur. Çfarëdo përgjigje tjetër vetëm sa do t'i kënaqte ata të cilët dëshirojnë të provokojnë Kosovën dhe të na shohin duke vepruar në mënyrë të padinjitetshme. Nuk do t'ua japim atë kënaqësi.
• Do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe partnerët tanë për të arritur qëllimin tonë të përbashkët – vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën. Kërkojmë përkrahje nga i gjithë spektri politik dhe shoqëria civile në Kosovë gjersa shkojmë para me kryerjen e detyrës sonë.
| s.b & RTK staff | 26 nëntor 2008 - 11:29:08
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Këshilli i Sigurimit mbështeti shtrirjen e EULEX-it dhe planin 6 pikësh të Ban Ki Munit
Këshilli i Sigurimit nëpërmjet një deklarate i dha mbështetje shtrirjes së misionit të EULEX-it në tërë Kosovën dhe planit 6 pikësh të Ban Ki Munit. Në deklaratën presidenciale të KS-së thuhet se EULEX-i do të funksionojë nën ombrellën e OKB-së dhe do të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës.
Paraprakisht gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, theksoi se Kosova nuk mund të pranojë planin 6 pikësh dhe ka kërkuar që EULEX-i të vazhdojë të shtrihet në Kosovë sipas marrëveshjeve të mëparshme dhe planit të Ahtisarit. Ndërsa ministri serb, Vuk Jeremiq, ka insistuar se EULEX-i mund të vendoset vetëm nga një dhënie e lejes nga Këshilli i Sigurimit dhe ka shtuar se misioni evropian duhet të jetë i paanshëm politikisht dhe të funksionojë eksluzivisht brenda kornizës së caktuar me Rezulutën 1244. Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit kanë vlerësuar lart punën e deritashme të UNMIK-ut dhe kanë thënë se përkrahin vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në të gjitha pjesët e Kosovës.
RTK www.rtklive.com
Asgje nuk eshte e re perkete, kjo edhe eshte pritur qe te ndodhe. Mos te harojme se edhe vete plani apo pakoja e Ahtisarit parash ndamje te Kosoves ne linja etnike. Ndersa ky plan gjashte pikesh vetem sa e verteton ate.
Duhet te jemi real per kete, pjesa veriore e Kosoves eshte e humbur per Kosoven, sikurse qe pjesa tjeter e Kosoves eshte e humbur per serbine.
Personalisht mendoj qe tani eshte Koha vendimtare qe shqiptaret si ne Kosove, Maqedoni, Kosove Lindore ( lugine te Presheves ) e Shqiperi te lypin per bashkim kombetar.
Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 27-11-2008 më 00:11
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin
New York, 27 nëntor. Deklarata presidenciale e KS me asnjë fjalë nuk përmend “gjashtë pikëshin kundërthënës”, dhe as “neutralitetin e statusit”, por ka mbështetur shtrirjen e EULRX-it në gjithë territorin e Kosovës dhe mirëpret përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin perëndimor.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në një mbledhje të mbajtur dje pasdite, pas tre orë diskutimesh ka miratuar një deklaratë presidenciale me të cilën merret parasysh raporti i Sekretarit të Përgjithshëm si dhe qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit, duke i shfaqur mirënjohje gatishmërisë së tyre për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.
Deklarata presidenciale megjithatë me asnjë fjalë nuk përmend “gjashtë pikëshin kundërthënës”, dhe as “neutralitetin e statusit”, por mirëpret përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.
"Këshilli i Sigurimit merr parasysh raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të 24 nëntorit, duke marrë parasysh edhe qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës të cilat edhe janë reflektuar në deklaratat e tyre, ndërsa mirëpret synimet e tyre që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në paragrafin e parë të deklaratës.
"Këshilli i Sigurimit mirëpret bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, brenda kornizës së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Bashkësisë Evropiane që të avancojnë perspektivën evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një kontribut vendimtar perspektivës dhe stabilitetit rajonal", thekson deklarata presidenciale e dhënë mbrëmë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.
Hyseni: Nuk do të lejojmë veprime që cenojnë sovranitetin
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në fjalën e tij ka ritheksuar deklaratën e 18 nëntorit të institucioneve të Republikës së Kosovës në të cilën shumë qartë refuzohet në tërësi plani gjashtëpikësh në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm.
"Ne nuk do të lejojmë asnjë veprim i cili do të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës", tha ministri Hyseni Ai ritheksoi vullnetin e institucioneve të Kosovës të bashkëpunojnë me shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës mbi bazë të mandatit nga dokumentet tashmë të miratuara që respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.
Lamberto Zannieri, përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm, foli për rikonfigurimin dhe tha se kushtet janë pranuar nga Beogradi dhe janë refuzuar nga Prishtina. Mirëpo, nënvizoi ai, jetësimi i tyre megjithatë do të bëhet në bashkëpunim të afërt me të dy palët.
DiCarlo: "Pavarësia e Kosovës e Pakthyeshme"
Zëvendës-përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, ambasadorja Rosemary DiCarlo pasi theksoi se 52 vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe vende të tjera pritet ta njohin në të ardhmen,, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm serb tha se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme".
Ajo foli për përparimet që janë bërë në Kosovë pas pavarësimit të saj dhe i shfaqi mirënjohje Qeverisë së Kosovës për nivelin shumë të ulët të konflikteve ndëretnike në Kosovë.
"Mirëpresim përpjekjet për rikonfigurimin e UNMIK-ut", tha DiCarlo duke nënvizuar se Kosova në deklaratën e 18 e 18 nëntorit e ka bërë të qartë se refuzon 6 pikat e Sekretarit Ban.
DiCarlo theksoi rëndësinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm që të koordinojë çfarëdolloj veprimesh në Kosovë me autoritetet e Kosovës.
Duke iu referuar edhe njëherë gjashtëpikëshit kundërthënës DiCarlo tha se duhet të ketë një komandë unike të policisë në Kosovë dhe një doganë, duke nënvizuar se kjo do të pamundësojë veprimin e mëtejmë të strukturave paralele.
"Kërkojmë vendosjen e EULEX-it sa më pare", tha ndër të tjera DiCarlo.
Kroacia: Pavarësia e Kosovës i ka kontribuar paqes
Ambasadori i Kroacisë, Neven Jurica, tha se pavarësia e Kosovës është një kontribut i paqes rajonale, ndërkaq “sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i rëndësishëm për Ballkanin dhe për Evropën”.
"Ndihma evropiane duhet të përqendrohet në ndihmën për sovranitetin dhe zhvillimin e Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane", tha ambasadori Jurica.
Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Karen Pierce tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se vendi i saj mbështeste sovranitetin e Kosovës, duke hedhur poshtë çfarëdo tendencash për ndarje. Ajo tha se për
6 pikëshin ka pasur mendime të ndryshme, sidomos shqetësimi i Prishtinës për implikimet që mund të kenë ato.
"Gëzohemi që zotimi i Sekretarit rithekson në raport këto shqetësime dhe përshëndesim një pozicion të ritheksuar për koordinim dhe konsultime të vazhdueshme me Prishtinën", tha Pierce.
Diplomati rus kërkoi trysni të shtuar mbi Prishtinën
Përfaqësuesi i Rusisë tha se vendi i tij pajtohej me atë që ka thënë ministri serb Jeremiq dhe se kishte dëgjuar me kujdes edhe fjalën e ministrit Hyseni. Ai tha se njohja e Kosovës nga pak vende paraqet mendimin pakicë të bashkësisë ndërkombëtare dhe insistoi në respektimin e plotë të Rezolutës 1244. Kosova mund të bëhet burim i krizës serioze rajonale, tha diplomati rus dhe kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të bëj trysni mbi Prishtinën në implementimin marrëveshjes që ishte arritur midis Kombeve të Bashkuara dhe Beogradit.
Ambasadorët e Indonezisë, Afrikës së Jugut dhe Vietnamit, Libisë pastaj edhe Kinës, të udhëhequra nga Rusia, ashtu si më parë edhe dje janë deklaruar “parimisht” kundër zgjidhjes unilaterale dhe kundër pavarësisë së Kosovës e në mbështetje të qëndrimit serb, duke insistuar që statusi i Kosovës, ende i pazgjidhur, duhet të negociohet nga të dyja palët.
Jeremiq me gjuhën e regjimit që e dënoi bota
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic falënderoi të gjitha vendet që kanë mbështetur pozicionin e Serbisë në mosnjohjen e pavarësisë, të prira nga Rusia. Krahina jonë, krahina serbe, krahina jone e Jugut, ishte emërtimi më i shpeshtë i Jeremic-it sa herë që i referohej Kosovës, me një arrogancë të pahijshme për një diplomat. Ai ka vazhduar të akuzojë Kosovën dhe zhvillimet në Kosovë me gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta, që për fat të keq nuk dallonin shumë nga fjalimet e viteve të nëntëdhjeta, të njerëzve të një regjimi kriminel tashmë të dënuar nga bota.
Pjesëmarrësit shfaqën çudi ndaj një gjuhe të tillë që duhej tashmë të ishte e tejkaluar në frymën e synimeve demokratik të rajonit dhe të perspektives evropiane që e ëndërrojnë të gjithë në Ballkanin Perëndimor.
Deklarata presidenciale e KS të OKB-së
1. Këshilli i Sigurimit merr parasysh raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të 24 nëntorit duke marrë parasysh edhe qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës të cilat edhe janë reflektuar në deklaratat e tyre, ndërsa mirëpret synimet e tyre që të
bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare.
2. Këshilli i Sigurimit mirëpret bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, brenda kornizës së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Bashkësisë Evropiane që të avancojnë
perspektivën evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një kontribut vendimtar perspektivës dhe stabilitetit rajonal. /Sulejman Gashi/
| s.b & RTK staff |
27 nëntor 2008 - 09:55:56
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
o selami se di une a jan rrena a jo veq me i lexue qka thon SHBA-te thon ndryshe ti ndryshe po kuj mei besue lum ti burri
qe lexo vetem ket thenje:
Frid: Vendimi i KS për shtrirjen e EULEX-it në gjithë Kosovën, goditje për ata që duan ndarjen e saj
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt