Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 173
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kombet e Bashkuara as nuk jane, dhe as nuk do te jene ndonjehere per Shqiperi apo Kosove ...

    Kombet e Bashkuara kane qene nje foltore per te bere altoparlantin e Rusise apo Kines ...

    ashtu eshte edhe sot, por me zera te rinj ...

    Duhet bere pulatike, por duhet te njihen mire miqte e "armiqte" tradicionale ...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga Loriku11 Lexo Postimin
    Kosova refuzon marrëveshjen e imponuar nga Beogradi

    Përfaqësuesit kryesorë të Rebulikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë bërë të ditur se kanë refuzuar planin e vendosjes së misionit të Eulex-it në Kosovë jashtë përmbajtjes së Pakos së Ahtisarit, sipas kushteve të diktuara nga Beogradi dhe pas negociatave ku Prishtina zyrtare nuk ka qenë e perfshirë.
    Propozimi shkel substancën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës- ishte ky argumentimi themelor i presidenti Sejdiut dhe kryeministrit Thaçi.
    Ndryshe, plani parashikonte që , në thelb, të suprimoheshin provizionet themelore të Pakos së Ahtisarit dhe të rifuqiziohej rezuluta 1244 , si bazë e organizimit dhe funksionimit politik, territorial dhe adminstratv të Kosovës sw para 17 shkurtit, duke krijuar kështu parakushte evidente për cipëtimit etnik- territorial të pushtetit në Kosovë.
    rtk 10 nëntor 2008 - 18:30:29

    -----------------------------------------

    Prishtina refuzon gjashtë pikat e Ban Ki-Munit


    Prishtina refuzon gjashtë pikat e Ban Ki-MunitPrishtina refuzon gjashtë pikat e Ban Ki-Munit
    Prishtinë, 10 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 18:28

    Institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it për marrëveshjen 6-pikëshe të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i KB-ve, Ban Ki Mun, pasi që elementet substanciale të dokumentit të prezantuar nuk janë të pranueshme për Kosovën në formën e tanishme të tyre.
    Bravoo be, me ne fund reaguam si shtet. Shpresoj te mos lekunden nga ky vendim.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  3. #13
    Me ne fund qe qeveria jone i tha JO te haujve. Vetem te mos lekunden nga keto, se po leshuam pe tani do jete shume veshtire per Kosoven ne cdo aspekt.

    Duhet kerkuar me shume qe te arrijme dicka.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Veprim tepër i matur dhe i guximshëm, hallall drejtuesve të shtetit të Kosovës.
    Sui generis

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shpresoj qe me nefund e kupton edhe kjo qeveri qe pa vullnetin e popullit nuk ben por prap un kam rezerva shum sepse mos esht ndonje dredhi e qeveris ndonje stimulim kinse nuk po pranon per ket duhet sa meshum presoin tu behet se pse tash jan kercnimet e hapuara te europes per ndarje dejure te veriut te kosoves

  6. #16
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me ne fund qe qeveria jone i tha JO te haujve. Vetem te mos lekunden nga keto, se po leshuam pe tani do jete shume veshtire per Kosoven ne cdo aspekt.

    Duhet kerkuar me shume qe te arrijme dicka.
    Ça ka ndodh deri tash, politikanët gjithnji kanë thënë jo dhe pas disa ditëve jan kthyer duke e lëvduar atë që kanë pështyrë.

    Një kohë të gjatë kanë thënë status para standardeve, por më vonë iu thye mendja e thanë standarde para statusit. Pastaj në shumë pika tjera vazhdimisht janë lëkundë.

    Mua si qytetar më mbetet vetëm të shpresojë, se s'kam gjë në dorë për të bërë. Shpresoj që në ndonjë udhëkryq të mos marrin ndonjë kah të gabueshëm.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Refuzimi i Prishtinës shtyn seancën e KS të OKB-së


    KS ka shtyrë seancën e caktuar për ditën e sotme ku pritej të shqyrtohej raporti tre mujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, lidhur me gjendjen në Kosovë, përfshirë edhe procesin e rikonfigurimit të pranisë ndërkombëtare dhe vendosjen e EULEX-it. Burime perëndimore në Prishtinë i kanë thënë RTK-së se arsye për këtë shtyrje është refuzimi i Kosovës për ta pranuar planin gjashtë pikesh të OKB-së.
    Nga ana tjetër, në New York thuhet se takimi i sotëm mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, është shtyrë dhe nuk do të mbahet, duke e arsyetuar këtë me “mosqenien gati të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm”.
    Megjithatë këtë shtyrje nuk kanë mundur ta konfirmojnë zyrtarisht nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, sipas burimeve “jozyrtare” në New York, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon ka vendosur ta shtyjë takimin pas kërkesës së dy vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.
    \"Raporti nuk është i gatshëm dhe ai mund të jetë i gati nga fundi i javës\", tha zëdhënësja e Sekretarit të Përgjithshëm, Michele Montas, duke folur mbi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon, që duhej t\'i paraqitej sot Këshillit të Sigurimit. Ajo nuk mund të jepte një datë se kur do të mbahej takimi, vetëm se ritheksoi se raporti mund të jetë i gatshëm në fund të javës.

    As përfaqësuesi për shtyp i Kostarikës, vendit kryesues të radhës për këtë muaj i Këshillit të Sigurimit, nuk mundi të jepte një datë të re të mbajtjes së takimit. /S.Gashi/
    | s.b & RTK staff |

    11 nëntor 2008 - 09:54:32

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuçi: Prishtina nuk do të bëjë asnjë kompromis që shkel Kushtetutën e Kosovës



    Prishtina zyrtare nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi që shkel Kushtetutën e Kosovës dhe që cenon integritetin territorial të saj”, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi në një intervistë për RTK-në. Numri dy i qeverisë tha se ky qëndrim do të mbahet deri në përfundim të bisedimeve për planin 6 pikësh të Ban Ki Munit, bisedime këto që po ndërmjetësohen nga vendet perëndimore.
    Zyrtarët e qeverisë janë të vendosur që të mos lëshojnë pe para presionit ndërkombëtar lidhur me planin 6 pikësh të Ban Ki Munit, i cili shihet në Prishtinë si ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës. Presidenti dhe kryeministri, mbrëmë e kanë hedhur poshtë propozimin, duke e paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve për këtë çështje me partnerët ndërkombëtarë. Zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi, tha se qëndrimi i Prishtinës është i qartë dhe se nuk do të ketë kurrfarë kompromisi në dëm të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas tij, kjo është vija e kuqe nga e cila, Prishtina zyrtare nuk mund të lëviz as në vazhdim të bisedimeve të tjera .

    “Nuk do të ketë kompromis më pak se që është në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta ka qenë vetë kompromis dhe çdo kompromis tjetër është një lloj bartje e sovranitetit dhe bartja e sovranitetit nuk mund të bëhet nga individ të caktuar por duhet bëhet ashtu si është paraparë në Kushtetutë. Unë jam i bindur se edhe bashkësia ndërkombëtare do të ketë mirëkuptim në këtë çështje “, tha Kuçi.

    Numri dy i qeverisë tha se refuzimi që i bëhet planit 6 pikësh, nuk është refuzim ndaj vendosjes së misionit të EULEX-it, por sipas tij, nuk mund të bëhet shtrirja e EULEX-it duke legalizuar strukturat paralele në Kosovë.

    “ Ne ngutemi që EULEX-i të shtrihet sa më shpjet që është e mundur por jo të shtrihet EULEX-it duke mundësuar ndoshta legalizimin e strukturave paralele apo krijimin e një realiteti që vështirë do të kthehej në pikën zero. Mbi të gjitha nuk dëshirojmë që të krijojmë iluzion që një pjesë e Kosovës po ndahet apo dikush që e ka fituar autoritetin mbi Kosovën ”,tha Kuçi.

    Kuçi tha se Prishtina tashmë i ka ofruar propozimet e veta lidhur me planin, të cilat janë në funksion të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, respektimit të Kushtetutës dhe të Planit të Ahtisarit. Sipas tij, refuzimi i planit do të vazhdojë nëse tentohet që të anashkalohen këto tri çështje.
    (Enver Bajrami)
    RTK 11 nëntor 2008 - 11:45:26

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Eshte qesharake kur i ndegjon udhehqist e politikes dhe institucioneve te kosoves, konkretisht njerzve qe jan ne pushtet, kur thon se nuk pranojme asnje konpromis dhe nuk lejojme me u shkel kushtetuta e kosoves. Kosova defakto eshte e ndar dhe kjo po i sjell jashzakonisht deme te medha kosoves, si ne aspektin ekonomik po ashtu edhe ne aspektin politike. Keta "heroj" nuk kan asnje qasje ne pjesen veriore te kosoves, atje zhvillohet nje kontraband e tmerrshme dhe askush nuk guxon te merr asnje hap qe e stopon kete fenomen. Serbet jan te perkedhelur nga bashkesia nderkombetare dhe fatkeqsisht dhe mjerisht per ne edhe nga udheheqsit ton. Vaj halli per ne se kush po na udheheqen, qe po pranojne gjithqka ne dem te popullit e ne favor te tyre personalisht. Kemi pas shum premtimi nga kyryeministri, qe do te ik unmiku pas fazes se tranzicionit, na ka premtuar per shum data paraprake qe do te jen data te vendosjes se eulex ne gjith teritorin e kosoves nuk ka ndodh, keto mashtrime do jen te perkoshme dhe do ju vij fundi, keta definitivisht jan ka e mashtrojne popullin. Hashim Thaqi dikur i cilesuar nga shum kush si nje patriot dhe hero i kombit, sot eshte ber njeriu me servil dhe me i degjueshmi i bashkesise nderkombetare duke pranu shum marrveshje ne dem te popullit, keta kan pergjegjsi te madhe histrike para kombit dhe popullit, do ti denoj histriame kete qe jan duke bere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altruisti_ek84 : 11-11-2008 më 11:32
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  10. #20
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Këto orvatje të Brukselit tregojnë brishtësinë dhe dobësinë e Bashkimit Europian.
    Kjo gjithashtu na dëshmon ne Shqiptarëve se duhet të jemi aleatë të Amerikës si fuqia e vetme që mund të mari vendime të drejta lidhur me ne Shqiptarët.

    Kurva plakë po e nis misionin e saj sërisht me një "prostitucion politik" mbi kurrizin e vuajtur të Shqiptarëve.
    Europa është e pafuqishme për ti bërë ballë politikës agresive Serbe dhe në këtë mënyrë duhet tja lërë këtë mision Shteteve të Bashkuara.
    Brukseli nuk mund të bëjë marveshje me Beogradin në kurriz të Shqiptarëve
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •