Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 173
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    altruisti_ek84 dhe drenicaku

    Me se miri ju dy shpallni luft qeveris se Republikes se Kosoves dhe SHBA-ve
    se keshtu qka ini kah thoni eshrte pak haaaaa

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    O maskara nese ke ikur me dimia ti, qe je ka e permend disa her, nuk kan ik te gjith jo. Po ti a nuk po don me pa, apo nuk je ka sheh qka po ndodh ne Kosove, dhe qka po bajn tradhtaret e kombit: H.Thaqi dhe F.Sejdiu
    Jo te gjith nuk kan ik normal
    po ju qe flitni tani ne liri bla bla bla eshte e vertet qe asgje nuk keni dhan per Kosoven dhe popullin e saj
    qe sa her po pyes na tregoni qka dhat ju per Kosoven qe e keni gjith ket urrejtje e qe beni propagend per ushtaret e UÇK-se
    folni o trima ku ket dha qfar bet ju
    e ma von do te ju bashkangjitemi edhe ne ne luften qe do tia shpallni Amerikes dhe Qeveris Thaçi

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    O maskara nese ke ikur me dimia ti, qe je ka e permend disa her, nuk kan ik te gjith jo. Po ti a nuk po don me pa, apo nuk je ka sheh qka po ndodh ne Kosove, dhe qka po bajn tradhtaret e kombit: H.Thaqi dhe F.Sejdiu
    Po qysh bre qysh i thot nieri normal tradhtar nji udheheqesi qe e ka refuzue ate plann haaaaaaaa
    po me pas pranue ashtu siq u propozue qysh do ti kishit quajtur ju sigurisht patriot haaaaa
    o shko qitu zagarve e le politiken ti more baluk

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Loriku11 Lexo Postimin
    he b.ytha e qenit qe ishe ti more bir shkine e shkau po kuj po ju thua tradhtar
    a bash Çlirimtaret kokan tradhtar sipas teje e familjes sate a?
    Tash po ti pranon 6 pikat.. edhe ti Llap eja e me thuaj se sjan tradhetar!! .. E mos me thuaj shka por nqs je burr privatisht me thuaj jo ketu si klysh ne forum .. bujrum trimeria tregohet ne sy jo mes ekranit plere!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow komenton planin gjashtë-pikësh

    PLANI S’ËSHTË KUNDËR KOSOVËS

    P R I S H T I N Ë , 1 1 N Ë N T O R


    Ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë,
    Tina Kaidanow, pas refuzimit
    që Prishtina zyrtare i bëri planit
    gjashtëpikës të Ban Ki Munit rreth vendosjes
    së EULEX-it në Kosovë, ka thënë
    se ky proces nuk ka për qëllim që të dëmtojë
    popullin e Kosovës, por të kundërtën
    e kësaj. Në një intervistë për RTK-në,
    Kaidanow ka thënë se SHBA së bashku
    me miqtë nga BE, kanë punuar shumë
    gjatë javëve të fundit që të bëjnë një gjë,
    që mendohet se është jashtëzakonisht
    e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës,
    dhe kjo është sigurimi i vendosjes
    së shpejtë të misionit të EULEX-it në të
    gjithë Kosovës. Sipas saj, kjo është gjëja
    më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës
    dhe për të siguruar integritetin
    territorial. Kadanoë ka thënë se nuk ka
    dyshim se e ardhmja e Kosovës është në
    BE, e ardhmja e Kosovës është me EULEX
    in, dhe kjo është e rëndësishme që secili
    ta ketë parasysh. “Mendoj gjithashtu se
    duhet të jetë e qartë për të gjithë popullin
    e Kosovës, se nuk mund ta vendosësh një
    mision policor dhe të gjykatave në tërë
    Kosovën nëse nuk e ke pajtueshmërinë e
    komuniteteve të ndryshme, për të cilën
    ky mision është menduar të funksionojë.
    Pra, është e rëndësishme që secili të japë
    një lloj pajtueshmërie për EULEX-in”, ka
    thënë ambasadorja amerikane, duke shtuar
    se nuk mund ta vendosësh misionin e
    policisë dhe të drejtësisë me forcë, dhe
    kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë në
    Kosovë, e për këtë arsye ka pasur shumë
    diskutime, për të ashtuquajturat ‘gjashtë
    pikat’. Sipas saj, i tërë qëllimi i procesit
    të ‘gjashtë pikave’ është bërë me qëllim
    që serbëve të Kosovës t’iu shpjegohet se
    vendosja e EULEX-it nuk do të dëmtojë
    interesat e tyre në asnjë mënyrë.
    “Mbrëmë, presidenti dhe kryeministri,
    me të cilët kemi punuar në mënyrë
    jashtëzakonisht konstruktive gjatë javëve
    të fundit, dhe natyrisht do të vazhdojmë
    të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen,
    thanë që nuk i kanë gjetur të gjitha elementet
    e këtij plani plotësisht të pranueshme.
    Jam e sigurtë se do të vazhdojmë
    gjatë ditëve në vijim që të mundohemi të
    gjejmë ndonjë mënyrë që të risigurojmë
    presidentin dhe kryeministrin, dhe
    popullin e Kosovës, që ky proces nuk ka
    për qëllim që të dëmtojë popullin e Kosovës,
    por të kundërtën e kësaj”, ka thënë
    ambasadorja Kaidanow, ndërsa ka shtuar
    se ai ka për qëllim që të gjejë një rrugë
    përpara që të jetë i pranueshëm për të
    gjithë popullin e Kosovës, duke përfshirë
    edhe komunitetin serb, “që ka rëndësi për
    ne”. “Jam njëqind për qind e sigurtë se do
    të gjejmë një rrugë e cila është e mirë për
    Kosovën”. Ndryshe, ajo ka thënë se nëse
    shikohen me kujdes pikat e këtij plani,
    ky plan i bën serbët e Kosovës të ndihen
    më rehat, si p.sh., do të kemi një zyrtar
    të lartë serb që do të emërohet në strukturën
    komanduese aktuale të Policisë së
    Kosovës, e cila siguron pjesëmarrjen e
    tyre në strukturën e lartë komanduese.
    Kjo fl et për rivendosjen e kontrollit në dy
    pikat doganore, 1 dhe 31. Sipas Kadianoë,
    këto janë gjërat me të cilat Kosova fi ton,
    dhe të gjitha këto janë qartë të theksuara
    në këtë dokument. Sipas saj, nuk ka asgjë
    që thuhet se do të zgjasë përgjithmonë,
    por shihet si rrugë që na shpie përpara,
    që të sigurojmë edhe popullatën serbe që
    të bëjë diçka të dobishme për Kosovën.
    “Unë e urrej që ta shoh këtë proces duke u
    politizuar, veçmas nga anëtarët e opozitës,
    nga ata të cilët vlerësojnë se kjo është një
    mënyrë e mirë për ta sulmuar qeverinë.
    Nuk mendoj se kjo është e nevojshme”, ka
    vlerësuar ambasadorja amerikane.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: jap dorëheqje,
    Se Pranoi Planin


    Gazeta kosova-sot
    E enjite 13 nëntor 2008

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kosova po kalon koh te veshtira.
    kete e ka te qarte sejdiu i cili me te drejte i anashkalon divergjencat politike me kundershtaret e vjeter te ldk-se per hir te ceshtjes madhore.. realizimit te pamvaresise e teresise se kosoves..
    edhe thaqi po e kupton kete.. e mir bejne ta kuptojne dhe ningjat enveriste qe vrane ahmet krasniq e drin e tahir.. e sabahet e uk bytyq e xhem mustaf e luftaret farkiste etjetj.. se me vrasjet e llapushnikizmat nuk i kan sjelle asgje te mire kosoves..
    nji dite do merret kosova dhe me keto pika te nxehta..
    sot momenti e therret kosoven ne kryeceshtjen e dites.. si te shmanget djallezia serbo ruse.. qe me cdo kusht kerkon ta mbaje kosoven te varur ne prangat e vjetra te roberise..
    prandaj ta lem te punoje sejdiun e hysejnin e thaqin.. meqe po kupton tash cka do me than.. politik kombetare.. e cka do me than rugov.. e e se sa magar ka qen ai e tjer mbas tij me marrinat e dikurshme qe i ben me udhezim te klos .mu.tave te tiranes.. per llogari te nexhave e ramizave e mafies tyre..

    atij albinit i thoni mos ha m.ut mor morr bethe i demaq edvin erion gjinush velise..po trus beth e le miletin te shkoje mbas sejdiut..
    ai prin.. me mbeshtetjen e miqve tan te mdhej qe na cliruan e shpetuan nga katastrofa.. e sot na mbrojn nga putinizmi e sllobodanizmi..


    ..

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krerët institucionalë edhe mbrëmë mbrojtën pozicionet e tyre



    Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar dje në mbrëmje me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit në Prishtinë dhe me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Piter Fait. Në qendër të bisedës ka qenë pranimi i planit prej gjashtë pikash të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, në lidhje me misionin EULEX.
    Liderët kosovarë, pas takimit, i kanë qëndruar idesë së tyre se propozimi është i papranueshëm për Prishtinën. Sipas njoftimeve, pritet që edhe sot të vazhdojnë takimet e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit dhe atë të BE-së, Piter Fait, lidhur me kushtet për vendosjen e EULEX-it.
    RTK 13 nëntor 2008 - 10:19:46

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Çfarë parasheh marrëveshja Beograd-OKB?

    Beograd, 13 nëntor - Gazeta "Blic" sjell detaje nga marrëveshja e Beogradit me Kombet e Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshjeje policia në mjediset serbe mbetet në zinxhirin aktual komandues dhe do të mbikqyret nga policia ndërkombëtare. Emërimin e oficerëve serbë e inicon shefi i UNMIK-ut. Sa i përket doganës, në të do kthehen doganierët ndërkombëtarë në pikat kufitare në veriun e vendit dhe do të zbatohen procedurat në përputhje me rezolutën 1244, përfshirë edhe protokollin midis Serbisë dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut. Hapet edhe një punkt te Kamenica. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga doganat u shkojnë autoriteteve lokale, ndërsa vetëm një pjesë e vogël pushtetit qendrore. Në lidhje me gjykatat thuhet se në veriun e Mitrovicës ato do të funksionojnë nën kontrollin e UNMIK-ut. Gykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në pajtim me rezolutën 1244. Kufijtë do të vazhdojnë të mbrohen në bazë të mandatit ekzistues të sigurisë nga NAT0-ja në pajtim me rezolutën 1244. Ndërkaq sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e fetare serbe duhet vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duke e perfshirë në dialog edhe Kishën serbe. E njëjta gazetë shkruan se e ashtuquajtura Ministri serb e për Kosovën tashmë ka inicuar themelimin e një kompanie të veçantë e cila me energji elektrike do të furnizonte enklavat serbe në Kosovë, ka pohuar kryetari i të ashtuquajturës "Qendër koordinuese" Zvonimir Steviq. "Kemi inicuar ndryshimin e marrëveshjes teknike të Serbës dhe UNMIK-ut që të krijohet një kornizë për formimin e një ndërmarrjeje të veçantë për furnizimin me energji elektrike jo vetëm të zonave të banuara me popullsi shumicë serbe, por edhe të mjediseve joshqiptare në Kosovë", ka thënë Steviq.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi përsërit kundërshtimin për planin 6-pikësh

    Prishtinë, 13 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 13:10

    Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila pritet të mbahet të premten, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur këmbënguljen e tij dhe të institucioneve të Kosovës për mospranimin e gjashtë pikave të propozuara nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun, në mënyrë që të arrihet shtrirja e EULEX-it në tërë Kosovën.
    -------------------------------

    Thaçi: Elementet substanciale të gjashtë pikëshit mbesin të papranueshme


    Kryeministri Hashim Thaçi, tha sot se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është shumë i qartë dhe se elementet substanciale të 6 pikëshit janë të papranueshme për Kosovën. Ndërkaq, mbrëmë, liderët institucionalë, pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit dhe me përfaqësuesin e BE-së, në Kosovë, Piter Fait, po ashtu kanë hedhur poshtë planin e Ban Ki Munit.
    Sot pritet që të vazhdojnë takimet e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit dhe atë të BE-së, lidhur me kushtet për vendosjen e EULEX-it.
    rtk 13 nëntor 2008 - 12:40:0

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •