Close
Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 173
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Lorik .. ka me u pranu edhe ato bash qysh e ka dergu ai Kinezi.. hic mos ke frike.. keta komandanta do e paguajn shtrenjet kete tradheti!!

    niemand
    he b.ytha e qenit qe ishe ti more bir shkine e shkau po kuj po ju thua tradhtar
    a bash Çlirimtaret kokan tradhtar sipas teje e familjes sate a?

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prishtina qëndron prapa vendimit të saj rreth planit 6 pikësh, thotë Thaçi

    Ëndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur me shpalljen e pavarësisë”.

    Kjo ka qenë përgjigjja e kryeministrit Hashim Thaçi ndaj planit 6 pikësh të Kombeve të Bashkuara i hartuar si kompromis për Beogradin për ta pranuar misionin e EULEX-it. Edhe sot kryeministri ka përsëritur vendosmërinë e palës kosovare për të refuzuar elemente thelbësore të planit 6 pikësh i cili është parë në Prishtinë si cenim i tërësisë tokësore të Kosovës.
    Kryeministri, Hashim Thaçi theksoi edhe një herë sot vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të mos lëshuar pe para presionit të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me planin 6 pikësh të Ban Ki Munit, zbatimi i të cilit është i lidhur ngushtë me funksionalizimin e misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës. Duke folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së, kryeministri Thaçi tha se Prishtina nuk pranon elementet thelbësore të planit 6 pikësh të cilin Kombet e Bashkuara e kanë hartuar si kompromis për Beogradin që të pranojë misionin e EULEX-it. Kreu i ekzekutivit përjashtoi çdo mundësi që plani në fund të imponohet nga bashkësia ndërkombëtare.

    “ Për Prishtinën nuk do të ketë imponime, ne jemi në një proces të hapur. Beogradi mund të prezantojë çka mund të prezantojë, por ëndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur me 17 shkurt të vitit 2008 ”, tha Thaçi.

    Kryeministri tha se bisedimet po vazhdojnë me partnerët ndërkombëtarë por nuk do të ketë marrëveshje në dëm të Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

    “ Ne jemi për marrëveshje, jemi për dialog, jemi për fqinjësi por duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duhet të respektohen vendimet të cilat i ka marrë Parlamenti i Kosovës të cilat janë marrë bashkërisht me ndërkombëtarët dhe Prishtina do të jetë e arsyeshme në veprimet e veta por Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik “, tha kryeministri Thaçi.

    Sidoqoftë bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Kryeministri është takuar në mëngjes me presidentin Sejdiu por nuk janë dhënë detaje nga takimi. Burime pranë institucioneve të Kosovës, kanë bërë të ditur se pala kosovare është duke i bërë modifikime në planin 6 pikësh të cilat do të ishin të pranueshme për Prishtinën. Dokumenti me modifikimet e kërkuara nga ana e Prishtinës, pritet që gjatë ditës së sotme t’iu dorëzohet vendeve anëtare të Kuintit të cilat janë duke bërë presion të vazhdueshëm që të gjejnë një zgjidhje deri në fund të javës për t’i mundësuar Këshillit të Sigurimit që të debatoj për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë. Liderët kosovarë janë zotuar se nuk do të arrihet marrëveshje për planin nëse në të nuk përfshihen modifikimet e kërkuara prej tyre e të cilat lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

    RTK 12 nëntor 2008 - 12:24:47

  3. #53
    Lidershipi, unik kundër propozimit antikushtetues
    S’lëshojnë pe
    Asnjë dokument që shkel Kushtetutën, cenon pakon e Ahtisarit dhe rrezikon vendin nga ndarja faktike nuk pranohet nga lidershipi kosovar. Pozita dhe opozita e kanë fortifikuar këtë pozicion, ndërsa Brukseli pret lëshime deri në fund të javës 12 N�ntor, 2008

    Presioni që bëhet në institucionet e Kosovës nga OKB-ja, por edhe nga Brukseli, është jodemokratik dhe është kundër Kushtetutës. Kjo ka qenë deklarata e dalë nga Kuvendi, i cili theksoi se qëndrimi i presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kundër planit 6-pikësh me kushtëzimet e Beogradit, është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian shpreson që deri në fund të javës do të arrihet një marrëveshje me Prishtinën për planin 6-pikësh të OKB-së për praninë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar bisedime të nxehta ndërmjet krerëve më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, brenda formatit të Kuintit, lidhur me planin 6-pikësh. Pas bisedave me diplomatë të jashtëm, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë njoftuar opinionin publik për refuzimin e këtij dokumenti me përmbajtjen aktuale. Paraprakisht thuhet se ky dokument ka qenë pjesë e marrëveshjes së OKB-së me Beogradin, i cili kushtëzon vendosjen e misionit të EULEX-it, duke kërkuar që ai të ketë rol neutral ndaj statusit dhe të jetë nën ombrellën e OKB-së.
    Një ditë pasi presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi hodhën poshtë këtë dokument, kryeparlamentari Krasniqi tha se presioni që bëhet në institucionet e Kosovës nga OKB-ja, por edhe nga Brukseli, është jodemokratik dhe është kundër Kushtetutës. Ai tha se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Kushtetutën e Kosovës, e cila është në fuqi, dhe vetëm legjislativi ka të drejtën të ndërhyjë në ndryshimin e saj. Mirëpo ai konsideron se Kuvendi nuk ka nevojë të marrë ndonjë vendim që do ta kundërshtonte këtë marrëveshje, pasi përgjigja e kryeministrit dhe presidentit ka qenë konform Kushtetutës në fuqi. "Ne kërkojmë që çdo tentim për të ndryshuar atë që shkruan në kushtetutë, të drejtën për ta ndryshuar e ka vetëm Kuvendi dhe asnjë institucion tjetër. Mendoj që presidenti dhe kryeministri e kanë kryer detyrën e vet sa i përket kësaj çështjeje", tha Krasniqi. I pyetur se nëse OKB-ja e miraton planin pa e pyetur Prishtinën, Krasniqi tha se përgjegjës për sovranitetin e territorit të Kosovës, pas 17 shkurtit, është vetëm Kuvendi i Kosovës.

    Kuvendi s'bën të anashkalohet
    Edhe anëtarët e tjerë të kryesisë janë shprehur në një linjë duke e konsideruar qëndrimin e presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, konsideron se Kosova në këto momente po jeton ad hok, duke nënvizuar se ecuria e trajtimit të kërkesës së Ban Ki Mun deri më tani sikur e ka neglizhuar ekzistimin e një shteti, të cilin e kanë pranuar 52 vende. "Qeveria dhe Presidenca kanë të drejtë të debatojnë, të negociojnë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me udhëheqjen e Kosovës, por nuk kanë të drejtë të marrin vendim në emër të popullit. Përfaqësues të qytetarëve të Kosovës janë vetëm deputetët dhe vetëm Kuvendi është institucion që mund të bjerë vendime të tilla", tha z. Daci. Ai tha se është i vetëdijshëm për presionin shumë të vështirë dhe i cili është i kushtueshëm. "Po koordinim dhe konsultim gjithmonë me bashkësinë ndërkombëtare, sepse e kanë ekspertizën e duhur e cila u mungon institucioneve. Por vendimmarrja është e qytetarëve të Kosovës, janë institucionet e Kosovës", tha ai duke shtuar se kompromisi është i mundur dhe i bazuar në Kushtetutë. Edhe anëtari i kryesisë, Naim Maloku tha se refuzimi është bërë me vend. "Jemi në kohezion që refuzimi është bërë me vend dhe nuk ka arsye tani të brengosemi a është rrezikuar ose jo Kushtetuta. Ajo do të kishte qenë e rrezikuar nëse i thuhej "po". Mendoj se ne do të kemi përkrahës në Këshillin e Sigurimit dhe nuk do të shkojë kjo punë ashtu", tha anëtari tjetër i Kryesisë së Kuvendit, Naim Maloku. Ndërkaq anëtari i kryesisë, Ibrahim Gashi tha se përgjigja e kryeministrit dhe presidentit ka qenë në frymën e Kushtetutës, pakos së Ahtisarit dhe gjithë marrëveshjes që është arritur për Kosovën në të kaluarën me faktorin relevant ndërkombëtar dhe institucionet e Kosovës.
    "Mendoj se çështja nuk ka nevojë të shkojë në Kuvend. Në këtë fazë autoritetet më të larta e kanë thënë fjalën e tyre. Mendoj se institucionet janë partner i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 50 shtetet dhe natyrisht është një situate tjetër që edhe OKB-ja duhet ta ketë parasysh këtë", tha ai duke konsideruar si të rëndësishme që Kosova sa më parë të zhvendoset nga agjenda e OKB-së në agjendën e Brukselit.

    BE-ja pret fundin e javës
    Bashkimi Evropian shpreson që deri në fund të javës do të arrihet një marrëveshje me Prishtinën për planin 6-pikësh të OKB-së për praninë ndërkombëtare në Kosovë. Zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane, Kristina Galak, deklaroi për BBC-në se BE-ja shpreson në shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës deri në dhjetor të këtij viti. Sipas saj, ky mision do të punojë në kuadër të rezolutës 1244, që vazhdon të ofrojë një rol për OKB-në. Galak tha se kjo nuk do të kufizojë mundësitë e EULEX-it që të punojë me institucionet e Kosovës mbi bazën e ligjeve të aplikueshme në Kosovë. Ajo tha se EULEX- i do të mbajë përgjegjësi të kufizuara ekzekutive dhe, në të njëjtën kohë, do të respektojë kornizën institucionale dhe ligjore të Kosovës. "Ajo që ne po provojmë, shumë qartë, është të sigurojmë që të gjithë kosovarët ta kuptojnë se EULEX-i do të respektojë kornizën ligjore dhe institucionale të Kosovës. Kjo është thelbësore dhe EULEX-i ka këtë qëllim. Mendoj se është e qartë nëse vazhdoj ta them këtë. Fjalë të tilla si 'kushtëzimi' nuk janë pjesë e fjalorit tonë", tha nënvizoi Galak.

    Prapaskenat e
    dokumentit
    Sipas dokumentit të ofruar, serbët në mjediset ku përbëjnë shumicën kërkojnë një autonomi për policinë, e cila do të merrte direktiva vetëm nga UNMIK-u, në pikat kufitare në veri doganierët të jenë ndërkombëtarë dhe të ekzistojë mundësia që mjetet e grumbulluara nga dogana të shkojnë në buxhetin e veriut të Kosovës dhe jo autoriteteve qendrore në Prishtinë. Por që dokumenti me përmbajtjen aktuale është refuzuar fuqishëm nga institucionet e Kosovës, me gjithë presionet diplomatike veçmas të përfaqësuesit francez, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës së BE-së. Politika zyrtare e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për bisedime për të gjitha çështjet vetëm si dy vende të barabarta pa ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Kosovës nga ana e Serbisë, gjë që kjo e fundit nuk pranon. Ky vullnet është ritheksuar edhe në takimet e njëpasnjëshme me faktorë ndërkombëtarë. Burime tona thonë se kundërshtimi i planit të Ahtisarit dhe mosnjohja e Zyrës civile ndërkombëtare, siç pretendon Beogradi, do të kishte pasoja të paparashikuara për procesin. Nga njëra anë, autoritetet qendrore do të vinin para një akti të kryer, ku realisht nuk do të mund të shtrinin autoritetin kushtetues në pjesën veriore, ndërsa më pas ekziston rreziku që vetë Zyra civile ndërkombëtare, e cila mbikëqyr implementimin e pakos së Ahtisarit, do të kërkonte që të zbatoheshin obligimet e marra. Këtu është fjala për decentralizimin i cili është paraparë me pakon e Ahtisarit, por që e kundërshton Beogradi.

    Presioni francez
    Presioni i madh që Prishtina të pranojë marrëveshjen për rikonfigurimin e UNMIK-ut, sipas marrëveshjes së OKB-së me Beogradin, ka marrë drejtim të paparashikuar. Siç merret vesh, vendet anëtare të Kuintit SHBA-ja, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia nuk kanë qëndrim të përbashkët, sikurse është reflektuar edhe me rastin e iniciativës serbe në OKB. Kjo ndarje është verifikuar në takimet e zhvilluara gjatë ditëve të kaluara. Nga njëra anë, ka qenë përfaqësuesi francez i cili ka qenë më aktiv dhe i mbështetur nga përfaqësuesi italian, por edhe ai britanik. Duhet theksuar se ky qëndrim i Francës ka marrë një drejtim të papritur në dritën e gjithë kuadrit diplomatik të çështjes së Kosovës. I shprehur në të njëjtën ditë me qëndrimin e Beogradit, mesazhi francez evidenton devijimin nga qëndrimi për planin e Ahtisarit për mënyrën e vendosjes së EULEX-it, i cili tejkalon kuadrin e statusit të Kosovës. Diplomacia franceze është kapur fort pas këtij qëndrimi serb në një përpjekje për të ngritur shqetësim në Perëndim për mundësinë e destabilizimit brenda Serbisë. Ky qëndrim i Parisit ka qenë i papritur për faktorin vendas, edhe pse aty ka dy shkolla të mendimit, njëri i presidentit Sarkozi dhe tjetri i shefit të diplomacisë, Kushner, i cili kërkoi nga Prishtina që të pranojë dokumentin. Kushner ka ndryshuar qëndrimin dhe është duke treguar një mbështetje më të madhe për qëndrimin e Serbisë. Për sa u përket Gjermanisë dhe Italisë, ato kanë një qëndrim të rezervuar dhe së paku nuk mbështesin palën amerikane.
    I.KRASNIQI
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #54
    U BË BAN KI MUNI NËNPUNËS I SËRBISË?

    “JO” E BUTË NGA INSTITUCIONET E KOOALICONIT TË ENVERISTVE TË RREJSHËM DHE TË TITISTVE TË VËRTETË

    Kështu si u përvetësuan dhe u bën këto 6 pika Serbe në 6 pika të Ban Ki Munit, kështu edhe në Planin e Ahtisarit hyri e tërë Platforma e Akademisë të Serbisë kundër Popullit Shqiptar të Kosovës, që tani do të përpiqet të zbaton EULEKS-i.

    Në të vërtetë UNMIK-u për rresht 10 vite provoi të kthen Kosovën në Serbi në për mes portës së madhe të Rezolutës 1244 të OKB, dhe kjo ju dështoi! Ndërsa tani EULEKS-i do të provon për 10 vitet e ardhshme të e kthen Serbinë në Kosovë, për derën e pasme të BE që e ata e kanë emëruar “Ballkani Perëndimor”, por që në të vërtete është përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë së vdekur!

    Kallauz i EULEKS-it për të e realizuar Planin e Ahtisarit është “Kali i Trojës” i quajtur “Grupi për negociata me Serbinë” dhe institucionet e koalicionit të enveristëve të rrejshëm dhe titistëve të vërtetë që e nënshkruan Kontratën e Ahtisarit për copëtimin e Kosovës duke e prezantuar atë para popullit si “Deklaratë të Pavarësisë”! Pas kësaj “deklarate” Kosova u bë e po bëhet edhe më e varur dhe me e ndarë se para saj. Jo vetëm pse u dogjën doganat në kufirin shtetëror me Serbinë dhe se kufiri erdhi në lumin Ibër. Jo vetëm se na u ndërrua himni e flamuri dhe më nuk po na quajnë shqiptar por “kosovarë” e “multietnik”. Por, se pas kësaj “pavarësie” u nxjerr ligji i Ahtisarit për shpartallimin e TMK, vetëm që ti humbin gjurmët e UÇK si ushtri shtet formuese e çlirimtare! Por se edhe pse pas kësaj “pavarësie” na dolën policët shqiptar të “Kosovo Police” nga Kosova , nga Maqedonia e nga Shqipëria dhe nën diktatin e të huajve shënuan kufirin që i ndan shqiptarët brenda territorit të vet kombëtar me kufi “ndërkombëtar”!

    Me këtë rast një “gjeneral” KPS i graduar në holet e salloneve të pushteti kolonial UNMIK-ut e të OSBE, bile edhe me titull DR. (traktorit të shkencave) deklaroi se: “... këta kufi janë aty që i bashkojnë këto vende...” edhe pse për me i bashkuar vendet duhet me i heq kufijtë e jo me i vu aty- sepse kufijtë ndajnë – nuk bashkojnë! Ky “gjeneral i salloneve” para do kohe pat deklaruar se: “... Kosova nuk ka nevojë për Ushtri por vetëm për Polici...” me që ushtritë e huaja i mjaftojnë këti “gjenerali” për të qen Kosova e “lirë”! Kështu e shohin “lirinë” e tyre vetëm “gjeneralët” mercenarë që japin urdhra me përdor dhunën ndaj shqiptarëve edhe kur ata protestojnë kundër mbeturinave të helmeve kimike, por që kur ua djegin doganat në kufi do çetnik të shqyer, këta “gjeneral” nuk dalin nga Prishtina. KPS-SHPK numëron 8000 frymë dhe nëse ata nuk udhëhiqen prej alamet “gjeneralëve” dordolecë që ti mbrojnë kufijtë atëherë pse i duhet atyre me ju dhanë grada, vetura, armë e rroga
    dhe pse duhet populli me i ushqye e me i durua këta parazit të mjerë!?

    Por, ata nuk kanë faj më shumë se institucionet e koalicionit të titistëve të vërtete dhe të enveristeve të rrejshëm të cilët janë shndërruar në vasal feudalë karshi autokratëve nga BE, që po ti fuste Enveri në dorë dihet se çfarë fundi do të kishin.

    Këta në vend se të ju thonë njëherë e mirë këtyre bashibozukëve të huaj se ata nuk munden të bëhen zot shtëpie në vendin tonë, përkulen para tyre me përulje. Ku ka mundësi që Ambasadat e huaja të kenë fuqi më shumë se institucionet vendore? Kjo është e mundur vetëm në vendet e kolonizuara. Dhe nëse Kosova është e kolonizuar ajo nuk mund të jetë njëkohësisht edhe e pavarur. Dihet botërisht se Kombi Shqiptar në tërë tersin e vet me gjithë zemër qëndron pran SHBA, por nëse Zonja Kajdanova ngul këmbë me e shndërrua Republikën e Kosovës në një koloni të BE e cila po synon që Beogradin për mes të Brukselit të kthehet sërish në Kosovë, asaj duhet ti thuhet stop dhe ti mbledh plaçkat e të shkon në Beograd. Duhet të i bëhet me dije për sjelljet e saj dhe duhet bërë thirrje Presidentit të tanishëm dhe Presidentit të ardhshëm të SHBA, Z. Bush dhe Z. Obama, që Kajdanov të e zëvendësojë me një Ambasador të SHBA që e respekton vullnetin e Kombit Shqiptar për liri e demokraci!

    Sepse kurrë ma soldateska serbe nuk ka me pas mundësi me i dhuna fëmijët shqiptar para prindërve të vet dhe prindërit para syve të fëmije të vet, si kanë ber deri me 1999! Këtë kërkojnë 6 pikat e Ban ki Munit dhe Plani i Ahtisarit! E kjo nuk ka me ndodh më në tokën e shqiptarëve, për pa u djegë flakë i tërë Ballkani dhe tërë Evropa!

    BESNIK PRISHTINA

    12/11/2008

    http://www.mekulipress.com/mekulipre...faqart&aid=883
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Pajtohem plotesisht, definitivisht duhet te vetdisohemi se nuk eshte ber von.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kjo eshte politika shqiptare,gjithmon pasi qe te vendoset ne reagojm,qeveria e kosoves e ka dit me koh se eulexi eshte formua dhe se involvimi i serbis ne keto biseda kan qen te mjaftushme qe qeveria te protestoj per te vetmen arsye se perse bisedohet me serbin.
    Ketu eshte dasht politikuajt tan qe ne momentin e perzirjes se serbis ne punet e kosoves te kundershtohet me ngulm.
    Une jam i bindur qe qeveria veq eshte duke qit hi syve se e ka pranu keto 6 pika ashtu siq ka deshiru serbia,sepse nuk kemi ne klas politike qe din te bej politik.
    Une mendoj qe eshte koha te organizohen protesta dhe ne asnjemenyr te mos lejohet qeveria ta pranoj kete plan sepse ky plan hap rrugen e kethimit te serbis ne kosove.
    Per fat te keq edhe si shoqeri jemi shume te pa organizum dhe nuk shofim rrezikun qe eshte duke ju pregadit kosoves.
    Edhe opozita ja ka fut gjum dhe ne vend qe te kercnohet pozita qe te mos e pranoj kete plan ata kan zgjedh heshtjen.
    Eshte koha e fundit qe edhe bashkesis nderkombtare tu trgohet se nuk do te gelltitum gjera qe nuk na pelqejn.
    Ata qe deri dje krrekoseshin me parollen"bac u kry"duhet te turprohen sepse jo qe u kry diqka por ne akoma jemi te vitet 1878 dhe mu ketu po vendnumrojm.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin

    Pajtohem plotesisht me ty. Por nuk flitet ketu me njerez qe jan injoranta dhe qe nuk shohin me teper se hunden e vet. Kur ta marrim vesh se qka na kan ber keta tradhtar do jet von.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    altruisti_ek84 dhe drenicaku

    me kan si ju qysh ini "trima"pe dini ju qfar trimash ini pa i shpall luft Amerikes se kisha lan
    dhe pe dini ju kah kini depertue te ikni ne peremdim ne kohen e luftes ne Kosove
    pra nepermes fustanave e dimmijave te grave ken ik

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga Loriku11 Lexo Postimin
    altruisti_ek84 dhe drenicaku

    me kan si ju qysh ini "trima"pe dini ju qfar trimash ini pa i shpall luft Amerikes se kisha lan
    dhe pe dini ju kah kini depertue te ikni ne peremdim ne kohen e luftes ne Kosove
    pra nepermes fustanave e dimmijave te grave ken ik
    O maskara nese ke ikur me dimia ti, qe je ka e permend disa her, nuk kan ik te gjith jo. Po ti a nuk po don me pa, apo nuk je ka sheh qka po ndodh ne Kosove, dhe qka po bajn tradhtaret e kombit: H.Thaqi dhe F.Sejdiu
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Urgjentisht duhet te kerkohen zgjidhje te reja sepse populli e pa se qfar njerz kemi ne pushtet.

Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •