Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Themelohet Shoqata “Korridori i Shqiptarëve”

    Themelohet Shoqata “Korridori i Shqiptarëve”

    Shqipëri/Kosovë, 25 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-[/B]Komisioni Nismëtar i Shoqatës “Korridori i Shqiptarëve”, me drejtim të veprimtarisë së saj Rrugën Durrës-Prishtinë, njofton se më 26 janar 2009 do të mbajnë Kuvendin e saj të parë në Tiranë me pjesëmarrës inxhinierë, juristë, politikanë, gazetarë, historianë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Diaspora Shqiptare në botë.Në këtë kuvend do të ketë kumtime, përshëndetje, diskutime, do të ndahen mirënjohje dhe do të dilet me një Promemorie për Rrugën Durrës-Prishtinë. Shoqata, në muajin janar, do të botojnë me tematikë për Rrugën Durrës-Prishtinë librin e Rexhep Shahut “Rruga e jetës sime” dhe të Ramiz Lushajt “Kryqëzata mbi Rrugën Durrës-Prishtinë” si dhe do të fillojnë botimin e gazetës së përmuajshme “Korridori i Shqiptarëve”.Shoqata po i ngrenë degët e saj në të gjitha rrethet ku shtrihet autostrada Durrës-Prishtinë dhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë dhe mbetet e hapur për të gjithë projektuesit, ndërtuesit, kontribuuesit e miqtë e kësaj rruge-kryevepër e shekullit shqiptar, një nga mrekullitë e tokës, historisë e jetës shqiptare në breza.

    Hajdin ISLAMI
    VushtrriaPRESS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-12-2008 më 20:48

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    , Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Diaspora

    Eshte per tu cuditur se po marrin meritat e kesaj rruge ata qe nuk kane dhene asnje qindarke per kete rruge.

    Ne rradhe te pare merita ju shkon taksapaguesve shqiptare ne Republiken e Shqiperise.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Po GREKET i harrove Κυριακο ;

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Eshte per tu cuditur se po marrin meritat e kesaj rruge ata qe nuk kane dhene asnje qindarke per kete rruge.

    Ne rradhe te pare merita ju shkon taksapaguesve shqiptare ne Republiken e Shqiperise.
    Sa Tru ceket qe je more.
    Po shiqptaret e Kosoves e ndertojne pjesen e vet te rruges.
    edhe meqense barra me e madhe ju bjen Shqiptarve te Shqiperise.
    Por jane mu Ata SHqiptaret e Shqipüerise te cilet do te kene levrdin me te madhe nga kjo rruge, sepse qarkullimi i Turistve nga Kosova per ne SHqiperi edhe jo vetem i Turistve por edhe i Mallerave te ndryshme do te behet permes kesaj rruge.
    Andaj mos ja fut kot.
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

Tema të Ngjashme

  1. Pamje nga Gjilani
    Nga Irfan në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 18:55
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2012, 18:28
  3. Shoqata kërkon serish rritjen e çmimit të biletave për linjat urbane
    Nga white-knight në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 15:29
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  5. Shoqata e sherbimit vullnetar Albamyriam
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •