Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Zihet me policin grek dënohet me 10 000 Euro gjobë polici shqiptar

    Zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës bëri të ditur sot se shtetasi Jorgo Kokoli, oficer policie, me detyrë Komandant i Postës së Policisë Dropull ka shkuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë në frishopin që ndodhet në territorin e doganës greke për të blerë sende të ndryshme

    Entela Bani
    Premte, 07 Nentor 2008 11:30:00



    Gjirokastër- Shkon për pazar në Janinë por kthehet në shtëpi me 10 mijë euro gjobë. Madje pushohet nga detyra dhe merr dënim për mospërsëritje të veprës penale. Kjo histori ka ndodhur me oficerin e policisë së Dropullit, Jorgo Kokoli, i cili kundershtoi urdherat e policit grek në Janinë.



    Zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës bëri të ditur sot se shtetasi Jorgo Kokoli, oficer policie, me detyrë Komandant i Postës së Policisë Dropull ka shkuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë në frishopin që ndodhet në territorin e doganës greke për të blerë sende të ndryshme.



    Atje Kokoli është konfliktuar dhe ka kundërshtuar me dhunë një punonjës policie të policisë greke. Menjëherë është bërë shoqërimi dhe arrestimi i tij nga policia greke në Janinë për veprën penale të “kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë”. Ndërkohë po hetohet në gjendje të lirë me dyshimin e kalimit të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.



    Për pasojë dje ai ka dalë para drejtësisë në Janinë ku është dënuar 2 vjet me kusht për mos përsëritje të kësaj vepre penale dhe 10 mijë Euro gjobë.



    Por zënka i ka kushtuar edhe vendin e punës. Mësohet se drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokasatër ka bërë pezullimin e menjëherëshëm të oficerit Jorgo Kokoli nga detyra. Për më tepër ndaj tij kanë nisur procedurat për përjashtimin nga rradhët e Policisë së Shtetit, pasi ka shkelur kodin e etikes dhe ka thyer rregulloren e disiplinës.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albmaster : 07-11-2008 më 08:41

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •