Per te regjistruar nje pamje, trurit i nevojitet afersisht 1/10 e sekondes per ta bere ate pamje te shfrytezueshme nga vetedija.
Mirepo njeriu gjate levizjes se tij si dhe gjerave tjera qe levizin ndaj tij ndeshet me situata kur pamja nderron me shpejtesi shumefish me te medha se 1/10 e sekondes.
Shtrohet pyetja -si ia del te mbaj hapin truri yne ne kete situate?
Truri Parasheh!
Pra, fshehtesia qendron ne faktin se truri yne parashikon ndryshimet ne pamje vazhdimisht.
Parashikimi i pamjes pergjegjes per iluzionet
Ky proces i parshikimit nder tjera eshte pergjegjes edhe per nje varg iluzionesh optike.
Shikoni ilustrimin perfundi. Nese e levizni foton (ose ne kete rast koken tuaj) para - mbrapa, (drejte saj), - kjo levizje, do te perceptohet e sforcuar, dukshem me e madhe se c'eshte ne realitet per arsye te kalkulimit paraprak ngase truri po mundohet te parashikoj se ku do te gjinden njollat ciklike ndermjet intervaleve disa milisekondeshe dhe levizjes suaj.
Andaj 'Iluzionet Optike' arrijne ta mashtrojne trurin per shkak se ai tenton ta parashikoje te ardhmen.
Keto para-kalkulime te trurit ne kete iluzion shprehin intenzitetin e mashtrimit me te madh pikerisht ndermjet intervalit prej 1/10 sekondes. (shenimi im) Sepse pas tij parashikimi (sepaku ne syte e mij) do te jete me i sakte dhe efekti i iluzionit do te bjere ndjeshem.
SCIENTIFIC AMERICAN gusht/shtator 2008
Krijoni Kontakt