Me 7 Nentor 2007 u dordh gjaku i pafajshem i shqiptarit ne Malesine e Tetoves ,ne fshatin Brodec.
Gjashte te vrare ,dhjetra te plagosur ,dhjetra te marre peng, burgosur dhe me vone denuar me gati 2 shekuj se bashku...ky eshte bilanci i krimit te pa denuar nga drejtesia njerezore...
Ne mesin e te reneve ishin edhe dy djelmosha nga Tetova, dy ushtare te UCKse Visar Sinani dhe Fidan Fejzullahu, ata qe dikur i kish bashkuar krisma e pushkes per liri ate dite kobi rane se bashku ne Brodec.
Pos asaj qe me shuarjen e jeteve te reja dhe dhimbjes se pakufishme qe perjetuan familjaret per humbjen e me te dashurve te tyre , u perdhunua liria e nje kombi te tere, u neperkemb dhe shkol dinjiteti i Tetoves bujare nga barbaret sllavomaqedonas dhe bashkpuntoret e tyre tradhtaret shqipfoles...
Sot ne kete pervjetor ju dergoj perkrahjen time morale atyre qe perkujtojne te dashurit e tyre te vrare ,atyre te burgosur ,por edhe atyre qe nuk do te rrijne dhe bejne sehire kur shkilet dinjiteti kombetare dhe njerezor, atyre qe e ngrejne zerin kunder krimit dhe bartesve te krimit qe ecin ne mesin tone te lire sikur nuk ka ndodhur asgje.
Pershendes edhe nismen studentore qe do te protestojne ne kete pervjetor,me kete ju tregoni se i dilni zot vetvetes,tregoni se vertete studentet shqiptare ne Maqedoni nuk jane vetem numer por nje fuqi reale kombetare qe krahas mesimit si qellimi primar dhe me fisnik do te jeni mbartes se pjeses tuaj te barres deri ne lirine e plote kombetare...
Kush perkujton te renet ne Brodec neser nuk do ti ndodhe te perkujtoje humbjen e familjarve te vet,,kush ngre zerin dhe perpiqet per lirine e te burgosurve te pafajshem nga Brodeci lufton per lirine e vet, neser nuk do te perjetoje krimin edhe ne lekuren e vet dhe te trashigimise se vet...
Le te jete ky pervjetor nje trokitje ne ndergjegjen dhe memorjen kombetare shqiptare,por edhe ne ndergjegjen nderkombtare.
NENES AMANET
Kushtrimin kur dha liria,
Ju pergjigj Visar Sinani.
Kur thirri atdhedashuria,
Paraardhsit dhe vatani.
Ne Malesine e Tetoves,
UCK kur dha kushtrimin.
Kishin ardhe vellezerit prej Kosoves,
te luftojme bashke per clirimin.
Per mua tha :"shkolla sot mbaroi,
Une do shkoj ne mal me shoke,
pas lufte do te vazhdoj,
sa te sjelle liri ne kete Toke"
Babe Ramadani dhe nene Shpresa,
me kaliten te forte si guri.
Me mesuan c'eshte qendresa,
Ilirida dhe Flamuri.
Me rrite per ideal,
nene shqiptare e vertete.
Tetembedhjete i mbusha n'mal,
ushtar lirie per jete.
Ne Brodec miqt i kish sjelle halli,
une vec shkova ti takoj.
Vellezrit qe me kish marre malli,
lufta neve na bashkoj.
Ne mal ne u miqesuam,
trup per trup ishim mburoje.
Krahe per krahe kur luftuam,
vendi yne te shpetoje.
...............................................
Celular...Celular...ti mos mu ndal !
Sa ta coj nji amanet,
Ti them nenes dhe dy fjale,
ti them qe te beje gajret.
Edhe njehere me jep bekimin,
Nene e dashur une s'te le vete.
T'le Arsimin dhe Betimin,
dhe kujtimin tim perjete.
Une kam mall per baben sot,
do te shkoj ta takoj.
Per mua mos derdhni lot,
per ju do ta perqafoj.
Le ta marre vesh Ilirida,
dhe gjithe shqiptaret nji nga nji.
Si na vriten bijte nder prita,
nga tradhetia ne tradheti.
Nena Shprese moj nena ime,
Ja nuk trembem qe bije per toke.
Mos me qaj me ligjerime,
Me Fidanin jam ,bashke me shoke.
Kur t'ju lekundet qendresa,
Ballelarte rrini te qete.
Edhe nen toke jemi fortesa,
Shqiptarise roje perjete.
N'qiell t'Sharrit n'fluturim,
kur t'shohish shqipen me flete.
Thuaju eshte djali im,
Eshte Visar Sinani vete.
Lavdi gjakut fisnik ! Liri per te pafajshmit e Brodecit !
me nderime,
Xhabir H Alili,Chicago
Krijoni Kontakt