Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Shqiptaret duan apo sduan te jene ne nje shtet, por Shqiptaret DUHEN te jene nje shtet per shume arsye.

    Keshtu te ndare sic jemi tani, armiqte tane shekollure si: Serbet, Greket, Malaziasit, Maqedonasit, jane munduar, mundohen dhe gjithmone do te mundohen qe te na uzurpojne teritoret tona, pra mundohen qe te na zvoglojne hapesiren tone teritoriale. Mirepo kur Shqiptaret do te bashkohen ne nje shtet keto pretendime te armiqeve tane do shuhen njeher e pergjithmone.

    Me bashkim kombetar fitojne vetem Shqiptaret si Kombe, ndersa kusht sic jemi te ndare fitues do jene Armiqte tane.

    E vetmja alternative pre mbijetimin e tokave tona stergjysherore eshte Bashkimi I Gjithe Shqiptareve ne nje Shtet Unik Natyral Shqiptar.

    Jame me se i bindur se kurdo qe te behet referndum per bashkimin kombetar, do fitoje Bashkimi Kombetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 14-09-2010 më 18:26
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Kjo teme kaq e madhe duhet te diakutohet me kujdes.Ndersa komentet e Albos me duket qe u vjene ere degraduese ,nenqmuese e dhe mohuese.Kush thote qe shqiptaret nuk duhet basghkuar eshte shume gabim dhe injorant.Kush thote qe shqiptaret nuk jane ndar me qellime coptimi e shkatrrimi eshte gabim dhe shkurtpames.Nje gje duhet ta kene te gjithe te qartqe:Pa bashkimin e te qdo visi apo cepi qe ka qene shqiptare kurr nuk do kete rehati as qetesi ne ballkan.Po ashtu e kam fjalen edhe per aneksimet e te tjera te popujve te tjere.Sa me par qe kryhet kjo gjendje e krijuar nga shtetet grabitqare aq ma mire do behet edhe per shqiptaret dhe per shtete fqinje.Ka disa shqiptar qe jane shum shkurtepames.Nje gje qe shqiptareve u mungon nga popujt e tjere eshteentaliteti i ulet, b)kapadillaku i tepruar c) mosrespsktimi i udheheqesit ne te gjitha kohrat,d)nenqmimi i udheheqeait dhe degradimi i tij.si dhe shitja me para apo poste per interesa personale ne dobi te armiqeve.Keto veti duhet larguar sa me par,qe te kemi shtet te fote e racional-funksional si gjithe bota.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-08-2010
    Postime
    94
    Po,me integrim bota shqiptare do të jetë bashkë!

  4. #34
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët


    Shkruar nga Albin KURTI


    6/11/08

    Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.

    - E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
    - I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
    - E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
    - referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

    - E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
    - E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.

    Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.

    Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.

    Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?

    Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.

    Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.

    (Fjalim i mbajtur në tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, më 27 tetor 2008).
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #36
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #37
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #38
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët
    Nga feratkoca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 23:48
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •