Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Atëherë të pyes dhe njëherë Albon: Cili është provincialisti këtu, unë që kërkoj bashkim, a ti që don vetëm provincën tënde?
    Une bashkimin mes shqiptareve kam 10 vjet qe po e bej realitet, perdite shqiptaret mblidhen ne forumin shqiptar per te diskutuar, vendtakimi i vetem i madh i shqiptareve nga te gjitha trevat shqiptare dhe gjithe bota. Prandaj ti nuk me jep dot leksione patriotizmi mua, ti vetem mund te mesosh nga une.

    Arsyeja perse une harxhoj kohen time me njerez te pagdhendur si puna tende, eshte se me dhimbseni. Shume mire mund tu lija te qete ne injorancen tuaj, duke ju injoruar, sic ben nje pjese e mire e inteligjences shqiptare. Por po ta beja nje gje te tille, atehere bashkimi mes shqiptareve asnjehere nuk ka per te ndodhur, pasi ai nuk eshte nje bashkim fizik i ngritur mbi toka e prona, ai eshte nje bashkim shpirteror i ngritur mbi njerez.

    Per me teper, lexo shkrimin tim 2 vjet me pare mbi "bashkimin shqiptar" ketu

    Albo

    P.S Mos beni komente jashte teme se do te fshihen.

  2. #22
    A duan te jetojne shqiptaret ne nje shtet te perbashket? Teorikisht dhe idealisht Po!
    A mundemi te krijojme dhe ta mbajme nje shtet te perbashket? Personalisht mendoj Jo!

    Deri sot asnje pjese e trungut shqiptar nuk ka provuar se ka arritur te beje nje administrim efektiv. Se shtet do te thote administrim. Kam ketu parasysh ekzistencen e shtetit shqiptar qe nga viti 1912 deri sot.

    Perderisa ende deri sot nuk mundet nje lagje e nje fshati te administrohet, perderisa nje fshat apo nje qytet nuk arrin te administrohet, atehere mendoj se ne jemi shume shume larg nga mundesia e krijimit te nje shteti tjeter i cili te perfshinte territoret e tjera shqiptare.

    Duhet kohe!

    Duhet kohe qe shqiptaret te ndertojne nje shtet ligjor, nje ekonomi efektive te tregut te lire, nje demokraci gjitheperfshirese ku askush nuk ndihet i persekutuar dhe i pambrojtur, ku liria e individit njihet dhe mbrohet, etj.

    Dikush mund te permende rastin e kombit gjerman. Por kjo nuk vlen ne rastin e shqiptareve, sepse te paret paten fatin te kene nje ish-RFGJ shume te forte ekonomikisht dhe politikisht, ndersa ne nuk kemi ende as sot e ndoshta dhe per shume kohe nje pjese rreth seciles do te duheshin vertitur dhe pjeset e tjera.
    Shqiperia e dale nga nentori i 1912, nuk ka mundur kurre te luaje nje rol pozitiv qe do te mund te sherbente si shembull per pjeset e tjera te shkeputura nga trungu.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une bashkimin mes shqiptareve kam 10 vjet qe po e bej realitet, perdite shqiptaret mblidhen ne forumin shqiptar per te diskutuar, vendtakimi i vetem i madh i shqiptareve nga te gjitha trevat shqiptare dhe gjithe bota. Prandaj ti nuk me jep dot leksione patriotizmi mua, ti vetem mund te mesosh nga une.

    Arsyeja perse une harxhoj kohen time me njerez te pagdhendur si puna tende, eshte se me dhimbseni. Shume mire mund tu lija te qete ne injorancen tuaj, duke ju injoruar, sic ben nje pjese e mire e inteligjences shqiptare. Por po ta beja nje gje te tille, atehere bashkimi mes shqiptareve asnjehere nuk ka per te ndodhur, pasi ai nuk eshte nje bashkim fizik i ngritur mbi toka e prona, ai eshte nje bashkim shpirteror i ngritur mbi njerez.

    Per me teper, lexo shkrimin tim 2 vjet me pare mbi "bashkimin shqiptar" ketu

    Albo

    P.S Mos beni komente jashte teme se do te fshihen.

    Të falenderoj për mundimin që bën të merresh me "një injorant" siç thua.Atherë po të përgjigjesha me të njëjtën gjuhë duhet të përdorja një thënie tjetër "Po ta shposh Gomarin,Pordh do dëgjosh"Lexoje dhe fshije meqë e ke mundësinë por sqarimi që dua të të bëj dhe merr fund ndërhyrja ime është ky;Nuk të njoh fare dhe më mirë,nuk u nisa as të të ulë,as të të dënoj,por shprehja që ke bërë është e pa moralëshme për qëllimin fisnik që pranon.Mos e quaj veten të pa gabueshëm.Unë pranoj të mësoj me gjith qejf edhe nga ty,edhe nga ndonjë tjetër që më duket pozitive."Budallai gabon pa dashje...i mënçuri e bën qëllimishtë" Siç e shikonë nuk jam vetëm unë që kundërshtova megjithatë,ja lëm kohës.Besoj të të vlej edhe TY 1% ky mesazh.
    Të vaftë mbarë.Shtoje vrapin.
    Me nderime Ali Baba Tepelena

  4. #24
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhi e zgjebosur te ben fakti kur 10 vjet me pare i apeloje botes per njohjen e te drejtave te tua per te jetuar i lire ne Kosove
    Jo bukurosh jo e ke gabim shume nuk ka dhjete vjete qe po apelojme dhe po derdhime gjak per te drejtat tone ka rreth 600 vjet.





    , dhe pas 10 vjetesh, edhe pse ke kaluar 1 dekade ne liri,
    Po se ajo liri na erdhi me ane te apelimit dhe marreveshjeve ashut si thua ti.
    Pastaj si mund ta quash nje jete te lire kur ty nuk te lejohet te udheheqesh ato troje qe etert tuaj derdhen gjak, nuk te lejohet te shkosh ne shtepite tuaja, paguan tatifa qe te pagush nje polici nderkombetare mbykqyrese dhe urdhedhanese te perbame nga individa ta shteteve qe na duan te na shofin te shfarosur dhe te vrasin po tentove te shkosh ne shtepine tande.


    edhe pse Kosova eshte tashme shtet i pavarur,
    Po te ishte Dardania e pamvarun ato qe thashe ma nelt nuk do te ndolleshin dhe Dardania e perbame nga ma shume se 2 milion Shqiptare nuk do te kishte nevoje te sundohej nga nje polici nderkombetare e cila ka imjunited ndaj kushtetutesh se Dardanise, pra nqoftese nuk e kupton kete ajo do te thote se ato nuk mund ti ndeshkoje kushtetuta apo ligjet e Dardanise. Ato jane nje force nderkombetare sunduse e cila paguhen nga qytetare te cilet nuk i lejojne te shkojne ne shtepite e veta.


    ti vazhdon te "kerkosh te drejtat e tua
    "

    Po he pra zotni m'thuaj ti pse nuk m'lejohet mue me shku ne shtepi teme, me pas flamurin qe mperfaqson identitetin tem, pse lejohet qe agresori i cil vrau me mijera dhe podhunoj po perseri me mijera te kete dhe te sundoje ne trojet e eterve te mi. A mos duhet ti anashkaloj une kto te drejta ?




    apo te besh me faj "boten" per deshtimet e tua.

    Ashte bota ajo qe me ban te deshtoj, me ka coptu dhe me sundon pa te drejte dhe nuk ashte e kunderta por ti dhe ai qe tha se neve u paskemi vjedhure troje i keni syte e mbyllur dhe shikone me syte e tjereve.


    Dhe askush nuk ka protestuar me fort per kete se sa Albin Kurti.

    Albin Kurti me te tjeret perfshi dhe mua kan protestue per ato qi tham une dhe jo ato qi thue ti.


    Per te tjerat do te pergjigjem me vone se tani nuk kam kohe.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Njëri ndër problemet më të mëdha të shqiptarëve, të gjakut të shprishur të arbrit, siç do të thoshin poetë, është bashkimi kombëtar. Kjo është diçka që sillet nëpër trurin tonë të mjegulluar prej kohësh dhe se gjen rrugën dot. Gjithë ajo mjegull në trurin tonë. Mjegulla e mashtrimit, Mjegulla e pushtimit, Mjegulla e ideologjisë, Mjegulla e varfrisë... por megjithatë mrekullia: mbijetesa...
    Kjo s' ësjhtë temë e re, aspak e re. Por, e dimë fare mirë se para rënies së komunizmit nuk flitej për bashkimin kombëtar, ngase komunizmi ishte një udhëtim utopik me parullen proletar të të gjitha vendeve bashkohuni! Ky qe mashtrimi më i madh në atë udhëtim utopik, ku popujt e vegjel do të shkriheshin në popujt e mëdhenj. Në gjithë këtë udhëtim utopik, nuk besoj që ndonjë popull të ketë humbur më shumë se ne shqiptarët.
    Një e vërtet e pamohueshme është: ne nuk e humbëm rrënjën, të tjerat duhet t' i ribëjmë. Bashkimi kombëtarë është e ardhmja e shqiptarëve. Dhe, të mendosh se mund të jetojmë gjithnjë të ndarë është budallallëk, konfuzion dhe papërgjegjësi.
    Nëse ka mundur të bashkohet Gjermania që dikur e kishte mbiemrin fashiste, përse nuk mund të bashkohen shqiptarët mbi të cilët është ushtruar dhuna, apartheidi, mbi të cilët ka fishkëlluar kamgjiku i ideologjisë...
    Tekefundit kjo është ëndërr e brezave: të rënve, të vdekurve dhe të gjallëve, dhe nuk mund të injorohet kjo ëndërr e madhe , përveçse nga individët.
    Individët nuk qojnë peshë, dhe demokracia ua mundëson që në vend të dritës të zgjedhin errësirën.
    Ne jemi të vetëdishëm që rrjedhat e pispillosura të politikës botërore nuk na lejojnë të zgjedhim, të marrim atë që është dhe ishte jona denbabaden, por pozicionet tona në skenen botërore do të lëvizin, ne do t' i bëjmë që të lëvizin...
    Bashkimi kombëtar është i pashmangshëm...
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Albo nuk e do bashkimin, sepse në atë rast Gegët bëhen shumicë dhe e marrin pushtetin.
    Mos ke dashur te thuash "do vazhdojne ta mbajne pushtetin" ?

  7. #27
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Nen forcen "sunduse"spo shkon keq.

    [








    Gjeloshi thot

    Po te ishte Dardania e pamvarun ato qe thashe ma nelt nuk do te ndolleshin dhe Dardania e perbame nga ma shume se 2 milion Shqiptare nuk do te kishte nevoje te sundohej nga nje polici nderkombetare e cila ka imjunited ndaj kushtetutesh se Dardanise, pra nqoftese nuk e kupton kete ajo do te thote se ato nuk mund ti ndeshkoje kushtetuta apo ligjet e Dardanise. Ato jane nje force nderkombetare sunduse e cila paguhen nga qytetare te cilet nuk i lejojne te shkojne ne shtepite e veta.Gjeloshi deri ketu

    Altin:srri dot indiferent edhe sikur tme shajn..
    Nen ate "forcen sunduse" jan mundur per fat te shporren e te digjen me mijra shtepit e Kolonizatorve, me nje preteks jo indiferent sa serb e kisha serbo ortodose jan shkaterru, edhe disa nga keto ishin te atyreve te parve tane qe ju me te drjete permendni ,per te tjerat sme vjen keq.
    Nuk e di ,pomos ishin keto forca a te lente serbi ne keto veprime,te kujtoj se njerzit me te mire djemt mat mire kosovar jan jasht,e njejta situacion per Shqiperin,smund te perballoje nje koflit me te smundesh as me arm,perse historia e tregoj.
    Sme duket dhe aq negative kjo force nga momenti qe ke ber nje lloj pastrimi etnik jo indiferent edhe pse e kan kerkuar,shum urrejtje shum krime,ishte e paevitume,nen kete forca u be realitet.
    ,lejm menjeane mitrovicen,do te duhen vite aty duhet durim.

    Kosova mbaj mend ka qene e para qe eshte ngritur nga gjith zonat Jugasllavia per te drejta e veta por e fundit i mori!!,
    Ne ate du miljon qe ju thuani jane numeruar me qindra mira pleq e te rinj qe ne Evrop rrinin akoma me Pasaport serbe,te krahines se kosoves edhe pse te lindur te ritur ne evrop,dhe femit e ture ,pra tre breza,(qe i kishte e i ka zon butha ngrohte) kam pare me syt e mij,e kto i jan ne ato 2 miljon por qe thua ti,e nga keto se besoj se jan kthy shum ne kosov gjat luftes e te lutem perpara se te gjukosh rinin e Shqipnis gjyko rrinin tane,se per token time tmit kan derdh gjak,gjushi ka hy nga ausrtrohungaria a ku ka ken emigrant me luftu kundra montenegrinve .

    Un e du bashkimin ,por tani per shum arsue eshte i pamundshem,besoj duhen nja 10 vjecar, sjam absolutisht per luft ,nga momenti qe krahina me e madhe me shqipe eshte e lire,dua pace zhvillim ekonomik,.
    Palestina u cliru boll me lufte kemi shekuj qe rrim si kacak e endacak boll,
    Ne amerik dhe arapin qe deri ne 1950 duhet ti lironte venin ne autobuz te bardhve tash e bon president se e meriton,meritoje dhe ti,futi dhe forcen e madhe gruan ne jeten politike shoqerore ,si shoh kerkun,ti po me flet per shqipet e maqedonis ,ato kan partin e vet e si tha Albi votojn.Mos do me thush per te drejtat pse i nxjerrin per buthe perjasht nga pishinat,se e meritojm se sot e kesaj dite edhe pse jemi te ngjashem me Evropian,shum prej ne Shqiptarve njifen tre ore larg ,prej sjelljes e jo per gjo tjeter.Ti kerkojme dhe vetes tone perpara.
    me falni dola pak nga tema .
    Po e mbyll duke ju kujtuar se edhe ajo Foorce te cliroj,ato bij nenash qe sot ne evrop po vdesin me tumor o kan vdek o kan broblem prej bombardimeve me lende...edhe pse nje numer i paket,per kosoven sakrifikun

    Ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 10-11-2008 më 18:58

  8. #28
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Është e vetmja alternativë për Shqiptarët kudo ku jetojnë në Ballkan!
    Bashkimi është i pashmangshëm! Kjo nuk do të ndodhi as sot e as nesër por do të ndodhi në një të ardhme dhe unë kam shumë besim për këtë! Koha po punon në krahun tonë këtë radhe dhe vetëm Zoti na ndalon!
    Nuk ka rëndësi se çfarë thotë "Albo" nuk ka rëndësi në e pëlqen ai apo jo këtë, por çështje të tilla nuk varen nga preferencat personale të disa moderatorëve të forumit, por nga masa e popullit dhe populli Shqiptar kudo jeton e do këtë bashkim.
    Thjesht është çështje kohe dhe ndoshta ne nuk do ta shohim në kohën tonë, por ndoshta fëmijët tanë do ta gëzojnë dhe to të jenë qytetarët e parë të shtetit të vërtetë Shqiptar
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ky Albin kurti p'om duket se po ka deshir te luaj rolin e Adem Demacit, te vazhdoj aty ku ka met apo ku eshte lodhur Adem Demaci. kam pershtypje se ky Albini me deshir disi pe manifeston vehten e tij si nje trashimgitar ose si nje nxenes i Adem Demacit.une kur e shoh ate ne televizion me duket si me pa Adem Demacin kur ka cen i ri. O Albin ne coftese ne jem zot me majte ket pamvarsi te mbikcyrur lum nona qe na ka, Mitrovicen e kem si e kem e ti ktu andra dhe deshirat e tuaja po na tregon!!!, o Albin ti e une se kem kap pushken e me dal ne mal e mu njek me shkije e une dhe ti e kem kallaj me fol keshtu dhe ashtu, por nje dije Albin apo me mir te them apo te veti...si mendon ti me bo bashkimin kombetar a?, mos vall deshte me luft?!, jo Alban jo, boll kan ra ne fushen e luftes te rri e te rreja, jo Alban ne qoftese ti del ne mal dhe ja shpall kesaj evrope luften qe besa pa tu bashkangjit une s'kam me lon, por qka mi bo une i mjeri vetit qe shum kajher knena me fryn flladi uhhhf.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Nacionalizmi shqiptar eshte si nje ciklop ,te cilit ia kane qeruar te vetmin sy qe ka dhe fatkeqesisht drejtohet dhe vihet ne pune , ne sherbim te kombit nga politikane te tipit [ hodha lumin te befsha kalin].
    do doja te flisja gjate , por di filloni te me citoni e keshtu do ju citoj dhe une e keshtu me radhe , por me mire e leme fare.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët
    Nga feratkoca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 23:48
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •