Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët

    Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët


    Shkruar nga Albin KURTI


    6/11/08

    Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.

    - E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
    - I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
    - E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
    - referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

    - E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
    - E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.

    Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.

    Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.

    Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?

    Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.

    Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.

    (Fjalim i mbajtur në tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, më 27 tetor 2008).
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Kur per ceshtjen kombetare shkruan Albin Kurti ...

    Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.
    Bukurosh, Lidhja e Prizrenit nuk u thirr nga shqiptaret, u thirr nga Sulltani i Portes se Larte, me qellim qe ti perdorte shqiptaret si koka turku per te mbrojtur autoritetin e Portes se Larte pas nenshkrimit te traktatit te Shen Stefanit, ku Porta e Larte humbi luften me ruset dhe ishte e detyruar ti leshonte territoret e saj Serbise e Malit te Zi. Nese Lidhja e Prizrenit ndihmoi sadopak ceshtjen shqiptare, kjo ishte per merite te Abdyl Frasherit, delegatit te paftuar e te padeshiruar nga Sulltani ne ate Lidhje, pasi ishte ai qe i dha mbledhjes nje fryme dhe drejtim tjeter: ate qe shqiptaret te jene te bashkuar e te luftojne jo per interesat e Portes se Larte, por per interesat e tyre, per pavaresine dhe lirine e tyre jashte kontekstit te perandorise otomane.

    Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.
    Edhe dhi te krimbura, edhe bishtin u pelqen ta mbani perpjete. Ne vend qe te ulni koken e te punoni e mesoni, vazhdoni te beni me faj fqinjet per mangesite ne jeten tuaj. Te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, kudo qe ata jetojne sot ne Ballkan, jane te lire dhe me te drejta te plota. Pra nuk eshte mungesa e lirive problemi, problemi eshte se shqiptaret ne vend qe ta shfrytezojne kete liri te fituar me kaq sakrifica per tu rritur, emancipuar, zhvilluar si njerez dhe shoqeri, vazhdojne te justifikohen dhe qurraviten sikur fajin ua kane fqinjet e bota.

    Jeni te zote te punoni e ndertoni nje jete me te mire per femijet tuaj?!

    Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.
    O njerez qe jetoni ne mijevjecarin e trete dhe mendoni si ne fund te shekullit te XIX! Asnje shteti te botes nuk i hyjne ne pune malet e thepisura te Kosoves apo Shqiperise. Edhe t'ua falesh nuk i duan e jo me "t'ua rrembejne". Nuk ua rremben njeri token, se po te ishte kaq e pasur e pjellore, nuk largoheshin nga Kosova e Shqiperia gjithe rinia ne kerkim te nje toke e shoqerie te re ne Perendim.

    Rreziku shpirteror i Kosoves? Kosova ishte i vetmi vilajet otoman ne te cilin jetonin shqiptare qe nuk perjetoi Rilindje Kombetare. Qe prej vitit 1999 Kosova dhe gjithe shqiptaret jane te lire, te lire per te rizbuluar Rilindjen e Vonuar Kombetare. Eshte ne doren tuaj si njerez te lire qe te perqafoni trashegimin e Rilindjes Kombetare Shqiptare dhe tua mesoni edhe femijeve tuaj ne shkolla, duke njehsuar keshtu vetedijen kombetare ne te dy anet e kufirit.

    Disniveli kulturor i shoqeruar me disnivelin ne vetedijen kombetare ne te dy anet e kufirit jane pengesat kryesore te unifikimit te shqiptareve.

    Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.
    Cili eshte e perbashketa midis "biresimit evropian" dhe "biresimit shqiptar" te Kosoves? E perbashketa eshte qe per aq kohe sa Kosova do te jete e "biresuar" ajo nuk do te arrije asnjehere moshen e pjekurise, maturise. Nuk do te mesoje qe te eci me kembet e veta, nuk do te mesoje te eci me koken lart, nuk do te mesoje se si te gjeje ekuilibrin me popujt fqinje dhe popujt e mbare botes.

    Thirrjet mes shqiptareve per "bashkim" ne kete moment ne histori nuk jane gje tjeter vecse pafuqesia per ti dale zot vetes, mungesa e besimit per ndertimin e nje shteti e shoqerie te re ne paqe e harmoni te brendshme e te jashtme. Nje shoqeri qe prodhon dhe eksporton vlera ne mbare boten e qyteteruar.

    Duhet te keni me shume besim tek Kosova dhe populli i saj liridashes dhe paqedashes. Ashtu sic nuk duhet te lejoni qe nje minute te shkoje dem, por duhet te punoni me ngulm per te ndertuar shtetin demokratik te Kosoves. Ky eshte testi historik i kohes qe jetojme per ne shqiptaret: bota u vuri veshin thirrjeve tona per te jetuar te lire dhe na erdhi ne ndihme. Por a jemi ne te zote qe te ndertojme institucione qe garantojne sigurine e jetes dhe paqen e shoqerise e mbare rajonit? A jemi ne te zote qe te ndertojme shtete demokratike ashtu sic kane bere popujt fqinje dhe shoqerite me te zhvilluara te botes?

    Dhe leksioni i trete i madh historik i kohes per ne shqiptaret: bashkimi fizik i shqiptareve eshte nje mit pasi koha e provoi si te tille. Deri dje shqiptaret besonin se "po u bashkua Shqiperia me Kosoven problemet tona marrin fund". Kush i pengon sot shqiptaret qe te bashkohen fizikisht? Askush. Ajo qe shqiptareve u mungon, teksa e dallojne tek popujt e tjere, eshte uniteti shpirteror. Dhe uniteti shpirteror nuk eshte i lidhur as me token, as me kohen, ai eshte i perjetshem dhe i patjetersueshem.

    "Bijte e mi, humbet lirine, nje dite do ta fitoni prape ate. Humbet Atdheun, nje dite do te ktheheni perseri ne trojet e te pareve. Humbet besimin ne Zot, keni humbur gjithcka!"

    Gjon Muzaka, 1505

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    Shkruar nga Albin KURTI [/B]


    Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.

    (Fjalim i mbajtur në tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, më 27 tetor 2008).
    Nuk e di sa studente kane qene prezent dha nga ishin keta studente..., pasi dehet te jete bere ne nje kohe qe nuk kishte veze dhe domate ne dyqane...
    Po zoteri filozofi, nuk e di qe ne Shqiperi kemi minoritete, apo eshte duke zbuluar ujin e ngrohte.!
    Pastaj çdo te thote t'ju marrim ne ose te na merrni ju...? - ky "profeti"???

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Albo ----shkruan

    Edhe dhi te krimbura, edhe bishtin u pelqen ta mbani perpjete. Ne vend qe te ulni koken e te punoni e mesoni, vazhdoni te beni me faj fqinjet per mangesite ne jeten tuaj. Te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, kudo qe ata jetojne sot ne Ballkan, jane te lire dhe me te drejta te plota. Pra nuk eshte mungesa e lirive problemi, problemi eshte se shqiptaret ne vend qe ta shfrytezojne kete liri te fituar me kaq sakrifica per tu rritur, emancipuar, zhvilluar si njerez dhe shoqeri, vazhdojne te justifikohen dhe qurraviten sikur fajin ua kane fqinjet e bota.

    Jeni te zote te punoni e ndertoni nje jete me te mire per femijet tuaj?!
    .................................................. ..............................
    O njerez qe jetoni ne mijevjecarin e trete dhe mendoni si ne fund te shekullit te XIX! Asnje shteti te botes nuk i hyjne ne pune malet e thepisura te Kosoves apo Shqiperise. Edhe t'ua falesh nuk i duan e jo me "t'ua rrembejne". Nuk ua rremben njeri token, se po te ishte kaq e pasur e pjellore, nuk largoheshin nga Kosova e Shqiperia gjithe rinia ne kerkim te nje toke e shoqerie te re ne Perendim.
    .................................................. ............................................
    ???????????????????

    Kjo është anti-shqiptare!Nuk kam parë deri më sotë anti-shqiptarizëm më të hapur. Kjo nuk më befason,përkundrazi më jep forca sepse e di se "Armiku është tek porta!" Nuk është as e pa pritur dhe as e pa dëgjuar për Shqiptarët kjo demagogji.
    Zotëri Albo.Nuk më çudit nofka që ke zgjedhur,... por guximit tuaj i ka ikur koha.Nuk jan Shqiptarët e 1913-tës, por të 2013-tës!Bëhet fjalë për një shekull!
    Gaboheni ju dhe padronët tuaj kur mendoni se Shqipëtarët flënë!
    Ju njëkohësishtë i jeni datosur këtij zgjimi,por Kujtoni se jeni akoma "Luan" dhe kur plagoseni shfrytëzoni përpjekjet e fundit për mbijetesë."Turp të vdes dikush injorant!"Për mua mjaftojnë këto dy paragrafe të shkëputura.Armiku nuk ka brirë por ka gjuhën të mprehtë.Fisnikëria e Shqiptarit e ka dashur që gjithmonë e ka çmuar dhe jo përbuzur trimërin e armikut.E ka nderuar dhe e ka përcjellë me nderime të mundurin në çdo betejë.Ju admiroj për guximin dhe ju ngushëlloj për humbjen.
    respekt

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shkruan Albo:
    Ne vend qe te ulni koken e te punoni e mesoni, vazhdoni te beni me faj fqinjet per mangesite ne jeten tuaj. Te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, kudo qe ata jetojne sot ne Ballkan, jane te lire dhe me te drejta te plota. Pra nuk eshte mungesa e lirive problemi, problemi eshte se shqiptaret ne vend qe ta shfrytezojne kete liri te fituar me kaq sakrifica per tu rritur, emancipuar, zhvilluar si njerez dhe shoqeri, vazhdojne te justifikohen dhe qurraviten sikur fajin ua kane fqinjet e bota.
    Shkruan Ali babe Tepele:
    Kjo është anti-shqiptare!Nuk kam parë deri më sotë anti-shqiptarizëm më të hapur.
    Ali Baba Tepele, ta ve te batutat e humorit kte qe ke shkruar apo si? Albo po te thote realitetin, nuk po ben anti-shqiptarizma, po te thote uleni koken te punoni ne vend qe te merremi me llafe si plakat tek parvazi. Pse qenka anti-shqiptarizem? Na habitet me kto nacionalizma te kote, sepse skan vlere jo per gje. Duket statusi qe jemi neve, edhe ne kte status qe kemi, mire e ka Albo qe thote "ulni koken edhe punoni" sepse e ka per te miren e te gjith neve, skemi breke ne b.ythe e hapemi sikur te jemi fuqi boterore. Neve jemi me fat se kemi ca shtete qe na duan, se te ishte per neve.. na kishin sunduar me kohe.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Edhe dhi te krimbura, edhe bishtin u pelqen ta mbani perpjete. Ne vend qe te ulni koken e te punoni e mesoni, vazhdoni te beni me faj fqinjet per mangesite ne jeten tuaj. Te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, kudo qe ata jetojne sot ne Ballkan, jane te lire dhe me te drejta te plota. Pra nuk eshte mungesa e lirive problemi, problemi eshte se shqiptaret ne vend qe ta shfrytezojne kete liri te fituar me kaq sakrifica per tu rritur, emancipuar, zhvilluar si njerez dhe shoqeri, vazhdojne te justifikohen dhe qurraviten sikur fajin ua kane fqinjet e bota.

    Jeni te zote te punoni e ndertoni nje jete me te mire per femijet tuaj?!

    Albo me sa duket e keni keqkuptuar hapësin e temës, me dashje apo pa dashje këtë nuk jam në gjendje ta përcaktoj.

    Ju thoni se të gjithë Shqiptarët, pa përjashtim, kudo që ata jetojnë sot në Ballkan, janë të lirë dhe me të drejta të plota
    Ndërsa e vërteta është shumë larg nga ajo që besoni ju. Shqiptarët në Kosovë janë mbi 90% e popullsisë dhe nuk kanë të drejtë të marrin vendime që kanë të bëjnë me politikat e jashtme apo me ato të mbrojtjes që për mua janë të lidhura direkt me egzistencën e një shteti
    Shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë afërsisht 40% të popullsisë së këtij shteti artificial por ata janë pothuajse të përjashtuar nga politikat vendim marrëse të këtij shteti
    Shqiptarët e Kosovës Lindore ose të Luginës së Preshevës që janë diku rreth 150 000 - 200 000 ose 4 herë më tepër se minoriteti Grek në Jug të Shqipërisë janë në mes të terrorit dhe të harruar nga politikat ekonomike të Serbisë. Gjithçka që ndodh në këtë krahinë ndodh vetëm si meritë e emigrantëve të kësaj zonë në vendet perëndimore
    Shqiptarët e Malësisë ose të Malit të Zi janë po ashtu të harruar dhe të neglizhuar me dashje nga politika e Podgoricës. Me përjashtim të Ulqinit që mbahet nga biznesi i turizmit të Shqiptarëve patriot pjesa tjetër është e rrënuar dhe pa infrastrukturë, pa arsim në gjuhën Amtare, dhe e diskriminuar në instancat e shtetit Malazes

    Dhe së fundi jo pa qëllim e lash "dhëmballën e prishur ku shkon gjuha juaj"
    Shqiptarët Etnik të Greqisë, Çamëria dhe Arvanitët të cilët nuk pranohen nga qeverria Greke si minoritet dhe në këtë mënyrë aq që bëhet fjalë për të drejta, fakt që e thekson fort Komiteti Grek i Helsinkit.
    Unë nuk e di se sa i informuar jeni ju për këto çështje, por në qoftë se nuk jeni i informuar mjaftueshëm, do tu rekomandja ta bëni një gjë të tillë
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #7
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Shum i goditur ku koment,e komplimete vertet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur per ceshtjen kombetare shkruan Albin Kurti ...








    O njerez qe jetoni ne mijevjecarin e trete dhe mendoni si ne fund te shekullit te XIX! Asnje shteti te botes nuk i hyjne ne pune malet e thepisura te Kosoves apo Shqiperise. Edhe t'ua falesh nuk i duan e jo me "t'ua rrembejne". Nuk ua rremben njeri token, se po te ishte kaq e pasur e pjellore, nuk largoheshin nga Kosova e Shqiperia gjithe rinia ne kerkim te nje toke e shoqerie te re ne Perendim.

    Rreziku shpirteror i Kosoves? Kosova ishte i vetmi vilajet otoman ne te cilin jetonin shqiptare qe nuk perjetoi Rilindje Kombetare. Qe prej vitit 1999 Kosova dhe gjithe shqiptaret jane te lire, te lire per te rizbuluar Rilindjen e Vonuar Kombetare. Eshte ne doren tuaj si njerez te lire qe te perqafoni trashegimin e Rilindjes Kombetare Shqiptare dhe tua mesoni edhe femijeve tuaj ne shkolla, duke njehsuar keshtu vetedijen kombetare ne te dy anet e kufirit.

    Disniveli kulturor i shoqeruar me disnivelin ne vetedijen kombetare ne te dy anet e kufirit jane pengesat kryesore te unifikimit te shqiptareve.




    Duhet te keni me shume besim tek Kosova dhe populli i saj liridashes dhe paqedashes. Ashtu sic nuk duhet te lejoni qe nje minute te shkoje dem, por duhet te punoni me ngulm per te ndertuar shtetin demokratik te Kosoves.
    "Bijte e mi, humbet lirine, nje dite do ta fitoni prape ate. Humbet Atdheun, nje dite do te ktheheni perseri ne trojet e te pareve. Humbet besimin ne Zot, keni humbur gjithcka!"

    Gjon Muzaka, 1505
    Albo me pelqeu komenti juaj ,edhe se jane pak te idhta jane fjal me vend.
    Ju perkezoj per guximin tuaj,ke qene shum i qarte,e ka fol haptaz ,
    Keto duhet ti merni si mesim,merreni si nje vlla me i madh qe ju shkundi pak e te vini ne vete,
    Flory ketu po flitet per Kosov e Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 09-11-2008 më 17:04

  8. #8
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    O njerez qe jetoni ne mijevjecarin e trete dhe mendoni si ne fund te shekullit te XIX! Asnje shteti te botes nuk i hyjne ne pune malet e thepisura te Kosoves apo Shqiperise. Edhe t'ua falesh nuk i duan e jo me "t'ua rrembejne". Nuk ua rremben njeri token, se po te ishte kaq e pasur e pjellore, nuk largoheshin nga Kosova e Shqiperia gjithe rinia ne kerkim te nje toke e shoqerie te re ne Perendim.
    Nje fragment i Albos ka bere qe te plasi sherri.Kur e kam kritikuar Albon e kam bere kur e ka merituar.Ketu ka shume te drejte.Kjo cope postimi eshte realiste dhe ironike.Albo flet per nacionalistet e "rruges" sic i quan ai."Malet e thepisura" eshte metafore qe simbolizon gje te pavleshme per ato qe nuk e kapin dot.
    Gjithsesi mesazhi eshte i qarte.Lejini nacionalizmat e teperta si greku po me merr token,serbi do me marri me shume.Jetojme ne shek e XXI ose mijevjecarin e 3.Kufijte jane ndare nje here dhe jane "de facto" nuk nderrohen me.Luftra nuk ka me ne Ballkan.
    Verjuni punes ne token tuaj.
    Stop emigracionit-Zhvillohu Shqiperi.

    Bile kjo thënia e më sipërme i pëlqen shumë Serbit,sepse nuk i duhen fare malet e Kosovës?Unë dhe kush më kupton,duhet të qeshim?
    Eshte ironi i nderuar.Ironia eshte perhere me e hidhur se edhe vete fakti.Ka ligje nderkombetare qe e frenojne nje fuqi te dyte te na i marri tokat neve.Periudha mesjetare ka kaluar ku kush kishte ushtrine me te forte pushtonte.Jemi ne epoken dixhitale ku edhe kembesoria e ushtrise do dali jashte mode edhe per pak.

    Po zoteri filozofi, nuk e di qe ne Shqiperi kemi minoritet!??
    Po mire mo niko pse i fiksuar pas minoriteteve tani?Mos je edhe ti minoritar apo fiksohesh kot?
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 09-11-2008 më 21:03

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Nuk e di sa studente kane qene prezent dha nga ishin keta studente..., pasi dehet te jete bere ne nje kohe qe nuk kishte veze dhe domate ne dyqane...
    Po zoteri filozofi, nuk e di qe ne Shqiperi kemi minoritete, apo eshte duke zbuluar ujin e ngrohte.!
    Pastaj çdo te thote t'ju marrim ne ose te na merrni ju...? - ky "profeti"???
    do te thote se shqiptaret tradhtare dhe te shitur si puna jote nuk i kuptojne keto .
    eshte turp me plot gojen qe ti ta quash veten shqiptar . ku i ke minoritetet ne shqiperi ti mer ?? Nuk mund te jete minoritet ai qe vetequhet i tille por qe njihet si i tille nga shteti. dhe sa per minoritetin grek harroje se nuk ka dhe nuk ka pasur kurre ne shqiperi sepse ketu do te dalesh ti ngado qe rrotullohesh sepse je nje filo grek .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Kur diush revandikon diçka nga te tjeret duhet cekur edhe arsyet perse e dojmi ne shqiptaret Shqiperine e duhur, pra ate Shqiperi ne ato toka ku jetojne shqiptart me shumicë.

    A e duan shqiptarët një shtet te vetem per arsye se do ishim me te pasur ekonomikishtë ?
    A e duan shqiptarët një shtet te tyre vetem se kemi një origjin dhe gjuhë te perbashkët ?
    A e duan shqiptarte një shtet te tyre per arsye se iu është bërë e pa drejt historike me coptimin e tokave te tyre ne disa pjesë ?
    A e duan shqiptarët një shtet te tyre per arsye qe te behen me të fortë luftarakishtë në rajon ?
    A e duan shqiptarët një shtet te tyre sepse te gjithe popujt e tjer në ballkan posedojn shtetin e tyre me emer sipas popullsis qe i perket ne ato toka ku jetojn ata ?
    A e duan shqiptarët një shtet te tyre per arsye qe edhe ata te ndjejn knaqësinë dhe krenarine e tyre kudo ne sytë e botes, si te gjitha kombet tjera qe dallohen ne fushat e ndryshme si; sport, futboll pse jo, këngë, kinema e aktivitete tjera nderkombetare, te perfaqsuar vetem me nje hymen dhe nje flamur ?
    A e duan shqiptarët me te vertet nje shtet te tyre per arsye se vehten e ndjejne te gatshem e te matur ku ne kete shtet do te rrespektohet demokracia, do rrespektohet e drejta e njeriut, me tolerancë do rrespektohet edhe e drejta e pakicave kombetare ?
    A e duan shqiptarët një shtet te tyre per arsye se, te bashkuar ne nje shtete do ta duan më shumë njëri tjetrin, te bashkuar do ta luftojnë korrupcionin dhe papunësinë ?

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët
    Nga feratkoca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 23:48
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •